Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luiz Ejlli

  • “Ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi…”/ Luizi “zbërthen” për fitoren e “BBV” të Ilir Shaqirit

    “Ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi…”/ Luizi “zbërthen” për fitoren e “BBV” të Ilir Shaqirit

    Banori i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli ka komentuar për herë të parë ish-banorët e edicionit të parë të spektaklit të një viti më parë. Në një bisedë me një tjetër banore, Efin Dhedhes, ai tha se Ilir Shaqiri u shpall fitues jo për shkak të aftësisë së tij, por për shkak të “pa pjekurisë” së Donaldit.

    Luizi thotë se Iliri ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi i dha vëmendje.

    “Iliri kishte fatin më të madh se kishte një të papjekur përballë. Ai ishte hije në shtëpi, ia dha rëndësinë ky, që e kishte “halë në sy” që në fillim. Dhe njerëzit që nuk e donin këtë u kthyen me atë. Kaq ishte,” tha Luizi.

  • Luiz Ejlli e përshëndeti në “Big Brother”, Sali Berisha bën komentin epik: Kampion i showbiz-it, shtoi fansat në kohë rekord! (video)

    Luiz Ejlli e përshëndeti në “Big Brother”, Sali Berisha bën komentin epik: Kampion i showbiz-it, shtoi fansat në kohë rekord! (video)

    Luiz Ejlli, artisti që merr pjesë në realityshow-n Big Brother VIP, e ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryetarin e PD, Sali Berisha. Lideri i opozitës e falenderoi Luizin për dollinë që ngriti për të. Berisha e quajti këngëtarin e njohur si kampion të showbiz-it i cili në kohë rekord shtoi fansat e tij. 

    Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të shoëbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.  

  • Po emri i Kiarës?! Luizi befason me emrat e banorëve që sipas tij shkojnë në finale (VIDEO)

    Po emri i Kiarës?! Luizi befason me emrat e banorëve që sipas tij shkojnë në finale (VIDEO)

    Mëngjesin e sotëm Bjordi Mezini dhe Luiz Ejlli e kanë nisur ditën duke folur për 5 finalistët e mundshëm të “Big Brother VIP 2”.

    Ishte këngëtari i njohur që i bëri pyetjen regjisorit se kë sheh ai në finalen e madhe.

    Bjordi tha vetëm 4 emra dhe për të 5 nuk e dinte akoma. Pyetjes së vet i ktheu përgjigje edhe Luizi i cili tha: “Kristin, ty, veten, Efin…”. Por, ajo që u vu re ishte se këngëtari nuk tha emrin e Kiarës.

    Luizi: Efi ka nisur të luajë, më beso është interesante. Nuk e kam ditur, kam kujtuar e ke parasysh ‘është simpatike’

    Luizi: Ka momentet e saja dhe kaq do iki domethënë.

  • “Zemër bardhë si loti…”/ “NAMI” në rrjet, këngëtari i njohur i bën këngë Luiz Ejllit (VIDEO)

    “Zemër bardhë si loti…”/ “NAMI” në rrjet, këngëtari i njohur i bën këngë Luiz Ejllit (VIDEO)

    Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e çdo shqiptari dhe i ka bërë për vete të gjithë, madje dhe të afërmit e konkurrentëve të tjerë.

    Edhe pse gënjeshtra që i tha Kiarës për ta bërë për vete duke shpikur se kishte një sëmundje të rëndë, ishte realisht dicka shumë e ulët, duket se kjo nuk e pengoi të “dashurohej” nga shqiptarët.

    Madje aq shumë i ka bërë për vete saqë tani i kanë kuhstuar dhe këngë. Këngëtari i njohur i muzikës popullore të Veriut, Perlat Sheqeri ka publikuar së fundmi një këngë për shkodranin.

    Kënga quhet “Luiz Ejlli” dhe ka një tekst të goditur ku tregon që Luizi është një njeri zemër mirë, është i pastër etj etj.

    As vetë Luizi nuk e ka imagjinuar që do të merrte kaq famë dhe zhurme mediatike dhe do të bëhej kryefjalë e tavolinës së cdo shqiptari.

    Fitorja e tij në BBV duket e sigurt duke parë kundërshtarët e tjerë që nuk i afrohen aspak referuar pëlqimit të publikut.

  • Si reagoi këngëtari?! Amos “provokon” dhe e përqafon Kiarën para syve të Luizit (VIDEO)

    Si reagoi këngëtari?! Amos “provokon” dhe e përqafon Kiarën para syve të Luizit (VIDEO)

    Banorët mbrëmë kanë festuar ditëlindjen e Kiarës duke kërcyer të gjithë së bashku në oborr.

    Në një moment Amos ka provokuar Luizin duke përqafuar Kiarën në sy të tij.

    Luizi i pa, por nuk reagoi. Më pas Amos e pyeti Kiarën nëse e kapi lojën që po bënte, por Kiara nuk kishte kuptuar asgjë.

  • Xheloze e sëmurë! “Kam parë një shikim…”/ Kiara tregon kush ishte banorja që nuk e priti mirë surprizën e Luizit dhe çfarë pikasi moderatorja gjatë festës (VIDEO)

    Xheloze e sëmurë! “Kam parë një shikim…”/ Kiara tregon kush ishte banorja që nuk e priti mirë surprizën e Luizit dhe çfarë pikasi moderatorja gjatë festës (VIDEO)

    Surpriza e Luizit ndaj Kiarës u prit me shumë emocion nga banorët.

    Të gjithë ata dolën në oborr për të duartrokitur gjestin e Luizit, por edhe momentin romantik mes tij dhe Kiarës.

    Nga të gjithë banorët, Olta shfaqi një tjetër emocion. Sipas Kiarës, shikimi i saj nuk ishte aspak i ngrohtë.

    Këtë koment ajo e bëri në oborr, duke folur me Luizin dhe Ronaldon.

    Ky i fundi tha se Olta, ishte e vetmja banore që nuk e duartrokiti momentin mes tyre.

  • Çfarë nuk u pa pas spektaklit mes çiftit! “A të të ulem në gjunjë tani?”/ Luizi i “propozon” Kiarës, moderatorja mbetet pa fjalë: Unazë…

    Çfarë nuk u pa pas spektaklit mes çiftit! “A të të ulem në gjunjë tani?”/ Luizi i “propozon” Kiarës, moderatorja mbetet pa fjalë: Unazë…

    Pasi ka kaluar mesnata në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” ka nisur festa. Shkak është bërë ditëlindja e Kiara Titos, e cila është banorja e parë që feston ditëlindjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Fillimisht Kiarës i uroi ditëlindjen Arbana Osmani së bashku me publikun në studio. Më pas Vëllai i Madh e surprizoi me një video mesazh nga familja e saj.

    Por jo vetëm kaq, pasi edhe Luiz Ejlli kishte menduar një surprizë të ëmbël për moderatoren. Teksa të gjithë ishin jashtë, Luizi këndoi dhe Kiara iu bashkua për të kërcyer së bashku.

    Pasi u mbyll spektakli i madh i BB VIP dhe banorët po festonin jashtë, Luizi pasi i dhuron një trëndafil i thotë nëse është gati për dhuratën.

    Kiara: Çfarë është?

    Luizi: Kur ulesh në gjunjë ça është?

    Kiara: Unazë, qyqja jo. Mos e bëj. Unë e di se nuk ke gjë, po më provokon. Do më propozosh për martesë?

    Luizi: Jo, kjo quhet fejesë

    Kiara: Jo mor çun se nuk bëhen gjërat për 20 ditë.

  • “A do ma japësh fjalën?” Luizi nuk fshihet më, i kërkon një puthje pas mesnate Kiarës, ja si përgjigjet moderatorja (video)

    “A do ma japësh fjalën?” Luizi nuk fshihet më, i kërkon një puthje pas mesnate Kiarës, ja si përgjigjet moderatorja (video)

    Luizi dhe Kiara po shfaqen gjithmonë e më të afër brenda shtëpisë së Big Brother. Teksa ditën e nesërme, moderatorja feston ditëlindjen, Luizi sot i ka bërë një kërkesë të guximshme.

    Ai i është lutur që pas orës 12 , në mesnatë, ajo ta lejojë t’i dhurojë një puthje. Ai i ka thënë që të mos ketë frikë sepse nuk do veprojë nëse ajo nuk e lejon, dhe ka kërkuar që ajo vetë t’i thotë nëse është gati.

  • Skandal!!! Dalin pamjet e dhunës, shikoni momentin kur Kejvina qëllon me shuplakë Luizin (VIDEO)

    Skandal!!! Dalin pamjet e dhunës, shikoni momentin kur Kejvina qëllon me shuplakë Luizin (VIDEO)

    Mbrëmjen e së shtunës, komenti i Luiz Ejllit revoltoi shumë modelen Kejvina Kthella, e cila guxoi ta qëllonte me shuplakë. Këto pamje u dukën sikur u fshehën mbrëmjen kur po zhvillohej spektakli pasi nuk u transmetuan ndonëse Kejvina shfaqej shumë e nevrikosur dhe nuk kursente gjuhën e rrugës dhe ofendimet ndaj Luizit.

    Me komentet “plehrë, ndyrësirë, tipat si ty më mbajnë çantat jashtë” dhe kërcënimet se e ka të atin ende gjallë, asnjë reagim nuk erdhi nga produksioni që vijoi programin pa transmetuar pamjet e dhunës.

    Arbana Osmani vetëm i bënte thirrje Kejvinës që të qetësohej ndërsa ajo vijonte të thoshte që edhe nëse do ishte në qiell do të zbriste për t’u përballur me Luizin. Ndërsa këngëtari e kaloi me qetësi duke mos i dhënë rëndësi.

    Por fakti që Kejvinës “nuk i është tërhequr veshi” për dhunën e shkaktuar bëri që ajo të mos pendohej dhe thoshte me zë të lartë se Luizi meriton nga një shuplakë çdo mëngjes.

  • BIG BROTHER VIP/ Ja si u tjetërsuan analizat e Luiz Ejllit, juristja tregon të vërtetën e sëmundjes

    BIG BROTHER VIP/ Ja si u tjetërsuan analizat e Luiz Ejllit, juristja tregon të vërtetën e sëmundjes

    Pjesmarrja e Luiz Ejllit në Big Brother Albania VIP, është kthyer në kryefjalën e mediave rozë, por mbi të gjitha në diskutimet e të gjithë shqiptarët. Me rrëfimin e tij të ndjerë, ku u shpreh se vuante nga një sëmundje e rrallë, ai fitoi zemrat e publikut.

    Gjatë ditës së shtunë, në natën ‘Prime’ moderatorja e programit i kërkoi këtij të fundit, që të kyente disa analiza spitalore, të cilës sipas mjekes dolën të ishin brenda normave dhe se ai nuk po vuante nga asnjë lloji tumori.

    Që nga këtu kanë nisur debate të shumta se i është mundur që përmes ekzaminimeve disa minutëshe të arrihej në një përfundim të tillë. E ftuar ditën e sotme në Kafe Shqeto’ ishte juristja Nertila Haxhiu, e cila ekskluzivisht përmes rrëfimit të saj tregoi se sëmundja për të cilën Luizi po përlitet është e vërtetë.

    Deklarata e plotë:

    “Pashë dominancën dhe modelimin e skenarit të shfaqur në publik dhe vura re që ka një lloj presioni që Luizi të reduktohej dhe jo të mohonte një sëmundje që ai e ka. Mjekja u shpreh se është si kokrra e mollës për atë analizë që i bëri dhe jo për sëmundjen që ai rrëfeu se e ka.

    Unë nuk besoj në analizat që u bënë. Mund të kenë bërë një analizë të gjakut dhe të gjithë mbështetësit e tij e vunë re këtë gjë. Ndodhi që unë në bazë të një analize logjike, vura re se këtu po bëhet një shkelje shumë e madhe dinjiteti dhe ligjore. Luizi nuk ka deklaruar që ka kancer, ai ka treguar se vuan nga një sëmundje e rrallë, këtë e kam fakt të ditur. Sot nuk mund t’i vë duart në zjarr pasi nuk di të them nëse është kuruar, por fakti që ai është i sëmurë ka disa vite që unë e di.”