Kiara Tito po përflitet prej kohësh për një shtatëzëni të mundshme. Këto lajme duket se po i shijojn tepër Luizit, i cili ngacmon ndjekësit me postimet e tij.
Së fundmi ai ka publikuar një foto krah një gruaje shtatzënë ku shkruan: Rrahjet më të ëmbla në botë!
Gjatë pushimeve në Turqi, pak muaj më parë ishte vetë Luizi i cili mohoi lajmet se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
“Këtu nuk kemi test shtatzanie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”- tha Luizi.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin më të komentuar dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar. Dyshja të cilët u njohën brenda ‘Big Brother VIP 2’ arritën të krijonin një lidhje dashurie të cilën e kurorëzuan në martesë gjatë spektaklit dhe vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj.
Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa krijuan një miqësi mjaft të bukur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”. Madje së fundmi, dy artistët i kanë surprizuar fansat teksa u bashkuan bashkë për një projekt muzikor.
Aktori i njohur është shfaqur në videoklipin më të ri të këngëtarit të dashur për publikun. Luizi mesa duket ka dashur që shoku i tij të jetë pjesë e klipit të këngës “Amanet”.
Ndërkohë ditën e sotme ata janë në qendër të vëmendjes për një gjë krejt tjetër. Ejlli postoi në “Instastory” një video ku shfaqej bashkë me Kiara Titon dhe thoshte se do e hiqte nga ndjekësit aktorin.
E gjithë kjo është shaka, por ky postim i Luizit erdhi pas lajmeve se ai ka hequr nga “Instagram” shumë personazhe të njohur të ekranit.
Dhe i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Vis Pupës, i cili sigurisht e ka marrë me humor videon në fjalë.
“Kiara reagim epik”, ka shkruar fillimisht aktori, i cili më pas duke qeshur ka shtuar:
“Bëji plako se nuk është profili im ky. Ndërsa unë po i bëj report”.
Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, vijon që të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”.
Fituesi i edicionit të dytë të BB VIP është tepër i angazhuar me projektet dhe koncertet si brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu Luizi është tepër aktiv edhe në rrjetet sociale, ku gëzon një numër të madh ndjekësish në “Instagram”. Çdo postim i tij bën zhurmë, duke e bërë atë edhe më interesant në sytë e publikuar.
Por së fundmi është zbuluar se disa nga miqtë e tij në “Instagram”, i ka hequr dhe ndër më kryesorët është Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Në dukje që nga BBV 2 dukej se ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.
Madje Luizi shpesh gjatë live të “BBV2” shprehte dëshirën për të qenë pjesë e stafit të “Big Brother VIP 3”. Publiku madje herë pas here e shihte Luizin të favorizuar nga regjisori Grishaj, ndoshta nisur dhe nga vendi i njëjtë i origjinës.
Por me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Se cila është arsyeja, kjo ngelet për t’u parë!
Ndër emra të tjerë të njohur të showbizz-it që Luizi ka larguar nga “Instagram”-i janë: Kristina Mere, Bardhi, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi, Redon Makashi, Blerina Braka etj.
Mbrëmjen e kaluar nën një atmosferë të zjarrtë, Shqipëria arriti një fitore me aromë Europiani. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho nuk zhgënjyen përballë tifozerisë së tyre dhe mposhtën me shifrat 2-0, Poloninë. Nga një gol për pjesë i mjaftoi Shqipërisë që aktualisht është në krye të Grupit E në kuotën e 10 pikëve.
Por fatsjellësi për fitoren e kësaj ndeshjeje duket se ka qënë Luizi, i cili falë sensit të tij të humorit, ka bërë disa postime mbrëmjen e kaluar, përmes të cilave ka nënkuptuar se ai është një ogur i mirë.
Këngëtari i njohur i skenës shqiptare ka vendosur që mbrëmjen e kaluar ndeshjen Shqipëri-Poloni të mos e ndjekë në stadiumin e “Air Albania” por nën shoqërinë e disa miqve të tij, në një lokal.
Fillmisht në një postim të bërë në “Instastory”, ku shihet në fotografi me një grup miqsh duke parë ndeshjen, Luizi me shaka ka shkruar: “Sapo i thashë Jasir Asanit që jemi mbledhur për ty, gol direkt”.
Në postimin pasardhës, Luizi ka hedhur një foto ku shihet gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV, i veshur me fanellën kuq e zi dhe bashkangjitur fotos shkruan: “Më thoni se kur është ndeshja e radhës, që ta shoh edhe atë”, duke nënkuptuar që nëse ai e sheh ndeshjen, Shqipëria do fitojë sërish.
Pas një vere të ngarkuar me koncerte të shumta, Luiz Ejlli më në fund po kalon disa kohë të qeta për veten e tij. Mëngjesin e ditës së djeshme, Luizi ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku tregon se ishte nisur për në vendlindje, Shkodër. Ai gjithashtu ka zbuluar se e shoqëron nëna e tij.
“Për Shkodër me mbretëreshën”, ka shkruar Ejlli bashkëngjitur me videon që është bërë menjëherë virale në rrjet.
Ndërkohë në videon në fjalë ai dëgjohet të thotë: “Publiku ka vendosur…”, dhe tregon nënën e tij.
Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa “solo” e disa bashkëpunime.
“Amanet” është kënga më e fundit e artistit, i cili si gjithmonë nuk ka zhgënjyer fansat, të cilët kanë dhënë komente mjaft pozitive.
Shumë fansa të tij kanë hapur fanpage në Instagram për të mbështetur këngëtarin në periudhën kur ishte pjesë e BBV dhe pas përfundimit të spektaklit.
Dhe mbyllja e një fanpage në Instagram me emrin e këngëtarit, ka revoltuar Luiz Ejlli, i cili ka reaguar në një postim në rrjetet sociale
Teksa përdori thënien e At Zef Pllumit “Ne nuk e duam njëri tjetrin, kemi mllef, lakmi dhe xhelozi për njëri-tjetrin”, Luiz Ejlli u shpreh se kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk ecin përpara.
Dy ditë më parë Luiz Ejlli paralajmëroi fansat e tij se do të publikonte projektin më të ri muzikor. Por për shkak të disa procedurave të “Youtube” një gjë e tillë nuk ndodhi.
E teksa fansat janë duke pritur me padurim këngën më të re të Luizit, ky i fundit ka bërë pak më parë një postim në “Instastory” ku tregon se kur do të publikohet.
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar një foto të tij, ndërkohë bashkëngjitur me të ka shkruar:
“A jeni gati? “Amanet” sonte në 19:00”.
Gjithashtu ka lënë edhe një box ku tregon dhe sa orë ka ngelur për publikimin e këngës që fansat po e presin me padurim.
Pas përfundimit të spektaklit televiziv, Luizi ka filluar të marrë pjesë në shumë koncerte, madje deri tani ka publikuar edhe 3 këngë të tijat, 2 prej të cilave solo dhe njërën bashkëpunim me Donald Veshaj. Por mesa duket, Donaldi nuk qenka i vetmi personazh i njohur me të cilin ai do të bëjë bashkëpunim.
Së fundmi, ai ka lajmëruar se bashkëpunimi i tij i rradhës do të jetë me dy këngëtarët e njohur, Bruno dhe Klajdi Haruni.
Pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP ku u shpall edhe fitues, Luizin nuk e kemi parë më në emisione pasi tanimë është përqëndruar në projektet jashtë televizionit dhe koncertet. Por nuk do presim gjatë dhe Luizin mesa duket do e shohim sërish në ekran.
Luizi do të konkurrojë për në Eurovision 2024. Ka qenë kompozitori Klodian Qafoku që ka publikuar një foto me Luizin, duke përmendur Eurovizionin dhe shton: “Së shpejti”.
Për të shkuar në Eurovision 2024, Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor. Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2006 me këngën “Zjarr e ftohtë”, prandaj kjo eksperiencë nuk do jetë e re për të.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Luizi shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e tij e së fundmi duket se ka ndaluar për ‘të ndihmuar’ disa punëtorë, të cilët po rregullonin trotuaret në një lagje të Tiranës. Luizi ka postuar një video teksa ndodhet mbi mjetin që përdoret për të rregulluar rrugët dhe shkruan:E rregulluam trotuarin në Myslym Shyri
Luizi shpesh herë poston foto nga përditshmëria e tij e së fundmi ka postuar një foto në Instastory, ku ka treguar se ka drekuar me Kiarën dhe familjen e saj. Luizi shpesh herë poston foto me familjen e Kiarës, ku duket se kalojnë shumë kohë bashkë dhe se kanë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother Vip Albania 2”. Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij reality show duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme, këngëtari është bërë mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore, teksa është dhe aktori kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.
Por jo vetëm kaq, pasi ai është bërë edhe mjaft aktiv në rrjetet sociale. Në profilin e tij në “Instagram”, Luizi ndan me mijëra ndjekësish foto e video të ndryshme nga përditshmëria.
Një ditë më parë ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me partneren e tij, Kiara Tito. Që të dy shfaqen të veshur shumë elegantë dhe të kuruar në çdo detaj.
Këngëtari nuk ka shkruar asgjë bashkëngjitur me imazhin në fjalë, por sigurisht që pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta. Madje një koment ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Është fjala për komentin e fituesit të “Big Brother Kanada”, Kevin Jacobs, i cili shkruan:
“Ekipi im i preferuar ?: Pittsburgh Steelers. Ngjyrat e tyre? E zezë dhe verdhë! Çift i bukur!”.
Kujtojmë se Jacobs u bë i njohur në vendin tonë pasi Luizi e përmendi brenda shtëpisë së BB VIP. Kevin me të mësuar mbi Ejllin dhe famën e tij, u shndërrua në një ndër fansat më të flaktë të këngëtarit gjatë lojës së BBV.
Luiz Ejlli ka marrë gjobë nga policia bashkiake. Në rrjet po qarkullon një video e siguruar nga A2 CNN ku këngëtari shihet jashtë makinës së tij pranë policit i cili i jep fletën e gjobës që i kishte vendosur.
Luizi nuk e ka kundërshtuar aspak policin e madje ka buzëqeshur. Mësohet se këngëtari kishte parkuar automjetin e tij në një hapësirë të rezervuar për taksitë në rrugën “Papa Gjon Pali II” në kryeqytet.