Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: covid-19

  • Vendi i parë i BE-së, ja kush është shteti që heq të gjitha kufizimet anti-COVID

    Vendi i parë i BE-së, ja kush është shteti që heq të gjitha kufizimet anti-COVID

    Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që sot më 1 shkurt hoqi të gjitha kufizimet e vendosura kundër koronavirusit, pavarësisht numrit rekord të rasteve të shkarkuara nga varianti Omicron.

    Ky shtet skandinav edhe një herë po heq masën e mbajtjes së maskave, certifikatën e vaksinës, kufizimin e punës së bareve dhe restoranteve. Danimarka kishte eksperimentuar duke hequr të gjitha kufizimet edhe në periudhën shtator-nëntor të vitit të kaluar.

    Klubet e natës do të rihapen më 1 shtator dhe po ashtu numër i pakufizuar i njerëzve mund të marrin pjesë në grumbullimet në ambiente të mbyllura.

    Vetëm disa kufizime do të jenë në fuqi në kufijtë shtetërorë për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga shtetet që nuk janë në Zonën Shengen.

    Vendimi për hequr kufizimet bëhet pavarësisht se Danimarka po raporton 40,000 deri 50,000 infektime ditore, shifra që përbëjnë pothuajse 1 për qind të popullsisë prej 5.8 milionë banorësh.

    Mbi 60% e danezëve janë të vaksinuar me dozën e tretë. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me mesataren e BE-së e cila është më pak se 45 për qind.

    Duke përfshirë edhe personat që së fundmi kanë qenë të infektuar me COVID-19, autoritetet daneze vlerësojnë se 80 për qind e popullatës janë të mbrojtur kundër formave të rënda të sëmundjes.

    Strategjia e autoriteteve daneze gëzon një mbështetje të gjerë brenda vendit. Sipas një sondazhi të publikuar më 31 janar nga e përditshmja Politiken, 64 për qind e danezëve të anketuar thanë se kanë besim në politikën e Qeverisë lidhur me pandeminë.

    Pasi që numri i hospitalizimeve është më i ulët krahasuar me valët e mëparshme të pandemisë, disa shtete evropiane, përfshirë Francën, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar për heqjen e kufizimeve apo lehtësimin e tyre, pavarësisht se këto shtete po regjistrojnë shifra të larta të rasteve të reja me sëmundjen COVID-19.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 73 për qind e popullatës në Evropë është infektuar me COVID-19 të paktën një herë që prej janarit të vitit 2020.

  • Bilanc negativ / “Omicron” merr 7 jetë njerëzish, rritet numri i infektimeve në 24 orët e fundit

    Bilanc negativ / “Omicron” merr 7 jetë njerëzish, rritet numri i infektimeve në 24 orët e fundit

    7 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, ndërsa nga 5404 testime kanë rezultuar pozitivë 1533 qytetarë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar 2215 qytetarë.

    Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

    “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

    MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

    Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

    Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

    Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

    SITUATA NE 24 ORE

    Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,404  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,533 qytetarë, në këto bashki:

    598 në Tiranë, 87 në Fier, 76 në Vlorë, 66 në Shkodër, 64 në Durrës, 54 në Elbasan, 53 në Gjirokastër, 45 në Lushnje,39 në Sarandë,  37 në Berat, 29 në Krujë, 27 në Pogradec, 24 në Patos, Kuçovë, 21 në Lezhë, 19 në Kavajë, Cërrik, 16 në Kamëz, Tepelenë, 14 në Dimal, 13 në Vorë, Gramsh, 12 në Kukës, 11 në Divjakë, Korçë, Skrapar, 10 në Memaliaj, 8 në Mirditë, 7 në Malësi Madhe, Pukë, Tropojë, Kurbin, Rroskovec, 6 në Vau i Dejës, Mallakastër, Delvinë, Poliçan, Peqin,  5 në Fushë Arrëz, Shijak, Selenicë, 4 në Dibër, Prrenjas, , Himarë, Libohove, Përmet, Kolonjë, 3 në Devoll, 2 në Dropull,  Maliq, Has, 1  Mat, Finiq, Belsh.

    Janë 18,068 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Kucova 68 vjeç.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

    Janë shëruar 2,215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (01 Shkurt  2022)

    Raste të reja ditore         1,533

    Të shëruar në 24 orë      2,215

    Të shtruar në spitale       134

    Humbje jete në 24 orë    7

    Testime ditore                 5,404

    Testime totale              1,671,351

    Raste pozitive                 260,076

    Raste të shëruara           238,655

    Raste Aktive                      18,068

    Humbje jete                        3,353

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë            8,041

    Shkodër         1,617

    Fier                 1,712

    Vlorë              1,316

    Elbasan          1,140

    Gjirokastër      1020

    Berat                 755

    Korçë                714

    Lezhë                699

    Durrës              597

    Kukës                309

    Dibër                 148

  • I gjithë rrjeti po zien!!! Iliri, Tani dhe Arjola TRONDlSlN me sekretet e tyre

    I gjithë rrjeti po zien!!! Iliri, Tani dhe Arjola TRONDlSlN me sekretet e tyre

    Big Brother ka vendosur të zbulojë sekretet e banorëve te ‘Big Brother Vip’. Ai ka treguar 9 sekretet ku banorët jane munduar per ti gjetur. Einxhel ka gjetur me shume sekrete duke fituar edhe proven e ‘ Vellait te Madhe’.

    Sekretet që kanë bërë kurioz rrjetin janë zbuluar të gjitha:

    Iliri: Kam pasur një pirsing në një vend sekret të cilin kanë pasur fatin ta shohin vetëm disa njerëz.

    Arbri: Kur kam qenë 21 vjeç i kam qethur flokët zero dhe i kam dhuruar për një kauzë.

    Beniada: Një ditë kam parë në ëndërr gjyshin që nuk jeton më dhe ai më tha se duhet të ndihmoj fëmijët në nevojë. Dua të bëhem misionare këtë gjë nuk ia kam treguar kurrë askujt.

    Tan Brama: Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe.

    Donaldi: Kam ndjekur kurset e dansit sportiv sepse më pëlqente një vajzë dhe doja të lidhesha me të.

    Egzona: Në një periudhë shumë të vështirë ekonomike për shtëpinë time kam shkuar e kam pastruar shtëpi bashkë me mamin.

    Monika: Kur kam qenë në Dubai në ditëlindjen e një miku kam hipur në deve por nga frika kam rënë e kam thyer këmbën.

    Einxhel: Në pasaportë emri im është ndryshe.

    Arjola: Kur kam qenë në një situatë shumë të vështirë më ka ndihmuar një grua por pas shumë kohësh u dashurua me mua.

  • Varianti i ri i koronavirusit është “më i rëndësishmi” që është zbuluar deri më tani

    Varianti i ri i koronavirusit është “më i rëndësishmi” që është zbuluar deri më tani

    Varianti i ri i koronavirusit është më i rëndësishmi që shkencëtarët e kanë zbuluar deri më tani, thotë një zyrtar i lartë shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.

    Shkencëtarët kanë frikë se varianti i njohur si B.1.1.529 mund të jetë më i transmetueshëm dhe më i aftë për t’iu shmangur vaksinave, raporton bbc.

    Jenny Harries, shefi ekzekutiv i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) thotë se “Ky është varianti më domethënës që kemi hasur deri më sot gjersa kërkime urgjente janë duke u zhvilluar për të mësuar më shumë rreth transmetueshmërisë, ashpërsisë dhe ndjeshmërisë ndaj vaksinës”.

    Ajo thotë se shkencëtarët po shqyrtojnë “çfarë veprimesh të shëndetit publik mund të kufizojnë përhapjen e B.1.1.529”.

    Mbretëria e Bashkuar po nxiton në kufizime të rrepta të udhëtimit për Afrikën e Jugut dhe pesë vendet fqinje për të ndaluar përhapjen e llojit të ri.

  • Pilula e parë në botë kundër COVID-19/ Do t’u shpërndahet pacientëve të parë brenda disa ditësh

    Pilula e parë në botë kundër COVID-19/ Do t’u shpërndahet pacientëve të parë brenda disa ditësh

    Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid, e përshkroi ilaçin molnupiravir si një armë të fortë në ‘luftën’ tonë pandemike. 

    Ç’është më e rëndësishmja, tableta mund të merret në shtëpi pa pasur nevojë për vizitë mjekësore dhe është e para që parandalon efektet vdekjeprurëse të virusit.

    E krijuar nga kompanitë amerikane të barnave Merck, Sharp dhe Dohme, tableta antivirale dy herë në ditë mund të neutralizoj fillimin e hershëm të coronavirusit, shkruan Express.co.uk.

    Britania ka blerë 480 mijë trajtime, me vlerë rreth 250 milionë funte, pasi rregullatori britanik i barnave MHRA miratoi dje përdorimin e ilaçit. Dozat e para do të shpërndahen në fund të këtij muaji.

    Ato fillimisht do të përdoren për pacientët siç janë banorët e shtëpive të kujdesit që kanë rezultuar pozitivë dhe kanë filluar të shfaqin simptoma.

    Javid dje i dha pilulës mbështetjen e tij. Ai tha: “Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Britania e Madhe është tashmë vendi i parë në botë që miraton një antiviral që mund të merret në shtëpi kundër coronavirusit”

    Ai shtoi: “Ky do të jetë një ndryshim i lojës për pacientët më të cenueshëm”.

  • Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid

    Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid

    Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19.

    Ky vendim hyn në fuqi ditën e nesërme, 26 tetor dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

    Mësohet se hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive  pune, shëndeti, studimi,  urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

    Lajmi eshte bere i ditur nga mediat italiane te cilat kane cituar Ministrine italiane te Shëndetësisë.

    Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve D e ministrisë së Shëndetësisë italiane dhe ka hyrë në listën E.

    Bashkë me Shqipërinë nga lista ‘D’ janë larguar edhe Armenia, Azerbaxhiani, Bosnja, Brunei, Libani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, që kalojnë në listën E, me pasojë ndalimin e udhëtimeve turistike.

  • BE “KUNDËR” dozës së tretë/ Paralajmëron pasoja ligjore!

    BE “KUNDËR” dozës së tretë/ Paralajmëron pasoja ligjore!

    Vendet e Bashkimit Europian që rekomandojnë dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit, mund të përballen me pasoja ligjore paralajmëron BE-ja.

    Arsyeja gjendet tek fakti që një dozë përforcuese ende nuk është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Agjencia e ka përsëritur vazhdimisht se duhet të ketë më shumë të dhëna përpara se t`i japë dritën jeshile dozës së tretë.

    Deri më tani tetë vende evropiane kanë rekomanduar vaksinimin me një dozë shtesë dhe disa të tjera pritet të marrin të njëjtin vendim.”Dozat përforcuese aktualisht nuk janë pjesë e autorizimit të vaksinave për COVID-19 dhe ende nuk i janë nënshtruar një vlerësimi shkencor nga EMA në mungesë të të dhënave të mjaftueshme”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Europian, të cituar nga Reuters.

    KE-ja u shpreh se vendet anëtare mund të vendosin vetë për një rekomandim të tillë, por i tërhoqi vëmendjen se ato do të mbajnë pas kësaj barrën e çdo pasoje ligjore dhe kërkesave për kompensim, në rast se dikush ka efekte anësore të papritura. Komisioni e bëri gjithashtu të qartë se edhe kompanitë do të kenë përgjegjësi nëse dozat shtesë administrohen pa miratimin e EMA-s.

    Ndonëse disa vende anëtare të bllokut kanë skema kompensimi që synojnë dëmshpërblimin e viktimave të mundshme jashtë gjykatave, kriteret për rimbursimet ndryshojnë shumë, thote REL.

    Burimi: TopChannel

  • Këto janë ushtrimet që do t’ju ndihmojnë të rimerrni veten pas Covid-19

    Këto janë ushtrimet që do t’ju ndihmojnë të rimerrni veten pas Covid-19

    Infektimi me koronavirusin e ri, mund të ketë efekte negative edhe në anën tuaj fizike, shprehen mjekët.

    Të qëndruarit shtrirë, mund të çojë në humbje të muskujve, dëmtime neuromuskulare dhe ulje të kapacitetit aerobik.

    Gjithashtu një kërkim, tregoi se koronavirusi mund të shkaktojë humbje të muskujve dhe indeve në të gjithë trupin.

    Kjo është arsyeja se pse studiuesit në Spitalin e Kirurgjisë Speciale në New York, këshillojnë që njerëzit e diagnostikuar me COVID-19, të fillojnë të kryejnë ushtrime fizike.

    Ushtrimet fizike mund të ndihmojë në forcimin e muskujve pas COVID-19, të përmirësojnë frymëmarrjen dhe lëvizshmërinë e trupit.

    Duke u mbështetur në këshillën e fiziotreprapistëve, ndajmë me ju disa nga ushtrimet më të mira që mund të bëni në shtëpi.

    Ushtrimi i parë: Tërheqje e shpatullave mbrapa

    Qëndroni në këmbë me kurrizin drejtë. Kujdes! Mos e harkoni pjesën e poshtme të shpinës.

    Tërhiqni shpatullat tuaja pas dhe ndjeni si muskujt në pjesën e sipërme të shpinës tkurren.

    Mbajeni pozën deri në 5 sekonda dhe pastaj me ngadalë relaksohuni.

    Vështirësoni ushtrimin: Vendosni krahët përpara jush në lartësinë e shpatullave. Mbani skajet e një llastiku rezistence në secilën dorë, duke kryer hapje anësore të krahëve.

    Ushtrimi i dytë: Ulje dhe ngritje të krahëve

    Qëndroni në këmbë me kurrizin drejtë, duke drejtuar gishtat e mëdhenj të dorës dhe forcuar krahët.

    Ngrini me ngadalë krahët lart dhe ulini përsëri poshtë.

    Bëni një pushim, dhe përsëriteni ushtrimin.

    Vështirësoni ushtrimin: Ju mund të mbani pesha të lehta në secilën dorë. Filloni me 1 ose 2kg, do të jetë më sfiduese nga sa mendoni!

    Ushtrimi i tretë: Ulje dhe ngritje e këmbëve

    Shtrihuni me kurriz në dysheme ose në një sipërfaqe tjetër të fortë.

    Përkulni njërën këmbë dhe shtrini këmbën tjetër drejtë.

    Kontraktoni muskujt e barkut dhe filloni të bëni ulje-ngritje të këmbës së shtrirë, duke i forcuar muskujt e saj.

    Ngrijeni këmbën ngadalë, aq sa të jetë e rehatshme ose derisa të vijë paralel me këmbën tjetër.

    Mbajeni deri në 5 sekonda, pastaj ulni këmbën përsëri në dysheme.

    Përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër.

    Vështirësoni ushtrimin: Përpiquni të ngrini njëkohësshisht të dy këmbët.

    Ushtrimi i katërt: Qëndroni ulur duke u mbështetur në mur

    Qëndroni me shpinë në drejtim të murit, me këmbët tuaja të hapura sa gjerësia e shpatullave.

    Zgjasni krahët drejt dhe forconi muskujt e barkut.

    Rrëshqisni trupin poshtë murit, duke u ulur derisa kofshët tuaja të jenë paralele me dyshemenë.

    Mbajeni pozicionin deri në 5 sekonda, pastaj ngrihuni.

    Vështirësoni ushtrimin: Vendosni një llasik rezistence mbi gjunjë. Ndërsa qëndroni të ulur duke u mbështetur në mur, mos e lini llastikun të tërheqë gjunjët drejt njëri-tjetrit.

  • Covid-19 lë gjurmë në tru/ Më shumë prova nga mjekët

    Covid-19 lë gjurmë në tru/ Më shumë prova nga mjekët

    Një nga betejat e fshehura me virusin Covid-19 ka qenë edhe evidentimi i simptomave të ndryshme që ka shfaqur në njerëz të ndryshëm.

    Çfarë u evidentua më së shumëti këtë periudhë ishte se nëse një grup personash nuk përjetontë asnjë shqetësim, për të tjerë po i njejti virus ishte vdekjeprurës.

    E në fakt efektet reale të këtij virusi në organizëm janë ende pjesë e debatit të mjekëve në mbarë botën.

    Një studim i fundit tregon për shenjat domethënëse që Covid-19 lë në tru pavarsisht simptomave të jashtëme që mund të ketë shkaktuar.

    Çfarë i ndodh trurit pas Covid-19?

    Sipas një studimi të këtij viti pulikuar në revistën shkencore Nature në muajin Qershor, Covid-19 lë shenja inflamacioni në trurin e pacientëve.

    Këto gjurmë që virusi lë në tru, sipas mjekëve janë të ngjashme me ato të shkaktuara nga sëmundje neurologjike si Alzhaimer apo të tjera kronike.

     “Jemi të sigurtë  se trecereku i personave të cilët kalojnë Covid-19 shfaqin simptoma të tilla në tru të cilat përfshijnë mjegullim të trurit, probleme me memorien dhe lodhje. Dhe është një numër shumë i madh njerëzisht të cilët shfaqin simptoma të tilla edhe shumë kohë pasi e kanë kaluar vitusin.” kështu thotë një nga drejtuesit e studimit Dr Tony Wyss-Coray, profesor neurologjie dhe shekncash neurologjike në Universitetin e Standford, Kaliforni.

    Megjithatë sipas tij është ende herët për të dhënë një përgjigje të saktë se si virusi arrin ta bëjë këtë dhe çfarë efekti kanë këto simptoma për trurin në një nivel molekular.

    Të dhënat e studimit

    Ky grup studiuesish mori kampione nga truri i 8 pacientë të cilët kishin humbur jetën për shkak të virusit dhe 14 kampione të tjera nga njerëz të cilët kishin vdekur nga shkaqe të tjera.

    Gjatë këtij krahasimi ata nuk gjetën shenja molekulare të virusit Covid-19 në tru në asnjë nga grupet e pacientëve.

    Megjithatë tek të prekurit me Covid-19 u vunë re ndryshime në qeliza të cilat nuk u konsideruan normale.

    Këto ndryshime tregonin shenja inflamacioni të fortë dhe komnikimin jo normal midis nervave dhe shkatërrim të neuroneve.

    Sipas ekspertëve ky lloj stresi i shkaktuar nga Covid-19, ndodh tek pacientët me sëmundje kronike medore apo ata me probleme gjenetike në tru.

    Këtu futen sëmundje si skizofrenia, depresioni dhe probleme të tjera të cilat lidhen me perceptimin e informacioneve.

    Sipas tyre ky infeksion viral shkakton inflamacion në të gjithë trupin i cili shpërndahet edhe në tru.

    Këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin e problemeve me memorien apo mjegullimin e trurit që njerëzit përjetojnë pasi kanë kaluar Covid-19.

    Mjekët shpresojnë që inflamacioni në tru të jetë më i vogël e më pak domethënës tek pacientët të cilët arritën ta mposhtin virusin.

  • Eksperti i epidemiologjisë: COVID-19 mund të mos zhduket kurrë si virus

    Eksperti i epidemiologjisë: COVID-19 mund të mos zhduket kurrë si virus

    Nuk ka gjasa që COVID-19 të çrrënjoset, por ai mund të bëhet një sëmundje tjetër e kontrollueshme, i tha një ekspert Euronews.

    Profesori Rowland Kao, kryetar i Epidemiologjisë Veterinare dhe Shkencës së të Dhënave në Universitetin e Edinburgut, i tha Euronews se “ka sigurisht një mundësi që bota të mos shpëtojë kurrë nga COVID-19, por ai mund të përfundojë të jetë më i butë”.

    “Në të njëjtën mënyrë si pandemia e gripit që ndodhi mbi 100 vjet më parë kishte tre valë infeksionesh gjatë çdo dimri dhe më pas ishte më e butë, kjo mund të ndodhë”, shtoi ai, duke theksuar se “ne nuk jemi saktësisht të sigurt se çfarë do të sjellë viti i ardhshëm”.

    “Parashikimi është që nëse presim mjaftueshëm, do të bëhet më mirë, por ne kurrë nuk mund ta heqim qafe atë. Do të jetë një sëmundje tjetër për të cilën duhet të mendojmë,” vazhdoi ai.

    Më shumë se 3.7 milionë njerëz kanë humbur jetën e tyre nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë me mbi 174.4 milionë që janë infektuar.

    Shumica e botës perëndimore i është dashur të luftojë me tre valë të sëmundjes, të nxitura nga shfaqja e varianteve.

    Burimi: EuroNews