Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luiz Ejlli

  • “Do e zhvishja në mal dhe…”/ Amos lëshon deklaratën e frikshme për Luizin, pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

    “Do e zhvishja në mal dhe…”/ Amos lëshon deklaratën e frikshme për Luizin, pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

    Duket se banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” janë në “garë” se kush të ofendojë më shumë dhe kush të dalë i forti duke kaluar çdo kufi etik dhe human.

    Këtë e ka vërtetuar së fundmi më së miri, Amosi. Aktori përshkruan një skenë horror duke treguar se si do të dënonte Luizin nëse do t’i jepej mundësia.

    Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?

    Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…

    Luizi është kthyer në personazhin kryesor të sulmeve që prej një jave në shtëpinë e “Big Brother”, por ishte pikërish ai të cili “ju tërhoq” veshi nga produksioni për sjellje të pahjisme. Gjithashtu produksioni paralajmëroi se në rast përsëritje të këtyre veprimeve të pahijshme do të marrë masa.

  • A do marrë masa produksioni? Banorët bëhen të gjithë bashkë dhe bullizojnë rëndë Luizin (VIDEO)

    A do marrë masa produksioni? Banorët bëhen të gjithë bashkë dhe bullizojnë rëndë Luizin (VIDEO)

    Teksa në “Big Brother” po bëhet thirrje thuajse çdo puntatë që të ndalohen fyerjet, ofendimet, bullizmi, banorët duket se nuk ndalen. Për më tepër sot kanë lënë një skenë që ka shokuar publikun. Të gjithë bashkë i janë kundërvënë Luizit duke e tallur dhe bullizuar.

    Në videot e publikuara nga fanpage-t e Luizit shihet se banorët tallin Luizin dhe qeshin me të madhe.

    Ronaldo: Je luan Luiz, je luan, më fal të preka? Ti je luan. Meriton të fitosh.

    Tea: Fiks si ai Luani i kopshtit zoologjik i Fierit. Nuk po e ofendoj, po e përshkruaj.

    Dea: E di sa mirë ke bërë që gënjeve Ronaldo: As aktorët s’do e bënin dot këtë që bëre ti apo jo Olta?

    Olta: Joo, u përpoqëm po s’ja dolëm dot

    Ronaldo: Aktorët vuajnë për të nxjerrë lot, por ai i nxorri.

    Olta: I nxorri lehtë fare, pa punuar!

    Ronaldo: Ti je më i miri!

    Efi: Jo është më i keqi se ai që është më i keq duhet të rrijë këtu o budalla. Ngatërrove skenarin.

    Pamjet e transmetuara kanë shokuar jo pak publikun, të cilët kanë shpërthyer me komente në faqen zyrtare të “Big Brother”. Pak më parë banorëve u ka ardhur dhe një zarf i zi.

  • “Shpifje”/ Reagojnë për herë të parë familjarët e Luizit dhe sqarojnë si qëndron e vërteta pas aludimeve nga publiku (FOTO)

    “Shpifje”/ Reagojnë për herë të parë familjarët e Luizit dhe sqarojnë si qëndron e vërteta pas aludimeve nga publiku (FOTO)

    Përgjatë gjithë këtyre ditëve kryefjala e mediave rozë dhe biseda në çdo tavolinë shqiptari ka qenë konkurrenti i Big Brother Vip, Luiz Ejlli. Në gjithë këtë rrëmujë të krijuar pas deklaratës së banorit se është sëmurë dhe më pas analizave ku rezultoi që është në gjendje të mirë shëndetësore, të gjithë prisnim një deklaratë nga familjarët e këngëtarit për të treguar si qëndron e vërteta dhe për të rënë të gjithë rehat.

    Mirëpo, kjo deklaratë nuk erdhi dhe ndjekësit e portalet fillojnë të aludojnë se Luizi nuk flet me familjarët e tij. Janë dashur këto aludime që familjarët e këngëtarit të reagojnë dhe të hedhin poshtë këtë gjë duke e cilësuar si “shpifje”.

    Ata kanë kërkuar nga portalet dhe ndjekësit që të komentojnë dhe të shkruajnë për atë që Luizi jep aty brenda shtëpisë pa përfshirë njerëz të cilët ndodhen jashtë.

    “Përshëndetje! Duke ju uruar që të jeni mirë, në emër të familjes së Luizit duam të sqarojmë opinionin publik për shpifjet që qarkullojnë në emër të djalit tonë ndërkohë që vazhdon rrugëtimin e tij në Big Brother Vip! Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta për të përfituar në kurrizin e tij, këto janë lajme të rreme vetëm si e si të bëhet lajm. U lutemi të kemi mirëkuptimin tuaj dhe të shkruani për atë që Luizi po jep në BBV jo duke përfshirë njerëz të tjerë që janë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip. Me shumë dashamirësi dhe respekt familja e Luizit!”, shkruhet në deklaratën e familjarëve të postuar në Instagramin e këngëtarit e cila menaxhohet nga vetë ata.

  • VD/ Luiz Ejlli shfaqet edhe në ndeshjen e Kategorisë Superiore, zbulohet banderola në stadium: Ti je Luani!

    VD/ Luiz Ejlli shfaqet edhe në ndeshjen e Kategorisë Superiore, zbulohet banderola në stadium: Ti je Luani!

    Sot u zhvillua një tjetër ndeshje e Kategorisë Superiore, ajo mes Egnatias dhe Erzenit që u mbyll në barazim.

    Por ajo që ra në sy në stadiumin “Arena Egnatia” ishte një pankartë në mbështetje të këngëtarit Luiz Ejlli. Ai është banor i BBV dhe një ndër më të preferuarit të publikut.

    Pas polemikave të shkaktuara në rrjet mbështetja për të, është treguar edhe gjatë kësaj sfide. Në pankartë shkruhej: Ti je Luani!

  • Dronë, fishekzjarre e muzikë/ Fansat e Luiz Ejllit s’pyesin për policinë, i afrohen shtëpisë në ‘BBV’ (video)

    Dronë, fishekzjarre e muzikë/ Fansat e Luiz Ejllit s’pyesin për policinë, i afrohen shtëpisë në ‘BBV’ (video)

    Disa dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të mbështetur Luiz Ejllin pas polemikave dhe diskutimeve të shumta që ka pasur nëse vuan nga një sëmundje e rrallë apo jo. Madje shumë prej tyre janë kujdesur që një ditë më parë të bëjnë thirrje në rrjete sociale për takimin pranë ambienteve të shtëpisë së Big Brother.

    Fansat e Luiz Ejllit po protestojnë në mbështetje të tij, pas kritikave ndaj këngëtarit i cili deklaroi se ishte sëmurë, por pas disa analizave rezultoi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu edhe banorë brenda shtëpisë e kanë kritikuar, dhe disa janë distancuar prej tij, megjithatë këngëtari ka pretenduar se “ka një anë tjetër të historisë”. Ndërkohë që po mbahet protesta banorët janë mbyllur nga produksioni brenda shtëpisë dhe është vendosur muzikë e lartë për të mos u dëgjuar zërat apo thirrjet e fansave të Luizit.

  • “Shko thuaj çapaçul atyre që ta lejojnë, ky është sherr”, “të dola borxhit”/ Në konflikt të ashpër, por ja si njihen jashtë ‘BBV’ Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri (FOTO)

    “Shko thuaj çapaçul atyre që ta lejojnë, ky është sherr”, “të dola borxhit”/ Në konflikt të ashpër, por ja si njihen jashtë ‘BBV’ Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri (FOTO)

    Këngëtari Luiz Ejlli dhe tenori Armaldo Kllogjeri u përfshinë në një sherr të ashpër me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

    Artistët patën një përplasje që erdhi për termet e përdorur kur i drejtohen njëri-tjetrit. Armaldo tha se u ndie i fyer për shkak se Luizi përdori fjalën çapaçul kur iu drejtua.

    Debati vijoi me tone të ashpra.

    Por siç shkruan Vip-Magazine, njohja mes Luizit dhe Armaldos daton shumë herët në vitin 2006, kur Luiz Ejlli përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. Edhe pse dy artistët deri tani nuk e kanë kujtuar këtë si detaj brenda BBV, Luizi shoqërohej në Festivalin Europian të Këngës nga një grup prej tre vokalistësh dhe njëri prej tyre ka qenë pikërisht tenori i njohur Armaldo Kllogjeri.

    Armaldo debaton me Luizin: Mos më thuaj më çapaçul

    Armaldo i ka kërkuar Luizit që të mos i drejtohet më me termin “çapaçul”.

    Me tone të larta ai i është drejtuar: Unë kam hyrë këtu si Armaldo Kllogjeri, shko thuaj çapaçul atyre që ta lejojnë.

    Luizi: A të thashë mos bëj humor me mua! Të dola borxhit!

    Armaldo: kjo nuk është shaka, kjo është të bësh sherr!

  • Video që po bëhet virale/ Çfarë ndodhi mes tyre në orët e vona? Kiara kthehet nga spitali, Luizi e ushqen dhe i këndon këngë romantike!

    Video që po bëhet virale/ Çfarë ndodhi mes tyre në orët e vona? Kiara kthehet nga spitali, Luizi e ushqen dhe i këndon këngë romantike!

    Kiara pësoi një incident ditën e djeshme duke u shtrirë përtokë e duke shpërthyer në lot. U tha se banorja ishte rrëzuar, por në fakt Kiara kishte pësuar tërheqje muskulare. 

    Ajo u dërgua në spital, ndërsa pas disa orësh u rikthye. Tea, Mikela dhe Luizi janë banorët që i kanë qëndruar më shumë pranë, duke u kujdesur për të. Luizi i ka përgatitur ushqimin, e ka ndihmuar me sendet personale, i ka bërë fresk dhe i ka kënduar këngën “Perfect” nga Ed Sheeran që ta zejë gjumi.

    Këngëtari nuk e ka lënë me kaq sepse ai i ka ndenjur afër gjatë gjithë natës teksa ajo flinte nëse do të kishte sërish shqetësime.

  • “E vërteta të plagos dhe të fut në burg”! Dalina Buzi rendit një më një arsyet pse Luizi duhet të qëndrojë në Big Brother VIP Albania/ Ajo ka dy fjalë edhe për Kiarën dhe banorët e tjerë (VIDEO)

    “E vërteta të plagos dhe të fut në burg”! Dalina Buzi rendit një më një arsyet pse Luizi duhet të qëndrojë në Big Brother VIP Albania/ Ajo ka dy fjalë edhe për Kiarën dhe banorët e tjerë (VIDEO)

    Dalina Buzi, e cila ka qenë disa herë si opinioniste në “BBV1”, ka komentuar situatën e fundit me Luizin. Jo vetëm kaq, por Dalina Buzi ka folur edhe për qëndrimin e Kiarës ndaj tij dhe nuk ka lënë pas as lojën, sipas saj “boring dhe dramatike”, të banorëve të tjerë.

    Teksa renditi disa arsye pse duhet të qëndrojë Luizi në shtëpi, ajo u shpreh se këngëtari është lojtar i fortë, bën lojë të mirë në shtëpi, nuk krijoj debate të kota dhe ka sens humori.

    Sa i përket situatës me sëmundjen e tij, Dalina u shpreh se në pjesën e parë të Prime-it u menaxhua mirë nga Arbana dhe produksioni, ndërsa nuk ishte dakord me dërgimin e Luizit në spital dhe “analizat” disa-minutëshe që bëri.

    Në lidhje me “fiksimin” e tij me Kiarën, Buzi u shpreh se ndjenjat e tij janë të vërteta si gaforre që është në horoskop, ndërsa shtoi se nuk ishte dakord me ekzagjerimin e moderatores në reagimin e saj. Sipas Dalinës, Luizi duhet të qëndrojë në shtëpi që tani ta shikojmë të luajë i vetëm.

    Ajo nuk la pa komentuar banorët e tjerë si Amosin, për të cilin tha se flet me Oltën dhe e “fryn” për të thënë gjërat që nuk i thotë dot. Ajo shtoi se Armaldo “e mban mirë me të gjithë”, ndërsa Kristi bëhet “boring.” Si përfundim, sipas Dalina Buzit, Luizi duhet të qëndrojë sepse banorët e tjerë do të ishin të mërzitshëm pa të.

  • Po bashkohen sërish?! Moderatorja rikthehet në shtëpi pas incidentit/ Luizi i qëndron tek koka gjithë natën, Kiara Tito e ka një përgjigje për këngëtarin (VIDEO)

    Po bashkohen sërish?! Moderatorja rikthehet në shtëpi pas incidentit/ Luizi i qëndron tek koka gjithë natën, Kiara Tito e ka një përgjigje për këngëtarin (VIDEO)

    Kiara Tito u përball ditën e djeshme me një incident duke pësuar një dëmtim në këmbë. Pas kësaj moderatorja u dërgua në spital, por pak orë vonë i është bashkuar sërish shtëpisë.

    Banorët kanë treguar kujdes ndaj Kiarës, por ka qenë Luizi ai i cili i ka qëndruar te koka deri në orët e para të mëngjesit.

    Por pas përplasjes që dyshja pati dy ditë më parë, pasi Luizi e gënjeu se vuan nga sëmundja e rëndë, Kiara nuk e ka mirëpritur këtë kujdes.

    “Si shumë konfidenca sot me mua”, i thotë moderatorja të cilës Luizi i ka kërkuar falje.

  • Kjo nuk pritej!!! Luiz Ejlli heq dorë përfundimisht nga Kiara Tito dhe bën paralajmërimin e fortë: Gjithçka fillon të shtunën!

    Kjo nuk pritej!!! Luiz Ejlli heq dorë përfundimisht nga Kiara Tito dhe bën paralajmërimin e fortë: Gjithçka fillon të shtunën!

    Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një deklaratë të fortë për gazetaren Nita Latifi e cila ka hyrë së fundmi në shtëpinë e BBV.

    Ai ka thënë se nëse nuk del nga shtëpia më e vëzhguar ditën e shtunë, do të “heqë dorë” nga Kiara, siç ajo i ka kërkuar.

    I pyetur nga Nita “ti je i sigurtë që edhe Kiarës i pëlqen ti?”, Luizi thotë:

    “Këtë e di veç Kiara dhe për mua aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, por po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurrente, si një vajzë në punë të saj, as do i flas as do merrem, meqë kjo është dëshira e saj.

    Unë do e lë dhe do kthehem nga këta, por do kthehem me tan ça kam, me zemër me trup me gjithçka”.