Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: covid-19

  • OBSH: Kurba e infeksioneve nga Covid-19 është rritur në mënyrë eksponenciale, ende larg fundi i pandemisë

    OBSH: Kurba e infeksioneve nga Covid-19 është rritur në mënyrë eksponenciale, ende larg fundi i pandemisë

    Veçanërisht problematike sipas OBSH-së është pabarazia masive mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit.

    Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shëndetërose ende nuk është kapërcyer.

    “Fundi i pandemisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Megjithatë përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll, theksoi Tedros. 

    “Ne duam gjithashtu, që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen”, shtoi ai.

    “Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin – e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget.”

    Kurba e infeksioneve rritet në mënyrë eksponenciale

    Një kohësisht shefi i OBSH-së kritikoi faktin, që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura.

    Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, theksoi Tedros në Gjenevë. Ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit.

    Numri i infektimeve të reja dhe i rasteve të vdekjeve javën e kaluar është rritur dukshëm për të shtatën herë me radhë, tërhoqi vëmendjen kreu i OBSH-së.

    “Kurba e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove. Javën e kaluar janë regjistruar 4.4 milionë infeksione të reja, përpara një viti në të njëjtën periudhë numri i infeksioneve ishte rreth 500.000. 

    Burimi: DW

  • Sekretari amerikan i Shtetit sulmon Kinën: Në fazat e hershme të COVID-it, nuk bëri atë që duhej të bënte për…

    Sekretari amerikan i Shtetit sulmon Kinën: Në fazat e hershme të COVID-it, nuk bëri atë që duhej të bënte për…

    Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken sulmoi Kinën të dielën për përgjigjen e saj të ngadaltë ndaj kërcënimit të koronavirusit më shumë se një vit më parë, duke thënë se rezultoi në “gjendje shumë më të rëndë” në të gjithë botën sesanga sa mund të kishte qenë.

    “Unë mendoj se Kina e di që në fazat e hershme të COVID-it, ajo nuk bëri atë që duhej të bënte, e cila do të ishte që në kohë reale t’u jepte qasje ekspertëve ndërkombëtarë, në kohë reale të shkëmbente informacion, në kohe reale të ishte me të vërtetë transparente “, tha Antony Blinken në emisionin”Meet the Press” të televizionit NBC.

    Kina nuk komentoi menjëherë për komentet e zotit Blinken.

    Ish-Presidenti amerikan Donald Trump kishte qenë gjithashtu kritik ndaj reagimit të Kinës, duke përdorur shpesh terma si “gripi kinez” ose “gripi Kung” për të përshkruar infeksionin.

    Zoti Blinken tha se numri i të vdekurve në të gjithë botën, i cili aktualisht është mbi 2.9 milion njerëz, “tregon se çfarë duhet të bëjnë tani Kina dhe vendet e tjera. Ndërsa përballemi me COVID-19, duhet gjithashtu të vendosim një sistem më të fortë global shëndetësor për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më, ose nëse do të ndodhë përsëri, të jemi në gjendje ta zbusim atë, t’i dalim përpara “.

    Ai tha se bota duhet të ndërmarrë “një angazhim të vërtetë për transparencë, për shkëmbimin e informacionit, për qasje të ekspertëve. Kjo do të thotë forcim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe reformim i saj në mënyrë që të mund ta bëjë një gjë të tillë. Dhe Kina duhet të luajë rol në këtë drejtim”.

    Zoti Blinken tha se duhet të bëhet një hetim i mëtejshëm mbi origjinën e virusit në Wuhan të Kinës “në mënyrë që të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që të shanset më të mira të mundshme për të mos lejuar që të ndodhë përsëri. Kjo është arsyeja pse duhet të hetojmë deri në fund. ”

    OBSH-ja tha në mars se virusi ndoshta e ka origjinën tek lakuriqët e natës dhe se është “jashtëzakonisht e vështirë” që infeksioni të ketë rrjedhur nga një laborator.

    Shtetet e Bashkuara tani po vaksinojnë miliona Amerikanë kundër virusit çdo javë, shumë më tepër se në shumë vende të tjera dhe Presidenti Joe Biden ka thënë se brenda një jave të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen, pavarësisht nga mosha e tyre, do të mund të regjistrohen.

    Zoto Blinken tha se përgjegjësia parësore e qeverisë amerikane për vaksinime është në Shtetet e Bashkuara.

    Por shtoi ai, “Unë mendoj se kemi një përgjegjësi të konsiderueshme për të ndihmuar që e gjithë bota të vaksinohet dhe do të jemi udhëheqës botëror në këtë drejtim.”

    “Dhe ja pse: nëse shumica dërrmuese e njerëzve në botë nuk vaksinohen, do të vazhdojë të jetë problem për ne,” tha Blinken. “Sepse për sa kohë që virusi përhapet diku, ai mund të jetë duke u transformuar në një variant tjetër, dhe mund të kthehet për të na goditur.”

    Diplomati i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara, përveç ribashkimit me OBSH-në nga e cila u tërhoq Trump, synojnë t’i bëjnë vaksinat “më të disponueshme, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne kemi realizuar një marrëveshje shumë të rëndësishme me Indinë,Japoninë dhe Australinë, të ashtuquajturat, për të rritur prodhimin e vaksinave në të gjithë botën. ”

    “Dhe u kemi dhënë sasi fqinjëve tanë më të afërt, Meksikës dhe Kanadasë,” tha ai. “Ndërsa po vaksinojmë gjithnjë e më shumë amerikanë, ne po shohim se çfarë mund të bëjmë, në të gjithë botën.”

    Burimi: VOA

  • FMN: Pandemia COVID-19 po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve

    FMN: Pandemia COVID-19 po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve

    Përmirësimi i ekonomisë botërore pas vitit të pandemisë COVID-19 po ndodh më shpejt se sa pritej.

    Rritja ekonomike në vitin 2021 mund të arrijë 6 për qind, por me pabarazi të mëdha.

    “Kjo krizë është si asnjë tjetër”, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

    Ky vlerësim i FMN-së për pandeminë shoqëron gjithë ekspertizën e organizatës bërë këtë pranverë.

    “Vihet re një proces shëndoshjeje i jashtëzakonshëm, me të cilin ekonomia botërore është duke fituar sërish terrenin e humbur”, thotë raporti i FMN-së që u prezantua në Washington, në kuadër të takimit që organizata mban në pranverë.

    FMN pret këtë vit rritje botërore të ekonomisë prej 6 për qind. Në muajin janar organizata mendonte se rritja ekonomike do të ishte vetëm 5.5 për qind.

    Edhe për vitin e ardhshëm ekonomistët e FMN janë më optimistë se më parë, ata presin që prognozat e rritjes ekonomike të jenë 4,4 përqind. Në muajin janar ishte thënë se kjo rritje do të ishte 4.2 për qind. Në vitin e krizës së COVID-19, ekonomia botërore ra me 3.3 për qind.

    “Ne kemi llogaritur të ketë përshpejtime të tjera të rritjes ekonomike”, tha shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva që javën e kaluar.

    FMN e argumenton rritjen ekonomike në ekspertizën pranverore me masat e marra në disa vende në përgjigjen e pashoqe të krizës gjatë vitit të kaluar.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë këtu një vend të veçantë, sepse ekonomia më e madhe popullore në botë, arriti të tërhiqte me vete rritjen globale ekonomike.

    “Shtetet e Bashkuara do ta kalojnë nivelin e prodhimit bruto në vend të vitit të para COVID-19”, thuhet në prognozën e FMN-së.

    Banka Federale Amerikane e Rezervave (FED) llogarit që SHBA të ketë këtë vit rritje të prodhimit bruto në vend prej 6,5 përqindësh, ngjashëm me shifrat që jep FMN prej 6.4 për qind.

    Një arsye e rëndësishme për rritjen e madhe ekonomike është paketa konjukturore e vendosur së fundmi me një volum prej 1,9 bilionë dollarësh. Paketa e ndihmës është sa një e dhjeta e aktivitetit ekonomik vjetor në SHBA. Përveç kësaj vaksinimi vazhdon të përparojë, deri tani 106 milionë vetë kanë bërë në SHBA të paktën vaksinën e parë.

    “Shumë ekonomi të tjera popullore arrijnë të kenë nivelin e parakrizës vetëm në vitin 2021”, thotë FMN.

    Vendet në zhvillim dhe vendet që pritet të kalojnë në grupin e vendeve të industrializuara, e arrijnë nivelin e para krizës vetëm në vitin 2023. Me përjashtim të Kinës, e cila e arritur nivelin e parakrizës që vitin e kaluar.

    Për Kinën, ekonominë e dytë botërore ekonomike, FMN prej që vitin 2021 të ketë rritje të madhe ekonomike prej 8.4 për qind. Eurozona do të ketë sipas FMN, rritje ekonomike në vitin që vijon prej 4.4 për qind. Për Gjermaninë prognozat japin rritje ekonomike 3.6 për qind. Për vitin 2022, FMN jep prognozat për zonën e euros për rritje të aktiviteteve ekonomike me 3.8 për qind. Për Gjermaninë kjo shifër është 3.4 për qind. Sidoqoftë, kjo shifër është më e lartë se sa parashikimet e deritanishme.

    Por FMN paralajmëron sërish se përtëritja globale po bëhet me dy shpejtësi: vendet në zhvillim dhe ato që pritet të kthehen në vende të industrializuara e kanë të vështirë të kapërcejnë krizën ekonomike, sepse nuk kanë hapësirën e duhur financiare për të marrë masa për të mbështetur konjukturën. Përveç kësaj vendet e varfra janë në fund të radhës sa i përket shpërndarjes së vaksinave.

    Në raport thuhet se ekziston rreziku që “hendeku që ekziston në standartin e jetesës midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve të tjera, të zmadhohet më shumë se ai para pandemisë”.

    Sipas prognozave të FMN-së, humbjet e të ardhurave në vendet e varfëra për frymë janë 20 përqind e pjesës së të ardhurave para pandemisë. FMN mendon se në vitin 2020 rreth 95 milionë vetë kanë rënë në varfëri dhe 80 milionë të tjerë janë më pak të ushqyer se më parë.

    Të dhënat e reja të FMN thonë se vendet e varfëra të botës do duhet të japin pesë vitet e ardhshme 200 miliardë dollarë për të luftuar pasojat e pandemisë. 250 miliardë dollarë të tjerë janë të nevojshme për tu futur në grazhdën e zvogëlimit të prapambetjes kundrejt shteteve të pasura.

    Në kuadër të financimeve të reja FMN ka parashikuar dhënien e 107 miliardë dollarëve për 85 vende. 29 shtetet më të varfëra i janë dhënë lehtësime në kthimin e borxheve. Në plane ekziston edhe dhënia e kapitaleve prej 650 miliardë dollarësh nga FMN, kjo pasi SHBA hoqi dorë nga kundërshtimet e saj. Gjermania e mbështet këtë plan. Sipas përfaqësuesve të qeverisë pritet që këto para të jepen në gusht. 42 për qind e tyre do jepen për vendet e varfëra.

    Sidoqoftë FMN thekson se „ndryshime nuk ekzistojnë vetëm midis vendeve por edhe brenda vendeve”. Të rinjtë e punësuar dhe forcat e paspecializuara të punës preken më shumë nga humbja e të ardhurave. Në vendet e zhvilluara dhe vendet që pritet të kthehen në vende të industrializuara tendenca të tilla kanë ulur edhe më shumë pjesën që gratë zenë në punësim.

    Përveç kësaj kemi edhe të bëjmë me zhvillimin e paparashikueshëm të pandemisë.

    “Prognozat shoqërohen me një grad pasigurie”, thotë FMN në raport.

    Shumë gjëra varen nga “konkurenca midis virusit dhe vaksinës”.

    “Vaksinat janë rruga për të dalë nga kriza”, tha krye-ekonomistja e FMN-së, Gopinath.

    Me përmirësimet e shpejta mund të pritet edhe një rritje më e madhe ekonomike, por kriza mund të zgjasë edhe më shumë nëse krijohen variante virusi kundër të cilave nuk funksionojnë vaksinat.

    Sepse edhe tek vaksinimet është duke u parë sërish çarja midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve më pak të zhvilluara. Në një vlerësim që FMN bënte para pak kohësh së bashku me Bankën Botërore, përmendet shuma e parave që duhet të paktën për vendet e Afrikës për të siguruar sa duhet furnizimin e popullsisë me vaksinë, 12 miliardë dollarë.

    Burimi: DW

  • A mund ta kuptoni nëse e keni kaluar COVID-19?

    A mund ta kuptoni nëse e keni kaluar COVID-19?

    COVID-19 ka hyrë ne muajin e katërt të shfaqjes së tij si një sëmundje ngjitëse nga njeriu tek njeriu.

    Vende nga e gjithë bota janë në alarm të vazhdueshëm, teksa izolimi në shumë prej tyre vazhdon të jetë i detyrueshëm si e vetmja zgjidhje.

    Një nga debatet më të mëdha të këtyre kohëve, është ai mbi testimin e popullatës për të identifikuar të infektuarit.

    Kjo duke qenë se shumë prej të infektuarve nuk shfaqin simptoma apo kanë simptoma të ndryshme njëri nga tjetri.

    Një nga dilemat e tjera të njerëzve është edhe fakti nëse kanë qenë ndonjëherë të infektuar ose jo.

    A mund ta kuptoni nëse e keni kaluar COVID-19?

    Eskpertët thonë se rreth 80% e njerëzve në botë mund ta kalojnë pa pasur simptoma.

    E nisur nga kjo shumica e personave në botë potencialisht mund ta kenë kaluar ose po e kalojnë këtë infeksion pa e kuptuar.

    Në raste të tjera COVID-19 mund të ngatërrohet me gripin sezonal apo alergjitë e zakonshme të stinës.

    Ndaj është e rëndësishme të ndiqni me kujdes simptomat që në të shumtën e rasteve paraqesin kollë të thatë, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.

    Disa simptoma të tjera mund të shkaktojnë të përziera, dhimbje stomaku, diarre apo humbje te shijes e nuhatjes.

    Nëse i njihni simptomat e COVID-19 mund te kuptoni se jeni të infektuar.

    Kjo ndodh kryesisht për rastet me simptoma të mesme apo të rënda.

    Ndërsa për ata që nuk përjetojnë asnjë lloj shfaqje të virusit, është ende e vështirë të përcaktohet nëse e kanë kaluar ose jo.

    Sidoqoftë një studim i kryer në Islandë ku u aplikua testimi i popullsisë rezultoi se 50% e tyre ishin raste pozitive.

    Ekspertët shprehen se në të ardhmen me shumë mundësi do të mund të kuptojmë më shumë rreth infektimit të numrit real të popullsisë.

    Personat që nuk shfaqin simptoma nuk e transmetojnë me lehtësi virusin, ndërsa simptomatikët fillojnë ta shpërndajnë 1 ose 2 ditë pas shfaqjes së tyre.

    A mund të vazhdoni lëvizjet normalisht?

    Përgjigja e shkurtër për këtë pyetje do të ishte jo.
    Kjo pasi në këtë pikë nuk mund ta kuptoni nëse e keni kaluar, jeni të infrktuar apo të rrezikuar nga ky virus.

    Spas mjekëve nuk ka ende një menyrë të saktë se si mund të kuptoni se jeni prekur nga ky virus përveç rasteve kur hasni vështirësi.

    Nisur ka fakti që virusi COVID-19 shpërndahet në pjesën më të madhe të personave e rëndësishme është që të ruani distancimin social dhe të lani sa më shpesh duart.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Vaksinimi dhe dyshimet rreth vaksinave/ Ja këshillat e virologut Gjerman

    Vaksinimi dhe dyshimet rreth vaksinave/ Ja këshillat e virologut Gjerman

    Christian Drosten, virologu i njohur gjerman nga Klinika Universitare në Berlin, Charité ka shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit që sollën pezullimin e vaksinimit me vaksinën AstraZeneca.

    Varianti B.1.1.7 e bën virusin Corona më të rrezikshëm dhe më infektues, paralajmëron virologu i njohur gjerman, Christian Drosten. Ai thekson se vaksinimet nevojiten shumë këto kohë.

    Sipas Drosten shtimi i rasteve të trombozave duhet “marrë natyrisht me seriozotet dhe duhet verifikuar”.

    Drosten theksoi, se nuk do të bëjë vlerësim për vendimin, dhe nuk ka informacione shtesë.

    Për shkak se kjo po ndodh në fillim të valës së tretë të Coronës, duhet menduar sidomos ” që kemi nevojë për vaksinën”, theksoi studiuesi i njohur në podcastin e tij për radion NDR, “Coronavirus-update”.

    Mutanti britanik do ta vështirësojë shumë pandeminë

    Gjendja aktuale e pandemisë në Gjermani nuk është e mirë, paralajmëron Drosten. Variani më infektues B1.1.7. po zë vend gjithnjë e më shumë, pjesa e tij ndërkohë kap tre të katërtat e infektimeve. “Ne do të kemi pak pas pashkëve një situatë si në kohën e krishtlindjeve”, tha virologu. Instituti Robert Koch para disa ditësh bëri një prognozë të zymtë të rritjes së infeksioneve. Situata do të përkeqësohet më shumë për shkak të variantit britanik. Sidomos “kritike” ajo do të bëhet për brezin e pavaksinuar të personave rreth 50 vjeç.

    Shpeshtimi i trombozave problem statistikor?

    Vetëm pak ditë ka që u hapën dyqanet në Gjermani, tani flitet për valën e tretë

    Virologu Drosten është shprehur se i mungojnë informacione shtesë për ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca po ai është shprehur se duhet menduar, nëse ky shpeshtim rastesh mund të jetë edhe një problem statistikor. Kështu në Gjermani janë vaksinuar me AstraZeneca persona nën 65 vjeç, sepse rekomandimi i Komisionit të Posaçëm, STIKO nuk ishte fillimisht për rekomandimin e më të moshuarve për shkak të mungesës së të dhënave për efektin e vaksinës. Në Angli janë vaksinuar më shumë persona më të moshuar, aty megjithë numrin më të lartë të vaksinimeve nuk ka pasur shtim të rasteve të trombozave. Drosten përmendi edhe numrin më të lartë të grave në personelin mjekësor e të infermierisë, që e ka marrë këtë vaksinë. Ai shtroi pyetjen “Ka gjasë që kjo të ngjyrosë statistikën?” Për gratë dihet, se rreziku i trombozës është më i lartë.

    B.1.1.7. më infektues e më i rrezikshëm

    Virologu Drosten është shprehur mbi disa studime për variantin britanik B.1.1.7, e bilanci i tyre është se ky variant nuk është vetëm më infektues, por edhe më i rrezikshëm. “Dhe ky nuk është lajm i mirë, sidomos këto kohë dhe me këtë situatë lajmesh.” Studimet ofrojnë të dhëna, se ky variant është më vdekjeprurës.

    Burimi: Panorama

  • Gjenerata Z më shumë pasoja nga COVID–19

    Gjenerata Z më shumë pasoja nga COVID–19

    Ndikimet e COVID-19 janë shtrirë në të gjitha fushat e jetës, përfshirë mënyrën se si udhëtojmë, punojmë, blejmë on-line, shoqërohemi në rrjetet sociale dhe angazhohemi me arsimimin. Ndërsa ndikimet e COVID-19 dhe ndryshimet në sjellje po ndihen në të gjitha brezat, ndikimet më të mëdha po ndihen nga brezat në zhvillim më shumë sesa homologët e tyre të vjetër. Gjenerata Z te lindurit e viteve 1997 – 2010 ka më shumë gjasa të thonë se COVID-19 ka pasur një ndikim ekstrem ose thelbësor në jetën e tyre deri më tani.

    Imagjinoni një gjimnazist ose një student të bachelorit, i cili është në vit të dytë dhe nga katër semestra vetëm një ka zhvilluar në auditor dhe tre janë zhvilluar online, ku pjesën më të madhe të kohës e kalon në cellular, duke ndjekur mësimin on-line ose duke ndjekur jetën sociale dhe ende nuk njihet me pjesën më të madhe të klasës. Imagjinoni ndikimin që ka periudha e COVID- 19 në socializimin e këtyre individëve në të ardhmen, në bashkëpunimin në grup, në përqëndrim dhe fokusim të objektivave, në nxitje të dëshirave për të arritur diçka dhe në punësim.

    Pesha e COVID-19 ka lënë gjurmën e saj të shëmtuar në Gjeneratën Z, të cilët po përjetojnë shqetësimet më të mëdha të shëndetit mendor dhe të punës. Më shumë po i drejtohen mediave sociale, ndërsa dita-ditës po ndryshojnë rregullat e jetesës, shkollimit dhe të punësimit.

    Niveli i papunësisë në Gjenerates Z dhe perspektiva

    Globalisht, ka më shumë se 2 miliardë njerëz në moshën e Gjeneratës Z. Këta individë, të lindur midis 1997 dhe 2010, përfaqësojnë rreth 30% të popullsisë totale globale – dhe parashikohet që deri në vitin 2025, të përbëjë rreth 27% të fuqisë punëtore.

    Për shkak të pandemisë globale, papunësia ka qenë në rritje në të gjithë botën – por gjenerata Z është goditur më rëndë. Gjenerata Z është gjithashtu një grupmoshë që është e mbipërfaqësuar në industritë e shërbimeve si restorantet dhe industritë e udhëtimeve që ishin po aq të goditura nga pandemia. Në Shqipëri, pjesa më e madhe e të rinjve punojnë në sektorët e hotelerisë dhe shërbimeve. Po të bëjmë krahasimin e shtetasve të huaj të hyrë në Shqiperi në vitin e fundit sipas të dhënave të INSTAT kemi një rënie me 59 % të numrit të të huajve të hyrë në 2020 nga 2019. Kjo vlerë përkthehet në rënie të punësimit në këta sektorë dhe rënie të punësimit të Gjeneratës Z.

    Nësë do të shikojmë të dhënat e INSTAT për “Punësimin dhe Papunësinë” në Shqiperi për vitin 2020, në grupmoshën 15-29 vjeç vëmë se nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e fundit 2020 kemi një rënie të shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës nga 53.4 % ne 51 %. Tek meshkujt kjo shifer është nga 60.2 % në 58.7% dhe tek femrat është 46.6 % ne 43.2%.

    Shkalla e papunësise për këtë grupmoshë prej 15 – 29 vjeç, për meshkujt është rritur me 1.4 pikë nga 19.9% në 21.3 % nga tremujori i parë 2020 në tremujorin e fundit 2020 dhe për femrat është rritur me 2 pikë, nga 20.2 % në 22.2 %.

    Sa e gjen veten në këtë treg Gjenerata Z dhe sidomos pas një goditje kaq të rënde siç e la dhe COVID-19?

    Lindur në periudhën më të begatë në historinë njerëzore, të rinjtë e sotëm kanë shumë për të shpresuar. Por ata gjithashtu kanë shumë për të pasur frikë. Në krye të një krize klimatike të trashëguar, të rinjtë do të duhet të vuajnë pasojat ekonomike të një pandemie. Për Gjeneratën Z, të lindurit pas vitit 1997, kjo mund të nënkuptojë nivele më të larta të papunësisë, perspektiva të ulta financiare, të ardhura më të ulëta dhe taksa më të larta për të shlyer borxhet e epokës së pandemisë.

    Sa të hapura do të jenë kompanitë drejt punësimit të Gjeneratës Z, duke patur parasysh se çfare cilësish janë zhvilluar në këtë gjeneratë gjatë kohës së pandemisë?!

    Sfidat e të rinjve nuk janë vetëm për të dëshmuar që kanë marrë njohuritë e duhura “on- line” gjatë kohës së pandemisë në frekuentimin e shkollës, por edhe për të dëshmuar që zotërojnë aftësi të përshtatshmërisë, bashkëpunimit në grup, fokusimit, organizimit dhe ndërmarrjes së shumë detyrave njëkohësisht, në një kohë si sot, që gjatë mësimit “on- line” angazhimi i pjesës më të madhe të tyre është prezenca në klasë me kamera fikur dhe angazhimit të vetëm në rrjete sociale.

    Gjenerata Z do të humbasë vitet formuese duke mos fituar përvojë dhe trajnim. Fillimi i ngadalshëm do lërë gjurmën e vet, ku shpesh futja në punë pas mbarimit të universitetit është një nga hapat më të vështira për të filluar një karrierë.

    Burimi: businessmag

  • Ja kur mund të hapet totalisht Shqipëria

    Ja kur mund të hapet totalisht Shqipëria

    Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se “drita në fund të tunelit po afrohet çdo ditë e më shumë” si pasojë e fushatës së vaksinimit.

    Referuar të dhënave të barometrit global për ritmin e vaksinimit, Manastirliu u shpreh: “Një krahasim i ritmit të vaksinimit të popullsisë (mesatares javore për 100 banorë), gjatë 10 ditëve të fundit. Vazhdojmë të vendosur me planin tonë të 500 mijë vaksinimeve brenda muajit maj, dhe krejt popullatës brenda pranverës së ardhshme.”

    Ndërkohë në një intervistë në News24, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, tha se vendi po shkon drejt hapjes. Sipas tij, në muajin maj Shqipëria do të hapet totalisht.

    Për momentin, mbeten në fuqi masat kufizuese, si ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të lëvizjeve të nevojshme) si edhe ndalimi i grumbullimeve.

  • Dy rastet e vdekjeve frikësojnë të moshuarit në Shqipëri! Dje dyndeshin për vaksinën kineze, sot numërohen me gishtat e dorës(FOTO)

    Dy rastet e vdekjeve frikësojnë të moshuarit në Shqipëri! Dje dyndeshin për vaksinën kineze, sot numërohen me gishtat e dorës(FOTO)

    Vdekja e dy të moshuarve pas marrjes së vaksinës kineze Sinovac duket se ka ngjallur frikë te personat mbi 70 vjeç në Shqipëri.

    Në këto foto të LSA nga qendra e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, karriget duken të zbrazura, dhe të moshuarit që marrin dozën numërohen me gishtat e dorës.

    Krejt ndryshe paraqitej situata pak ditë më parë ku kishte një dyndje të të moshuarve, që prisnin në radhë për marrjen e vaksinës.

    Sjellim në vëmendje që lajmi për vdekjen e dy të moshuarve në Shqipëri ngjalli debat, duke zgjuar reagime mbi vaksinat kineze.

    Mjeku Erion Dasho iu drejtua me rekomandim Ministrisë së Shëndetësisë që të pezullojë fushatën e imunizimit me CoronaVac, derisa vdekjet të vërtetohen si të palidhura me vaksinën.

    Më i ashpër ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili lëshoi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë Rama dhe ministres Manastirliu se kanë fshehur pasaportën dhe protokollin zyrtar botëror lidhur me vaksinën kineze.

    Komiteti Teknik i Ekspertëve iu përgjigj akuzave duke u shprehur se deri më tani “nuk ka raste fatalitetesh që lidhen me aplikimin e vaksinës”.

  • Rriten ndjeshëm numrat/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën…

    Rriten ndjeshëm numrat/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën…

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 304 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 11 persona. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 124,723, kurse ai i viktimave në 2227.

    Në krahasim me ditën e djeshme vihet re një rritje e ndjeshme e viktimave, ku dje u shënuan 6 humbje jete, ndërsa sot 11. Sa i përket të infektuarve dje ishin 285, kurse sot 304.

    Përditësimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (30 Mars 2021)
    Raste të reja ditore 304
    Të shëruar në 24 orë 593
    Të shtruar në spitale 293
    Humbje jete në 24 orë 11
    Testime ditore 2730

    Testime totale 555,930
    Raste pozitive 124,723
    Raste të shëruara 90,617
    Raste Aktive 31,879
    Humbje jete 2227

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 22083
    Fier 2607
    Durrës 1309
    Gjirokastër 1242
    Shkodër 1199
    Vlorë 1107
    Korçë 779
    Lezhë 419
    Elbasan 387
    Kukës 359
    Dibër 329
    Berat 59

  • Mjekët francezë japin alarmin! Mbingarkesë katastrofike në spitale

    Mjekët francezë japin alarmin! Mbingarkesë katastrofike në spitale

    Paraqitet e vështirë situata me pandeminë në Francë. Presidenti Macron është i vendosur të mos kthejë izolimin total për francezët që përtej vështirësive financiare do të nënkuptonin një situatë të rënduar psikologjike, por mjekët ngrenë alarmin se kapacitetet në spitalet e urgjencave janë të tejmbushura dhe shumë shpejt nuk do të mund t’u shërbehet më personave me koronavirus.

    Nëpërmjet një apeli të shpërndarë në median e shkruar dhe atë vizive, bluzat e bardha në Paris bëjnë apel për një izolim, përndryshe do të detyrohen të bëjnë edhe përzgjedhjen e kujt do të trajtohet.

    Që nga janari, qeveria e Macron ka zbatuar orën policore gjatë natës në mbarë vendin si dhe ka vënë kufizime të tjera në përpjekje për të frenuar shkallën e lartë të infektimeve.

    Burimi: A2News