13
Tashmë është zyrtare, Thomas Brdariç do të jetë kundërshtari i Vllaznisë në Conference League. Tekniku gjermano-kroat ka marrë drejtimin e Malishevës, teksa ditën e sotme ia ka nisur nga puna, duke zbritur në fushën e blertë.
Brdariç e mbylli sezonin si trajner i Drenicës, skuadër që arriti ta mbante në Superligën e Kosovës, ndërkohë që së fundmi iu besua “timoni” i nënkampinëve të Malishëvës.
Në datën 9 korrik, Brdariç, do të jetë mysafir në Shkodër, në duelin e parë të Ligës së Konferencës, ndërkohë që sfida e kthimit do të zhvillohet në 16 korrik.
LEXO ME SHUME:Eksod te Elbasani, pas Loukilit largohet edhe një tjetër mesfushor: Falenderoj stafin dhe tifozët