Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: covid-19

  • Bilanci në Shqipëri, janë 15 viktimat, 989 të shëruarit

    Bilanci në Shqipëri, janë 15 viktimat, 989 të shëruarit

    Ministria  e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e 24 orëve të fundit. Sipas autoriteteve, në 3258 testime kanë rezultuar 1039 raste të reja dhe 15 humbje jete.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 64,318 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

    Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
    Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728 vaksina antivCOVID.
    Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

    Në 24 orët e fundit janë kryer 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

    COVID-19 – Statistika (22 Shkurt 2021)

    Raste të reja ditore 1039

    Të shëruar në 24 orë 989

    Të shtruar në spitale 656

    Humbje jete në 24 orë 15

    Testime ditore 3258

    Testime totale 443,748

    Raste pozitive 101,285

    Raste të shëruara 64,318

    Raste Aktive 35,286

    Humbje jete 1,681

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 21,718
    Fier 2864
    Durrës 1814
    Vlorë 1798
    Shkodër 1427
    Elbasan 1046
    Lezhë 858
    Berat 1059
    Korçë 982
    Gjirokastër 955
    Dibër 368
    Kukës 397

  • Po del nga vala e tretë e virusit/ Ja shifra e zymtë e vdekjeve nga Covid deri tani në SHBA

    Po del nga vala e tretë e virusit/ Ja shifra e zymtë e vdekjeve nga Covid deri tani në SHBA

    Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA i është afruar 500-mijëshit, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja është në rënie.

    Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka konfirmuar 498,880 viktima deri të dielën mbrëma.

    Shifra e zymtë vjen derisa ky vend po del nga vala e tretë e virusit.

    Rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat kanë rënë dukshëm në javët e fundit, pas një rritjeje masive gjatë dimrit.

    Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe se shqetësim i veçantë janë variantet e reja të virusit – disa prej të cilave duket se përhapen më shpejt.

    Numri global i viktimave është afër 2.5-milionshit, edhe pse shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.

    Në Gjermani, izolimi i pjesshëm që nga nëntori ka ndihmuar në rënien e rasteve në javët e fundit, kanë thënë autoritetet atje.

    Si kudo tjetër në BE, fushata e vaksinimit në Gjermani është duke shkuar ngadalë, për shkak të pengesave në furnizim.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, Qeveria ka planifikuar të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut.

    Më shumë se 17 milionë njerëz në Britani kanë marrë deri tani dozën e parë të një vaksine kundër koronavirusit – ose pothuajse një në tre të rritur.

    Koronavirusi ka prekur mbi 111 milionë njerëz në të gjithë botën.

    SHBA-ja është vendi i goditur më keq, ndërsa në Evropë vendet më të goditura janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Spanja.

  • Virusi del jashtë kontrollit! Pesë mijë të vdekur shtesë, u dyfishuan gjatë dimrit/ Raporti i INSTAT zbulon se numri real i vdekjeve ishte…

    Virusi del jashtë kontrollit! Pesë mijë të vdekur shtesë, u dyfishuan gjatë dimrit/ Raporti i INSTAT zbulon se numri real i vdekjeve ishte…

    Pas një jave vonesë, Instituti i Statistikave ka bërë publik raportin me të dhënat e popullsisë për 3-mujorin e fundit të 2020-ës, duke vërtetuar kështu të gjitha aludimet e faktet kokëforta që dëshmonin se numri real i vdekjeve, të lidhura direkt ose indirekt me Covid-19, ishte disafish më i lartë se ai i raportuar zyrtarisht.

    Viti që lamë pas, shënon bilancin më të zi në historinë prej tri dekadash të INSTAT, me 27 mijë e 605 humbje jete ose 5668 më shumë se viti 2019. Nga ky kontingjent, vetëm 1181 kanë një shkaktar në kartelën e vdekjes, Kovidin. Pjesa tjetër, afro 4500 humbje, cilësohen si vdekje ekstra apo shtesë për shkak se nuk ka një arsye të përcaktuar. Fakt është që çdo vit ka pasur të tilla, por jo në këto përmasa. Në kushtet e pandemisë, ku vdekja nuk ka një diagnozë të qartë, numri ekstra i faturohet asaj.

    Përveç trajtimeve në shtëpi, që edhe qeveria e ndërgjegjësuar më së fundi po bën përpjekjet e saj t’i shmangë, personat që humbin jetën pasi janë negativizuar apo të tjerë që vdesin në spitalet e huaja nuk klasifikohen si vdekje Kovid, duke rritur nga ana tjetër numrin e vdekjeve shtesë. Por, më e keqja duket se nuk ka ardhur ende. Ky bilanc i errët i referohet vetëm pikut të parë të pandemisë, në nëntor-dhjetor, ku numëroheshin afro 800 infektime ditore. Tremujori i parë i këtij viti duket më rëndë. Me raste të reja që rrahin diku te 1200 në ditë dhe humbje të mëdha në jetë njerëzish. Nga ana tjetër, me një vaksinim që po ecën me ritme të ngadalta për personelin shëndetësor, pa zbritur ende në popullatë.

    RAPORTI

    Historikisht, tremujori i parë i vitit ka sjellë më shumë fatalitete, për shkak të sëmundjeve respiratore dhe imunitetit në rënie gjatë dimrit. Por, koronavirusi, si shumëçka tjetër, përmbysi edhe këtë rend. Shifrat më të larta të mortalitetit nuk vihen re në fillimvit, por në fund të tij, në dimër ku, përveç infeksioneve të rënda respiratorë, përkojnë edhe më pikun e parë të pandemisë në vendin tonë, sipas ekspertëve. Me përfundimin e karantinës, në gjashtëmujorin e dytë të vitit, shifrat janë përkeqësuar ndjeshëm duke u bërë gati fatale në tre muajt e fundit të vitit, që shënojnë numrin rekord të humbjeve të jetëve për 2020-ën.

    Një krahasim me mesataren e 5- vjeçarit të fundit të fataliteteve, referuar shifrave të Institutit të Statistikave, flet për një rëndim të shifrave në tremujorin e tretë e sidomos atë të fundit. Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë u regjistruan rreth 1600 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e 2019-ës, me një rritje prej 32 për qind. Ndërsa në tremujorin e fundit, rritja ishte 73%, ose gati katër mijë jetë më pak se në tetor-dhjetorin e 2019-ës. Që prej vitit 2009, mesatarisht në vend humbjet e jetës janë luhatur mes 21-22 mijë në vit, me kulmet që deri tani ishin arritur në vitin 2015 dhe 2017, që përkojnë me periudha gripale më të rënda.

    PASOJAT E COVID NË RRETHE

    Shifrat më të larta të mortalitetit janë regjistruar në kryeqytet, por në tremujorin e fundit të vitit, Covid ka goditur rëndë Fierin, Elbasanin, Beratin e Shkodrën. Vlora e Kukësi rezultojnë ndër qarqet më pak të prekura. Sa u takon shifrave të fataliteteve vjetore, rritja më e madhe konstatohet në Lezhë me 34%; Tiranë (32.3%); Elbasan (31%); Shkodër (30.9%); Fier (29%); Durrës (25%). Ndërsa në tremujorin e katërt, kur kulmoi vala e pandemisë, virusi ka qenë më fatal në Fier, ku jetët e humbura tejkaluan 100 përqindëshin në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në të njëjtat shifra luhatet edhe situata në Elbasan (+100.6%), ndjekur nga Berati, Tirana, Shkodra, Lezha, Korça, Kukësi, Durrë- si, Gjirokastra, Dibra dhe më pak në Vlorë me 29.8 për qind. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt 2020, Dibra dhe Kukësi janë dy qarqet e vetme të vendit që shënojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

    Burimi: INSTAT

  • “Larguat të rinjtë nga auditoret, për t’i grumbulluar në fushatë”/ Epidemiologu akuza qeverisë: Jeni shëmbëlltyra më e keqe e menaxhimit të pandemisë

    “Larguat të rinjtë nga auditoret, për t’i grumbulluar në fushatë”/ Epidemiologu akuza qeverisë: Jeni shëmbëlltyra më e keqe e menaxhimit të pandemisë

    Epidemiologu Taulant Muka gjatë një interviste për Fax News tha se politika është shembulli më i keq i menaxhimit të situatës nga pandemia Covid-19 pasi po zhvillon fushatën elektorale duke grumbulluar të rinjë të cilët nuk respektojnë masat anti-Covid, ndërkohë  të rinjtë në vend që të ishin në auditore, tashmë ndodhen në sallat e fushatës elektorale.

    Ndërsa në lidhje me orën policore epidemiologu Muka u shpreh se e ora policore është e pajustifikueshme në evidencën shkencore, por mund të kishte kufizime në mbylljen e bareve apo restoranteve.

    “Politika është shembëlltyra më e keqe e menaxhimit të situatës Covid. Shikojmë për fushatën elektorale bën grumbullime të të rinjve pa mbajtur, pa respektuar distancimin fizik. Është ndryshe nga gjithçka që trumbetojnë vetë politikanët. Ne largojmë të rinjtë nga auditoret, ndërkohë që sallat për fushatat elektorale janë plotë. në këtë kontekst besoj që përgjegjësia qëndron tek ata që drejtojnë dhe menaxhojnë gjithë situatën Covid.

    Dhe unë në këtë kontekst nuk e shikoja të habitshme rritjen e rasteve, nga ana tjetër sa i përket mutacioneve ka sigurisht informacion që mutacione të ndryshme mund të kenë, mund të jenë më shumë ngjitës, shumë pak evidencë ka nëse mund të shkaktojnë sëmundje më të rënda apo jo.

    Sot kemi një lajm nga Hollanda që gjykata atje ka kërkuar të ç’bëhet ora policore kjo për shkak sepse kufizon të drejtat dhe liritë e individit. Unë e shikoj personalisht si studiues dhe ky është opinioni im, e shikoj orën policore si të pajustifkuar në evidencën shkencore e sidomos lënien e lirë të qytetarëve për të dalë jashtë dhe për të patur një ecje apo një vrap. Sigurisht mund të ketë kufizime përsa i përket mbylljes së bareve apo restoranteve”– tha Muka.

    Burimi: Faxweb

  • Pedagogu rrëfen betejën me Covid-19: Matrapazja me bluzë të bardhë do më dërgonte në Turqi me tampon negative fals

    Pedagogu rrëfen betejën me Covid-19: Matrapazja me bluzë të bardhë do më dërgonte në Turqi me tampon negative fals

    Pedagogu, Shpëtim Luku ka rrëfyer betejën e tij me Covid-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale tregon sesi e kuptoi se ishte infektuar me koronavirus dhe pse ishte treguar shumë i kujdesshëm duke respektuar të gjitha rregullat e higjienës personale.

    Ai shkruan se ‘vuajtjet’ e tij filluan kur doktorët dhe mjekët po ja dramatizonin gjendjen e tij shëndetësore. Ai rrëfen se një mjeke e cila po kuronte atë i kishte thënë se gjendja e tij nuk ishte e mirë dhe se se do të ishte mirë nëse ai do të kurohej në Turqi.

    Në frikë për jetën ai pyet mjeken si do të shkojë të kurohet në Turqi pasi sic dihet personat që rezultojnë pozitiv me Covid-19 nuk mund të udhëtojnë në shtetet e tjera. Por, mjekja ishte treguar e gatshme që ta ndihmonte me një tampon negative fals që të udhëtonte si gjithë të tjerët dhe më pas kur të mbërrinte në Turqi të paraqitej në spital dhe aty do të merrej në kujdesin e mjekëve turq.

    Por përpara se Luku të vendoste ai telefonon  një mikun e tij i cili i prezanton një mjek që i pa të gjitha analizat dhe grafitë. Mjeku i bëri me dije pedagogut se nuk është e nevojshme që të shkojë për kurim në Turqi pasi gjendja e tij nuk është në fazat e rënda.

    Postimi i plotë i Shpëtim Luku-t:

    “Beteja ime me Covid-in dhe disa matrapaze me bluze te bardhe

    Me duket se e kalova Covid-in. Doja ta jepja me pare kete lajm, mirepo deshiroja te isha sa me i sigurt dhe sot, pas 20 ditesh nga shfaqja e simptomave dhe konfirmimi pozitiv me testin perkates, mund te them se e kam kaluar ate. Nuk ishte nje beteje e lehte, pasi tek une dominoi ankthi dhe gjendja e renduar psikologjike. Kjo pasi, kisha jetuar vetem sipas skenarit qe virusi nuk do me kape. Une isha kampioni i ruajtjes dhe kujdesit. Aq sa isha bere dhe objekt talljeje nga shume shoke e miq, te cileve iu bente pershtypje sjellja ime ne nje menyre te tille qe presupozonte tek gjithkush qe e kishte virusin.

    Masken nuk e hiqja kurre, dizifektantin e perdorja mbi 25 here gjate dites. Nuk takoja njeri, kisha perqafuar nje stil jete prej thuajse vetmitari. Te vetmen pike te dobet kisha percaktuar pjesetaret e tjere te familjes. Ndaj, kur nje dite te bukur, vajza deklaroi se kishte dite qe i dhimbte trupi dhe se i kishte ikur eshe nuhatja dhe shija, mendova se e keqja e madhe mberriti. Dhe nuk vonoi me shume se te nesermen qe te merrja indikatorin e pare te fillimit te betejes me virusin famekeq. Temperatura 37. 4. Prekja nga virusi me gjeti pa plan. Me hodhi ne duar mjekesh te papergjegjshem e matrapaze, te cilet me bene objekt abuzimi me skanerat dhe me pas, me pane si “lende te pare” Turqie.

    Megjithese ne pergjithesi semundja kishte marre per lehte, pa ndonje temperature te larte shume, pa marrje fryme, me norma saturimi te oksigjenit 96-97, nje doktoreshe qe vetem e tille nuk mund te jete, ia doli qe te me fuse ne nje panik total. Qe nga menyra se si me transmetoi rezultatet e skanerit me alarm te madh. Ke kaluar ne bronkopneumoni- me tha e “alarmuar” dhe fill pas kesaj filloi te me jape alternativat qe kisha ne dispozicion. Duhet te shkoja- sipas saj-ne Turqi nese doja te rrisja shanset e mbijeteses ose duhet te hospitalizohesh ne Shqiperi. “Mendohuni me qetesi sonte dhe vendosni e me thoni”- vazhdoi ajo. Po ku mund te behej me fjale per qetesi?! E per te ndikuar akoma me shume ne realizimin e qellimit te saj referonte shembuj te tjere, si psh pronari i nje restoranti te njohur ne Durres, i cili nuk i kishte perfillur keshillat e saj dhe kishte perfunduar me norma saturimi oksigjeni 80 per qind e me poshte.

    Une vazhdoja te zhytesha ne panikun qe dukej se skishte fund. Dhe kur me ne fund guxova te thyej heshtjen e gjate, prej te keqes se madhe qe me kishte zene deren, duke shfaqur dyshimin se si mund te udhetoj duke qene pozitiv, “doktoresha” shprehu gadishmerine e saj per te me “ndihmuar” duke me pajisur me tampon negativ fals, per te udhetuar me pas si pasagjer linje e per te perfunduar ne spitalin turk si pacient. Sigurisht qe kjo ishte nje alternative e paperballueshme per mua, megjithate i vetmi moment ku me punoi mendja ishte dergimi i nje sms nje miku tim biznesmen, i cili ma kishte lene te hapur shtegun e kerkeses per ndihme ne cdo moment. Pergjigja e tij erdhi e menjehershme, duke me lene takim ne nje lokal dhe ku thirri ne te edhe nje mjek te spitalit amerikan, i cili kishte mjekuar persona te shumte me Covid 19.

    Pas shikimit te skanerit, doktori, nje person simpatik dhe shume qetesues tha se rasti im ishte i lehte, me vetem 10 per qind prekje mushkerie, mirepo mendja ime ishte aq e terrorizuar prej “konkluzioneve” te mjekes se meparshme, ndaj dhe paraqitesha mosbesues. Ideja fikse qe me qe rrenjosur ne tru ishte se kisha mberritur tashme ne fund. Sado qe shoke e miq, si dhe doktori i ri me sugjeronin qe te ruaja qetesine dhe optimizmin, si nje nga armet baze te luftimit te kesaj semundjeje, sado qe ky doktor me premtonte qe do te behesha me mire, se do e kaloja, sado qe ky doktor me tregonte shembuj ku e ku me te rende se une e qe ia kishin dale, serish vazhdoja te meditoja e te beja bilancet per jeten e deritanishme.

    Qe ate nate, kur bera takimin me doktorin e ri, nepermjet mikut tim te cmuar, filloi mjekimi standart intravenoze. Ndonese nuk kisha simptoma te theksuara, serish rrija plot ankth e stres, nen friken e improvizimeve qe mund te kishte ky virus i pabese si dhe nga ndikimi i madh negativ qe kishte shkaktuar tek une matrapazja me bluze te bardhe. Temperaturen dhe oksigjenin e masja cdo 10 minuta sepse me dukej se me merrej fryma. Oksimetrat dhe termometrat tregonin te dhena te mira, por nuk arrinin te me qetesonin.

    Ditet kalonin nje e nga nje e une i numeroja ato me padurimin e ushtarit qe pret perfundimin e ushtrise. Dhe ja, tani besoj se jam ne statistikat e te sheruarve dhe per kete duhet te adresoj falenderimet me te medha per Dr. Genti Hutin, infermieret Eugen Ismolli, Xhulion e Gazin, miqte e mi qe u interesuan ne menyre te panderprere duke me dhene nje suport te madh psikologjik, si Petrit Ago, Muharrem Meko, Alfred Peza, Magdalena Alla, Eva Kushova, Artur Llana, Ilir Topalli e te tjere. Mirepo kurre nuk do me shqitet shija e hidhur e sjelljes se keqe, e tentatives per perfitim prej atyre qe e kane per detyrim profesional e moral humanizmin dhe preokupimin e plote ne dobi te shendetit te njerezve. Ashtu sikurse duhet te pohoj e konformoj krenarine e pasjes se miqve te mire, te miqve te vertete qe te bejne te ndihesh nje person shume i pasur nga ana shpirterore.”

    Burimi: Faxweb.al

  • ASHPËRSOHEN MASAT/ Manastirliu: Rritet koha kur ndalohet lëvizja, shkollat në shumë qytete kalojnë online

    ASHPËRSOHEN MASAT/ Manastirliu: Rritet koha kur ndalohet lëvizja, shkollat në shumë qytete kalojnë online

    Manastirliu:

    Përshëndetje të gjithëve unë jam këtu sot së bashku me një pjesë të Komiteti Teknik i Ekspertëve pas masave të marra nga ana e tyre. Do të doja të sillja në vëmendjen tuaj se sot jemi në një moment sa delikat po aq edhe të rëndësishëm. Jemin në një situatë që me gjasë edhe prej mutacioneve të reja kemi një shtim të shifrave, kemi një ulje të moshës së të prekurve, edhe si rjedhojë e relaksimit të sjelljes pas festave të fundvitit.

    Kjo ka sjellë edhe një shtim të misioneve të Urgjencës Kombëtare, dhe rritjen e numrit të personave të shtruar në spitale. Komiteti po ndjek me dinamikë të gjithë treguesit epidemiologjik, dhe nga impakti që kanë pasur masat më herët ka vendosur:

    -ndalimin e qarkullimit të qytetarëve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit për një periudhë 14 ditore, deri në 25 Shkurt

    -ndalimin e aktivitetit të lokaleve pas orës 20:00 të mbrëmjes

    – Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

    – Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

  • “Mos abuzoni”/ Mjeku Tritan Kalo flet për masat Anti-Covid: Komiteti këshillon, por vendimet i merr…

    “Mos abuzoni”/ Mjeku Tritan Kalo flet për masat Anti-Covid: Komiteti këshillon, por vendimet i merr…

    Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka reaguar në lidhje me situatën e koronavirusit ku ndodhet vendi.

    Në një mesazh në Facebook, mjeku Kalo ndalet te Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili do të mblidhet ditën e sotme për të njoftuar masa e reja, duke thënë se vendimet e Komitetit diskutohen e kalojnë filtrin ligjor.

    Sipas tij, ky komitet është vetëm një organ këshillues, pasi vendimet i merr ekzekutivi.

    “Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…. Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të merren VENDIME nga EKZEKUTIVI…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!”, shkruan mjeku Kalo.

  • Akademia e Shkencave kërkon ashpërsim të masave si pasojë e rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve me Covid

    Akademia e Shkencave kërkon ashpërsim të masave si pasojë e rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve me Covid

    Gjatë një konference shkencore, kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi u shpreh se masat kufizuese nuk po zbatohen duke kërkuar një ashpërsim të tyre.

    Akademia e Shkencave kërkon forcimin e masave kufizuese për të paktën një periudhë 2 javore.

    “Nga dhjetori, vdekshmëria në Shqipëri është në nivelin e 1%, nga 2,2% që ishte mesatarja e saj deri në dhjetor. Kurba e përhapjes së pandemisë prej shtatorit e deri më sot ka formën e një vargmali me dy maja, një në mes të nëntorit dhe një në fillim të janarit. Në të gjitha vendet ka filluar zbritja.

    Ne sot ndodhemi në majë dhe këtu bëjmë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm. Kjo vjen pasi në rajon në tërësi dhe te ne në veçanti zbatohen kufizime dhe masa më të buta se në pjesën tjetër të Europës. Tri masat e mirënjohura, higjienë, distancë, mbajtje e maskës, nuk respektohen sa duhet. Prandaj për të përshpejtuar uljen është e nevojshme që të riforcohen kufizimet dhe respektimi i tyre, së paku për një periudhë dyjavore”, u shpreh Gjinushi.

    Sjellim në vëmendje që sot kryeministri Rama, gjatë një daljeje për mediat paralajmëroi se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të deklaruar masat e reja shtrënguese në vend.

  • Riinfektimet, mjeku infeksionist: Janë raste shumë të rralla, nuk ka vend për panik

    Riinfektimet, mjeku infeksionist: Janë raste shumë të rralla, nuk ka vend për panik

    Artan Simaku, mjek infeksionist në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), u shpreh në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2 se rastet e infektimeve nuk duhet të shkaktojnë panik në popullatë, pasi janë shumë të rralla.

    “Riinfektimi është shumë i rrallë, nuk ka vend për panik në popullatë. Është një numër shumë i vogël rastesh, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Mund të ndodhë që në tamponin e parë, personi të ketë qenë fals pozitiv, por mund të jetë edhe riaktivizim i mbetjeve gjenetike të virusit, që laboratori i kap si pozitiv. Ndodh që të jetë infektim nga variantet e reja, por janë raste shumë të rralla”, theksoi mjeku.

    Në lidhje me rritjen e shifrave të resteve të reja me Covid-19 dhe viktimave, Simaku deklaroi: “Trendi në rritje ka nisur që në fillim të janarit, ishte trend i pritshëm. Përveç grumbullimeve gjatë festave të fundvitit, ka dhe një mosrespektim të masave nga popullata dhe bizneset”.

    Simaku shtoi se variantet e reja të koronavirusit mund të jenë në qarkullim në Shqipëri, për faktin se po rritet numri i të rinjve të infektuar: “Na bën të dyshojmë fakti që ka rritje numri i infektimeve të moshave të reja. Ka pësuar rritje edhe numri i pacientëve të shtruar në spital. Detyra jonë është vetëm që të respektojmë masat, që të mos arrijmë në skenarin që të plotësohen të katër spitalet Covid”.

  • Për herë të parë në gati dy muaj Kina nuk raporton as edhe një rast të ri lokal me COVID-19

    Për herë të parë në gati dy muaj Kina nuk raporton as edhe një rast të ri lokal me COVID-19

    Kina nuk raportoi asnjë edhe një rast të ri të transmetuar lokalisht me COVID-19 për herë të parë në gati dy muaj.

    Kështu së paku, sipas mediave të huaja, treguan të dhënat zyrtare të hënën, duke shtuar se këto janë “shenjat se ajo ka arritur të shuajë valën e fundit të sëmundjes”.

    Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 u rrit lehtë në 14 më 7 shkurt nga 12 një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë, por të gjithë ishin infeksione të importuara nga jashtë.

    Shtatë nga rastet ishin në Shangai, pjesa tjetër në provincën juglindore Guangdong.

    Kjo shënoi herën e parë që Kina kishte zero infeksione lokale që nga 16 dhjetori, duke sugjeruar se hapat agresivë të ndërmarrë nga autoritetet arritën të ndalonin përhapjen e sëmundjes më tej nga grupe të mëdha në provincën Hebei përreth Pekinit dhe verilindje të Heilongjiang dhe provincat Jilin.

    Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara me COVID-19, u rrit në 16 nga 10 një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.

    Numri i përgjithshëm i rasteve COVID-19 në territorin e Kinës qëndron në 89,706, ndërsa numri i të vdekurve është i pandryshuar në 4,636.