Një tjetër lojtar i ka dhënë lamtumirën Tiranës, duke ndarë rrugët me bardheblutë në mbyllje të këtij edicioni.
Henri Marku, mesfushori 26-vjeçar, pas dy sezoneve me kryeqytetasit ka dalë lojtar i lirë, duke përfunduar eksperiencën me bardheblutë ku për shkak të mungesave luajti praktikisht gjithçka në mesfushë. Futbollisti u afrua si ndihmë për fazën ofensive në mesfushë, por luajti edhe para mbrojtjes dhe si qendërmbrojtës për nevoja të skuadrës.
Marku, tashmë me më shumë eksperiencë mbi supe, mbylli kësisoj eksperiencën e tretë në vendin tonë, pas atyre me Elbasanin dhe Korabin. Synimi i mesfushorit është që të vazhdojë karrierën jashtë, ndonëse nuk i kanë munguar ofertat nga shumë ekipe të njohura në vendin tonë.
Mësohet se Marku është ndarë me mirëkuptim me bardheblutë pa zgjatur më shumë qëndrimin dhe tashmë do të shqyrtojë ofertat për të vijuar karrierën.