Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luiz Ejlli

  • “Këtë të hënë kemi diçka për t’iu thënë”/ Dalin detaje të reja nga filmi i Luizit dhe Oltës… (FOTO)

    “Këtë të hënë kemi diçka për t’iu thënë”/ Dalin detaje të reja nga filmi i Luizit dhe Oltës… (FOTO)

    Duket se kemi detaje të reja rreth filmit ku luan Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

    Faqja zyrtare në Instagram e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një foto të re, ku shkruhet “Këtë të hënë kemi diçka për t’ju thënë”, dhe duket se ka lidhje me filmin, pasi përkon edhe logoja e “TopChannel Film” më sipër.

    Mbase të hënën do kemi mundësi të njihemi me kastin ose me trailerin e filmit të shumëpërfolur.

    Deri më tani dihet se filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket është frymëzuar nga frazat e përdorura në “Big Brother Vip”. Në baner ishte dhe një përshkrim i filmit ku mësohej se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.

    Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhej në përshkrimin e filmit.

  • Pas suksesit në mbarë botën, Luiz Ejlli publikon videoklipin e këngës së fundit!

    Pas suksesit në mbarë botën, Luiz Ejlli publikon videoklipin e këngës së fundit!

    Luiz Ejlli më datë 4 Qershor publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Këtë nuk e themi ne, por faktet të cilat janë të regjistruara nga platforma më e madhe Youtube. E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën. Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë.

    E duket se Luizi nuk ka të ndalur pasi ka publikuar ne platformën YouTube videoklipin e ‘Përjetësisht’!

  • “Kur ishe pa lekë, dukeshe si 60 vjeç”/ Luizi i kthen përgjigjen EPIKE ndjekësit: Ty s’të bën…

    “Kur ishe pa lekë, dukeshe si 60 vjeç”/ Luizi i kthen përgjigjen EPIKE ndjekësit: Ty s’të bën…

    Luiz Ejlli është personi më i komentuar i momentit, i cili po shijon famën pas fitores së edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

    Këngëtari i dashur për publikun gjen kohë të jetë herë pas here aktiv edhe në llogarinë e tij në “Instagram”, ku komentet janë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

    Në postimin e tij në fundit, mes mijëra komenteve pozitive, Luizit i kapi syri një koment jo fort dashamirës.

    “Ça të bën leku, të zbukuron. Kur ishe pa lekë dukeshe si 60 vjeç.”- i shkruan ndjekësi, ndërsa Luizi ia kthen:

    “E sigurt është që ty s’të bën derman as leku”, duke ia mbyllur gojën komentuesit.

    Epo, Luizit s’i kanë munguar asnjëherë batutat dhe përgjigjen e shpejta, e s’mund të mungonin as në këtë rast!

  • Sukseset e Luiz Ejllit nuk kanë fund! Këtë herë do të hap koncertin e… (FOTO)

    Sukseset e Luiz Ejllit nuk kanë fund! Këtë herë do të hap koncertin e… (FOTO)

    Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” si fitues, Luiz Ejlli po vazhdon të korrë sukses në fushën e tij, muzikën.

    Tashmë këngëtari është një nga më të kërkuarit e pothuaj çdo ditë është i angazhuar në koncerte dhe në mbrëmje.

    Madje, këtë herë atij i është besuar edhe hapja e koncertit të këngëtares së njohur, Elvana Gjata.

    Sot këngëtarja zbuloi më shumë përsa i përket koncertit të saj që do të mbahet më 22 qershor në stadiumin “Air Albania”.

    I pari do jetë Luiz Ejlli, e pas tij: Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

    Më pas në skenë do të ngjiten disa nga zërat më të mirë në vend, mes të cilëve edhe motra e këngëtares, Migena Gjata. Ata do të jenë Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.

  • Rishfaqet ish-fituesi i Big Brother Kanada, lë pa fjalë Luizin me komentin që i bën në rrjetet sociale (FOTO)

    Rishfaqet ish-fituesi i Big Brother Kanada, lë pa fjalë Luizin me komentin që i bën në rrjetet sociale (FOTO)

    Kevin Jacobs u bë i njohur për publikun shqiptar pasi Luiz Ejlli tha brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” se kishte ndjekur strategjinë e tij për të dërguar në televotim tre banorë.

    Menjëherë fansat e Luizit nisën kërkimet për Kevin, i cili është ish-fitues i “BB VIP Canada”. Më pas Jacobs bëri disa postime në profilin e tij në “Instagram” ku mbështeste këngëtarin shqiptar.

    Së fundmi, ai ka komentuar në një foto që fituesi i “Big Brother VIP Albania” ka publikuar në “Instagram”-in e tij.

    Teksa ka pozuar pranë një makine luksoze, Luizi shkruan bashkëngjitur me të: “Gjatë xhirimeve të Fast and Furios”.

    Ndërkohë Kevin Jacobs i komenton: “Ti je aktor më i mirë se sa shumica e kastit të Fast and Furios”.

    Nuk dihet nëse komenti është lexuar nga këngëtari i dashur për publikun, pasi ai nuk i ka kthyer ndonjë përgjigje.

  • Ka shkuar tek familja në Amerikë, Luiz Ejlli poston foto me motrën e tij dhe bën dedikimin e veçantë!

    Ka shkuar tek familja në Amerikë, Luiz Ejlli poston foto me motrën e tij dhe bën dedikimin e veçantë!

    Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

    Jo vetëm në Shqipëri, por ditët e fundit Luizi ka zhvilluar disa koncerte në SHBA. Përveç koncerteve dhe projekteve të tjera atje, Luizi ka gjetur kohë që të takoj familjen e tij, e cila jeton në Amerikë prej disa vitesh. Këtë na e ka treguar së fundmi duke postuar në Instastory një foto me motrën dhe kunatin e tij. Dihet tashmë se motra, kunati, mbesat dhe nëna e tij jetojnë në Amerikë dhe ndër ta e vetmja që nuk u bë pjesë e surprizave të “BBV2” ndryshe nga pjesa tjetër e familjes, të cilët bënë një dalje publike, ishte motra e tij.

    “Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa i përket asaj që është e rëndësishme për mua”

  • “Mbaje, mbaje”, fansi i çmendur heq Rolex-in nga dora dhe ja dhuron Luizit/ Reagimi i këngëtarit nuk duhet humbur! (VIDEO)

    “Mbaje, mbaje”, fansi i çmendur heq Rolex-in nga dora dhe ja dhuron Luizit/ Reagimi i këngëtarit nuk duhet humbur! (VIDEO)

    Prej disa ditësh këngëtari Luiz Ejlli ndodhet në SHBA ku po mban koncerte në qytete të ndryshme, me prani të madhe të shqiptarëve.

    Në një prej koncerteve, një prej fansave të pranishëm heq orën e tij Rolex nga dora për t’ia dhuruar këngëtarit, i cili në fillim insiston që të mos e mbajë.

    E megjithatë fansi duket i sigurt, duke i thënë Luizit: Mbaje, mbaje!

    Prania në Big Brother për më shumë se 4 muaj e ka bërë Luizin një personazh me një popullaritet të lartë, me fansa që bëjnë ndaj tij gjeste të shumta dashamirëse.

    @king_florild #meluizin #teamluizejlli #luizejlli #rolex ♬ original sound – ????????????????-???????????? ????
  • Koncerti i Luizit bën namin në Amerikë, ish-banori “mbytet” me dollarë nga publiku (video)

    Koncerti i Luizit bën namin në Amerikë, ish-banori “mbytet” me dollarë nga publiku (video)

    Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, po shijon në masë të madhe famën edhe pas përfundimit të këtij spektakli. Ai është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në industrinë muzikore shqiptare. Artisti nga Shkodra prej disa ditësh ka udhëtuar në Amerikë për të performuar në disa vende. Ai ka interpretuar disa nga hitet si “Me ty”, “2 shotsa” dhe “Përjetësisht”.

    Ndërsa po performonte, në disa prej videove shihet se është mbushur me dollarë. Këngëtari ka fituar zemrat e të gjithëve anë e mbanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm. Luizi u konsiderua si fenomen i këtij viti me lojën dhe strategjitë në edicionin e dytë të Big Brother.

  • Çfarë ka ndodhur mes tyre pas kamerave të BBVA?! Luizi zbulon si është sot marrëdhënia e tij me Efin

    Çfarë ka ndodhur mes tyre pas kamerave të BBVA?! Luizi zbulon si është sot marrëdhënia e tij me Efin

    Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishin një nga dyshet më të dashura të këtij edicioni të BBV, fillimisht miq dhe më pas rivalë, raporti i tyre kaloi në një kalvar ulje-ngritjesh, të cilat ndikuan në raportin e tyre jashtë shtëpisë.

    Fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli ishte i ftuar si opinionist i emisionit Për’Puthen, ku foli edhe për marrëdhënien e tij me Efin, ish-konkurrente e Për’puthen dhe e Big Brother Vip.

    Një nga dyshet më të pëlqyera brenda shtëpisë u përballën me disa konflikte, në të cilat u përfshi edhe Kiara Tito. Pavarësisht përplasjeve, para se të dilnin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet, ndonëse pas daljes nuk janë shfaqur kurrë bashkë.

    Mirëpo publiku është ende kurioz të dijë nëse dyshja vazhdojnë të ndajnë të njëjtën miqësi, pasi që nga përfundimi i formnatiti ata nuk janë parë në asnjë rast bashkë.

    I pyetur për raportin aktual të tyre dhe nëse janë takuar Luizi tha se nuk ka pasur kohë ta takojë.

    “Mirë i kam marrëdhëniet. Nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, të kem kohë me pi me Efin. Do e pi, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”, tha këngëtari.

  • “Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes”/ “TËRMET” sot në Top Channel, ja çfarë do të ndodh me Luiz Ejllin

    “Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes”/ “TËRMET” sot në Top Channel, ja çfarë do të ndodh me Luiz Ejllin

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, do marrë pjesë si opinionist në puntatën e sotme të “Për’puthen” në Top Channel.

    Në një video të publikuar, këngëtari i dashur për publikun shihet duke biseduar me grimieren dhe shprehet se sot do bëhet nami në emision.

    “Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”. E kam pasur dhe e kam. E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa çdo bëhet sot në “Për’puthen” nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë isha mirë!”, u shpreh Luizi.

    Sot pritet që të jetë një puntatë mjaft interesante në programin e dashurisë “Për’puthen”, ku të gjithë janë kuriozë se çfarë do thotë Luizi para konkurrentëve.

    Dihet se brenda shtëpisë së “Big Brother”, gjatë një debati me Efi Dhedhes, Luizi e ka kritikuar këtë emision, ku u shpreh se nuk do lejonte që motra e tij të futej në një emision të tillë.

    Pas daljes së tij nga “Big Brother”, ai ka shpjeguar deklaratën e tij dhe është shprehur se e ka thënë në kuadër të lojës dhe se është penduar më pas.