Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: covid-19

  • Pasaportat COVID-19/ Rrugë drejt normalitetit apo krijimit të problemeve të reja?

    Pasaportat COVID-19/ Rrugë drejt normalitetit apo krijimit të problemeve të reja?

    Qeveritë dhe zhvilluesit e teknologjive në mbarë botën po eksplorojnë mënyra të mundshme të përdorimit të “pasaportave të vaksinave”, si një mënyrë për të rihapur ekonominë, duke identifikuar personat që janë të mbrojtur ndaj coronavirusit.

    Megjithatë, ata që zhvillojnë teknologjitë, thonë se mjete të tilla vijnë me pasoja, të tilla si përjashtimi potencial i grupeve të tëra nga pjesëmarrja në shoqëri, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që ta mendojnë seriozisht se si do të përdoren këto pasaporta, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

    Industritë e udhëtimit dhe argëtimit kanë pasur vështirësi të mëdha të operojnë me fitim, për shkak të masave të distancës sociale, janë veçanërisht të interesuar që të ketë një kontroll të shpejt se kush është i mbrojtur nga COVID-19.

    Në mesin e atyre që prodhojnë pasaporta, janë kompania biometrike iProov dhe kompania për siguri kibernetike, Mvine, që kanë krijuar një pasaportë të vaksinës që po testohet në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë së Britanisë, pasi mori fonde nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

    Themeluesi dhe njëherësh shefi ekzekutiv i kompanisë iProov, Andrew Bud beson se pasaportat e vaksinave duhet të përmbajnë vetëm dy informacione.

    “Një është nëse ky person është vaksinuar dhe informacioni tjetër është se si duket ky person”, thotë ai.

    Bud shton se gjithçka që duhet të bëhet me këtë pasaportë është që fotografia e një personi të vaksinuar dhe se nuk duhet ditur as identiteti i plotë i të vaksinuarit.

    Konfirmimi i statusit të vaksinimit të njerëzve do të ndihmonte ekonominë e lokaleve të natës, ku vetëm në Mançester të Anglisë janë të punësuar rreth 420,000 persona, thonë ekspertët.

    “Ne duhet të shikojmë mënyrat se si t’i kthehemi jetës normale”, thotë Sacha Lord, këshilltar i kësaj industrie dhe bashkëthemelues i festivalit të muzikës Parklife.

    Përderisa ka pasur disa eksperimente, ku janë mbajtur koncerte dhe ngjarje të tjera vitin e kaluar, duke aplikuar distancën shoqërore, nga këto ngjarje të organizuara nuk ka pasur përfitime të mëdha, thotë Lord.

    “Një ndejë nuk është një ndejë e vërtetë, një festival nuk është një festival i vërtetë, nëse nuk ke mundësi që të jesh krah për krah me miqtë e tu”, shprehet Lord.

    “Nuk mendoj se duhet t’i detyrojmë njerëzit që të pajisjen me pasaporta të vaksinës. Kjo do të duhej të ishte një zgjedhje. Por, në hyrje (të festivaleve) nëse nuk ke këtë pasaportë ne do t’iu ofrojmë një mundësi tjetër”, thotë Lord, duke sugjeruar se mundësia tjetër mund të jetë konfirmimi se një person nuk është pozitiv me coronavirus përmes kryerjes së testeve të shpejta për COVID-19.

    Ndërkaq, Andrew Bud thotë se certifikatat e vaksinave tashmë kanë nisur të shpërndahen në disa shtete, dhe në Shtetet e Bashkuara, disa leje shëndetësore, të lëshuara nga sektori privat, po përdoren për të lejuar njerëzit të marrin pjesë në ngjarje sportive.

    “Mendoj se certifikatat e vaksinave përmbajnë më vete probleme të mëdha sociale dhe politike. Puna jonë është që t’iu ofrojmë teknologjinë e duhur për të bërë të mundshme pasaportat dhe certifikatat e vaksinave… Nuk është detyra jonë që të gjykojmë nëse këto pasaporta e certifikata janë një ide e mirë apo jo”, shton ai.

    Probleme potenciale mund të paraqiten rreth diskriminimit, privilegjit dhe përjashtimit të brezit të ri, të cilët pritet të jenë të fundit që do të vaksinohen kundër coronavirusit, tha Bud, duke shtuar se ai beson se autoritetet britanike po i kushtojnë kujdes kësaj çështjeje.

    Burimi: Telegrafi

  • Infektimi nga COVID-19/ Përse është e rëndësishme të mbroni sytë

    Infektimi nga COVID-19/ Përse është e rëndësishme të mbroni sytë

    Për të qenë plotësisht të mbrojtur nga infektimi i virusit Covid-19 sigurisht që edhe mbrojtja e syve është e rëndësishme.

    Duke qenë se është një ‘sipërfaqe mukoze’, sytë janë një tjetër mënyrë e marrjes së virusit përveç hundës dhe gojës.

    Një këshillë kjo që Qendra e Kontrollit e Parandalimit të Sëmundjeve e sugjeron edhe për qytetarët përveç punonjësve të shëndetësisë.

    Mbrojtja e syve parandalon që cirkat e pështymës të mos kenë kontakt me organizmin, duke parandaluar kështu infektimin.

    Përse Duhet Të Tregoni Kujdes Edhe Për Sytë?

    Edhe pas konfirmimit dhe shpërndarjes së vaksinave kundër këtij virusi, numri i të infektuarve vazhdon të rritet.

    OBSH, pak ditë më parë deklaroi se viti i dytë i kësaj pandemie do të jetë edhe më i vështirë se i pari.

    Duke qenë se është një virus akoma i ri, për nga mënyra e veprimit dhe infektimit, 2020 kaloi duke u munduar që të fitohej gara me kohën.

    Ndaj çdo ditë duket se studime të reja dalin duke shtuar të dhëna për ‘sjelljen’ e COVId-19 tek popullata e infektuar apo edhe tek ata të shëruar.

    NJë nga të dhënat e tjera të rëndësishme lidhet pikërisht me sytë si pikë tjetër e mundësisë së infektimit.

    Sytë, ashtu si hunda dhe gojë, është një membranë mukoze e cila mund të kthehet në një zonë të predispozuar për t’u kontaminuar nga virusi SARS-CoV-2.

    Edhe pse mjekët kanë këshilluar shmangien e prekjes së syve me duar, tanimë kjo masë nuk mjafton.

    Mbajtja e Syzeve

    Në fillim të pandemisë, nga të dhënat e pacientëve me COVID-19 në Kinë, u vu re se personat që mbanin size optike kishin sasi më të ulëta të virusit në organizëm.

    Diçka e tillë gjeti baza edhe nëpër shtetet e Evropës, duke krijuar një lidhje mes mbajtjes së syzeve, optike apo për mbrojtjen nga dielli, dhe shmangies së infektimit nga virusi.

    Ndaj nëse dëshiroi që të keni një mbrojtje të plotë nuk mund të anashkaloni sytë.

    Mundohuni që të mbani syze optike nëse i përdorni, ose syze dielli kur jeni në ambientet e jashtme apo me shumë persona.

    Burimi: AgroWeb.org

  • “The Economist”: Deri në fund të vitit 2022 Shqipëria do arrijë të vaksinojë…

    “The Economist”: Deri në fund të vitit 2022 Shqipëria do arrijë të vaksinojë…

    Shqipëria pritet të vaksinojë 60-70% të popullsisë së rritur deri në fund të vitit 2022, sipas përllogaritjeve që bëri “Njësia e Inteligjentes e The Economist” (shih hartën në fund).

    Shumica e vendeve dhe ato të zhvilluara pritet ta krijojnë imunitetin e tufës në fund të këtij viti. Economist Inteligjence Unit (EIU) e bëri përllogaritjen duke marrë në konsideratë kriteret që përfshijnë marrëveshjet e furnizimit, kufizimet në prodhim, madhësinë e popullsisë dhe disponueshmërinë e punonjësve të kujdesit shëndetësor etj.

    Vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore pritet të krijojnë imunitetin e tufës gjatë këtij viti (ngjyra më e errët e hartës), së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pjesa tjetër ku përfshihet Kanadaja, Rusia dhe vendet e Amerikës latine, Zelanda e Re, Australia dhe Afrika e Jugut pritet të krijojnë imunitetin e tufës përgjatë mesit të 2022.

    Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, si dhe një pjesë e vendeve të Azisë Qendrore dhe Afrikës dhe Amerikës Latine do të përfundojnë vaksinimin në fund të vitit 2022. Në fund, gjatë vitit 2023 do të përfundojë procesi i vaksinimit për vendet e Afrikës, disa vendeve të Azisë dhe Amerikës Latinë.

    Me datën 22 janar, Pfizer raportoi si kishte nënshkruar me nismën Covax marrëveshjen e furnizimit për 40 milionë doza që do të shpërndahen në 92 vende në zhvillim, ku përfshihet edhe Shqipëria me 2021.

    “Dozat e para pritet të dorëzohen në tremujorin e parë të vitit 2021, në varësi të negociatave dhe ekzekutimit të marrëveshjeve të furnizimit nën strukturën e Facilitetit COVAX me një çmim jo fitimprurës” njoftoi zyrtarisht, Pfizer

    Aktualisht janë duke u zhvilluar 50 vaksina për të luftuar Covid -19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por vetëm 12 kanë kaluar fazën e tretë dhe përfundimtare të testimit në njerëz po jo të gjitha janë miratuar nga autoritet BE dhe SHBA për përdorim.

    Në fillim të vitit 2021, tre vaksina, nga Pfizer (SH.B.A.) -BioNTech (Gjermani), Moderna (Sh.B.A) dhe AstraZeneca-Universiteti Oxford (MB), nisën të shpërndahen në vendet e zhvilluara. Ndërkohë, vaksinat kineze dhe ruse po shpërndahen si brenda vendit ashtu edhe në vendet në zhvillim si Egjipti, përmes marrëveshjeve dypalëshe diplomatike. Kjo do sjellë të ashtuquajturën diplomaci vaksinash, me Rusinë dhe Kinën që përpiqen të forcojnë statusin e tyre global përmes shpërndarjes së vaksinave, raporton EIU.

    Më në fund, disa vende të tjera me të ardhura të mesme dhe vendet më të ardhura të ulëta do të mbështeten në COVAX, një iniciativë e udhëhequr nga OBSH që synon të sigurojë 6 miliardë doza vaksine për vendet e varfra. 2 miliardë dozat e para do të jepen në 2021, kryesisht për punonjësit e kujdesit shëndetësor (doza COVAX do të mbulojë vetëm deri në 20% të popullsisë së secilit vend). Sidoqoftë, furnizimet e COVAX mund të jenë të ngadalta, veçanërisht nëse vonesat në prodhimin dhe shpërndarjen në vendet më të pasura shtyjnë datat e dorëzimit për vendet e varfra. Në këto vende në zhvillim, mbulimi i masiv i vaksinimit nuk do të arrihet para vitit 2023, apo mund të mos ndodhë ndonjëherë, sipas EIU.

    Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë prodhuese të vaksinës, Pfizer, për 500 mijë doza, por që pritet të vijnë në vend nga vjeshta e këtij viti. Numri i të vaksinuarve deri tani është minimal, kryesisht tek personeli shëndetësor. Më mirë në rajon po ecën Serbia, që deri tani ka vaksinuar gati 500 mijë persona. Përveçse me kompanitë prodhuese Serbia ka marrëveshje me Rusinë dhe Kinën për marrjen e vaksinave nga këto dy shtete.

    Burimi: Revista MONITOR

  • Kancelarja Merkel: Ne mund të kemi nevojë për vaksina kundër COVID-19 edhe për shumë vite që do të vijnë

    Kancelarja Merkel: Ne mund të kemi nevojë për vaksina kundër COVID-19 edhe për shumë vite që do të vijnë

    Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se qytetarët mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër coronavirusit edhe për “shumë vite që do të vijnë”.

    Sipas medieve të huaja, Merkel zhvilloi bisedime me guvernatorët e shtetit, përfaqësuesit e industrisë farmaceutike dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian të hënën, për të diskutuar mënyrat për të “forcuar” fushatën e ngadaltë të vaksinimit të vendit.

    Duke folur para gazetarëve në një konferencë shtypi më pas, Merkel tha se situata me COVID-19 është “e ngjashme me vaksinën e gripit, ku ju ri-vaksinoheni kundër mutacionit të ri të virusit çdo herë”.

    Ajo shtoi se pavarësisht shqetësimeve në lidhje me fillimin e ngadaltë të Gjermanisë për programin e saj të vaksinimit, ajo ishte me shpresë se çdo qytetari gjerman do të ofrohej një mundësi për tu vaksinuar deri më 21 shtator – pak ditë para se vendi të mbajë zgjedhjet kombëtare në të cilat ajo nuk do të garojë më për kancelare.

    Ndryshe, deri të dielën, rreth 1.93 milion njerëz kishin marrë dozën e tyre të parë në Gjermani, një komb prej 83 milionësh, dhe 532,000 kishin marrë një dozë të dytë.

    Për krahasim, Britania e Madhe, një vend me 67 milionë banorë, u ka dhënë gati 9 milionë njerëzve një vaksinë të parë.

    Merkel gjithashtu tha se autoritetet shpresojnë që javën e ardhshme të kenë më shumë informacion në lidhje me variantet e coronavirusit, si dhe për çdo relaksim të mundshëm të kufizimeve të coronavirusit.

    Por tani për tani, tha ajo, fokusi ishte në shtyrjen përpara të vaksinimit.

    Burimi: Telegrafi

  • Ende nuk është zbuluar zyrtarisht/ Mjeku infeksionist: “Jam i bindur se dhe në Shqipëri ka raste me variantin e ri të Covid”

    Ende nuk është zbuluar zyrtarisht/ Mjeku infeksionist: “Jam i bindur se dhe në Shqipëri ka raste me variantin e ri të Covid”

    Mjeku infeksionist Genc Stroni është shprehur i bindur se në Shqipëri ka raste me variantin e ri të Covid, por ende nuk është zbuluar zyrtarisht. 

    Stroni tha ardhja e variantit të ri nuk mund të shmanget pasi kontaktet e Shqipërisë me vendet që kanë raste të këtij varianti janë të shumta.

    Deri tani nuk ka pasur asnjë rast me mutacionin e ri të Covid, nuk është kapur ndonjë i tillë. Unë jam i bindur edhe tek është. Nuk ka mundësi që ne kemi shpëtuar, kur kemi pasur kontakte me vendet që kanë raste të këtij mutacioni. Mendoj se ende nuk është kapur një rast i tillë”, tha mjeku Stroni.

    Po ashtu mjeku ka folur dhe për rritjen e rasteve të Covid në javët e fundit, dhe si shkak për shtimin e rasteve ai fajëson neglizhencën e zbatimit të masave.

    “Mbase dhe njerëzit janë lodhur me masat mbrojtëse, u bë një punë emirë para vitit të ri, pasi njerëzit mbanin maskat. Por tani shikoj se njerëzit nuk po kujdesen si më para dhe duan t’i kthehen normalitetit. Kjo gjë ka ndikuar dhe në rritjen e numrave në këto përmasa, pasi s’ka arsye tjetër për këtë rritje”, shtoi Stroni për emisionin “Rudina” në Tv Klan.

    Mjeku infeksionit për fundin e pandemisë tha se do të jetë shumë i vonë, por sipas tij ekziston dhe skenari që të bashkëjetojmë me Covid njësoj si me gripin.

    “Unë them se do bashkëjetojmë me këtë sëmundje siç po bashkëjetojmë dhe me gripin. Mundet që përqindja e të sëmurëve të jetë e pallogaritshme dhe të jetë fundi i pandemisë”, tha Stroni.

    Burimi: Panorama.al

  • Situata me Covid në sistemin arsimor në Elbasan vazhdon të jetë e rëndë/ Ja sa mësues janë infektuar 24 orët e fundit

    Situata me Covid në sistemin arsimor në Elbasan vazhdon të jetë e rëndë/ Ja sa mësues janë infektuar 24 orët e fundit

    Situata me koronavirusin në sistemin arsimor në Elbasan vazhdon të jetë e rëndë. Burimet bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit në këtë qytet janë infektuar me Covid, 9 mësues.

    Numri i mësuesve të prekur me koronavirus vetëm në këtë qytet është 29.

    Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë në njoftimin zyrtar raportoi se në total në 24 orët e fundit janë infektuar 33 persona, ndërsa 1 qytetar nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me Covid.

    Në Elbasan, që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 1383 raste pozitive.

  • OKB: Koronavirusi ka shtuar pabarazinë në botë

    OKB: Koronavirusi ka shtuar pabarazinë në botë

    Puna e parë që duhet bërë sivjet është luftimi i Covid-19, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, kur flet për prioritetet në punën gjatë këtij viti  të organizatës që  ai drejton. “Vaksina është prova e parë morale që kemi përpara”, theksoi ai në fjalimin e mbajtur (28.01) para Asamblesë së Përgjithshme. Ai tregon se vaksinat kanë mbërritur në disa vende, por nuk kanë arritur ende në vendet e varfëra. “Shkenca ka pasur sukses, por solidariteti jo,” thotë shefi i OKB.

    Vitin që kaloi bota humbi 2 milionë vetë. Qeveritë kanë përgjegjësi për mbrojtjen e popullsisë së tyre, por Covid nuk mund të luftohet vetëm në një vend. Studimet kanë treguar se vaksina mund t’i kushtojë ekonomisë së botës 9,2 trillion dollarë. Pasi numëron hapat që duhen ndjekur për të luftuar Covidin, Guterres thotë se “bota nuk mund të shpëtojë nga virusi nëse ekonomia lufton për ekzistencë.” Ai kërkon fillimin e një programi të qëndrueshëm shpëtimi.

    Vendet e pasura janë duke zbatuar programe shpëtimi me vlerë triliona dollarë, tregon shefi i OKB, kurse vendet e varfra kanë qenë në gjendje të shpenzojnë vetëm 2 përqind të prodhimit të brendshëm në vend. Guterres kërkon lehtësimin e borxheve për vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të mesme.

    Luftimi i Covidit, ringritja ekonomike dhe klima janë prioritetet kryesore në vitin që sapo ka filluar, të cilin Guterres e quan kritik për klimën dhe biodiversitetin.”Ka ardhur koha që carbonit t’i vendoset çmimi që ka”, thotë Guterres.

    2021 viti i shpresës

    Humbjet ekonomike vazhdojnë të rriten, në një kohë kur numri i vendeve të punës ka rënë me 500 milionë vende pune. Pabarazia vazhdon të rritet, varfëria po arrin ekstremet, biodiversiteti po bie. Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin tensionet gjeopolitike janë duke penguar përpjekjet kolektive për të vendosur paqen. Nevojat për ndihma humanitare janë në rritje, rreziku nga armët atomike dhe kimike është në rritje, të drejtat e njeriut po zbehen, gjuha e urrejtjes është në rritje. Më keq nuk bëhet. Me një fjalë 2020 solli shumë tragjedi dhe vuajtje, 2021 duhet të jetë viti i kthimit të botës në rrugën e duhur.

    Guterres, kërkon të luftohet pandemia e varfërisë dhe pabarazisë. “Më shumë se 70 përqind e popullsisë së botës është duke jetuar me rritjen e pabarazisë së pasurisë,” thotë ai duke shpjeguar se shanset e njerëzve në botë varen nga gjinia, raca, baza familjare dhe etnike, si dhe faktorë të tjerë. “Pandemia i ka bërë gjërat më keq,” thotë Guterres, i cili kërkon Kontratë të Re Sociale.

    Burimi: DeutscheWelle

  • I mori 8 milionë lekë familjares së pacientit me Covid/ Ja masa e sigurisë që i jep Gjykata e Apelit Tire Alldervishit

    I mori 8 milionë lekë familjares së pacientit me Covid/ Ja masa e sigurisë që i jep Gjykata e Apelit Tire Alldervishit

    Gjykata e Apelit ka lënë në burg Tire Alldervishin, sanitaren që duke u hequr si infermiere dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me Covid tek spitali Covid 2.

    Alldervishi akuzohet për “mashtrim më shumë se një herë”. Kujtojmë që sanitarja 55-vjeçarja, apeloi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë dhe depozitoi përmes avokates së saj kërkesën ku kërkonte ndyshim të masës së sigurisë.

    Në kërkesën e saj për zbutjen e masës së sigurisë, Tire Alldërvishi do të shprehej se ka qenë e prekur me Covid dhe se sipas saj nuk është negativizuar. “Jam rrezik për të infektuar edhe të tjerët në burg”, thuhej në kërkesë.

    Burimi: Panorama.al

  • Më shumë raste, por më pak pacientë në spital! Agresiviteti i virusit ka mbetur njësoj/ Vetëm 1% e të infektuarve aktivë janë…

    Më shumë raste, por më pak pacientë në spital! Agresiviteti i virusit ka mbetur njësoj/ Vetëm 1% e të infektuarve aktivë janë…

    COVID-19 nuk është bërë më pak agresiv. Të paktën nuk ka asnjë të dhënë të tillë, të konfirmuar përmes studimeve në botë.

    Agresiviteti i virusit ka mbetur njësoj, çka do të thotë se deri në 5 për qind e të infektuarve me patjetër shfaqin nevojën për kujdes të specializuar. Por për çudi, në vendin tonë situata në spitalet COVID ka mbetur me të njëjtin sfond prej javësh. Aktualisht, nga më shumë se 27 mijë të infektuar aktivë, vetëm 1 për qind e tyre janë duke marrë trajtim spitalor.

    “Në 4 spitalet COVID po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

    Prej më shumë se një muaji, pavarësisht shtimit të rasteve pozitive, në spitalet COVID shtrimet kanë qenë të pakta. Është një fakt tashmë që shumica e pacientëve që mund të jenë në kushte për t’iu drejtuar spitalit zgjedhin të ndiqen në kushte shtëpie, siç është fakt që vetëm përgjatë vitit që lamë pas janë 6 mijë humbje jete më shumë në raport me vitin 2019. Në këto kushte, shifrat në rënie të shtrimeve spitalore nuk duhen konsideruar të qëndrueshme, sa kohë që bilanci me humbjet e jetës dëshmon të kundërtën. Vetëm në 24 orët e kaluara janë raportuar 5 humbje si pasojë e koronavirusit.

    “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”

    RASTET E REJA

    Fundjava ka sjellë shtim të rasteve pozitive. Të dielën janë raportuar 833 persona të prekur nga më shumë se 3500 testime të kryera. “Janë kryer 3511 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin, Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cërrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Përrenjas, Himarë, Skrapar”, thuhet në njoftim.

    VAKSINIMI

    Prej 11 janarit ka nisur vaksinimi kundër COVID19, por deri më tani janë kryer më pak se 700 doza dhe nuk ka ende asnjë informacion se kur do të mbërrijnë sasitë tjera të vaksinës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një reagimi në “Twitter”, bën me dije se pas marrëveshjes së COVAX me kompaninë “Pfizer/BioNTech”, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës, pasi ka parapaguar 3.9 milionë dollarë. “Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milionë dollarëve nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës anti-COVID nëpërmjet mekanizmit COVAX”, nënvizon Manasirliu. COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me “Pfizer/BioNTech” për deri në 40 milionë doza të vaksinës së saj ndaj COVID-19.

    Burimi: Panorama.al

  • Mutacionet e koronavirusit/ A ngjitet sëmundja edhe nga të shëruarit dhe të vaksinuarit?

    Mutacionet e koronavirusit/ A ngjitet sëmundja edhe nga të shëruarit dhe të vaksinuarit?

    Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës, tek i cili reagimi imunitar i trupit nuk arrihet as kur njeriu e ka bërë vaksinën ose është shëruar nga infeksioni.

    Për një kohë të gjatë nuk u analizua me saktësi për të parë llojin e virusit të Coronës, me të cilin ishin infektuar të sëmurët me COVID-19.  Por disa vende arritën që me anë të segmentimit intensiv të gjenin cilat variacione ishin përhapur më shumë në vendet e tyre, përshembull varianti britanik apo ai afrikano- jugor. Vendet nuk kanë faj sepse në fillim ato analizuan intensivisht virusin dhe kështu kuptuan se ekzistojnë variacione të ndryshme.

    Nëpërmjet segmentimit intensiv ne mësuam se varianti i përhapur dhjetorin e kaluar fillimisht në Britaninë e Madhe dhe pastaj në Danimarkë, B.1.1.7, përhapet me shpejtësi 70 përqind më të madhe. Ndërkohë ky variant është parë edhe në vende të tjera, mes të cilave edhe në Gjermani.

    Mutacionet nuk janë të pazakonta tek viruset, çdo muaj krijohen mesatarisht dy variante të reja. Tek varianti britanik i virusit, i cili është dekoduar krejtësisht janë vënë re të gjitha 17 ndryshimet gjenetike të njohura deri tani, gjë që ka habitur edhe vetë virologët. Tri mutacione nga to janë vëzhguar me kujdes: N501Y, që eventualisht përmirëson atashimin e virusit tek qelizat e njeriut, në variantin e dytë janë të eliminuara kodet 69 dhe 70 të mutacionit si dhe varianti i tretë: mutacioni P681H.

    Mutacionet përhapen më shpejt

    Arsyeja e përhapjes së shpejtë mund të jetë një ndryshim i lehtë në një pozicion të proteinës spike, që ndodhet në sipërfaqen e virusit. Nëpërmjet këtij gabimi në kopim virusi i ndryshuar mund të përhapet më shpejt, mund të transmetohet më shpejt ose t’i shpëtojë më shpejt sistemit imunitar në krahasim me virusin fillestar. Kështu ekziston mundësia që ky virus më efektiv të mbizotërojë më shumë se varianti i mëparshëm në nivel lokal ose rajonal.

    Por përhapja e shpejtë nuk do të thotë se për shembull varianti britanik është përgjegjës edhe për rastet e vështira të COVID-19, ose për nivelin e lartë të vdekjeve, sepse deri tani nuk ka dëshmi për këtë. Por për të infektuarit ka rëndësi shumë të madhe për të ditur me cilin variant janë infektuar. Mutacioni nuk ka ndikim ndaj ecurisë së sëmundjes.

    Megjithatë përhapja e shpejtë mund të bëjë që në disa vende të ngarkohet shumë sistemi i shëndetësisë. Në shumë vende mungojnë shtretërit në spitale, aparatet e frymëmarrjes, vendet e kujdesit intensiv dhe personeli.

    Varianti i Coronës B.1.351. që përhapet me shpejtësi në Afrikën e Jugut që nga gushti i kaluar i ngjan variantit britanik dhe shihet si përgjegjës për rritjen e madhe të numrit të rasteve të infektimit në Afrikën e Jugut. Krah N501Y, ai mban edhe një mutacion tjetër në sektorin e proteinës spike, mes të tjerash edhe një mutacion me emrin E484K, i cili ka ndikim negativ tek krijimi i antitrupave dhe neutralizimi i Coronës.

    Edhe të shëruarit dhe të vaksinuarit mund të ngjisin sëmundjen

    Edhe variacionet P.1 të identifikuara para pak kohësh në Brazil kanë krijuar shqetësim me 17 mutacionet e krijuara, disa prej të cilave me proteinën spike. Ky variant mban në vetvete mutacionin N501Y të zbuluar në variantin britanik dhe atë afrikano-jugor si dhe mutacionin E484K të konfirmuar deri tani tek varianti afrikano-jugor.

    Varianti brazilian u shfaq fillimisht në Manaus, kryeqytetin e shtetit federal të Amazonës, ku vitin e kaluar tre të katërtat e popullsisë u infektuan me variantin e ri të Coronës. Kjo duhet të kishte çuar në imunizimin bazë të pjesës më të madhe të popullsisë, por shifrat e të infektuarve atje kanë filluar të rriten sërish.

    Me sa duket përgjigja që krijon sistemi imunitar i trupit tek të shëruarit nga infeksioni SARS-CoV-2 nuk mjafton edhe pas marrjes së vaksinës, sepse varianti i ri P.1 e anashkalon sistemin imunitar. Me fjalë të tjera edhe të shëruarit nga infeksioni edhe të vaksinuarit mund ta ngjisin sëmundjen.

    Shumë mutacione lokale

    Sa më intensivisht të bëhen segmentimet e rasteve të Coronës, aq më shumë mutacione mund të zbulohen në të ardhmen. Por ato nuk priten të jenë gjithnjë të rëndësishme. Mutacioni i fundit i zbuluar në klinikën e Garmishit në Gjermani duhet të jetë vetëm një mutacion i pjesshëm, pra nuk kemi të bëjmë  me variantin britanik apo afrikano-jugor. Për të sqaruar këtë çështje do të analizohen provat në spitalin Charite të Berlinit.

    Dhe në variantin e virusit të shfaqur në Los Angeles kemi të bëjmë me sa duket me një gjen të quajtur L452R, i cili u identifikua fillimisht marsin e kaluar në Danimarkë. Edhe aty shqetësimi është i madh lidhur me frikën se vaksina mund ta humbasë efektin.

    A rrezikojnë mutacionet efektin e vaksinave?

    Deri tani nuk është bërë sa duhet studimi për të parë nëse vaksinat mRNA kanë efekt edhe tek këto mutacione. Sepse nëse një pjesë e skajeve karakteristike që janë të rëndësishme për të bërë njohjen e virusit ndryshon, atëherë antitrupat e prodhuara nga trupi i njeriut e dallojnë më pak virusin e Coronës, për të bërë neutralizimin e tyre. Vaksina humbet kështu efektin.

    Sipas njohurive aktuale vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Moderna kanë efekt edhe kundër variantit britanik të virusit B.1.1.7, sepse këto vaksina mRNA lidhen pikërisht me proteinën e prekur spike.

    Për të parë nëse vaksinat ekzistuese mjaftojnë edhe për të luftuar mutacionet e tjera të njohura dhe të panjohura, duhen bërë studime të mëtejshme. Nëse virusi bëhet dikur aq shumë i ndryshuar saqë reaksioni humanitar i nxitur nga vaksina nuk mjafton për të bërë neutralizimin, atëherë duhet ndryshuar vaksina.

    Një aktualizim i tillë nuk është i vështirë për vaksinat mRNA, thotë BioNTech-Pfizer. Sepse kodi gjenetik i virusit që përmban vaksina mund të këmbehet lehtë brenda disa javësh. Por siç dihet testimi dhe lejimi i prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinës zgjat dhe që tani shumë qendra vaksinimi janë duke pritur për të marrë vaksinën tashmë të lejuar.

    Burimi: DW