Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Luiz Ejlli

  • “Mund të marrë deri në 4 miliardë klikime”/ Eksperti i IT-së zbulon: Luiz Ejlli ia ka kaluar Ramës dhe Berishës

    “Mund të marrë deri në 4 miliardë klikime”/ Eksperti i IT-së zbulon: Luiz Ejlli ia ka kaluar Ramës dhe Berishës

    I ftuar sot në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ishte Tomi Kallanxhi eksperti i IT i cili ka folur për fenomenin Big brother Vip, dhe kush është personazhi më i kërkuar. Ai tha pa asnjë mëdyshje se në këtë sezon këngëtari Luiz Ejlli është banori më i komentuar dhe më i klikuar nga jashtë.

    Eksperti i IT-së ka deklaruar sëfundmi se emri më i kërkuar në Google është emri i Luizit, duke ia kaluar në këtë mënyrë edhe kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, duke shënuar rekordin me mbi 1 miliardë klikime në muajin e parë të këtij spektakli.

    Dhe deri në përfundim, ai tha se këngëtari shkodran ka shumë gjasë të arrijë në 4 miliardë klikime, duke u shndërruar në shqiptarin më të ndjekur. “Luiz Ejlli ja ka kaluar dhe Rames dhe Berishës me 1 miliard deri ne fund mund ta kaloj edhe 4 miliardë”, theksoi Kallangja.

  • Banorët e pyesin nëse je e dashuruar me Luizin? Kiara befason me përgjigjen e saj! Këngëtari çohet menjëherë në këmbë dhe…(VIDEO)

    Banorët e pyesin nëse je e dashuruar me Luizin? Kiara befason me përgjigjen e saj! Këngëtari çohet menjëherë në këmbë dhe…(VIDEO)

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy nga banorët e Big Brother VIP Albania, që janë kthyer në kyefjalën e mediave rozë.

    Këngëtari nga Shkodra tashmë ia ka shprehur hapur dashurinë moderatores, ndërkohë që Kiara ka qenë më e rezervuar sa i përket kësaj ane. Megjithatë, ata po vazhdojnë të krijojnë situata të shumta brenda shtëpisë përfshirë batutat e ngacmimet.

    Së fundmi konkurrentët duhej t’i përgjigjeshin disa pyetjeve dhe në këtë nuk munguan as ato për marrëdhënien Luiz-Kiara.

    E pyetur Titon nëse është dashuruar brenda shtëpisë, referuar Luizit, ajo tha: “Deri diku”. “Ndoshta keqkuptohet se jam natyrë pak e ftohtë. Jam natyrë pasionante dhe nuk dua ta shfaq pasionin këtu brenda në sy të të gjithëve”, vazhdoi më tej ajo.

    Kjo përgjigje e ka lënë të befasuar Luizin, i cili u ngrit në këmbë dhe më pas filluan brohoritjet nga të tjerët.

    Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i tyre.

  • Luiz Ejlli: Politika pa Berishën është si Big Brother pa Luizin (VIDEO)

    Luiz Ejlli: Politika pa Berishën është si Big Brother pa Luizin (VIDEO)

    Padyshim Luiz Ejlli është një nga banorët më të lakuar dhe më të ndjekur në Big Brother Vip 2.

    Ndonëse e ka shprehur disa herë brenda shtëpisë simpatinë dhe respektin që gëzon për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, së fundmi ai ka bërë dhe një krahasim teksa në një bashkëbisedim me banorët e tjerë u shpreh se: ‘Politika pa Berishën është si Big Brother pa mua’.

    “Unë vdes për të. Politika pa Berishën është si shtëpia e Big Brother pa mua”, u shpreh ai.

    Tema politike nisi në sajë të një imitimi të dy krerëve të partive, Rama dhe Berisha, ku Luizi refuzoi që të imitonte kryeministrin Rama.

    Luiz gjithashtu tha se nëse do kishte një mundësi për të marrë pjesë në një video-konferencë me Ramën gjatë qëndrimit në BBVA, do t’i kërkonte të largohej.

    Kujtojmë, se Luizi vetëm pak ditë më parë ngriti një dolli për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

    “Këtë gotë e çoj për Sali Berishën, e kam idhull“, u shpreh ai.

    @bisha_t luizi imiton Berishen #luizejlli #efidhedhes #kiaraluiz #luizkiara #pageforyou #foryou #viraltiktok #respect #viralvideo #viral #luizi #luizibigbrother #kiaratitobbvip #kiaralovers🥺💕 #luizejllibbv2 #bigbrother #topchanellalbania #bigbrotheralbaniavip #teamluiz #meluizin #meluizinmeluanin🦁🦁🦁🦁🦁 #luizejlliofficialfans ♬ original sound – Bisha_t
  • “Po jetojmë në kohën e…”, Alketa Vejsiu del me deklaratën “e fortë” për Luiz Ejllin (FOTO)

    “Po jetojmë në kohën e…”, Alketa Vejsiu del me deklaratën “e fortë” për Luiz Ejllin (FOTO)

    Alketa Vejsiu është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi moderatorja është shfaqur në një video duke kënduar këngën e re të Miley Cyrus “Flowers”.

    Jam fiksuar me këtë këngë dhe nuk jam e vetmja,”-shkruan Alketa krahas videos. Me këtë këngë, këngëtarja ka korrur sukses që ditën e parë të publikimit. Këtë sukses të Miley, Alketa e ka paralelizuar me suksesin që po korr Luiz Ejlli, banori i “Big Brother Vip”.

    “Eshtë koha e suksesit të Miley Cyrus dhe Luiz Ejllit,”-ka shkruar më tej moderatorja.

  • “Nuk je as i pari e as i fundit që më…”/ Kiara ‘shtang’ Luizin dhe i jep mesazhin më të ‘hidhur’ (VIDEO)

    “Nuk je as i pari e as i fundit që më…”/ Kiara ‘shtang’ Luizin dhe i jep mesazhin më të ‘hidhur’ (VIDEO)

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito bisedojnë herë pas here natën vonë, ku nuk mungojnë as komentet për raportin që kanë krijuar ata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

    Mbrëmë këngëtari i thotë se “ka frikë se duke e ditur se sa shumë ndjen ai për të, ajo e ka përdorur atë shumë bukur, jo në mënyrë shfrytëzuese”.

    Menjëherë reagon moderatorja, e cila thotë “nuk je as i pari dhe as i fundit”. Këto fjalë duket se nuk i pëlqyen këngëtarit, pasi i ndryshoi edhe mimika e fytyrës.

    Por Kiara i thotë se e tha gabimisht, u shpreh gabim. Ajo shtoi se nëse do e thoshte Luizi, do e merrte me sportivitet.

    Luizi: Unë kam frikë këtë, se duke e ditur se sa ndjej për ty e sa të dua, ti ke për ta përdorur këtë në mënyrë shumë të bukur. Jo në mënyrë shfrytëzuese

    Kiara: Nuk je as i pari e as i fundit që… As i pari domethënë që bën, nuk ka lidhje. Se krah vetes gjithmonë kam dashur njerëz që bëjnë për mua

    Luizi: S’je as i pari as i fundit, shumë e bukur kjo

    Kiara: I fundit domethënë…

    Kiara: Nuk është hera e parë që dikush bën shumë për mua, kështu që është normale, nuk të shfrytëzoj. Nuk ka lidhje, e vlerësoj madje. Hë u mërzite tani?

    Kiara: U pre fare. Pse mërzitesh direkt si bebe, si çun i vogël 2 vjeç

    Luizi: Ja këtë desha me thënë, se duke e ditur se sa të dua, ia fut një përkëdhelje, i bën gjitha me mua, edhe thua ‘kaloi, e harroi’.

    Kiara: Ti je kampion në ngelje hatri. Njeri që të ngel qejfi në çdo moment

    Kiara: Nuk duhet në çdo moment se bëhesh i lodhshëm.

    Luizi: S’duhet me të thënë unë ‘O Kiarë nuk je as e para as e fundit’

    https://twitter.com/Timmy_the_T/status/1619158717890691073?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1619158717890691073%7Ctwgr%5Ea152aa81d37833a490728df9fa109958e8277081%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fgossip%2Fnuk-je-as-i-pari-e-as-i-fundit-qe-me-kiara-shtang-luizin-dhe-i-jep-mesazh-i566261
  • Deklarata befasuese e moderatorit të Top Channel: Butrint Imeri është zero me xhufkë, Luizi “e ha” për mëngjes!

    Deklarata befasuese e moderatorit të Top Channel: Butrint Imeri është zero me xhufkë, Luizi “e ha” për mëngjes!

    Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e Butrintit në reality-show do t’i prishte lojën. Megjithatë, sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Salaj në termat e lojës Luizi e ha Butrintin për mëngjes. 

    “Sa i përket lojës së Big Brother Luiz Ejlli e ha Butrintin për mëngjes. Para kafes e ha, e mbaron dhe nuk ka më Butrint. Në termat e lojës Butrinti është një 0 me xhufkë”, tha Blendi sot në Wake up.

  • Po merr përmasa të frikshme! FOTOT që po “thyejnë” rrjetin, nga pijet falas, tek banderolat gjigande në rrugë, tatuazhet me fytyrën e tij e deri tek lyerja e thonjve me emrin e Luizit, po bëhet “nami” për këngëtarin shkodran

    Po merr përmasa të frikshme! FOTOT që po “thyejnë” rrjetin, nga pijet falas, tek banderolat gjigande në rrugë, tatuazhet me fytyrën e tij e deri tek lyerja e thonjve me emrin e Luizit, po bëhet “nami” për këngëtarin shkodran

    Ky edicion i dytë i BBVip po merr përmasa “të frikshme”. Si asnjëherë tjetër një banor nuk ka marrë kaq shumë mbështetje nga publiku, siç po merr Luiz Ejlli.

    Në rrjete sociale janë hapur qindra profile me emrin e Luizit dhe në mbështetje të tij.

    Ka nga ata fansa që shpalosin banera në rrugë me foton e Luizit, ka lokale që ofrojnë pije falas në mbështetje të tij, ka pasur nga ata që kanë bërë tatuazh fytyrën e këngëtarin dhe së fundmi ka nisur trendi i bërjes së thonjve me emrin e Luizit.

    Për më shumë shihni fotot e mëposhtme:

  • “Ke një muaj që thua flasim nesër”/ Luizi mërzitet me Kiarën: Po mendoj rrugën tjetër… Ja si i kthehet bukuroshja (VIDEO)

    “Ke një muaj që thua flasim nesër”/ Luizi mërzitet me Kiarën: Po mendoj rrugën tjetër… Ja si i kthehet bukuroshja (VIDEO)

    Duket se marrëdhënia Kiara-Luiz, është krisur disi që pas rrëfimit të mbrëmshëm të kësaj të fundit.

    Luizi ka paralajmëruar Kiarën se mund të mendojë për një “rrugë tjetër”, në lidhje me të.

    Kiara: Flasim nesër se jam dhe për gjumë tani

    Luizi: Ke një muaj që thua flasim nesër. Ça ka, çfarë ndodhi?

    Kiara: Asgjë, thjesht u mërzita.

    Kiara: Për muhabetin që bëre.

    Luizi: Që ishte? Çke, mos e vrit mendjen! Unë dalë i humbur prej kësaj…

  • Luiz Ejlli zbulon cilët janë 3 këngëtarët që do donte të bashkëpunonte: Ja arsyeja pse nuk e vazhdova muzikën kur u ktheva në Shqipëri

    Luiz Ejlli zbulon cilët janë 3 këngëtarët që do donte të bashkëpunonte: Ja arsyeja pse nuk e vazhdova muzikën kur u ktheva në Shqipëri

    Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë rrëfyer mbrëmë historinë e jetës së tyre. Teksa ata tregojnë detaje nga jeta e tyre, të tjerët u bëjnë pyetje dhe mundohen që të mbajnë mend sa më shumë.

    Kur i erdhi radha Luiz Ejllit, ai zbuloi se pse ishte larguar nga muzika dhe me kë do donte të bashkëpunonte pasi të dilte nga “Big Brother VIP2”.

    Këngëtari i njohur u shpreh se nuk vazhdoi të merrej me muzikë pasi dëshironte që të mbaronte shkollën, që të kishte diçka fikse. Pastaj shtoi se kur u rikthye nga jashtë shtetit, muzika kishte ndryshuar dhe ai nuk kishte lidhje me muzikën që bëhej.

    “Unë jam te muzika e lehtë e mirëfilltë shqiptare, jo me fjalë pa kuptim. Alban Skënderaj bën muzikë të mirë, që nuk merret fort me këngët komerciale. Bën ndonjë hit vere siç e quajnë, por edhe vetë e pranon se e ka bërë fiks për dy muaj. Nuk thotë se kam bërë ndonjë mega hit”, tha Ejlli.

    I pyetur se me kë do donte të bënte ndonjë bashkëpunim, Luizi tha: “Me Aurela Gaçen, Juljana Pashën, Vikena Kamenicën. Jam te kjo pjesë, jo tek ato që fillon kënga në pishinë dhe mbaron në krevat, me klipe kot, trego forma pa lidhje”.

    Këngëtari i njohur u shpreh se nuk iu rikthye muzikës kur erdhi në Shqipëri se ‘kuptoji se ishte vështirë që t’i hyje muzikës’.

    “O duhet të hysh fuqishëm se po hyre avash-avash nuk ke shanse dhe ishte kohë e humbur”, vijoi Luizi.

  • Top Channel bën “autogol”, reagon ish-kryetari i Dhomës së Noterëve pas intervistës për Luizin: Më bën presion shumë të madh (video)

    Top Channel bën “autogol”, reagon ish-kryetari i Dhomës së Noterëve pas intervistës për Luizin: Më bën presion shumë të madh (video)

    Pas nënkryetarit të Dhomës së Noterëve në Tiranë Fatmir Laçej, sot ka reaguar edh kolegu i tij Artan Treska për intervistën që dhanë për këngëtarin Luiz Ejlli. Ish-kryetari i Dhomës së Noterëve, ashtu si kolegu thotë se Top Channel preu intervistën dhe e nxori jashtë kontekstit.

    “Lidhur me intervistën që kam bërë për Luizin kam parë që është keqinterpretuar dhe ka dalë jashtë kontekstit. Për këtë arsye jam i detyruar të bëj një sqarim dhe në qoftë se i kam prekur u kërkoj ndjesë familjarëve dhe fansave të Luizit. Intervista ka dalë jashtë kontekstit.

    Unë kam thënë që Luizi ka kërkuar ndihmë si çdo noter tjetër që do të ishte në vështirësi financiare. Unë po shoh që ka keqinterpretime sepse janë prerë shumë pjesë të intervistës. Unë nuk kam dashur te jap intervistë për këto gjëra, por presioni për të marrë atë intervistë ka qenë shumë i madh.”, u shpreh Treska.