Sprovën që kaluan më herët vetëm Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli, prej mbrëmjes së djeshme po e provojnë të gjithë banorët me radhë. Po flasim për përkujdesjen ndaj “Arbanës së vogël”, prova e javës e cila do të vendosë për buxhetin e javës për banorët.
Për ta përmbushur këtë sfidë, banorët janë ndarë në çifte dhe sigurisht këtë herë Kiara dhe Luizi janë bashkë. Siç pritej, dyshja teksa kujdeseshin për beben, gjatë asaj kohe nuk munguan batutat, bisedat serioze e po ashtu edhe disa momente të bukura ndërmjet tyre.
Në një çast, Luizi u fut për të bërë një dush në banjën që ndodhej në dhomë dhe kishte harruar mikrofonin. Derisa iu kërkua të merrte mikrofonin, ai i tha Kiarës që t’ia sillte meqë kishte hyrë brenda.
Moderatorja u afrua në banjë për t’ia dhënë mikrofonin dhe në ato momente bëri një reagim, që dukej sikur e kishte parë tërësisht të zhveshur Luizin.
Nga ana tjetër teksa po zhvillojnë provën javore për t’u kujdesur për beben kukull, Kiara dhe Luizi kanë gjetur mundësinë të qëndrojnë vetëm me njëri-tjetrin dhe t’i shprehin ndjenjat pa u penguar nga të tjerët.
Luizi ka vazhduar të insistojë duke kërkuar puthjen e famshme nga Kiara, ndërsa kjo e fundit e pranoi që e ndjen shumë, por ka diçka që e pengon.
“Do isha kurioze të të puthja për të parë kiminë mes nesh, por kam diçka që më pengon dhe nuk ta shpjegoj dot me fjalë.”- i ka thënë ajo konkurrentit.
Sot më shumë se kurrë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë më të afërt brenda një muaji qëndrimi në “Big Brother VIP”.
Teksa zhvillojnë provën javore për t’u kujdesur për beben kukull, ata kanë gjetur mundësinë të qëndrojnë vetëm me njëri-tjetrin dhe t’i shprehin ndjenjat pa u penguar nga të tjerët.
Luizi ka vazhduar të insistojë duke kërkuar puthjen e famshme nga Kiara, ndërsa kjo e fundit e pranon që e ndjen shumë, por ka diçka që e pengon.
Në momentet kur ata përpiqeshin të qetësonin beben, mes tyre pati shumë batuta, puthje e përqafime.
Kiara: Më duhet një pelenë, ku janë?
Luizi: Po lëre, se s’je për atë punë…
Kiara: Më duhet ta ndërroj. Hë thuaji diçka gocës…
“Do isha kurioze të të puthja për të parë kiminë mes nesh, por kam diçka që më pengon dhe nuk ta shpjegoj dot me fjalë.”- i ka thënë ajo konkurrentit.
Luizi nga ana tjetër nuk duket aspak i dorëzuar dhe vazhdon t’i qëndrojë po njësoj pranë Kiarës, duke i shprehur ndjenjat e duke i ofruar mbështetjen e tij sa herë ajo ka nevojë.
Gjatë këtyre ditëve, banorët do të zhvillojnë me radhë provën javore ndaj ky do të jetë një shans i mirë që çifti të veçohet paksa dhe mbase të ndodhë edhe puthja.
Deri tani, Kiara ka treguar se në njëfarë mënyre ndihet e gjykuar nga banorët e tjerë për faktin që ka vendosur të kërkojë më shumë kohë për të njohur Luizin.
Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, ka reaguar pas intervistës së dhënë për “Big Brother VIP Fan Club”. Në një postim në rrjete sociale, ai sqaron arsyen e dhënies së intervistës dhe nënkupton që deklarata e tij është nxjerre jashtë kontekstit.
“Të dashur fansa të Luizit, E ndiej të domosdoshme të bëj një sqarim. Qëllimi im në intervistën e dhënë ka qenë pozitiv, të nxjerr në pah vlerat e Luizit dhe të sqaroj marrëdhëniet e tij me ushtrimin e profesionit të noterit.
“Në intervistën time, kam theksuar se në momentin e ndarjes së licencave në Ministrinë e Drejtësisë, kam dhënë disa porosi për të gjithë të licencuarit. Të gjithë i pritën mirë, por ishte Luizi që më ndaloi dhe më përgëzoi e falenderoi për këshillat e dhëna dhe në sytë e këtij djaloshi, unë pashë entuziazmin, pasionin e përgjegjësinë për detyrën e re që po merrte.” – shkruan ai.
“Big Brother VIP Fan Club” publikoi një intervistë me ish-kryetarin e Dhomës së Noterëve të Tiranës, Artan Treska, ku thuhej se Luizi e “e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët”. Në vijim të bisedës së Treskës, u publikua një intervistë e shkurtër me noterin Fatmir Laçej i cili fliste për arsyen e heqjes së licencës.
Në reagimin në Instagram, ai sqaron:
“Po ashtu, kam theksuar se gjatë ushtimit të detyrës, Luizi si noter nuk ka pasur aspak probleme. Kam sqaruar se Luizit i është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë vetëm për faktin se për një periudhë të përsëritur 60 ditore, nuk e ka mbajtur zyrën hapur, gjë që është në kundërshtim me nenin 63 të ligjit “Për Noterinë”.
Po ashtu kam theksuar se në komunitetin tonë, ne kemi shquar Luizin si një djalë simpatik, që ndjellte gëzim në çdo mjedis tonin. Intervista ime ishte e gjatë, me pyetje-përgjigje dhe nuk e kuptova përse ishte reduktuar në 2-3 fjali dhe për të tepër, në vazhdim të qëndrimit të intervistës së dhënë nga i intervistuari i mëparshëm.”
Top Channel ka publikuar një lajm, më saktë lajmi:
“Fan Club” këtë të diel në Top Channel me moderatore Megi Pojanin ishte me plot dinamizëm dhe rrëfime ekskluzive duke zbuluar detaje të reja për banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip 2”.
Pse Top Channel Është Kundër Luiz Ejllit?! Zbulohet Lidhja E Noterit Që Foli Kundër Tij Me Vjollca Hoxhën LAJME YOU MAY LIKE
Mjekët e fshehin! Dhimbja e kyçeve iku përgjithmonë në 6 ditë! Artroflex
Ukrainian Hospitals Need Your Support To Provide Life-Saving Aid UA Patriots January 22, 2023Us Er Pse Top Channel është kundër Luiz Ejllit, zbulohet lidhja e Noterit që foli kundër tij me Vjollca Hoxhën
Ditën e sotme Top Channel ka publikuar një lajm, më saktë lajmi:
“Fan Club” këtë të diel në Top Channel me moderatore Megi Pojanin ishte me plot dinamizëm dhe rrëfime ekskluzive duke zbuluar detaje të reja për banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip 2”.
Deklarata e Luizit, që pranoi se gënjeu për sëmundjen në “BBV”, duket se ka ngjallur pakënaqësi në komunitetin e noterëve.
Dy noterë shumë të njohur, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë reaguar ekskluzivisht për “Fan Club”, duke treguar arsyen se pse Luiz Ejllit i është hequr licenca e noterit në vitin 2021 dhe hedhin dritë për herë të parë për mënyrën se si Luizi e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët.
Sipas avokatëve, përmes një kërkese zyrtare, Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.
Për më tepër ndiqni video më poshtë në YouTube:
Por dy noterët që kanë folur janë të pabesueshëm. I pari sepse ka falsifikuar dokumente dhe nuk mund të na flaës për moral, ndërsa i dyti është noter i familjes Hoxha.
Lajmi:
Ja kronologjia e gjyqit të Vjollca Hoxhës!
Sot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur vendimin përfundimtar për çështjen Top Channel.
Më 18.01.2016 paditësit Itan Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha dhe Vjollca Hoxha paditën Albert Sinon dhe Aurel Bacin në kuadër të një çështjeje tregtare, sikurse emërtohet në Gjykatën e Tiranës, me pretendimin që të paditurit t’iu njohin atyre edhe 60% të aksioneve të shoqërisë Top Channel, duke qenë se sipas tyre kontrata e shit-blerjes së aksioneve e lidhur prej tyre është e pavlefshme. Vjollca Hoxha fiton procesin ndaj ortakëve të saj në datën 5 shkurt, duke marrë në këtë mënyrë drejtimin e plotë të televizionit. Pas një sërë kundërshtimesh nga pala tjetër dhe shtyrjesh të seancave gjyqësorë, sot, më 9 maj, vjen vendimi përfundimtar ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë rrëzon padinë e palëve paditëse Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, si të pabazuar në ligj dhe në prova. Pala paditëse ka të drejtë të ankimojë brenda 15 ditëve, nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Në pritje, nëse Vjollca Hoxha do ta çojë në Gjykatën e Apelit këtë çështje, ndiqni kronologjinë e këtij procesit gjyqësor./dritare.net/
Detyrimi i te paditurve te njohin paditesit pronare edhe mbi 60% te aksioneve te shoqerise Top Channel sh.a me nr. K12007002U Nipti, shoqeri e se drejtes shqiptare, per shkak se Kontrata e Shitblerjes se Aksioneve me nr.1154 Rep. dhe nr. 598/2 Kol. date 15.06.2007 e lidhur perpara noterit Artan TRESKA eshte absolutisht e pavlefshme pasi eshte kryer ne kundershtirn me ligjin; 2. Urdherirnin e c’regjistrimit nga regjistri i aksionareve te shoqerise Top Channel sh.a te te paditurve Albert Sino dhe Aurel BACI dhe nga regjistri i ekstraktit te shoqerise ne QKR, pasi titulli ne baze te te cilit eshte bere regjistrimi i tyre ne regjister eshte i pavlefshem; 3. Marrja e mases se sigurimit te padise nepermjet pezullimit te ushtrimit te te drejtave qe rrjedhin nga zoterimi i aksioneve (e drejta e votes, e drejta e fitimit te dividentit) si edhe ndalimin e tietersimit te aksioneve, ne Shoqerine Top Channel sh.a., nga te paditurit Albert Sino dhe Aurel Baci, deri ne marrjen forme te prere te vendimit te gjykates.
Statusi i dosjes:
Gjykim
Gjyqtari:
Marinela Osmani (Nuni)
Kohëzgjatja e çështjes
Kohëzgjatja e çështjes e krahasuar me kohëzgjatjen mesatare të çështjeve me të njëjtin objekt . Për vitin aktual mesatarja është llogaritur me të dhënat e vitit paraardhës, dhe nqse nuk ka të dhëna ne vitin e mëparshëm për këtë lloj çështje atëherë mesatarja llogaritet me të dhënat e të njëjtit vit.
Kronologjia e seancave (Gjithsej 7 seanca gjyqësore)
Nr
Data/Ora
Vendimi i seances
Shënime per seancën
29.01.2016
09:30
seanca u zhvillua ne sallen Nr.10 me Audio
9:53:56 PD gjykata shqyrtimi do te nderpritet ne vijim te shqyrtimit te kerkeses per perjashtim nga trupi gjykues tjeter. SEKRETARE GJ Y Q T A R E Adela ÇINARI Teuta HOXHA
05.02.2016
10:45
shtyhet seanca
Në mbështetje te neneve 202; 205 dhe 206 të KPrCivile, gjykata; VENDOSI ¢ Panimin e kërkesës. ¢ Ndalimin e tjetërsimit të aksioneve të të paditurve Albert Sino dhe Aurel Baçi në shoqërinë “Top Chanel”sh.a dhe pezullimin e të drejtave që rrjedhin nga zotërimi i tyre deri në përfundim të këtij gjykimi. ¢ Pala paditëse detyrohet të depozitojë një garanci bankare në shumën 30.000.000 (tridhjetë milionë) Lekë për llogari të këtij procesi gjyqësor me Nr. 5059 Akti dt.18.01.2016 regjistrimi. ¢ Një kopje e këtij vendimi të dërgohet në QKR. ¢ Kundër këtij vendimi lejohet mund të bëhet ankim sipas ligjit në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda afatit 5 ditorë, afat që fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.Për palën e paditur në mungesë afati fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni. ¢ Tiranë, më 05.02.2016. SEKRETARE GJYQTARE Entela DEDJA Teuta HOXHA Seanca e rradhes caktohet per ne date 16.02.2016 ora 14.00.
16.02.2016
14:00
Vendim : Gjykata nderprete seancen deri ne shqyrtim te kerkeses per perjashtim. Tirane me date 16.02.2016. SEKRETARE GJ Y Q T A R E Adela ÇINARI Teuta HOXHA
24.03.2016
09:30
Kalon ne seance gjyqesore
9:58:00 PD Gjykata VENDIM Gjykata pasi realizoi seancen pergatitore dhe përcaktoi rrethin e provave qe duhet te merren ne seance gjyqesore dhe mori shpjegimet e nevojshme te paleve ne lidhje me mosmarreveshjen, bazuar ne nenet 158/a dhe 171/a te Kodit te Procedures Civile: VENDOSI: 1. Kalimin e ceshjes ne seance gjyqesore. 2. Séanca gjyqesore do te zhvillohet ne date 26.04.2016, ora 13:00 3. Palet prezent moren dijeni SEKRETARE VALBONA MAJA
26.04.2016
13:00
Shtyhet për të përgatitur pretendimet me shkrim
1:54:57 MD gjykata VENDIM Gjykata ne baze te nenit 302 te Kodit te Procedures Civile vendosi: Te shtyje seancen gjyqesore per ti dhene kohe paleve ndergjyqese per te parashtruar pretendimet perfundimtare me shkrim. Seanca e ardhshme gjyqesore do te zhvillohet ne date 03.05.2016, ora 14:30 SEKRETARE VALBONA MAJA
03.05.2016
14:30
Shtyhet me kerkese te paleve
2:30:49 MD Gjykata VENDIM; Gjykata bazuar ne nenin 175 te K.pr.Civile vendosi te pranoje kerkesen per shtyrje seance te perfaqesuesit te paditesave dhe te perfaqesuesave te te paditurit Aurel Baci dhe shtyn senacen gjyqeosre per ne nje date tjeter. Bazuar ne nenin 302 te K.pr.Civile seanca e ardhshme per paraqitjen e pretendimeve perfundimtare do te zhvillohet ne date 09.05.2016, ora 10:00 SEKRETARE VALBONA MAJA
09.05.2016
10:00
Vendimi Perfundimtar
10:43:20 PD Gjykata E terhequr per vendim, si u kthye; V E N D O S I 1. Rrezimin e padise se paleve paditese Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, si te pabazuar ne ligj dhe ne prova. 2. Heqjen e mases se sigurimit te padise te vendosur me vendimin Nr.5059 akti, date 05.02.2016 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. 3. Garancia e dhënë sipas nenit 202 të Kodit te Procedures Civile, me vendimin Nr.5059 akti, date 05.02.2016 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, i kthehet paleve paditëse, në rast se palet e paditura brenda pesëmbëdhjetë ditëve, pasi vendimi të ketë marrë formën e prerë, nuk do te paraqese padine për shpërblimin e dëmit të ardhur për një shkak të tillë. 4. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te te paleve paditese Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha. 5. Kunder ketij vendimi lejohet ankim brenda 15 diteve nga dita e neserme e shpalljes se vendimit ne Gjykaten e Apelit Tirane. U shpall ne Tirane, sot me date 09.05.2016 SEKRETARE VALBONA MAJA/dritare.net/
Top Channel ka nxjerrë ditën e sotme një noter duke folur kundër Luiz Ejllit që ky ka përdorur më parë sëmundjen për të fituar para, po sa I bësueshëm është ky person që flet për nder ndërkohë që ka bërë vetë falsifikim
Emisioni i sotëm “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani në ‘Neës24’ hedh dritë mbi denoncimin e një qytetari, që pretendon se nënkryetari i Dhomës së Noterëve të Shqipërisë ka falsifikuar dokumentet për të shtyrë me 4 vjet kohën e daljes në pension.
Letra që ka mbërritur në adresë të emisionit mban firmën e shtetasit Nikolin Kurti, i cili pretendon se noteri publik Fatmir Laçej ka falsifikuar dokumentet, duke ulur moshën e tij me 4 vjet, për të mos dalë në pension në 1 maj 2014 siç duhet të ndodhte në përputhje me ligjin, me qëllim që të qëndrojë në punë edhe 4 vite të tjera.
Sipas denoncuesit, noteri Lacej ka bërë të gjitha ‘akrobacitë’, për të mos dalë në pension, duke zhvilluar një gjyq për korrigjimin e moshës në Gjykatën e Pogradecit
KUSH ESHTE FATMIR LACEJ Gazetarët e emisionit “Ajsberg” kanë konfirmuar se zoti Laçej ka lindur në Tiranë, ka jetuar pa shkëputje në Tiranë. Eshtë noter pranë zyrës së noterëve në Tiranë, por gjyqin për korrigjimin e datëlindjes e ka bërë në Pogradec.
Në Gjykatën e Pogradecit janë zhvilluar shumë seanca gjyqësore, një pjesë e mirë e të cilave janë shtyrë. Në pjesën më të madhe të tyre nuk është paraqitur paditësi, pasi nuk është gjetur se ku rrinte. REAGIMI I NOTERIT FATMIR LAÇEJ
Zoti Laçej, si e gjykoni në përgjithësi situatën e kësaj letre, të cilës ju ja dini përmbajtjen? Letra trajton një problem që është e një karakteri krejt personal. I një kërkese timen për të bërë një vendim për ndryshimin e moshës. Qëllimi i saj ka qenë që kontributi im të ishte edhe më i madh si në sasi cilësi ashtu edhe në kohë. Vendimi tashmë është marrë nga gjykata dhe ka marrë dhe formën e prerë.
Ky vendim ju ndryshon datëlindjen nga viti 1949 në 1953, është i saktë i dyti apo i pari? Vendimi i gjykatës është i marrë mbi bazën e provave dhe tashmë ky vendim është në fuqi. Pse ky vendim është marrë në Gjykatën e Pogradecit?
(Ne foto Fatmir Lacej) Unë mendova se mundësitë për të vepruar në Gjykatën e Pogradecit janë mundësi më reale, sepse nuk më priste edhe shumë koha për afatin. Por unë u përballa me një gjykatë e cila ishte jashtëzakonisht korrekte, që për mendimin tim ishte e standardeve evropiane.
Ju keni marrë dëshmitarë nga Tirana, i njihnit përpara? Detyrimisht që i njihja, kanë bashkëjetuar me mua. Ka një polifoto të gjimnazit “Qemal Stafa” ku ju figuroni si maturant i vitit ‘67?
Nuk e di për këtë polifoto, por di që pas maturës unë kam bërë studimet e larta. Ndërkohë Mimoza Sadushaj, presidente e Dhomës së Noterëve të Shqipërisë, tha se zoti Laçej është një ndër noterët më të mirë dhe ka kontribut të jashtëzakonshëm.
“Zotin Fatmir Laçej e kemi zv/president të Dhomës së Noterëve. Është një nga noterët më të mirë të të gjithë Dhomës së Noterëve. Ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Falë kontributit të tij kemi dhe një marrëdhënie ndryshe me Unionin Ndërkombëtar të Noterëve. Bën pjesë tek noterët korrektë. Jep kontributin tij edhe në trajnimet e shumta që bëjmë me noterët.”- deklaroi Sadushaj.
Presidentja e Dhomës së Noterëve thekson se në bazë të ligjit noterët dalin në pension në moshën 65 vjeç, por sipas saj kjo moshë nuk është e përshtatshme. “Nuk është moshë e përshtatshme sepse ende në atë moshë noterët mund të kontribuojnë përsëri, sepse puna e noterit është një punë që kërkon njohuri si nga praktika ashtu edhe nga njohja e legjislacionit.”- deklaroi Sadushaj. Artur Çani: Duke u nisur nga sa kam lexuar në letër, ju fatmirin e njihni vetë?
Nikolin Kurti: E njoh prej 55 vitesh. Jetonte një kat më sipër tek dajat e mi, tek rruga “Konferenca e Pezës”. E njoh dhe me njeh shumë mirë. Jam shokuar kur me një vendim të Gjykatës së Pogradecit ai ka dalë 4 vjet më i vogël. Unë kur marrë vesh një mashtrim, korrupsion nuk hesht, por kërkoj zbardhjen e ngjarjes.
Artur Çani: Ju na keni sjellë një dokument, foto të maturës të gjimnazit “Qemal Stafa ‘66-‘67, në të cilën është edhe zoti Laçej, si jeni venë në posedim të kësaj fotografie? Nikolin Kurti: Në këtë foto është edhe ime motër, e cila e ka pasur në klasë. Kanë mbaruar bashkë gjimnazin. Silva Kurti është motra ime. Artur Çani: E ndoqët intervistën që dha zoti Lacej?
Nikolin Kurti: Po e ndoqa, ju shmang kërkesës tuaj për të thënë saktë kur e ka mbaruar gjimnazin dhe kur ka filluar shkollën e lartë. Artur Çani: Ai tha se gjyqi që ka zhvilluar është çështje e karakterit personal…
Nikolin Kurti: Ajo mund të jetë personale, por kur shkelen ligjet e shtetit nuk është më personale. Dëshira mund të ketë kushdo, por jemi të detyruar të gjithë të zbatojmë ligjin. Kur kjo bëhet me mashtrime dhe korrupsion, nuk ka vlerë kontributi që mund të japësh.
Artur Çani: Vendimi i Gjykatës së Pogradecit ka marrë formë të prerë… Nikolin Kurti: Unë do ta ndjek këtë punë, do ti shkoj deri në fund. Do t’ja çoj prokurorisë të ndjekë të gjitha këto faza, ti analizojë dhe të shikojë që ky vendim i formës së prerë është bazuar në mashtrime. Artur Çani: Për deklarimin që zoti Fatmir tha që pas mbarimit të gjimnazit kam vazhduar shkollën e lartë, është e vërtetë që në vitin ’67 ai është regjistruar në Universitetin e Tiranës e kam të konfirmuar me shkresë që është regjistruar në 67 dhe ka mbaruar në 71.
Nikolin Kurti: Atëherë dokumenti që ai ka qenë tek “Vasil Shanto”, është fals. Artur Çani: Kjo gjë bëhet e rëndë kur kemi të bëjmë me figurën e një noteri. E gjithë kjo mesele ka përfshirë brenda vetës në këtë lloj vorbulle, le të themi me qëllim të mriz duke dashur të supozoj se ka dashur të japë një kontribut më të madh në kohë, por duhet të vinte një tjetër sipas ligjit. Por në këtë mesele janë përfshirë dhe disa noterë, që kanë thënë në gjykatë gjëra që janë të pavërteta. Ky njeri me bindje ka implikuar dhe njerëz të tjerë
Teksa Kiara po flinte, Luizi shkoi në shtratin e saj dhe i dhuroi puthje të shumta, ndërsa e pyeti edhe nëse kishte pasur ftohtë gjatë natës, apo nëse ka fjet mirë…
Por, Kiara vuri jastëkun në fytyrë dhe fjeti sërish, duke e injoruar atë. Luizi nga ana tjetër shkoi tek shtrati i Armaldos, pasi ai ishte njëri prej banorëve që ishte zgjuar.
E teksa po fliste me ‘Maestron’, Kiara u ngrit nga shtrati dhe më pas i dha një përqafim Luizit, gjest ky që e lumturoi shumë atë.
Në një kohë kur Luizit i janë vënë kundër thuajse të gjitha vajzat, ai i kërkoi Kiarës të qëndrojë gjakftohtë dhe të mos ndikohet nga sjellja apo sulmet e të tjerëve, karshi tij.
Luizi i kërkoi Kiarës që të sillet si Efi, që sipas tij, nuk ndikohet nga fjala e të tjerëve dhe vazhdon e qetë lojën e saj.
Ai edhe një herë i tha Kiarës se ajo është pika e tij e dobët në këtë shtëpi dhe në rast se ai do të dalë ndonjëherë nga vetja, do ta bëjë për të mbrojtur atë.
Luizi i tha Kiarës që mos të ndihet keq për asgjë, pasi nëse ajo nuk është mirë, ashtu do të ndihet edhe ai. Nga ana tjetër, Kiara tha se në këtë situatë ndihet keq dhe e vetme, kur ai e vë në siklet me disa situata.
Olta ka dyshime se Kiara është bërë xheloze kur Luizi zgjodhi Efin dhe jo atë për “The Voice of Big brother”. Teksa bisedonin sot të dyja, Olta i tha Kiarës mendimin e saj, por kjo e fundit e mohoi në mënyrë kategorike.
Kiara: Po ça janë këto muhabete, seriozisht e ke? Se fitoi Efi? Ça po thua o Olta!
Olta: Prandaj u bëre keq ti, prisje që Luizi të zgjidhte ty
Kiara: Për Zotin jo!
Olta: O Kiara është normale.
Kiara: Për Zotin jo nuk e kam fare aty! Olta: Edhe unë po të isha do t’i thoja të dashurit tim, shokut tim, pse s’më zgjodhe mua?
Kiara: Ça janë këto se ne jemi në lojë tani!
Olta: Pse u mërzite pra?
Kiara: Isha e ngarkuar o Olta!
Olta: Pse papritmas sa zgjodhi ai Efin, ti u ngarkove dhe u zive me Luizin!
Kiara: Nejse kështu do ta shohësh ti…
Që prej mbrëmjes së djeshme Luizi dhe Efi po qëndrojnë në një dhomë veçmas banorëve të tjerë. Atyre nuk u lejohet komunikimi me banorët, por Kiara dhe Luizi i kanë thyer rregullat.
Mesa duket Kiara nuk ka mundur të qëndrojë larg Luizit për shumë gjatë dhe pas spektaklit ka shkuar tek dera. Luizi e ka pyetur Kiarën me kë po qëndron pasi banorët me të cilët ajo ndante kohën (Luizi, Efi, Ronaldo), nuk janë më. Kiara i tregoi Luizit se ka mbetur vetëm dhe të dy kanë komunikuar përmes derës.
Nëse e keni ndjekur “Big Brother” që prej natës së parë, duhet ta keni kuptuar që këngëtari Luiz Ejlli “iu qep” moderatores Kiara Tito dhe që në momentet e para u dallua pëlqimi që ai kishte për të.
Pas emisionit ku u prezanuan banorët me publikun e njëri-tjetrin, Luizi vinte vërdallë të gjente një shtrat për të fjetur dhe kërkonte të merrte mendime nga vajzat e shtëpisë. Bisedonte e bënte batuta me të gjithë, por sytë i ngelën tek Kiara.
Pëlqimi i tij u forcua dhe u bë akoma më i dukshëm në ditët në vazhdim, ndërsa gjatë ditëve në shtëpi vetë Luizi ka treguar se ka pasur tërheqje sapo e ka parë. Madje, ai e quan këtë “dashuri me shikim të parë”.
Këngëtari i ka treguar Kiarës se nga pamja e jashtme, ajo i ngjan shumë një personi shumë të dashur për Luizin, që ka ndërruar jetë. Megjithatë, që në momentin e parë që ai ka hyrë në shtëpi, ka parë diçka në sytë e Kiarës që e ka lënë pa fjalë.
Banorët brenda Big Brother VIP Albania po vazhdojnë të kenë ngjarje e aktivitete të shumta ata ditën e sotme (e enjte) kishin do të realizonin The Voice of Big Brother Albania, ku në juri ishin: Luiz Ejlli, Nita Latifi dhe Armaldo Kollgjeri.
Ndërsa, pjesa tjetër e banorëve duhej të interpretonin përpara jurisë me përzgjedhjet që kishin bërë Por ajo që shkaktoi të qeshura të shumta ishte momenti kur këndoi Kiara Tito, e më pas dhe komenti që ia bëri Luizi si anëtar i jurisë.
“Unë ka mbi një muaj që e ndjek Kiarën hap pas hapi. E mësova të ec dhe tani siç po e shoh po fluturon. Mua kjo vajza po më lë çdo ditë pa fjalë, sot me zërin por me gjithçka”, tha ai.
“Nuk e prisja këtë. Duke e marrë parasysh që e kam dëgjuar nëpër korridore kur këndonte më vinte keq, kisha një lloj dhembshurie përse o Zot nuk ia ke dhënë edhe pak zë.
Sa i përket volumit, ju garantoj që ka volum se e kam provuar vetë, kur thotë: Mos u afro, mos guxo. Dhe unë jam i bindur që ti ke për të shkëlqyer si me çdo këngë si për zgjedhjet e tjera që bën.
Kam një muaj që them hajde me mua dhe po të them edhe një herë. Zgjedhja është e jotja, e lirë ke qenë, e lirë je”, vazhdoi më tej Ejlli. Luizi ndërkaq që nga fillimi ia ka vënë syrin Kiarës, duke i shprehur pëlqimin që ka për të.