Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: covid-19

  • Bujar Qamili u bë agresiv gjatë COVID-19: “Mjekët detyroheshin të…”

    Bujar Qamili u bë agresiv gjatë COVID-19: “Mjekët detyroheshin të…”

    Ai u prek nga virusi COVID-19, që i përkeqesoi shëndetin.

    I ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan ku foli më shumë për betejën e tij me Covid-19. Siç ka treguar edhe më herët, ai kaloi në gjendje kome për disa ditë dhe eksperienca e tij ka qenë një nga më të vështirat.

    Gjatë kohës që ishte në intubim u bë aq agresiv, sa mjekët janë detyruar t’i lidhin duart pasi dilte jashtë kontrollit.

    “Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë. Duket sikur i kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë “ke me vdek, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur,” u shpreh ai.

  • Greqia ngre traun për punëtorët sezonal/ Lejon kalimin e shqiptarëve deri në fund të muajit, ja cili është kushti i vetëm

    Greqia ngre traun për punëtorët sezonal/ Lejon kalimin e shqiptarëve deri në fund të muajit, ja cili është kushti i vetëm

    Që prej ditës së sotme deri në fund të muajit maj, do të lejohet hyrja e shqiptarëve në drejtim të Greqisë të personave që mbajnë statusin e punëtorit sezonal.

    Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë bën me dije se këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

    “Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se duke filluar nga dita e sotme, deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë në drejtim të Greqisë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Top Channel

  • Mjeku shqiptar në New York: Shanset që varianti indian të përhapet janë të mëdha

    Mjeku shqiptar në New York: Shanset që varianti indian të përhapet janë të mëdha

    Sulejman Çelaj, mjek dhe shef departament në një spital në New York thotë se tani ka ardhur koha që bota të rihapet pasi nuk mund të vazhdohet gjatë gjithë kohës me masa kuzuese.

    “Besoj se ka ardhur koha që bota të rihapet besoj se nuk mund që të vazhdojmë gjithë jetën në të njëjtën kushte”, thotë ai duke shtuar se tashmë ka më pak raste positive nisur edhe nga fakti se shumë të prekur nuk shfaqin simptoma.

    Duke folur për situatën në SHBA, mjeku shqiptar tha se situata është drejt normalizimit.

    “Në New York ka përmirësim të dukshëm jeta gati është normalizuar, shkollat janë hapur dhe dalë nga dalë po i rikthehemi normalitetit”, u shpreh Çelaj për Euronews Albania.

    Lidhur me shqetësimet për një përhapje të mundshme të variantit indian të COVID-19, mjeku shprehet se numri i lartë i vdekjeve vjen edhe për shkak të mungesës së kushteve sanitare dhe higjienike por nga ana tjetër tha se ekziston rreziku që mutacioni të përhapet dhe në botë.

    “Duhen pasur shumë gjëra parasysh, vendet e mbipopulluara siç është India dhe kushte sanitare dhe higjienike nuk janë të nivelit evropian. Varianti i Indisë nuk e di se sa do të përhapet në botë por shanset janë të mëdha pasi ka shumë banorë dhe njerëzit qarkullojnë”, përfundoi Sulejman Çelaj.

    Burimi: EuroNews

  • “Rastet me Covid kanë rënë, por janë shtuar…”/ Mjekja: Po qarkullojnë disa lloje virozash, fëmijët më të prekurit

    “Rastet me Covid kanë rënë, por janë shtuar…”/ Mjekja: Po qarkullojnë disa lloje virozash, fëmijët më të prekurit

    Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e përhapjes së koronavirusit, madje në urgjencën e spitalit infektiv gjatë 24 orëve të fundit nuk ka shkuar asnjë pacient për të marrë mjekim.

    Por, nëse po lëmë pas rastet e shumta në numër me covid-19, stina e pranverës në vendin tonë, ndryshimi i temperaturave po shoqërohet me një fluks të shtuar të të miturve në qendrat shëndetësore dhe urgjencat e spitaleve.

    Mjekët thonë se në këtë periudhë fëmijët po preken gjithnjë e më shumë nga virozat, të cilat po shfaqin simptoma të ndryshme, të ngjashme deri diku me rinitet alergjike.

    Mjekja pediatre e Qendrën Shëndetësore nr2 në Tiranë, Valbona Shahinaj tregoi në “Wake Up” edhe virozat që po prekin më së shumti fëmijët.

    “Fluksi është shtuar realisht, por fatmirësisht në këtë situatë nuk kemi Covid. Rastet kanë rënë goxha me Covid, por janë shtuar virozat stinore. Duke filluar me alergjitë dhe në këtë periudhë kemi pasur një virozë me diarre dhe të vjella.

    Një tjetër virozë është edhe ajo me temperaturë. Ndonjëherë është edhe kombinim, bark të vjella dhe temperaturë.

    Viroza do kalojë, maksimumi 3 ditë. prindërit t’i ushqejnë mirë, jo duke i mbingopur, por t’i hidratojnë. Pjesa më e madhe që janë prekur në këtë periudhë janë mosha e çerdheve dhe kopshteve”, sqaroi mjekja.

  • Ana e vogël e mundi Covid-19 dhe kancerin/ Pamjet prekëse nga Shkupi bëhen virale

    Ana e vogël e mundi Covid-19 dhe kancerin/ Pamjet prekëse nga Shkupi bëhen virale

    Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup ka vazhduar me sfida të fituara për fëmijët që shërohen nga sëmundje malinje.

    Ata këtë herë kanë publikuar tregimin për Anën e vogël e cila ka përballur kancerin dhe COVID-19 për një periudhë disa mujore.

    “Nuk ka kënaqësi më të madhe që të përqafosh fëmijën tënd… E posaçërisht kur bëhet fjalë për rrezikun e saj nga coronavirusi dhe nga sëmundje malinje që na lodhi” thotë nëna e Anës, e cila ishte prezente në ceremoninë e lëshimit të Anës nga spitali.

    Klinika për sëmundje të fëmijëve e ka për zakon që të përcjell në mënyrë spektakulare fëmijët, të cilët si shenjë të fitores nga kanceri i bien ziles gjigante.

    Burimi: Telegrafi

  • Covid-19: Vaksina Pfizer efektive dhe tek njerëzit me probleme kronike

    Covid-19: Vaksina Pfizer efektive dhe tek njerëzit me probleme kronike

    Vaksina Pfizer / Biontech kundër Covid-19 është efektive në parandalimin e infeksioneve, si dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore të personave që kanë problem kronike.

    Studiuesit në Clalit, ofruesi më i madh i kujdesit shëndetësor në Izrael, botuan raportin në New England Journal of Medicine, sipas Reuters, dhe analizuan të dhënat për gati 1.4 milion njerëz.

    Analiza tregoi se kjo vaksinë ishte 80% efektive te njerëzit me zemër ose sëmundje kronike të veshkave, 86% te njerëzit me diabet të tipit 2, 75% te ata me sëmundje cerebrovaskulare dhe 84% te ata me mungesë të imunitetit (funksioni dhe reagimi i pamjaftueshëm i sistemit imunitar), shkruajnë mediet e huaja. 

    Në pacientët e vaksinuar me të paktën tre vjet probleme shëndetësore ose faktorë rreziku, vaksina ishte 88% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike Covid-19. Ai ishte gjithashtu mbi 90% në parandalimin e rëndë Covid-19 në diabetikët dhe pacientët me zemër.

    Burimi: Top Channel

  • OBSH optimiste: Pandemia mund të ulet gradualisht këto muaj!

    OBSH optimiste: Pandemia mund të ulet gradualisht këto muaj!

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë Covid 19 gjatë muajve të ardhshëm, nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar sëmundjen.

    Aktivistja për ndryshimet klimatike Greta Thunberg, iu bashkua konferencës virtuale nga Suedia. Ajo theksoi “nacionalizmin e vaksinave” dhe tha se është joetike që vendet e pasura po i japin përparësi vaksinimit të shtetasve të tyre të rinj përpara grupeve që rrezikohen nga koronavirusi në vendet në zhvillim.“

    Ne kemi mjetet për të futur pandeminë nën kontroll brenda disa muajsh, nëse ato zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha në fjalimin e tij kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebrejesys. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për shkallën e lartë të përhapjes së Covid 19 tek personat e moshës 29 deri 59 vjeçare në mbarë botën, gjë që sipas tij mund të jetë për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.“U deshën 9 muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur 2 milionë dhe 3 muaj për të arritur 3 milionë”, tha ai.

    Aktivistja Thunberg tha që ndërsa një në katër persona në vendet e pasura tani është vaksinuar kundër Covid 19, vetëm një në më shumë se 500 njerëz në vendet e varfëra ka marrë njërën dozë.

    Nacionalizmi i vaksinave po udhëheq shpërndarjen e vaksinave”, tha ajo.”E vetmja gjë e drejtë morale është t’u jepet përparësi njerëzve që janë më të rrezikuarit, pa marrë parasysh se a jetojnë në një vend të pasur a të varfër”, shtoi aktivistja.

    Burimi: Top Channel

  • COVID-19 në Ballkanin Perëndimor: Dallime të mëdha në fushatat e vaksinimit

    COVID-19 në Ballkanin Perëndimor: Dallime të mëdha në fushatat e vaksinimit

    Në një kohë që Kosova mund të ndodhet para triazhit, Serbia i fton të gjithë për t’u vaksinuar. Për shkak të pabarazisë së madhe në luftën kundër Koronas, në Ballkanin Perëndimor po shtohet zemërimi. Një përmbledhje.

    Ka mungesë vaksinash, sistemet shëndetësore që lëngojnë janë të mbingarkuara, të dhënat ekonomike janë të këqija për shkak të papunësisë së lartë. Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) me shpejtësinë aktuale do të duhen vite për të vaksinuar popullsinë në pjesë të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, sipas wiiw, varet nga nivelet e vaksinimit se sa shpejt rimëkëmbet ekonomia: Serbia është në rrugën e duhur, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina nuk do të jetë rikuperuar ekonomikisht nga pandemia deri në vitin 2022, kurse Mali i Zi madje as deri në vitin 2023.

    Bosnjë dhe Hercegovinë: pak vaksinime, shumë protesta

    “Çfarë poshtërimi për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës!” Kështu e përshkruan në Beograd ndjenjën e saj një grua nga Sarajeva. Në Beograd ajo ishte vaksinuar kundër Covid-19, sepse qeveria e vendit të saj nuk arriti ta marrë vaksinën. Njerëzit e Bosnjës dhe Hercegovinës janë të zemëruar me politikanët e tyre. Akuza: ata preferojnë të merren me grindjet politike të brendshme, në vend që të gjejnë vaksinat.

    Në mars, incidenca shtatëditore nganjëherë ishte mbi 1000. Ndërkohë, pas ashpërsimit të kufizimeve, situata në Bosnjë dhe Hercegovinë është përmirësuar, por ka pasur më shumë se 7700 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Me 3.3 milionë banorë, kjo është e barabartë me shumë se 225 vdekje prej koronës për 100.000 banorë. Herë pas here, të afërmit madje duhej të prisnin për funeralet, sepse sipërmarrësit ishin të mbingarkuar. Prej mungesës së vaksinës, ka pasur protesta që ka të ngjarë të vazhdojnë.

    Serbia: Shpresa e vaksinimit për Ballkanin Perëndimor

    Edhe në Serbi shifrat e infektimeveme korona vazhdojnë të jenë shqetësuese të larta. Megjithatë, ky vend ka tërhequr së fundmi vëmendjen me vaksinimin. Në parim, pavarësisht nga kombësia, atje mund të regjistrohen të gjithë për vaksinim.

    Fakti që Serbia vaksinon me bujari Ballkanin Perëndimor ka të bëjë gjithashtu për shkak të interesave politike të Presidentit Aleksandar Vuçiç: si vend kandidat për në BE – i cili gjithashtu mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Që nga kjo javë, Serbia është bërë vendi i parë evropian që e prodhoi vetë vaksinën ruse Sputnik V, në bashkëpunim me Rusinë. Dozat e para për vaksinimin pritet të jenë gati në fillim të qershorit.

    Shkalla e vaksinimit në Serbi është 8.5 përqind, që e vendos Serbinë në vendin e dytë në Evropë, menjëherë pas Britanisë së Madhe.

    Maqedonia e Veriut: 20.000 euro për një mjekim për koronën

    Në spitalet shtetërore të mbipopulluara në Maqedoninë e Veriut, për pacientët me Covid janë të zakonshme dhomat me gjashtë shtretër, dhe shifrat e vdekjes janë të larta. Ata që kanë para mjekohen në klinika private – të cilat, sipas Ministrit të Shëndetësisë, kërkojnë deri në 20.000 euro për një mjekim kundër Covid-19. Kërkesa e qeverisë socialdemokrate nën Zoran Zaevin, që spitalet private t’i ulnin çmimet e tyre u refuzua.

    Që kur filluan vaksinimet në fillim të prillit, vetëm 26.000 nga zyrtarisht thuajse dy milionë banorë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronas, ndonëse tashmë janë regjistruar në internet 150.000 vetë për t’u vaksinuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup, megjithatë, 200.000 doza vaksine do të dorëzohen nga Kina deri në fund të muajit. Fakti që vaksinat kineze kundër Covid-19 mund të ofrojnë pak mbrojtje, nuk komentohet. Pas numrit rekord të më shumë se 1500 infektimeve të reja në ditë me Covid-19 dy javë më parë, shifrat në Maqedoninë e Veriut tani po bien. Sidoqoftë, ky vend kohët e fundit regjistroi rreth 950 raste të reja me korona dhe 33 vdekje.

    Kosovë: Mjekët druhen se po vjen triazhi

    Kosova gjithashtu zë vendet e fundit, përsa i përket vaksinimit. Deri tani, në Kosovë janë vaksinuar vetëm 10.000 vetë  – mjekë dhe persona në moshën mbi 80 vjeç. Ndërkohë, edhe më shumë njerëz janë infektuar dhe kanë vdekur javët e fundit. Kohët e fundit, në Kosovën me më pak se dy milionë banorë ka pasur 700 të infektuar dhe 14 të vdekur. Mjekët kanë frikë se po vjen një situatë në të cilën jo të gjithë pacientët mund të marrin mjekim. Në mënyrë që të zvogëlohej numri i infektimeve, restorantet dhe qendrat tregtare në Kosovë u mbyllën për dy javë. Në mënyrë që t’i shpëtonin kësaj, pothuajse 30.000 vetë bënë një udhëtim të shkurtër në Shqipëri fundjavën e kaluar, sipas informacionit të qeverisë. Nuk kërkohet asnjë test negativ i Covid-19 për të hyrë në vendin fqinj.

    Shqipëria: situatë më e shtensionuar rreth Covid-19 para zgjedhjeve parlamentare

    Gjendja e infektimeve me Korona është përmirësuar kohët e fundit në Shqipëri. Numri i infektimeve dhe vdekjeve nga korona dy javët e fundit ka rënë. Në ditët e fundit ka pasur rreth 170 infektime të reja dhe katër vdekje. Deri tani, janë vaksinuar më shumë se 280.000 nga gati tre milionë banorët. Sipas Ministres së Shëndetësisë, deri në fund të majit numri i të vaksinuarve do të jetë më shumë se 500.000. Para zgjedhjeve parlamentare në 25 prill, ekziston një shqetësim në rritje se më shumë njerëz do të infektohen në manifestime.

    Mali i Zi: sistemi shëndetësor nuk është më i mbingarkuar

    Shteti më i vogël ballkanik, Mali i Zi, i vaksinon 620.000 banorët e tij që nga fundi i shkurtit. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë injektuar gati 50.000 doza vaksine dhe pothuajse dy herë më shumë njerëz janë regjistruar për vaksinimin. Sistemi shëndetësor nuk është më në kufirin e kapacitetit të tij. Kohët e fundit, Mali i Zi raportoi rreth 180 raste të reja me infektime dhe shtatë vdekje nga Covid-19.

    Burimi: DW

  • Efektet anësore më të zakonshme pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19

    Efektet anësore më të zakonshme pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19

    Derisa miliona më shumë amerikanë vaksinohen çdo ditë, disa janë ankuar për ethe, të dridhura dhe sëmundje të tjera të lehta që nuk i prisnin.

    Mos u frikësoni, thonë mjekët. Efektet anësore mund të jenë provë se sistemi i juaj imunitar po funksionon ashtu siç është dashur. (Megjithëse vaksinat janë gjithashtu shumë efektive edhe pa efekte anësore).

    Më poshtë janë disa nga efektet anësore më të zakonshme nga vaksinat kundër coronavirusit, raporton CNN.

    Cilat janë efektet anësore më të zakonshme?

    “Gjërat që ne po i shohim janë dhimbje krahu, dhimbje trupi, nganjëherë lodhje, nganjëherë edhe ethe të ulët”, tha Peter Hotez, një vaksinolog dhe dekan i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë Tropikale në “Baylor College of Medicine”.

    Pasi mori dozën e tij të dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech, ai tha se kishte të dridhura për disa orë.

    “Dhe ne e dimë pse ndodh kjo – sepse vaksina është shumë e fuqishme në nxitjen e një përgjigje imune. Kjo është një nga arsyet pse po marrim nivele kaq të larta mbrojtjeje (kundër COVID-19)”, shtoi ai.

    Efektet e tjera anësore mund të përfshijnë dhimbje, skuqje ose ënjtje në vendin e injeksionit dhe ndoshta dhimbje koke ose të përziera, tha Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, (CDC). 

    Burimi: Telegrafi

  • Mesvakti ideal për të rritur dhe fëmijë në kohën e Covid-19

    Mesvakti ideal për të rritur dhe fëmijë në kohën e Covid-19

    Gjithnjë e më shumë italianë, për shkak të kufizimeve për të përmbajtur përhapjen e COVID-19, kalojnë ditën në shtëpi, një gjendje që ka ndryshuar dietën e familjeve. Sipas hulumtimit nga BVA Doxa – Unione Italiana Food, jeta e re e përditshme ka shkaktuar një ndryshim në stilin e jetës për 11.5 milion të rritur, rreth një e treta e gjithë popullsisë nga 25 deri në 65 vjeç, të cilët më parë jetonin kryesisht jashtë katër mureve të shtëpisë.

    Të dhënat e studimit tregojnë se 2 në 3 italianë, pasi kanë qenë në shtëpi, kanë ndryshuar mënyrën e të ushqyerit. Ushqimet e preferuara për meze? Fruta, kos dhe ëmbëlsira shtëpiake (konsumi i të cilave është dyfishuar) dhe natyrisht, ushqimet e dashura.

    Rezultatet e studimit

    3 në 10 persona konsumojnë më shpesh një meze të lehtë, pasi janë në shtëpi. Por ekziston një fakt i rëndësishëm që del nga studimi: sondazhi tregon se 29% deklarojnë se konsumojnë më shpesh një  meze të lehtë, si në mëngjes ashtu edhe në pasdite (për ata që punojnë nga shtëpia, shifra rritet në 36%). Këto ndryshime në qasjen e italianëve për meze në shtëpi ndikojnë gjithashtu tek sasitë. Në fakt, studimi tregon se pothuajse 1 në 2 persona që kalojnë pjesën më të madhe të ditës në shtëpi thonë se konsumojnë një meze të lehtë pak më të pasur se zakonisht.

    Rreziqet e një meze të lehtë të paekuilibruar

    Një meze e lehtë e shëndetshme, nëse është shumë e pasur ose shumë e bollshme, mund të jetë e pafavorshme. “Nëse nga njëra anë është pozitive që italianët konsumojnë më shpesh një meze të lehtë sesa më parë, sepse në këtë mënyrë është e mundur të shpërndahet më mirë kuota ditore kalorike, nga ana tjetër duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e teprojmë me një numër të lartë kalorish, veçanërisht në këtë moment kur njerëzit janë në shtëpi dhe bëjnë më pak lëvizje dhe aktivitet fizik ”, thotë prof. Luca Piretta, Nutricionist dhe Gastroenterolog. “Në veçanti, kur përgatitni një ëmbëlsirë në shtëpi, e cila është një nga mezet më të konsumuara në këtë periudhë historike është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje dozave dhe sasisë”.

    Mezeja ideale për të rriturit

    Ushqimi ideal duhet të jetë i ekuilibruar si në sasi ashtu edhe në cilësinë e përbërësve të zgjedhur. Dritë jeshile për një racion të frutave të stinës, ose një sallatë frutash, të kombinuar me një meze të lehtë shtëpiake, të tilla si buka klasike dhe proshuta ose buka dhe salca e domates së freskët dhe vaji ose një fetë tortë shtëpie, e cila “Nëse konsumohet mesatarisht – shton prof. Piretta – mund të përfaqësojë një nga alternativat e sakta për një meze të lehtë italiane në shtëpi. Avantazhi i mezes është gjithashtu fakti se ai ka një përmbajtje të paracaktuar të kalorive e cila garanton që marrja e rekomanduar e kalorive të mos tejkalohet. Idealja është që të alternosh gjithmonë një përzierje produktesh, të paketuara ose të bëra vetë dhe një frut me një meze të lehtë”.

    Meze për fëmijë

    Sondazhi i Unionit Ushqimor Italian Doxa gjithashtu bëri një përmbledhje të snack-ut në shtëpi për fëmijët e moshës 4 deri 13 vjeç. Hulumtimet kanë treguar se 1 në 2 fëmijë kanë ndryshuar stilin e tyre. Ndër produktet më të konsumuara për mesvakt paradite ose pasdite gjejmë biskotat, vlerat e të cilave kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me para shfaqjes së pandemisë, të ndjekura nga ëmbëlsira shtëpiake, bukë me reçel ose alkool, nga kosi dhe fruta të freskëta dhe të thata.

    Dhe Unioni Italian i Ushqimit, së bashku me Institutin Bambino Gesù për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve, së fundmi nxorën “Manifesto della Merenda”, një dokument në të cilin ekspertët sugjerojnë sekretet për ta bërë atë në mënyrë korrekte dhe kombinimet javore. Për të ndihmuar prindërit të përgatiten gjithmonë ndryshe.

    Këshillohet që të mos e përsërisni kurrë njëlloj çdo ditë dhe të alternoni gjithmonë ushqime të ndryshme. Trupi i fëmijëve ka nevojë për të gjitha lëndët ushqyese që mund të marrë nga frutat, kosi, buka, ëmbëlsirat e bëra vetë ose të paketuara, pitet me perime, akulloret dhe smoothiet. Por edhe ta rregullojmë atë sipas moshës së foshnjës.

    Për shembull, fëmijët e moshës 4-6 vjeç mund të hanë një kavanoz me kos të plotë me 20 g biskota integrale ose një sanduiç 25 g me 15 g proshutë të gatuar pa dhjamë dhe një ekstrakt (100 ml) fruta të freskëta të stinës.

    Snack për fëmijët e moshës 7 deri 11 vjeç mund të përbëhet nga 200 g mollë me një lugë çaji me mjaltë, pak kanellë dhe 10 g lajthi të copëtuara.

    Për fëmijët midis 12 dhe 14 vjeç, një snack me 100 g fruta të freskëta sezonale ose një akullore artizanale në një filxhan 150 g janë alternativa ideale.

    Snack pasdites për fëmijët e moshës 15 deri 17 vjeç përbëhet nga 80 g bukë integrale me 50 g bresaola dhe një smoothie me fruta të freskëta me 150 g qumësht dhe 25 g tërshërë.

    Burimi: https://dilei.it & Revista “Psikologjia”