Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, fitoi popullaritet shumë të madh gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”, ku edhe u shpall fitues.
Edhe tani që reality show ka mbaruar me kohë, ai vijon që të jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës. Fansat janë kuriozë që të dinë për të çdo gjë.
Teksa është mjaft i angazhuar me projektet muzikore, Luizi gjithashtu gjen kohë edhe për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Këngëtari i dashur për publikun ndan herë pas here me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria.
Ditën e sotme, Luizi ka postuar një video të bukur ku shfaqet së bashku me nënën e tij. Nga mbishkrimi në video, duket se e ëma e artistit është duke ikur nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jeton prej vitesh.
“Mirupafshim mami”, ka shkruar Luizi në videon ku nëna e tij fillimisht shfaqet duke e ‘goditur’ dhe më pas e puth dhe e përqafon.