Ndarja nga jeta e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli”, Dinamo ngushëllon familjen: Jemi të tronditur (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik ditën e sotme teksa pas një sherri mes të miturish pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ka mbetur i vdekur një 14-vjeçar, teksa është plagosur një i dytë. 14-vjeçari ishte futbollist i Dinamos në grupmoshën U-15.

Klubi dinamovit ka reaguar pas ngjarjes tragjike përmes rrjeteve sociale ku i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës.

Ngushëllimi i Dinamos:

“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.