Tirana do të sfidojë Teutën në “Niko Dovana” nesër në orën 17:00 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj.
DERBI-Pavarësisht rezultatit që na ka mërzitur shumë, këtë e kemi shprehur edhe pas ndeshjes, skuadra prodhoi lojë për disa gabime jemi mundur ndërkohë duhet të shohim përpara. Nëse do të kishim humbur një derbi të paluajtur atëherë do të kishte frikë por kështu nuk ka nevojë për panik sepse prodhuam lojë, bëmë dy gabime dhe u ndëshkuam. Futbolli është lojë gabimesh dhe duhet të gabojmë sa më pak për të arritur tek rezultati.
TEUTA-Është një tjetër ndeshje nesër nuk ka lidhje me kampionatin është me dy takime dhe asgjë nuk vendoset në ndeshjen e parë por duhet të jemi vendosur. Kundërshtari është i fortë dhe agresiv sidomos në fushën e vetë, dhe ne duhet të përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Teuta ka një lloj agresiviteti, dhe duhet të jemi më solidë nesër në fushën e lojës. Ne përdorim lojtarët tanë më të mirë dhe më të fortë.