Covid-19, një element viral që dhe pas nje viti bashkëjetesë me ne, vazhdon të jetë shumë problematik.
Siç kemi përmendur me pare, Virolenca ose Potenciali Covid ka rënë deri diku si rezultat i infektimit në masë.
Fatmirësisht, infektimet në masë po shkaktojnë konceptin e Imunitetit të Tufës (pra kemi Infektime në masë, rikuperime, rehabilitime dhe shërime në masë sigurisht.
Sfidat më të mëdha të pacienteve të infektuar me Covid-19 konsiderohet stresi psiko-neurotik, i cili sipas mendimit tim, është patologjia ose sëmundja adicionale më e madhe se të tjerat.
Një pacient i infektuar me Covid-19 përballet me një stres të komplikuar, ku në të përfshihen (frika ndaj aparaturave, frika ndaj rëniës së oksigjenit në gjak dhe përdorimit të oksimetrit dixhital, frika ndaj përkeqësimit të gjendjes, frika ndaj medikamenteve, frika për t’u shkuar në qendrat spitalore, frika ndaj respiratorëve dhe frika ndaj termit intubim.
Të gjitha këto aspekte shkaktojnë trauma mentale tek pacientët e infektuar me covid, duke i çuar ata të veprojnë në mënyra ekstreme si rezultat i humbjes së durimit.
Kuptohet, qeniet njerëzore janë të ndryshme sepse kodi gjenetik, AND-ja e tyre është e ndryshme. Dikush e përballon më lehtë situatën, dikush e përballon me trauma psikologjike duke ndërmarre dhe akte ekstreme.
Stresi, kjo sëmundje patologjike më e madhe adicionale shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit në gjak.
Kortizoli është hormoni më i dëmshëm në organizëm, i cili stimulon dhe përkeqëson gjithnjë e më tepër gjendjen e pacientëve, jo vetëm me Covid, por dhe pacientëve të tjerë, të cilët vuajnë nga patologji apo sëmundje të tjera.
Hormoni i kortizolit është burimi më i madh që ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të pacienteve, gjithashtu dhe në shfaqen e sëmundjeve të rënda.
Stresi shfaqet tek personat, të cilët anojnë së menduari gjithnjë e më tepër negativisht dhe sipas shkencës së dhe meta-fizikës energjia negative e akumuluar do përkeqësojë gjendjen e pacientëve.
Tek pacientët, të cilët mendojnë pozitivisht, akumulohet energji pozitive dhe në këtë rast organizmi i tyre prodhon hormonin Serotoninë (Pra, ky hormone, i cili kalon në gjakun e personave dhe pacientëve) i bën të ndihen mirë si rezultat i vetë-optimizimit dhe mendimit pozitiv.
Gjithashtu në bio-inxhinieri dhe në gjenetike ekziston, një lidhje e ngushtë e sistemin imunitar (qelizave limfatike, antitrupave, imunogloblinave, antikorpeve dhe këtyre hormoneve).
Kortizoli i shkaktuar nga stresi, hormoni më i dëmshëm në organizëm ndikon në dobësimin e sistemit imunitar dhe shfaqjen e shumë sëmundjeve.
Hormoni serotoninë, i shkaktuar nga optimizmi mendor dhe gjendja pozitive shkakton përforcimin e sistemit imunitar.
Dhe siç e dimë, këto qeliza mbrojtëse të organizmit, të cilat formojnë sistemin imunitar ndikojnë në përballimin dhe dominimin e shumë sëmundjeve.
Covid-19 është një virus, violencë e të cilit po bie gradualisht.
Fluksi i punës i farmacistëve vijon të jetë i lartë edhe pas gati një viti të pandemisë covid19. Sipas tyre rreth 70% e pacientëve që paraqiten në farmaci janë me recetat e kurimit të sëmundjes sars-cov2.
Teuta Maçi- farmaciste: “Situata është shumë serioze. Mund të themi që në këtë periudhën fund shkurti- fillim marsi është rritur fluksi edhe më shumë se në valën e nëntorit. Pavarësisht se masat shtrënguese nuk janë aq të forta sa do duhet të ishin sipas mendimin tim për sa i përket daljeve e argëtimit njerëzit duhet të ruhen. Si dhe të gjithëve që u jepet mundësia të vaksinohen të mos e anashkalojnë”.
Fenomeni i kurimit virtualisht vihet re dhe nga farmacistët, të cilët thonë që vjen edhe si rrjedhojë e shifrave të lartë të infektimeve, rreth 36 mijë raste pozitive aktive në të gjithë vendin.
“Recetat janë shpeshherë dhe elektronike ne formën e mesazheve të WhatsApp sepse ka shumë punë dhe mjekët nuk kanë mundesi ti takojne të gjithë personat edhe ndaj konsultat bëhen përmes telefonit”.
Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të të infektuarve ka shtuar nevojën për më shumë barna, kryesisht ato për parandalimin e trombozave. Holluesit e gjakut në formën e injeksioneve aty ka tek tuk mungesa .
Në fakt alternativa të ndryshme ka por mjekët preferojnë të japin me shume një prej alternativave dhe pikërisht ai ka qenë mungesë. Megjithatë duket sikur ka nje prurje momentalisht. Edhe pse ndoshta jo ne sasitë që do donim por ka përmirësim.
Mbajtja e një maske në fytyrë është një nga mjetet kryesore për të parandaluar transmetimin e Covid-19 në komunitet. Megjithatë, në SHBA dhe në shumë vende të tjera të botës, ka njerëz që refuzojnë t’i përdorimin ato.
Një studim i ribotuar këtë javë nga një ekip ekspertësh mjekësorë dhe sociologësh, po zbulon ndërlikimet kulturore se pse mbajtja e maskave pranohet nga disa dhe refuzohet nga të tjerët. Antropologia mjekësore e Universitetit Xhorxhtaun, Emily Mendenholl, kishte kryer edhe më parë studime afatgjata mbi reagimet e komunitetit ndaj sëmundjeve në Afrikën e Jugut, Indi dhe Çikago.
Duke nisur nga qershori 2020, ajo u rikthye në vendlindjen e sajnë Ajouan Qendrore, për të kuptuar më mirë se si reagonin banorët ndaj kërcënimit që paraqet koronavirusi. Ish-shokët e saj të shkollës, ishin ndër ata që e ndihmuan atë të rekrutonte njerëzit në studimin që do kryente.
Si një komunitet i vogël i varur nga turistët e verës që vizitojnë Liqenet e Mëdha të Ajouas, dhe në një shtet pa ndonjë urdhër zyrtar për të qëndruar në shtëpi, Arnolds Park mbushej shumë fundjavave. Shumica e banorëve të qytetit dhe turistëve shkonin aty pa maska.
Disa që mbanin maska nisën të talleshin nga disa që u thoshin se koronavirusi ishte një trillim, apo se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, pasi të gjithë ishin prekur gjithsesi prej tij.
Për antropologët si Mendenholl që studiojnë sjelljen e njerëzve në një pandemi, pikëpamje të tilla rreth mbajtjes së maskave nuk interpretohen menjëherë në kuptimin e të qenit i mirë apo i keq, i drejtë apo i gabuar, i shëndetshëm ose jo. Fokusi i një studimit të tillë, është të kuptuarit e mënyrave sipas të cilave njerëzit peshojnë ato që janë shpesh vendime të komplikuara në kontekstin e ndjenjës së tyre mbi vetveten dhe se si ato lidhen me ata që janë përreth tyre.
Së pari njerëzit marrin parasysh shkallën në të cilën ata presin që të tjerët do t’i gjykojë ata negativisht bazuar në atë që bëjnë. Intervistat e shumta të Mendenholl me banorët, zbuluan disa ide kontradiktore që përdornin njerëzit ndërsa merrnin vendimet e tyre mbi mbajtjen ose jo të maskës.
Edhe në një qytet ku mbajtja e maskës ishte e rrallë, një pjesë e banorëve ishin shumë të shqetësuar dhenë përputhje me situatën,ata mbanin maskë në ambiente publike dhe kur mundeshin qëndronin në shtëpi. Shumë prej tyre ishin punonjës të kujdesit shëndetësor, mësues apo të tjerë të punësuar në profesione të ndryshme në sektorët e shërbimit me rreziqe veçanërisht të larta të infeksionit.
Por gati të gjithë në qytet ishin të shqetësuar për kërcënimin financiar që mund të sillte koronavirusit, duke pasur parasysh varësinë e tyre nga vizitorët gjatë stinës së verës. Kjo i distancoi ata nga mbajtja e maskave, dhe as që prisnin që këtë ta bënin klientët.
Madje drejtuesit e bizneseve u bënin presion punonjësve të mos mbanin maskë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, shumë njerëz i njohën rreziqet e mundshme. Ata që i rezistuan me vendosmëri idesë së përdorimit të maskës, shprehën një përzierje të ndërlikuar, por të njohur të besimeve politike dhe fetare, që përputheshin me idenë se koronavirusi ishte një mashtrim. Siç u shpreh një çift që tashmë ishte infektuar: “Ne e dimë se ku do shkojmë kur të vdesim. Ne kemi besim te Zoti. Nuk kemi frikë. Unë dua që fëmijët të mos preken prej tij, dua që ata të jenë imunë”.
Kishte gjithashtu frikëra se mbajtja e maskës ishte e dëmshme pasi shkaktoi helmim nga grumbullimi i dioksidit të karbonit. (Që në fakt nuk është e vërtetë). Disa ishin dakord me idenë e promovuar në rrjetet sociale, se imuniteti natyror i fituar nga mos-mbajtja e maskës ishte mbrojtës ndaj një forme më të rëndë të sëmundjes. (As kjo nuk është e vërtetë). Frika nga virusi – dhe mbajtja e maskës – kuptohej si kundër-produktive.
Raporti studimor, i botuar në “Social Science and Medicine”, thekson se pikëpamje të tilla që minimizojnë ose injorojnë rreziqet e infeksionit në një pandemi,mbështeten edhe nga të tjerët. Duke mohuar që koronavirusi ishte i rrezikshëm, apo edhe që ekziston realisht, njerëzit po respektonin dhe shprehnin vlerat e tyre më themelore, politike dhe shpirtërore.
Ata po tentonin të kuptonin një ngjarje të vështirë, të komplikuar, duke zmadhuar idetë që ata tashmë kishin në lidhje me atë se si është dhe si duhet të jetë bota.
Kjo na kujton se politikat -si ajo e përdorimit të maskave - nuk do të respektohet në mënyrë të njëtrajtshme, kur njerëzit veprojnë sipas pikëpamjeve të ndryshme mbi atë që është e rëndësishme, dhe pse qyteti i vogël i Ajouas u shndërrua verën e shkuar në një “vatër të nxehtë” të Covid-19.
Mësimet si mund ta përmbledhim këtë vit me Covid nga një perspektivë e gjerë historike? Shumë njerëz besojnë se pandemia e koronavirusit demonstron pafuqinë e njerëzimit përballë fuqisë së natyrës.
Në fakt, 2020 ka treguar se njerëzimi është larg nga të qënit i pafuqishëm. Epidemitë nuk janë më forca të pakontrollueshme të natyrës. Shkenca i ka kthyer ato në sfida të menaxhueshme.
Atëherë, pse ka patur kaq shumë vdekje dhe vuajtje? -Për shkak të vendimeve të këqija politike. Në epokat e mëparshme, kur njerëzit përballeshin me murtajën, ata nuk e kishin idenë se çfarë e shkaktoi ose si mund të ndalej.
Kur goditi gripi i vitit 1918, shkencëtarët më të mirë në botë nuk mund ta identifikonin virusin vdekjeprurës, shumë nga kundërmasat e miratuara ishin të padobishme dhe përpjekjet për të krijuar një vaksinë efektive dolën të kota. Ishte shumë ndryshe me Covid-19. Këmbanat e para të alarmit për një epidemi të re të mundshme filluan të bien në fund të dhjetorit 2019. Nga 10 janari 2020, shkencëtarët jo vetëm që kishin izoluar virusin, por gjithashtu ndanë gjenomin e tij dhe publikuan informacionin në internet.
Brenda disa muajve të tjerë u bë e qartë se cilat masa mund të ngadalësojnë dhe ndalojnë zinxhirin e infeksionit. Brenda më pak se një viti, disa vaksina efektive ishin në prodhim masiv. Në luftën midis njerëzimit dhe patogjenëve, kurrë njerëzimi nuk ka qenë kaq i fuqishëm.
Zhvendosja e jetës online
Krahas arritjeve të papara të bioteknologjisë, viti Covid gjithashtu ka nënvizuar fuqinë e teknologjisë së informacionit. Në epokat e mëparshme, njerëzimi rrallë mund të ndalonte epidemitë sepse njerëzit nuk mund të monitoronin zinxhirët e infeksionit në kohë reale dhe sepse kostoja ekonomike e bllokimeve të zgjatura ishte e papërballueshme.
Në vitin 1918 ju mund të karantinonit njerëz që kishin ardhur me gripin e tmerrshëm, por nuk mund të gjurmonit lëvizjet e atyre që ishin para-simptomatik ose asimptomatik. Dhe nëse do të urdhëronit të gjithë popullsinë e një vendi të qëndronte në shtëpi për disa javë, kjo do të rezultonte me shkatërrim ekonomik, shkatërrim shoqëror dhe uri masive. Në të kundërt, në vitin 2020 mbikëqyrja dixhitale e bëri shumë më të lehtë monitorimin dhe përcaktimin e vektorëve të sëmundjes, që do të thotë që karantina mund të jetë edhe më selektive dhe më efektive.
Edhe më e rëndësishmja, automatizimi dhe interneti i bënë të mundshëm karantinat e zgjatura, të paktën në vendet e zhvilluara. Ndërsa në disa pjesë të botës në zhvillim, përvoja njerëzore ende kujtonte plagët e së kaluarës, në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar revolucioni dixhital ndryshoi gjithçka.
Merrni parasysh bujqësinë. Për mijëra vjet prodhimi i ushqimit mbështetej në punën e njeriut dhe rreth 90 për qind e popullsisë punonin në bujqësi. Sot në vendet e zhvilluara kjo nuk ndodh më. Në SH.B.A., vetëm rreth 1.5 përqind e popullsisë punojnë në ferma, por kjo është e mjaftueshme, jo vetëm për të ushqyer të gjithë në vend, por edhe për t’i bërë Shtetet e Bashkuara ndër eksportuesit kryesorë të ushqimit.
Pothuajse e gjithë puna e fermës bëhet nga makineritë, të cilat janë imune ndaj sëmundjeve. Prandaj bllokimet kanë një ndikim të vogël në bujqësi. Imagjinoni një fushë gruri në kulmin e Vdekjes së Zezë. Nëse u thoni fermerëve që të qëndrojnë në shtëpi gjatë kohës së korrjes, përballeni me urinë. Nëse u thoni fermerëve të vijnë dhe të korrin, ata mund të infektojnë njëri-tjetrën.
Tani imagjinoni të njëjtën fushë gruri në vitin 2020. Një kombajnë e vetme e drejtuar nga GPS mund të korrë të gjithë fushën me një efikasitet shumë më të madh – dhe me shanse zero të infektimit. Ndërsa në 1349 një fermer mesatar korrte rreth 5 dengje në ditë, në vitin 2014 një kombajnë vendosi një rekord duke korrur 30,000 shuplaka në ditë. Si pasojë Covid-19 nuk kishte ndonjë ndikim të rëndësishëm në prodhimin global dhe të prodhimeve kryesore ushqimore si gruri, misri dhe orizi.
Por, për të ushqyer njerëzit nuk mjafton të korrni drithëra. Ju gjithashtu duhet ta transportoni atë, ndonjëherë me mijëra kilometra. Për pjesën më të madhe të historisë, tregtia ishte një nga shkaktarët kryesorë të rëndimit të situatës gjatë pandemive.
Patogjene vdekjeprurëse lëviznin nëpër botë me anije tregtare dhe karvane. Për shembull, Vdekja e Zezë bëri autostop nga Azia Lindore në Lindjen e Mesme përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe ishin anijet tregtare gjenoveze që më pas e bartën atë në Evropë. Në vitin 2020, tregtia globale mund të funksionojë pak a shumë pa probleme sepse përfshinte shumë pak njerëz. Një anije konteinerësh e sotme, kryesisht e automatizuar mund të mbajë më shumë tonë mallra sesa flota tregtare e një mbretërie të tërë të hershme moderne. Në vitin 1582, flota tregtare angleze kishte një kapacitet total transportues prej 68,000 tonë dhe kërkonte rreth 16,000 marinarë.
Anija me kontejner OOCL Hong Kong, e pagëzuar në vitin 2017, mund të mbajë rreth 200,000 tonë ndërsa kërkon një ekuipazh prej vetëm 22 personash. E vërtetë, kroçerat me qindra turistë dhe avionët e mbushur me pasagjerë luajtën një rol të madh në përhapjen e Covid-19. Por, turizmi dhe udhëtimet nuk janë thelbësore për tregtinë. Turistët mund të qëndrojnë në shtëpi dhe tregtarët mund të operojnë me anijet fantazmë të automatizuara dhe trenat pothuajse pa njerëz që mbajnë në lëvizje ekonominë globale. Ndërsa turizmi ndërkombëtar ra në 2020, vëllimi i tregtisë globale detare ra me vetëm 4 për qind. Automatizimi dhe dixhitalizimi kanë pasur një ndikim edhe më të madh tek shërbimet. Në vitin 1918, ishte e paimagjinueshme që zyrat, shkollat, gjykatat apo kishat të vazhdonin të funksiononin në mbyllje. Si mund të zhvillohej një orë mësimore nëse studentët dhe mësuesit uleshin në shtëpitë e tyre? Sot e dimë përgjigjen.
Në vitin 1918, njerëzimi banonte vetëm në botën fizike dhe kur virusi vdekjeprurës i gripit kaploi botën fizike, njerëzimi nuk kishte ku të drejtohej. Sot shumë prej nesh banojnë në dy botë – fizike dhe virtuale. Kur koronavirusi qarkulloi nëpër botën fizike, shumë njerëz zhvendosën pjesën më të madhe të jetës së tyre në botën virtuale, ku virusi nuk mund të futej. Sigurisht, njerëzit janë ende qenie fizike dhe jo gjithçka mund të dixhitalizohet. Viti Covid ka nxjerrë në pah rolin thelbësor që shumë profesione me pagë të ulët luajnë në mirëmbajtjen e civilizimit njerëzor: infermierët, punonjësit e kanalizimeve, shoferët e kamionëve, arkëtarët dhe shpërndarësit e porosive.
Shpesh thuhet se çdo civilizim është vetëm tre vakte larg barbarisë. Në vitin 2020, shpërndarësit e porosive ishin vija e kuqe e hollë që mbanin së bashku civilizimin. Ato u bënë linjat tona më të rëndësishme për jetën fizike.
Interneti vijon të mbahet
Ndërsa njerëzimi automatizon, dixhitalizon dhe zhvendos aktivitetet në internet, ajo na ekspozon ndaj rreziqeve të reja. Një nga gjërat më të jashtëzakonshme në lidhje me vitin Covid është se interneti nuk u prish. Nëse papritmas rrisim sasinë e trafikut që kalon në një urë fizike, mund të presim bllokime të trafikut, dhe ndoshta edhe shembje të urës. Në vitin 2020, shkollat, zyrat dhe kishat u zhvendosën në internet pothuajse brenda natës, por interneti u mbajt.
Ne vështirë se ndalemi të mendojmë për këtë, por duhet ta bëjmë. Pas vitit 2020 ne e dimë që jeta mund të vazhdojë edhe kur një vend i tërë është në bllokim fizik. Tani përpiquni të imagjinoni se çfarë ndodh nëse infrastruktura jonë dixhitale bie. Teknologjia e informacionit na ka bërë më elastik përballë viruseve organike, por gjithashtu na ka bërë shumë më të prekshëm nga viruset virtuale dhe lufta kibernetike. Njerëzit shpesh pyesin: “Cili është Covid-i tjetër?” Një sulm ndaj infrastrukturës tonë dixhitale është një kandidat kryesor.
U deshën disa muaj që koronavirusi të përhapet në botë dhe të infektojë miliona njerëz. Infrastruktura jonë dixhitale mund të shembet brenda një dite të vetme. Dhe ndërsa shkollat dhe zyrat mund të zhvendoseshin me shpejtësi në internet, sa kohë mendon se do të të duhet të kthehesh nga e-maili në postë klasike?
Çfarë duhet patur parasysh?
Viti Covid ka ekspozuar një kufizim edhe më të rëndësishëm të fuqisë sonë shkencore dhe teknologjike. Shkenca nuk mund të zëvendësojë politikën. Kur vijmë të vendosim për politikën, duhet të marrim parasysh shumë interesa dhe vlera, dhe meqenëse nuk ka asnjë mënyrë shkencore për të përcaktuar se cilat interesa dhe vlera janë më të rëndësishme, nuk ka asnjë mënyrë shkencore për të vendosur se çfarë duhet të bëjmë.
Për shembull, kur vendosni nëse do të aplikoni një karantinë, nuk është e mjaftueshme të pyesni: “Sa njerëz do të sëmuren me Covid-19 nëse nuk vendosim karantinën?”. Ne gjithashtu duhet të pyesim: “Sa njerëz do të përjetojnë depresion nëse vendosim karantinën? Sa njerëz do të vuajnë nga ushqimi i keq? Sa do të humbasin shkollën ose do të humbin punën e tyre? Sa do të goditen ose vriten nga bashkëshortët e tyre? ”
Edhe nëse të gjitha të dhënat tona janë të sakta dhe të besueshme, ne gjithmonë duhet të pyesim: “Çfarë llogarisim? Kush vendos se çfarë të numërojë? Si i vlerësojmë numrat kundër njëri-tjetrit? ” Kjo është një detyrë më shumë politike sesa shkencore. Janë politikanët ata që duhet të ekuilibrojnë konsideratat mjekësore, ekonomike dhe sociale dhe të hartojnë një politikë gjithëpërfshirëse. Në mënyrë të ngjashme, inxhinierët po krijojnë platforma të reja dixhitale që na ndihmojnë të funksionojmë në karantinë dhe mjete të reja mbikëqyrjeje që na ndihmojnë të shkëpusim zinxhirët e infeksionit.
Por dixhitalizimi dhe mbikëqyrja rrezikojnë privatësinë tonë dhe hapin rrugën për shfaqjen e regjimeve totalitare të papara. Në vitin 2020, mbikëqyrja masive është bërë më e ligjshme dhe më e zakonshme. Luftimi i epidemisë është i rëndësishëm, por a ia vlen të shkatërrojmë lirinë tonë gjatë procesit? Thesht është detyra e politikanëve sesa e inxhinierëve të gjejnë ekuilibrin e duhur midis mbikëqyrjes së dobishme dhe maktheve distopike.
Tre rregulla themelore mund të na ndihmojnë shumë në mbrojtjen nga diktaturat dixhitale, madje edhe në një kohë murtaje. Së pari, sa herë që mblidhni të dhëna për njerëzit – veçanërisht për ato që po ndodhin brenda trupave të tyre – këto të dhëna duhet të përdoren për t’i ndihmuar këta njerëz dhe jo për t’i manipuluar, kontrolluar ose dëmtuar ata. Mjeku im personal di shumë gjëra jashtëzakonisht private për mua. Ndjehem mirë me të, sepse i besoj mjekut tim që t’i përdor këto të dhëna për përfitimin tim. Mjeku im nuk duhet t’i shesë këto të dhëna në ndonjë korporatë ose parti politike. Duhet të jetë e njëjtë me çdo lloj “autoriteti të mbikëqyrjes pandemik” që mund të krijojmë.
Së dyti, mbikëqyrja duhet të shkojë gjithmonë në të dyja anët. Nëse mbikëqyrja shkon vetëm nga lartë poshtë, kjo është rruga e lartë drejt diktaturës. Kështu që sa herë që rrisni mbikëqyrjen e individëve, duhet të rrisni njëkohësisht mbikëqyrjen e qeverisë dhe korporatave të mëdha gjithashtu. Për shembull, në krizat e tanishme qeveritë po shpërndajnë shuma të mëdha parash. Procesi i ndarjes së fondeve duhet të bëhet më transparent. Si qytetar, dua të shoh lehtësisht se kush merr çfarë, dhe kush vendosi se ku shkojnë paratë. Unë dua të sigurohem që paratë shkojnë për bizneset që i duhen vërtet më shumë sesa për një korporatë të madhe pronarët e së cilës janë miq me një ministër.
Nëse qeveria thotë se është shumë e komplikuar të vendosësh një sistem të tillë monitorimi në mes të një pandemie, mos e beso. Nëse nuk është shumë e komplikuar të fillosh të monitorosh atë që bën qeveria.
Së treti, kurrë mos lejoni që shumë të dhëna të përqendrohen në ndonjë vend. Jo gjatë epidemisë dhe as kur të ketë mbaruar. Monopoli i të dhënave është një recetë për diktaturën. Pra, nëse mbledhim të dhëna biometrike për njerëzit për të ndaluar pandeminë, kjo duhet të bëhet nga një autoritet i pavarur shëndetësor sesa nga policia.
Dhe të dhënat që rezultojnë duhet të mbahen të ndara nga të dhënat e tjera të qeverisë, ministrive, policisë apo korporatave. Sigurisht, kjo do të krijojë teprica dhe joefikasitet. Por joefikasiteti është një tipar, jo një defekt.
Për politikanët
Sukseset e pashembullta shkencore dhe teknologjike të vitit 2020 nuk e zgjidhën krizën Covid-19. Ata e kthyen epideminë nga një fatkeqësi natyrore në një dilemë politike. Kur Vdekja e Zezë vrau miliona, askush nuk priste shumë nga mbretërit dhe perandorët. Rreth një e treta e të gjithë anglezëve vdiqën gjatë valës së parë të Vdekjes së Zezë, por kjo nuk bëri që Mbreti Edward III i Anglisë të humbasë fronin e tij. Ishte qartë përtej fuqisë së sundimtarëve për të ndaluar epideminë, kështu që askush nuk i fajësoi ata për dështimin.
Por sot njerëzimi ka mjetet shkencore për të ndaluar Covid-19. Disa vende, nga Vietnami në Australi, provuan se edhe pa një vaksinë, mjetet e disponueshme mund të ndalojnë epideminë. Sidoqoftë, këto mjete kanë një çmim të lartë ekonomik dhe social. Ne mund ta mposhtim virusin – por nuk jemi të sigurt se jemi të gatshëm të paguajmë koston e fitores. Kjo është arsyeja pse arritjet shkencore kanë vendosur një përgjegjësi të madhe mbi supet e politikanëve.
Fatkeqësisht, shumë politikanë nuk kanë arritur ta përmbushin këtë përgjegjësi. Për shembull, presidentët populistë të SH.B.A.-së dhe Brazilit e minimizuan rrezikun, refuzuan të vëzhgojnë ekspertët dhe tregtuan teori konspirative në vend të tyre. Ata nuk dolën me një plan veprimi federal të shëndoshë dhe përpjekje sabotuese nga autoritetet shtetërore dhe komunale për të ndaluar epideminë. Neglizhenca dhe papërgjegjësia e administratave Trump dhe Bolsonaro kanë rezultuar në qindra mijëra vdekje të parandalueshme. Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria fillimisht duket se ka qenë më e preokupuar me Brexit sesa me Covid-19. Me gjithë politikat e saj izoluese, administrata Johnson nuk arriti ta izolonte Britaninë nga e vetmja gjë që kishte vërtet rëndësi: virusi.
Vendi im i lindjes, Izraeli gjithashtu ka vuajtur nga keqmenaxhimi politik. Siç është rasti me Tajvanin, Zelandën e Re dhe Qipron, Izraeli është në fakt një “ishull”, me kufij të mbyllur dhe vetëm një portë kryesore hyrëse – Aeroporti Ben Gurion. Sidoqoftë, në kulmin e pandemisë, qeveria Netanyahu u ka lejuar udhëtarëve të kalojnë nëpër aeroport pa karantinë apo madje kontrollin e duhur dhe ka neglizhuar të zbatojë politikat e saj të bllokimit. Si Izraeli dhe Britania e Madhe më pas kanë qenë në ballë të aplikimit të vaksinave, por gjykimet e tyre të hershme i kushtuan shtrenjtë. Në Britani, pandemia ka marrë jetën e 120,000 njerëzve, duke e vendosur atë të gjashtën në botë në nivelet mesatare të vdekshmërisë. Ndërkohë, Izraeli ka normën e shtatë më të lartë të rasteve të konfirmuara, dhe për t’iu kundërvënë katastrofës ai u drejtua për një marrëveshje “vaksinash për të dhëna” me korporatën amerikane Pfizer.
Pfizer ra dakord të sigurojë Izraelin me vaksina të mjaftueshme për të gjithë popullsinë, në këmbim të sasive të mëdha të të dhënave të vlefshme, duke ngritur shqetësime në lidhje me privatësinë dhe monopolin e të dhënave, dhe duke demonstruar se të dhënat e qytetarëve tani janë një nga pasuritë më të vlefshme të shtetit. Ndërsa disa vende kanë performuar shumë më mirë, njerëzimi në tërësi deri më tani ka dështuar të përmbajë pandeminë, ose të hartojë një plan global për të mposhtur virusin. Muajt e parë të vitit 2020 ishin si të shikonit një aksident në lëvizje të ngadaltë. Komunikimi modern bëri të mundur që njerëzit në të gjithë botën të shohin në kohë reale imazhet së pari nga Wuhani, pastaj nga Italia, më pas nga gjithnjë e më shumë vende – por asnjë udhëheqje globale nuk u shfaq për të ndaluar katastrofën që të gllabërojë botën. Mjetet kanë qenë atje, por shumë shpesh mençuria politike ka munguar.
Të huajt që duhen shpëtuar
Një arsye për hendekun midis suksesit shkencor dhe dështimit politik është se shkencëtarët bashkëpunuan globalisht, ndërsa politikanët priren të grinden. Duke punuar nën shumë stres dhe pasiguri, shkencëtarët në të gjithë botën ndanë lirisht informacionin dhe u mbështetën në gjetjet dhe njohuritë e njëri-tjetrit. Shumë projekte të rëndësishme kërkimore u zhvilluan nga ekipe ndërkombëtare. Për shembull, një studim kryesor që demonstroi efikasitetin e masave të bllokimit u krye bashkërisht nga studiues nga nëntë institucione – një në Mbretërinë e Bashkuar, tre në Kinë dhe pesë në SH.B.A.
Në të kundërt, politikanët nuk kanë arritur të krijojnë një aleancë ndërkombëtare kundër virusit dhe të bien dakord mbi një plan global. Dy superfuqitë kryesore në botë, SH.B.A. dhe Kina, kanë akuzuar njëra-tjetrën për mbajtjen e informacionit jetësor, për shpërndarjen e teorive të dezinformimit dhe konspiracionit, madje edhe për përhapjen e qëllimshme të virusit. Shumë vende të tjera me sa duket kanë falsifikuar ose mbajtur të dhëna në lidhje me progresin e pandemisë.
Mungesa e bashkëpunimit global shfaqet jo vetëm në këto luftëra informacioni, por edhe më shumë në konfliktet për pajisjet e pakta mjekësore. Ndërsa ka pasur shumë raste të bashkëpunimit dhe bujarisë, asnjë përpjekje serioze nuk u bë për të bashkuar të gjitha burimet e disponueshme, për të drejtuar prodhimin global dhe për të siguruar shpërndarjen e drejtë të furnizimeve. Në veçanti, “nacionalizmi i vaksinave” krijon një lloj të ri të pabarazisë globale midis vendeve që janë në gjendje të vaksinojnë popullsinë e tyre dhe vendeve që nuk janë.
Është e trishtueshme të shohësh që shumë nuk arrijnë të kuptojnë një fakt të thjeshtë në lidhje me këtë pandemi: për sa kohë që virusi vazhdon të përhapet kudo, asnjë vend nuk mund të ndihet vërtet i sigurt. Supozoni se Izraeli ose Britania e Madhe kanë sukses në zhdukjen e virusit brenda kufijve të vet, por virusi vazhdon të përhapet në qindra miliona njerëz në Indi, Brazil ose Afrikën e Jugut. Një mutacion i ri në një qytet të largët brazilian mund ta bëjë vaksinën joefektive dhe të rezultojë në një valë të re infeksioni.
Në emergjencën aktuale, thirrjet për thjesht altruizëm nuk do të mbizotërojnë interesat kombëtare. Sidoqoftë, në emergjencën aktuale, bashkëpunimi global nuk është altruizëm. Është thelbësore për të siguruar interesin kombëtar.
Anti-virus për botën
Argumentet rreth asaj që ndodhi në vitin 2020 do të jehojnë për shumë vite. Por njerëzit e të gjitha kampeve politike duhet të bien dakord për të paktën tre mësime kryesore. Së pari, ne duhet të ruajmë infrastrukturën tonë dixhitale. Ka qenë shpëtimi ynë gjatë kësaj pandemie, por së shpejti mund të jetë burimi i një katastrofe edhe më të keqe.
Së dyti, secili vend duhet të investojë më shumë në sistemin e tij shëndetësor publik. Kjo duket e vetëkuptueshme, por politikanët dhe votuesit ndonjëherë arrijnë të injorojnë mësimin më të qartë. Së treti, ne duhet të krijojmë një sistem të fuqishëm global për të monitoruar dhe parandaluar pandemitë.
Në luftën shekullore midis njerëzve dhe patogjenëve, vija e frontit kalon nëpër trupin e secilës qenie njerëzore. Nëse kjo linjë prishet kudo në planet, kjo na vë të gjithëve në rrezik. Edhe njerëzit më të pasur në vendet më të zhvilluara kanë një interes personal për të mbrojtur njerëzit më të varfër në vendet më pak të zhvilluara. Nëse një virus i ri hidhet nga një shkop tek një njeri në një fshat të varfër në një xhungël të largët, brenda pak ditësh ai virus mund të bëjë një shëtitje në Wall Street.
Skeleti i një sistemi të tillë global anti-murtajë tashmë ekziston në formën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe disa institucioneve të tjera. Por buxhetet që mbështesin këtë sistem janë të pakta, dhe ai pothuajse nuk ka dhëmbë politikë. Ne duhet t’i japim këtij sistemi ca ndikim politik dhe shumë më shumë para, në mënyrë që të mos varet tërësisht nga tekat e politikanëve që shërbejnë vetë. Siç u përmend më herët, nuk besoj se ekspertët e pazgjedhur duhet të kenë për detyrë të marrin vendime thelbësore për politikat. Kjo duhet të mbetet rezervë e politikanëve. Por një lloj autoriteti i pavarur global shëndetësor do të ishte platforma ideale për përpilimin e të dhënave mjekësore, monitorimin e rreziqeve të mundshme, ngritjen e alarmeve dhe drejtimin e kërkimit dhe zhvillimit.
Shumë njerëz kanë frikë se Covid-19 shënon fillimin e një vale të pandemive të reja. Por nëse zbatohen mësimet e mësipërme, tronditja e Covid-19 mund të rezultojë që pandemitë të bëhen më pak të zakonshme. Njerëzimi nuk mund të parandalojë shfaqjen e patogjenëve të rinj. Ky është një proces i natyrshëm evolucionar që ka vazhduar për miliarda vjet, dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Por sot njerëzimi ka njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të parandaluar përhapjen dhe shndërrimin në një pandemi të një patogjeni të ri.
Nëse Covid-19 megjithatë vazhdon të përhapet në 2021 dhe të vrasë miliona, ose nëse një pandemi edhe më vdekjeprurëse godet njerëzimin në 2030, kjo nuk do të jetë as një fatkeqësi natyrore e pakontrollueshme, as një ndëshkim nga Zoti. Do të jetë një dështim njerëzor dhe – më saktësisht – një dështim politik.
Vetëm pak ditë më parë, Çiljeta humbi babain për shkak të infektimit me ‘Covid-19’. Lajmin e dha vetë këngëtarja duke ndarë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.
Pas këtij momenti delikat, Çiljeta është shfaqur më e fortë se më parë në një intervistë për gazetaren Sidorela Gjoni në emisionin “Jashtë loje”.
Ajo ka treguar se si feja e ka ndihmuar ta pranojë më lehtë humbjen e babait dhe se çfarë porosish i la atij para se të varrosej.
“Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç.
Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vdekjeve sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shihja njerëz të vdekur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, tregoi Çiljeta. Ajo shtoi gjithashtu se mikja e saj, Ingrid Gjoni i ka qëndruar pranë e madje ëndrrën që kishte parë me të dhe të atin.
“Merakun më të madh kisha përballjen e natës së parë me varrin. Madje Ingrit Gjoni kishte parë në ëndërr babanë tim ditën që do e përcillnim. Më tregoi sikur e kishte marrë babai im në celular nga atje ku ishte dhe e kishte pyetur si isha unë. Dhe i kishte thënë nuk kam vdekur akoma në këto momente më kanë lënë në një dhomë në pritje dhe nesër është dita. Unë me këtë mesazh mora një lloj qetësie shpirtërore dhe thashë të gjitha porositë që i kam lënë i ka dëgjuar të gjitha”, përfundoi Çiljeta.
Drejtori ekzekutiv për shërbime emergjente në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, tha se pavarësisht ngadalësimit të përhapjes së koronavirusit në disa shtete falë masave izoluese dhe programeve të vaksinimit, është joreale dhe e parakohshme të mendohet se pandemia do të përfundoj në fund të këtij viti.
Duke folur në një konferencë për gazetarë në Gjenevë, Ryan tha se përderisa vaksinimi i personave më të ndjeshëm, përfshirë punëtorët shëndetësorë, do të ofrojë ndihmë për ta përmirësuar gjendjen dhe për ta lehtësuar trysninë ndaj spitaleve, virusi është goxha nën kontroll.
“Do të jetë e parakohshme dhe mendoj se edhe joreale për të menduar se do ta përfundojmë këtë virus deri në fund të vitit”, tha ai, shkruan The Guardian.
Numri botëror i rasteve me Covid-19 javën e kaluar shënoi rritje për herë të parë në gati dy muaj. Rastet e raportuara u shtuan në katër nga gjashtë rajonet e OBSH-së: të dy Amerikat, Evropë, Azi Juglindore dhe Mesdhe Lindor.
“Jemi duke punuar për ta kuptuar më mirë shtimin e rasteve në këto rajone. Disa prej tyre duket se kanë ndodhur për shkak të lehtësimit të masave, qarkullimit të vazhduar të varianteve dhe pakujdesisë së njerëzve”, shtoi Ryan.
Sipas tij, vaksinat do të ndihmojnë për shpëtimin e jetës së njerëzve, por do të ishte gabim nëse shtetet mbështeten vetëm në vaksina. “Masat e shëndetit publik mbesin themeli i reagimit”, tha Ryan.
Shkencëtarët kanë zbuluar se viruset e ngjashëm me llojin që shkakton sëmundjen COVID-19 mund të mbijetojnë deri në 3 ditë në rrobat që veshim zakonisht.
Një studim nga Universiteti i de-Montfort në Leicester testoi koronavirusin në disa pëlhura të ndryshme.
Rezultatet treguan se pëlhura prej poliestre paraqet rrezikun më të madh pasi virusi u gjet aty edhe pas 72 orësh, raporton BBC.
Mikrobiologët thanë se kjo tregon se edhe rrobat e mjekëve që punojnë me të prekurit e covid janë të rrezikshme.
Në materiale 100% pambuk virusi zgjati për 24 orë ndërsa në pëlhurat ku kishte përzierje pambuku dhe poliesteri, virusi mbijetoi vetëm për 6 orë. Studimi shqyrtoi edhe metodën më të besueshme të larjes së rrobave për heqjen e virusit nga pëlhurat.
Tek ajo me 100% pambuk virusi u eliminua plotësisht vetëm kur u përdor detergjent, dhe temperatura e larjes u rrit mbi 67 gradë. Studimi tregoi se nuk kishte rrezik të infektimit pasi rrobat laheshin me detergjentë.
Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi në një intervistë televizive, apeloi sot qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e COVID-19 dhe të trajtohen që me shfaqjen e shenjave të para.
Ai shpjegon se si bëhet ndarja e urgjencave në bazë të kodeve mjekësore.
“Kodi blu, ndihma jepet menjëherë, në kodin e kuq jepet për 15 minuta, ndihma nga mjeku dhe për kodet e verdhë për gjysmë ore, e kështu me radhë. Të shtruar aktualisht janë 220. Këtu janë të sëmurët shumë rëndë”, thotë ai.
Kapisyzi shton më tej se gjendja e pacientëve është e rëndë dhe apelon që të mos neglizhohet ardhja në spital.
“Mos e nënvleftësoni. Mos e neglizhoni COVID-in. Trajtohuni që në fillim të shenjave më të para. E rëndësishme është, kurrë pacientët nuk duhet të këmbëngulin të rrinë në shtëpi. Kjo është shumë e rëndësishme. Sepse mjekët e familjes përballen, ashtu siç jam përballur dhe unë nganjëherë që nuk dua ta marr mjekimin në shtëpi, nuk shtrohem në spital, etj., etj. Rënia e saturimeve nën 90 është shenjë prognostike e keqe për të cilën pacientët duhet të shtrohen urgjent në spital”, thotë ai.
Mes të shtruarve ka shumë të rinj në moshë. Kapisyzi thekson se, “edhe vendi ynë nuk bën përjashtim nga të gjithë vendet e tjera ku është parë që moshat e reja tashmë përbëjnë kontingjentin më të madh të të infektuarve, por duke ndryshuar dhe raportet e numrit të shtrimeve dhe në spitale, ku është rritur numri i pacientëve me moshë relativisht të re. Por ajo që është më e rëndësishme është që në këtë periudhë tek moshat e reja po shihet gravitet shumë i madh i COVID-19 në këta pacientë”.
“Më përpara moshat e reja e kalonin shumë lehtë, kurse tani numri i rritur shoqërohet dhe me gravitet të rritur, çka tregon që ndoshta dy janë arsyet. E para, sepse moshat e reja janë ato të cilat janë më aktive dhe frekuentojnë ambientet duke mos mbajtur dhe distancat. E dyta, do të thosha që tashmë në vendin tonë duhet të ketë hyrë virusi B117, që është virusi anglez”, shprehet ai.
Kapisyzi, shton se, “nëse më përpara thuhej se si virulencë, si gravitet sëmundje nuk ka, aktualisht po vërtetohet që ky virus ka edhe agresivitet më të madh sesa shtami i zakonshëm”.
Arqipeshkvi i Shkodrës dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, ka rezultuar pozitiv me Covid- 19.
Në njoftimin për mediat nga zyra e Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, thuhet se aktualisht gjendja shëndetësore e tij paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptomave tipike të këtij virusi, sikurse është temperatura.
“Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali)”, thuhet në njoftim.
REAGIMI I PLOTE
Pas disa shqetësime shëndetësore, me simptoma virusi Covid-19, si dhe pas ekzaminimeve më të specializuara, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga virusi në qarkullim, Sars Covid- 19.
Aktualisht gjendja shëndetësore e tija paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptoma tipike të këtij virusi, sikurse është ajo e temperaturës.
Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).
Jemi të sigurt për profesionalizmin e personelit mjeko-sanitar që po ndjek dhe që do të vazhdojë të ndjek ecurinë e sëmundjes së Arqipeshkvit, por i besohemi edhe lutjes së të gjithëve dhe të secilit që mëshira e Zotit të tregohet me hirin e shërimit për të dhe për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje.
Në ditët e ardhshme, duke filluar që nga shtrimi dhe në vazhdim, sapo të kemi njoftime nga drejtoria e spitalit, do informoheni në mënyrë të rregullt.
Janë 9360 personat e infektuar në bilancin e fundit italian, në ulje të dukshme nga dita e mëparshme, kur ishin 13452. Vlen të theksohet që ulja e testime të kryera ishte po aq evidente, 170 mijë krahas më shumë se 250 mijë të 24 orëve më parë, dh ese shifrat i referohen fundjavës, ku kryhen më pak testime.
Dhe që shifrat në vetvete nuk tregojnë gjë, e dëshmon niveli i pozitivitetit, që në fakt është rritur duke shkuar në 5.6%, por edhe numri i viktimave, që është rritur në 274 nga 232 të bilancit të mëparshëm, ndërkohë që janë 2118 personat e shtruara në terapi intensive në të gjithë vendin.
Në përgjithësi, prej 5 javësh gjendja shihet e qëndrueshme nga virologët, ku vërehet gjithsesi një trend në ulje të viktimave në javët e fundit. Për shembull, nuk kishte ndodhur kurrë që vendi të kishte më pak se 300 viktima, tre ditë radhazi.Emilia Romanja është rajoni më i goditur sot me 1847 raste, e ndjekur nga Lombardia, por shqetëson rritja në provinca specifike si Bolzano, me 591 raste për 100 mijë banorë, por edhe Peskara, Bolonja, Ankona, Trento dhe Peruxhia.