Paolo Nicolato, trajneri i Letonisë foli pas ndeshjes kundërs Shqipërisë, përfunduar me rezultatin 1-1. Për mediet vendase, tekniku italian u shpreh fillimisht për paraqitjen e skuadrës së tij. Tekniku italian është modest kur flitet për objektivat që ka Letonia dhe se cfarë duhet bërë në të ardhmen.
“A jam i kënaqur me një pikë që fituam? Unë nuk jam i kënaqur me pikën, por jam i kënaqur me paraqitjen tonë. Pika është vetëm rezultati i punës që kemi bërë. Mendoj se në përgjithësi kishim mundësi të mira në këtë ndeshje.
Ka tre skuadra shumë të forta në grupin tonë. Detyra jonë është të luajmë sa më mirë të jetë e mundur, ne padyshim kemi hapësira të përmirësojmë performancën tonë. Jam i sigurt se do të bëhemi gjithnjë e më të mirë kur të armatosemi edhe me vetëbesimin në rritje. Luajtëm shumë mirë për 60 minuta, me një fazë fillestare të mirë sulmesh, pa pasime të gjata, por mund të bëjmë edhe më mirë.” Përfundoi Paolo Nicolato.
LETONI-SHQIPERI 1-1
Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Letonisë, përballja e katërt e Grupit K në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Një sfidë që nisie ndërlikuar për kuqezinjtë që e kishin shumë të vështirë të organizoheshin. Në minutën e 18’ penallti për Letoninë! Pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Gutkovskis rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kumbullën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.