Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luiz Ejlli

  • Zbulohen pjesët e para nga filmi “Në kuadër të dashurisë”/ Luiz Ejlli i vendos armën në kokë aktores së famshme

    Zbulohen pjesët e para nga filmi “Në kuadër të dashurisë”/ Luiz Ejlli i vendos armën në kokë aktores së famshme

    Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

    Ditën e sotme Luizi ka postuar një foto nga një skenë e filmit, ku i veshur me kostum i drejton armën në kokë aktores Zamira Kita, e cila qëndron e ulur në një karrige. Ende nuk e dimë se çfarë lidhje kanë personazhet me njëri-tjetrin, por sa më shumë copa nga xhirimet dalin aq më shumë arrijnë të na bëjnë kuriozë.

    Së fundmi janë publikuar disa foto të Luizit dhe Oltës nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku të dy duken brenda një shtëpie me disa valixhe nëpër duar. Nuk është hera e parë që janë publikuar foto nga xhirimet, pasi disa ditë më parë fansat i kanë fotografuar aktorët duke xhiruar në natyrë.

  • Detaji i çuditshëm në foton e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit!

    Detaji i çuditshëm në foton e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit!

    Ditën e djeshme janë postuar disa foto të Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit nga shesh xhirimi i filmit në Korçë. Por ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen është valixhja që mban Olta Gixhari.

    Valixhja në dorën e Oltës duket bosh, por çfarë mban ajo brenda? Ndoshta nuk ka asgjë dhe ka qenë vetëm për efekt foto ose mbase ka diçka për të cilën historia do ta tregojë më vonë.

  • Çfarë ndodhi me çiftin?! Kiara habit me veprimin e fundit ndaj Luizit (FOTO)

    Çfarë ndodhi me çiftin?! Kiara habit me veprimin e fundit ndaj Luizit (FOTO)

    Ditën e djeshme, Luiz Ejlli iu kthye intervistave pas një sërë koncertesh.

    Përballë Meriton Mjekiqit, këngëtari u rrëfye si kurrë më parë, duke nisur nga xhelozia e Kiarës, kontrata me Top Channel, raporti me kolegët si dhe filmin me Olta Gixharin.

    Mirëpo mes deklaratave të Luizit, duket se ka patur një hatërmbetje nga Kiara, partnerja e këngëtarit, ose të paktën këtë na la të kuptojmë me veprimin e saj të fundit.

    Ajo ka vendosur që të mos e ndjekë më Luizin në Instagram. Nuk dihet saktësisht pse ky veprim i Kiarës, por diçka e tillë tregon shumë ditët e sotme.

    Megjithatë fotot e saj dhe të Luizit ndodhen ende në profil.

    A është edhe kjo një strategji marketingu apo kemi të bëjmë vërtetë me një krisje të çiftit?!

    Do të na duhet të presim pak për të zbuluar të vërtetën.

  • Të gjithë të çmendur pas Luizit! Çunat e Londrës e puthin dhe e mbulojnë me paund në koncertin e fundit (Video)

    Të gjithë të çmendur pas Luizit! Çunat e Londrës e puthin dhe e mbulojnë me paund në koncertin e fundit (Video)

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” Luiz Ejlli vijon te jetë një personazhet më të kërkuar të momentit. Duket se fama e tij cijon të rritet.

    Këngëtari pasi ishte i pranishëm në eventin e Elvana Gjatës, ku edhe performoi, mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në një koncert në Londër.

    Fansat duket se janë të çmendur pas tij. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet Luizi dhe një fans i tij, i cili e puth në faqe këngëtarin dhe i hedh edhe disa paund.

  • Prej vitesh “rivalë të përbetuar”, Luiz Ejlli i gatshëm të pajtojë dy reperët e njohur: Do isha i pari që do bëja… (VIDEO)

    Prej vitesh “rivalë të përbetuar”, Luiz Ejlli i gatshëm të pajtojë dy reperët e njohur: Do isha i pari që do bëja… (VIDEO)

    Noizy dhe Getoar Selimi janë dy reperë mjaft të dashur për publikun shqiptar, por që sipas gjasave ato nuk do të bëhen kurrë bashkë.

    Prej disa kohësh është vënë re se Noizy është duke lënë pas keqkuptimet e së shkuarës dhe po bën paqe me ata që nuk fliste. Por duket se në këtë listë nuk bën pjesë Ghetto Geasy.

    Por duket se Luiz Ejlli është i gatshëm që t’i pajtojë ata të dy. Fituesi i edicionit të dytë të “Big BrotherVIP”, tërhoqi vëmendjen duke kënduar rap këngët e Getoarit dhe Noizyt gjatë qëndrimit në shtëpi.

    Këto momente u bënë virale në rrjet, ku madje u publikuan dhe nga vetë artistët në fjalë.

    Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi dha koncertin e tij të parë krah Noizy-t me të cilin kanë premtuar se do të sjellin një bashkëpunim muzikor.

    E së fundmi, ish-banori ishte i ftuar në programin e Meriton Mjekiqit, ku është pyetur pikërisht për pëlqimin që ka për dy reperët.

    Gjatë promos së emisionit, Luizi shprehet se po të kishte në dorë t’i pajtonte do bënte një klip me ta dhe do dilnin të tre në video.

    “Po ta kisha unë në dorë, do isha i pari që do bëja një këngë me të dy. Dilnim të tre në klip. Më beso”, dëgjohet të thotë Luizi.

    Epo nuk mbetet gjë tjetër, veçse të presim nëse këngëtari do mundet ta realizojë bashkëpunimin me dy artistët të cilët janë ‘rivalë të përbetuar’.

  • “Ruan kujtimet nga biznesmeni”/ Fansat “kryqëzojnë” Kiara Titon dhe i bëjnë thirrje Luizit! (FOTO)

    “Ruan kujtimet nga biznesmeni”/ Fansat “kryqëzojnë” Kiara Titon dhe i bëjnë thirrje Luizit! (FOTO)

    Gjatë qëndrimit në BBV, Kiata Tito u bë kryefjalë e medias jo vetëm për raportin me Luizin, por edhe për lidhjet që ka patur jashtë me personazh të famshmë.

    Foto nga vera e 2022 nga pushimet luksoze, në të njëjtat data dhe të njëjtat vend me Roni Kokën, djalin e biznesmenit Leonard Koka konfirmuan lidhjen që u mohua nga moderatorja.

    Këto foto nga ishujt luksoz të Greqisë gjenden ende në profilin e Kiara Titos, por tashmë të “bombarduara” me komente nga fansat që i bëjnë thirrje t’i fshij. Të shumtë në numër janë edhe ndjekësit që i bëjnë thirrje Luizit t’i shohë fotot e t’i tërheq veshin Kiarës.

    Madje, mjaft vigjilentë, ndjekësit kujtojnë momentin nga shtëpia e BBV kur Luiz Ejlli paragjykonte vajzat e ekranit se shkojnë me partnerët në pushime luksoze dhe e mbajnë të fshehtë.

    “Ua sa turp, akoma i mban fotot me Ronin”, komenton dikush.

    “Luizi diskutonte një ditë në BBV këtë temë, kur shkojnë gocat e ekranit në pushime valle kush i bën fotot. Kiara i tha boll, mos fol më. i ka djegur Kiarës. Secili ka jetën e vet, por po habitem me Luizin”, kujton dikush tjetër.

    “Luiz pyetje Kiarën se kush ia sponsorizoi këto pushime”, shkruan një tjetër ndjekës, por duket se çifti e kanë hedhur pas krahëve të shkuarën dhe asgjë s’ka më rëndësi para lumturisë së tyre.

  • “Në kuadër të dashurisë”/ Zbulohet skenari i filmit që bëri bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin (FOTO)

    “Në kuadër të dashurisë”/ Zbulohet skenari i filmit që bëri bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin (FOTO)

    Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.

    Megjithatë, ende asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë ata. E tashmë çdo gjë është bërë zyrtare. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

     Por deri në premierën e filmit, na lini t’ju japim një vështrim paraprak…

    Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.

    Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë. Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde.

  • Luizi ka sharë Valbona Memën pas krahëve?! Çfarë ka ndodhur mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip (VIDEO)

    Luizi ka sharë Valbona Memën pas krahëve?! Çfarë ka ndodhur mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip (VIDEO)

    Valbona Mema ka zgjedhur të jetë pjesë e ‘E Diell’ teksa nuk ka lënë pa përmendur edhe lojën e ‘Big Brother VIP’.

    Ndërkohë që ajo i ka vlerësuar të gjithë banorët e futur brenda shtëpisë është sfiduar gjithashtu nga Nevina.

    Moderatorja i ka kërkuar Valbona Memës që të bëj një postim në rrjetin e saj social Instagram, ku t’i bënte tag Luizit dhe t’i thoshte se kishte fol për të pas krahëve.

    Valbona nuk ka habitur aspak me përgjigjen e saj, teksa është shprehur kategorikisht kundër.

    Kujtojmë që ajo dhe Luizi kanë krijuar brenda shtëpise por edhe jashtë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.

  • Luiz Ejlli pjesë e “Kepit të Vipave?” Autorja e programit thotë të vërtetën: Ka diçka të madhe për të sqaruar me…

    Luiz Ejlli pjesë e “Kepit të Vipave?” Autorja e programit thotë të vërtetën: Ka diçka të madhe për të sqaruar me…

    Detaje ekskluzive ka deklaruar për “Mos i bjer me Top”, autorja e mirënjohur, Olsa Muhameti për programin e ri që pritet të nisë së shpejti në Top Channel. Ajo tha se fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli do të jetë pjesë e Kepit të VIP-ave, por si një i ftuar special.

    Ajo tha se ai ka shkuar në Turqi për t’u sqaruar me një nga persinazhet e Kepit. “Luizi do të jetë i ftuar special por jo aq për konkurentët. Në fakt ka diçka për të sqaruar me Ronaldon”, deklaroi autorja. 

  • “Ngeli në Top kjo”/ Ish-banorja e “BBVA” zbulon takimet e pakëndshme me Kiarën dhe Luizin (VIDEO)

    “Ngeli në Top kjo”/ Ish-banorja e “BBVA” zbulon takimet e pakëndshme me Kiarën dhe Luizin (VIDEO)

    Ish-konkurrentja e Big Brother Vip 2, Antoneta Koçi është treguar e pakursyer me dyshen më të përfolur të këtij sezoni, Kiara-Luiz.

    E ftuar në “S’e Luan Topi”, Antoneta tha se Kiara është bërë arrogante pas famës dhe nuk i konsideron më mjaftueshëm njerëzit rrotull, sa t’iu thotë një përshëndetje.

    “E kam takuar Luizin në ambientet e Top Channel. Madje një batutë e tij së fundi ishte “ngeli në Top kjo”, por nuk është se edhe ai ka ngelur më pak në Top. S’ka nonjë gjë të keqe të jesh në Top, por ndoshta e ka patur në sensin që mbeti studiove televizive ose diçka e tillë.

    Me Kiarën kam rastisur më shumë gjatë emisioneve që vazhdonin deri në finale dhe pas finales dhe kam vënë re këtë tendencën e saj të të ecurit drejtë dhe të mos parit asnjë person që është anash. E kam në kuptimin që nuk ka folur, nuk ka qenë shumë përshëndetëse dhe nuk ka pasur atë sjelljen që ka pasur në Big të paktën. Mund t’i ketë ndikuar pak edhe elementi i vëmendjes, i famës që ka marrë dhe mendoj se nuk i sheh të gjithë mjaftueshëm për t’i përshëndetur”- tha Antoneta.

    Komentit të Erjonës se në varësi të sjelljes të përgjigjen edhe të tjerët, Antoneta u përgjigj se ato zarfat e zinj që merrnin në Big për sjellje të keqe, i mbanin në qendër të vëmendjes.

    “S’po dimë më se si të sillemi tani”, tha Antoneta.