Rikthehet “djali i shtëpisë”? Partizani ndez merkaton me sulmuesin

by KLIKOJE.AL

Partizani mund të rikthejë në shtëpi një prej futbollistëve që u rrit dhe u formua me fanellën e kuqe. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Jurgen Bardhi është në listën e emrave që po vlerësohen seriozisht nga drejtuesit për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori ofensiv, aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij në Turqi me Ümraniyespor, shihet si një profil ideal për të rritur cilësinë dhe eksperiencën në repartin ofensiv të skuadrës.

Bardhi është një produkt i akademisë së Partizanit dhe gjatë periudhës së tij me të kuqtë u shndërrua në një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit. Në shtatë sezone me fanellën e kryeqytetasve ai numëron mbi 170 paraqitje zyrtare dhe 19 gola, përpara se të transferohej në kampionatin turk.

Nëse negociatat konkretizohen, 28-vjeçari mund të rikthehet aty ku nisi karrierën e tij, duke i dhënë Partizani-t një armë shtesë për objektivat e sezonit të ri. Megjithatë, prioriteti i momentit për drejtuesit mbetet emërimi i trajnerit të ri, me lëvizjet në merkato që pritet të marrin formë menjëherë pas zgjidhjes së stolit.

LEXO ME SHUME:Eksod te Elbasani, pas Loukilit largohet edhe një tjetër mesfushor: Falenderoj stafin dhe tifozët

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.