Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luiz Ejlli

  • Luiz Ejlli nuk ka tumor, por ka një tjetër sëmundje të rëndë që i rrezikohet jeta/ Ja çfarë thonë mjekët e “Shefqet Ndroqit”

    Luiz Ejlli nuk ka tumor, por ka një tjetër sëmundje të rëndë që i rrezikohet jeta/ Ja çfarë thonë mjekët e “Shefqet Ndroqit”

    Prej 2 ditësh shqiptarët po komentojnë atë ç’ka ndodhi në natën në ‘Prime’ e Big Brother Vip Albania, me historinë e pazakontë të këngëtarit Luiz Ejlli.

    Edhe pse gjatë spektaklit Luizi ka kryer disa ekzaminime pranë spitalit ”Shefqet Ndroqi”, ende audienca është e përçarë duke mos ditur nëse duhet ti besojnë vetë këngëtarit, apo fjalëve që foli vetë mjekësia.

    Në rrjet komentet janë nga më të ndryshmet e po ashtu edhe pikëpyetjet. Nëse Luizi vuan apo jo nga një sëmundje e rëndë.

    ‘Pamfleti’ ka arritur të sigurojë një informacion nga burime brenda spitalit, ku është specifikuar se LuizI nuk vuan nga një tumor por nga një sëmundje tjetër e rëndë e cila quhet bronkiektazi. Një sëmundje e cila prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion. Sipas specialistëve, njerëzit e lindur me këtë sëmundje nuk mund të jetojnë për një kohë të gjatë, ndërsa njerëzit që e kanë marrë gjatë jetës, me mbajtje nën kontroll mund të kenë prognozë të mirë. Bronkiektazia renditet tek sëmundjet e rënda.

    Luizi u shënjestrua që në fillim të emisionit nga moderatorja si i sëmurë me tumor, dhe për të qënë korrekt edhe me bluzat e bardha pyetja e shtruar nga moderatorja ishte pikërisht në lidhje me tumorin. Mjekët dhe produksioni i mëshuan shumë faktit që këngëtari nuk ka tumor, mirëpo e vërteta është se ai vuan nga një sëmundje tjetër e rëndë.

    Një nga analizat që ka dalë mbi normë, siç shihet dhe më poshtë është neutrofile, një shenjë që tregon disa sëmundje që vuan një person, por urojmë që Luiz mos i ketë.

    Disa mjekë që i kanë parë analizat thonë se përgjigjet nuk janë dhe aq normale.

  • Situata në Big Brother VIP, flasin prindërit e Kiarës: Luizi është cinik, vajza jonë duhet të…

    Situata në Big Brother VIP, flasin prindërit e Kiarës: Luizi është cinik, vajza jonë duhet të…

    Rrëfimi i Luiz Ejllit pak ditë më parë në shtëpinë e Big Brother VIP preku të madh e të vogël, teksa në një bisedë intime me Kiarën, ai u shpreh se vuan nga një sëmundje e rrallë. Por, një natë më parë, këngëtari tregoi se nuk ishte ai i sëmurë, por ai në fakt kishte treguar historinë e një shoku. Por, duke u justifikuar, ai tha se kishte tē njëjtat simptoma dhe dyshonte të ishte edhe ai i sëmurë.

    Pas vizitave mjekësore, doli që Luizi gëzon shëndet të plotë dhe u rikthye në shtëpinë e Big Brother. Kjo situatë është komentuar gjërë e gjatë sot jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga njerëz të njohur, ndërsa nuk ka munguar as opinioni i prindërve të Kiara Titos, vajza e cila Luizi pëlqen në shtëpi.

    Në një lidhje ‘Skype’ në emisionin ‘Ftesë në 5’, ata analizuan lojën e vajzës së tyre dhe Luizit, teksa babai i Kiarës u shpreh se ajo duhet të ishte treguar e prerë që kur mori vesh gënjeshtrën e Luizit. “Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm.

    Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim” – ka thënë babai i Kiarës.

    Ndërkaq, e ëma e Kiarës u shpreh shumë e prekur nga komentet negative për të bijën në rrjete sociale. “ Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë.

    Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton”- ka thënë ajo në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel.

  • “Forca Luiz të duam”/ Si e mbështetën fansat jashtë spitalit këngëtarin kur doli nga Big Brother (video)

    “Forca Luiz të duam”/ Si e mbështetën fansat jashtë spitalit këngëtarin kur doli nga Big Brother (video)

    Historia e Luiz Ejllit po merr përmasa të mëdha edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Pavarësisht se ai tregoi një histori sëmundje që nuk ishte e tij, në vetë të parë, Luizi vijon të mbështetet nga ndjekësit e shumtë të programit të cilët janë të bindur se pas fjalëve të këngëtarit ka akoma të vërteta për t’u zbuluar.

    Mbrëmjen e djeshme teksa ka mbërritur në spital për të kryer analizat, Luizi është pritur nga një grup fansash të cilët kanë kuptuar që ai po dilte nga shtëpia e Big Brother Vip pasi çdo gjë u bë në transmetim Live.

    Ata dëgjohen teksa thërrasin me zë të lartë:“Forca Luiz të duam”.

    Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

    Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “prime-it”. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.

    Pas përfundimit të “shfaqjes” Luizi gjatë gjithë bisedave me banorët që i janë afruar për ta pyetur apo edhe kërkuar sqarim është treguar shumë i ngurtë dhe jo vetvetja. Madje ai në një bashkëbisedim me Tean, i kërkoi mos ta pyeste më shumë se po foli do i dilnin probleme kur të dilte jashtë. Aq sa mund të përfundonte edhe në pranga.

  • “Nëse flas më shumë më vihen prangat”, mesazhi misterioz i Luizit, video që nxjer blof produksionin e Big Brother

    “Nëse flas më shumë më vihen prangat”, mesazhi misterioz i Luizit, video që nxjer blof produksionin e Big Brother

    Mbrëmja e kaluar nuk ka qenë shumë e lehtë për banorët e Big Brother VIP Albania pasi një rrëfim indjerë nga Luizi kundrejt Kiarës “trazoi qetësinë” e tyre.

    Luiz Ejlli deklaroi se vuante nga një sëmundje e rrallë dhe më pas tha se ishte historia e një shoku të afërt dhe për këtë arsye u shpreh në vetën e parë, por edhe pas kësaj deklarate Luizi iu nënshtrua disa analizave të cilat dolën negative.

    Kjo bëri që të gjithë banorët t’i ktheheshin kundër madje dhe Kiara pasi supozohet se ka mashtruar me një gjë shumë të rëndë.

    Por disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale nxjerrin blof produksionin e Big Brother VIP Albania, ku mesa duket kanë detyruar që Luizi të mos të tregojë të vërtetën e sëmundjes së tij.

    @andue1aofficial #luiz #luizejlli #bigbrothervipalbania #bbvipalbania #bbva #viral #fyp ♬ original sound – Andue1a

    Në një video Luizi duke biseduar me Kejvinën thotë se: “Mos më bëni të flas më se më vihen edhe prangat sa të dalë, sepse nuk bën të shkel ligjin”.

    Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.

    Për pak, Luizi desh nxorri zbuluar produksionin se në fakt i kishte fshehur diçka tepër serioze, që duhet të ishte konstatuar nga testet dhe ekzaminimet e tyre që në fillimet e spektaklit.

    Mirëpo, pas disa bisedash në dhomën e rrëfimit, historia e Luizit ndryshoi rrugës, ndërsa përgjigjet e ekzaminimeve të tij dolën brenda një afati kohor prej dy orësh, gjë aspak e llogjikshme dhe e besueshme për një publik të tërë!

  • “Një nga gjërat më të vështira në jetë është…”/ Reagojnë familjarët e Luizit pas deklaratave që tronditën publikun! (FOTO)

    “Një nga gjërat më të vështira në jetë është…”/ Reagojnë familjarët e Luizit pas deklaratave që tronditën publikun! (FOTO)

    Në momentin që këngëtari i njohur Luiz Ejlli është nisur drejt Spitalit “Nënë Tereza”, ku ju nënshtrua disa analizave pas deklaratave të tij.

    Rezultatet e analizave që Luizi kreu dolën negative dhe sipas doktoreshës ai gëzon shëndet të plotë.

    Rrëfimi i tij ka surprizuar të gjithë banorët dhe publikun, teksa tha se nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe se historia i përkiste një shokut të tij,

    Por të afërmit e Luizit, të cilët menaxhojnë rrjetet sociale të tij, kanë reaguar me një foto të këngëtarit.

    “Një nga gjërat më të vështira në jetë është të kesh në zemër, fjalë që nuk mund t’i thuash.”

  • Big Brother/ Është apo jo sëmurë? Luizi i jep fund thashethemeve: Është historia e një shoku!

    Big Brother/ Është apo jo sëmurë? Luizi i jep fund thashethemeve: Është historia e një shoku!

    Luizi ka shokuar sonte me rrëfimin e tij, duke thënë se nuk është ai i sëmurë por një shoku i tij.

    Arbana: Pse zgjodhe ta ndash me Kiarën dhe pas kaq ditësh?

    Luizi: Kiarës i besoj këtu, e vetmja, e di që këshillat e saj janë të mira. Është një njeri që e ndjej shumë afër.

    Arbana: po Vëllait të Madh pse nuk ia tregove?

    Luizi: Ajo nuk është historia ime, është e një shoku.

    Arbana: Pse zgjodhe ta bësh, po thua që kjo nuk është historia jote?

    Luizi: Nuk e di pse doli në vetë të parë, i thashë që më j vjen keq për të, dhe i thashë që dua të jem afër.

  • Luiz Ejlli tregoi se vuan nga një sëmundje e rrallë, Flori dhe Ronela reagojnë të prekur: Po qajmë, në atë moshë që është…

    Luiz Ejlli tregoi se vuan nga një sëmundje e rrallë, Flori dhe Ronela reagojnë të prekur: Po qajmë, në atë moshë që është…

    Deklarata e Luiz Ejllit se është i prekur nga një sëmundje e rrallë, ka prekur rrjetin. Banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, tregoi se vuan nga një sëmundje për të cilën duhet patjetër që të kurohet në Bergamo të Italisë, por nuk e ka saktësuar se cila është diagnoza e tij. Reagimet e para kanë ardhur nga Ronela Hajati dhe Flori Mumajesi që i kanë shprehur hapur mbështetje publike.

    Ronela Hajati: Më thënë të drejtën, nuk merrem ku rrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë tek Ethet) të shërohet sa më shpejt!

    U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton ku rë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq.

    Flori Mumajesi: I prekur! Vështirë të jetë shakaja e radhës iu njoh pak të dy jashtë dhe luzi mistrec nuk ka lidhje me Luizin që shoh në këtë video sado ai sforcohet brenda vetes, zëri i tij jashtë mua më tingëllon i thyer.

    Rrëfimi i djeshëm i këngëtarit Luiz Ejllit tronidit opinionin publik. Ai bëri të ditur se vuan nga një sëmundje e rrallë me të cilën është diagnostifikuar.

    Këtë rrëfim, ai ia bëri Kiarës, së cilës i tregoi se pak javë para se të futej në Big Brother Vip Albania është diagnostifikuar me sëmundjen nga e cila e vuan, dhe i duhet të nisë kurimin pasi të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqi përi.

  • Plasin emocionet e bukura! “Provoje të flesh një herë me mua. Sot jam më i lumturi në botë”/ Luizi i kërkon edhe puthje Kiarës, ja përgjigja që i jep moderatorja (VIDEO)

    Plasin emocionet e bukura! “Provoje të flesh një herë me mua. Sot jam më i lumturi në botë”/ Luizi i kërkon edhe puthje Kiarës, ja përgjigja që i jep moderatorja (VIDEO)

    Këngëtari Luiz Ejlli është zgjuar këtë të martë me një dëshirë për t’u puthur nga Kiara Tito, si dhe i ka kërkuar moderatores që ta provojë një natë, vetëm të flenë bashkë në një shtrat.

    Kjo kërkesë është refuzuar nga Kiara duke thënë se ajo nuk është e bindur për atë që ndien për Luizin.

    Teksa ai i ka kërkuar ta puthe në faqe, Kiara i ka dhënë thjesht një përqafim.

    “Do me më rikthy buzëqeshjen, me qen i lumtur gjithmonë? Ore gjithmonë, vetëm po u zgjova me Kiarën. Thashë po u zgjova jo me e ngrënë. Nuk është send nuk thashë dua një arush me fjet me të. Pse kur thuhet du me fjet merret kështu pa nënkuptim?”, tha Luizi në sy të Kiarës dhe Ronaldos.

    Luizi:  Unë e di cfarë shoh si të shoh e cfarë ndiej kur jam me ty.

    Luizi: Provoje dhe s’ke për t’u zhgënjyer

    Kiara: Pse ta provoj kur s’jam e bindur as unë? Ça të provoj?

    Luizi: Provoje vetëm një herë që të çohesh me mu, kaq!

    Luizi: O Kiara po mirë meqë me fjet nuk fjete meqë me u çu nuk çohesh, të paktën një puthje në faqe. Të dukem si fans unë ty si njeri që lëshon drona? Ore më puth në faqe. Kaq të vështirë e ke me më puth në faqe me më thënë mirëmëngjesi?

    Ajo i është përgjigjur me shenja kësaj kërkese me një puthje në ajër nga larg dhe një shenjë zemre me dy duar.

    Luizi: Zgjidh faqen me më puth ti se unë nuk të puth as nuk bëj lojëra shpejtësie.

    Kiara: Një përqafim do ta jap.

  • Këngëtari tronditi opinionin mbrëmë me deklaratën e tij! Publikohet VIDEO e disa viteve më parë/ “Shkova rastësisht te doktori”, rrëfimi i Luiz Ejllit për sëmundjen: Duhet të bëja një ndërhyrje…

    Këngëtari tronditi opinionin mbrëmë me deklaratën e tij! Publikohet VIDEO e disa viteve më parë/ “Shkova rastësisht te doktori”, rrëfimi i Luiz Ejllit për sëmundjen: Duhet të bëja një ndërhyrje…

    Rrëfimi i djeshëm i këngëtarit Luiz Ejllit troniditi opinionin publik. Ai bëri të ditur se vuan nga një sëmundje e rrallë me të cilën është diagnostifikuar. Këtë rrëfim, ai ia bëri Kiarës, së cilës i tregoi se pak javë para se të futej në Big Brother Vip Albania është diagnostifikuar me sëmundjen nga e cila e vuan, dhe i duhet të nisë kurimin pasi të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Por në rrjet qarkullon edhe një video ku Luizi flet për një rast të ngjashëm në një intervistë televizive. Nuk është e qartë nëse kjo është një situatë e përsëritur apo nëse sëmundja me të cilën është diagnostifikuar disa vite më parë i është rikthyer sërish.

    “Ne çojmë makina në servis njëherë në tre muaj dhe veten nuk e çojmë njëherë në 10 vjet. Femrat e kanë pak më të sikletshme, janë më të ndrojtura. I këshilloj të shkojnë sa më shpesh që të kontrollohen. Ideja është kjo. Doktori nuk është me të shpëtuar jetën është për të parandaluar. Nëse i shkon në gradë të fundit dhe i thua më shpëto, ai nuk mundet. Nuk është faji i tij. E kam shumë të freskët. Unë shkova rastësisht në korrik të këtij viti me bërë një kontroll ku nuk po e them çfarë doli as si doli. Por u donte me bërë një ndërhyrje”, është shprehur ai.

  • VIDEO/ Askush nuk e dinte! Luiz Ejlli vuan nga sëmundja e rrallë: “U futa në”Big Brother” se më duhen paratë për kurim!”

    VIDEO/ Askush nuk e dinte! Luiz Ejlli vuan nga sëmundja e rrallë: “U futa në”Big Brother” se më duhen paratë për kurim!”

    Luiz Ejlli, banori i Big Brother Vip Albania, ka deklaruar në një diskutim me Kiarën se vuan nga një sëmundje e rrallë. Ai ka pranuar se e ka marrë vesh për të tre muaj para se të futej në shtëpi dhe nuk ia ka thënë këtë gjë produksionit para se të futej, sepse i duheshin paratë për kurim, pasi është shumë i kushtueshëm.

    Luizi tregon se janë vetëm 11 klinika në të gjithë botën që e trajtojnë atë sëmundje dhe ai ka rezervuar të shkojë për kurin në muajin gusht në Bergamo.

    “E kam në gjithë trupin dhe më ka dalë tre muaj para se të vija këtu. Bëra një checkup dhe më doli e në gusht kam për të ik në Bergamo. Nuk e kisha thënë para se të hyja këtu dhe prandaj u futa se më duhen ato. Është e kushtueshme. Ata thonë është e rrallë dhe 11 klinika janë më botë që e bëjnë”, tha ndër të tjera Luizi.