Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • Shënoi dje kundër Bolonjës, Kristiano Ronaldo thyen rekord në Serinë A

    Kristiano Ronaldo shndërroi në gol një penallti në ndeshjen e djeshme kundër Bolonjës. Sulmuesi i Juventusit ishte kritikuar shumë gjatë dy ndeshjeve të fundit në Kupën e Italisë dhe vendosi ti përgjigjej kritikëve me gol dhe rekord.

    Po po mirë e dëgjuat rekord, pasi Ronaldo me golin dje kundër Bolonjas u bë golashënuesi portugez më i mirë në Seria A. Ish-lojtari i Real Madrid kaloi Rui Kostan duke u bërë futbollisti portugez me më shumë gola të shënuar në Seria A.

    Ronaldos iu deshën vetëm dy sezone për të thyer rekordin e Rui Kostas me këtë të fundit që ka luajtur 8 vite në Seria A me Fiorentinën dhe Milanin gjatë viteve 1994-2006. Goli i djeshëm për Kristiano Ronaldon ishte i 22-ti këtë sezon në Seria A, një më shumë sesa sezoni i kaluar ku shënoi 21 gola me fanellën e Juventusit.

    Sulmuesi 5 herë fitues i Topit të Artë ka realizuar deri tani 43 gola në kampionatin italian duke u bërë golashënuesi më i mirë portugez në Seria A.

  • Ja fotoja mbi tarracën e një pallati me tifozët e Tiranës që marrin vëmendje ndërkombëtare…FOTO

    Tifozët e Tiranës shquhen për atmosferën e zjarrtë që ata krijojnë.

    Pak ditë më parë Tirana prishi ecurinë fantastike të fitoreve në ndeshjen me Teutën, pasi humbi 1-0. Gjithsesi bardheblutë i rikuperuan shpejt tre pikët, por edhe ajo humbje do ja vlejë të kujtohet dhe kjo për shkak të tifozëve ‘Tirona Fanatics’.

    Siç dihet tifozët nuk lejohet të qëndrojnë në stadiume, por grupimi në fjalë nuk mund ta linte vetëm ekipin. Për këtë arsye ata u ngjitën në taracën e një pallti pranë stadiumit Niko Dovana, ku bënë edhe një atmosferë elektrizuese me flakadanë, a thua të ishin në stadium dhe po mbështesnin skuadrën në kushte normale.

    Një foto e shkrepur nga ky moment është shpërndarë nga faqja e njohur e huaj e dedikuar për tifozët, ‘ULTRAS-TIFO.NET’. Në foton e shpërndarë ajo shkruan: “Nuk lejohen tifozët? Nuk ka problem.”

  • 5 lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID/ 2 kampionatet rrezikojnë rifillimin

    Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 rrezikon rifillimin e kampionatit të futbollit rus dhe ukrainas.

    Kur është thuajse një javë larg rifillimit, 3 lojtarë të Dinamo Moscoë rezultuan pozitiv me koronavirus ndaj dhe takimi me Krasnodarin u anulua.

    Lojtarët që rezultuan pozitivë janë Clinton N’Jie, Charles Kabore dhe Sebastian Szymanski.

    Kampionati rus i cili duhet të rifillojë të enjten rrezikon vërtetë pas këtyre rasteve.

    Ndërkohë një situatë e ngjashme është paraqitur dhe në Ukrainë. Atje u shty ndeshja mes Olimpik Donetsk e Karpaty Lviv, pasi dy lojtarë rezultuan pozitiv.

    Është ndeshja e katërt që i shtyhet Karpaty-t për të njëjtin motiv, pasi plot 25 persona, futbollistë dhe pjesëtarë të stafit kanë rezultuar më parë me Koronavirus.

  • Reali “harron” Ronaldon/ Madrilenët vendosin rekord në futbollin spanjoll

    Kampionati i La Ligës ka nisur në vitin 1929. Një e dhënë për të treguar se në kaq shumë vite kurrë nuk është regjistruar një rekord historik si ky i Realit të Madridit. Të enjten në mbrëmje, “Galaktikët” shënuan golashënuesin e 20-të në listat e La Ligës. Në stadiumin “Alfredo di Stefano” u rikthye në fushë pas një viti (në një ndeshje kampionati) Marko Asensio.

    Sulmuesi spanjoll gjeti golin me një prekje dhe ishte i 20-ti lojtar që në këtë sezon ka shënuar të paktën një gol në radhët e madrilenëve. Pas 330 ditësh ai u rikthye pasi u dëmtua në turneun veror. Për këtë histori kemi folur disa herë, ndërsa tani është radha që të analizojmë golashënuesit e skuadrës së Zidanit. Kanë shënuar aq shumë lojtarë, saqë pyetja që duhet bërë nuk është: Cilët kanë shënuar, por cilët kanë mbetur pa shënuar? Kurrë më parë në historinë e kampionatit nuk ka pasur 20 futbollistë që e kanë gjetur rrugën e rrjetës në një sezon të vetëm.

    Nga 25 lojtarët që ka në dispozicion Zinedin Zidani në ekipin e parë duke mos llogaritur të huazuarin Odriozola te Bajerni i Mynihut, vetëm 3 prej tyre nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës: Eder Militao, Mendi dhe Brahim Diaz. Mbrojtësi ka luajtur shumë pak (662 minuta) dhe nuk ka pasur mundësi për të zënë vendin e dyshes Varan-Ramos. Sigurisht që do të ketë shanse të tjera në këto 9 javë të mbetura për të qenë edhe ai pjesë e listës së goleadorëve madrilenë. E njëjta histori vlen edhe për Mendin, i cili po i ndan minutat me Marselon, i cili shënoi kundër Eibarit golin e tij të parë në La Liga. Brahim Diaz ka luajtur shumë pak në këtë kampionat (vetëm 23 minuta), por ai e ka gjetur rrugën e rrjetës në Kupën e Mbretit. Nëse do t’i llogaritim të gjitha kompeticionet, pra mbeten vetëm 2 lojtarë (Militao dhe Mendi) për të shënuar gol. Sigurisht, pa futur në listë portierët Kurtua dhe Areola. Një Madrid rekordesh këtë sezon. Pas largimit të Kristiano Ronaldos, skuadra vuajti shumë për të gjetur golat dhe pikërisht këtë problem e ka zgjidhur me grupin. Portugezi shënonte 1/3-ën e golave të madrilenëve, ndërsa tani është i gjithë grupi.

  • VIDEO/Nuk ka fitues në Andaluzi, Sevilla frenon “vrullin” e Barcelonës, Real Madrid ka mundësinë të marrë kryesimin

    SPANJË– Pas tre fitoreve radhazi, Barcelona u ndal në barazim pa gola në transfertën e vështirë andaluziane ndaj Sevillas, duke i dhënë mundësi Realit të Madridit që ta barazojë me pikë, nëse fiton të dielën ndeshjen ndaj Sociedadit.

    Në pjesën e parë, katalanasit tentuan me Suarez dhe Messin por pa arritur të thyejnë barrikadën e krijuar nga Sevilla. Në pjesën e dytë iniciativa i takoi Sevillas, që kërcënoi me Ocampos dhe Munir, por Ter Stegen ishte i pakalueshëm.

    Nëse Real Madrid fiton do të shkonte në vendin e parë, pasi në dy përballjet direkte madrilenët kanë marrë katër pikë.

  • Video/ Tirana rikthehet te suksesi, tre gola për të thyer Vllazninë në klasike! Partizani mposht me vështirësi Flamurtarin

    Tirana lë pas dështimin në Durrës dhe rikthehet te fitorja që në sfidën e mëpashme, atë që u luajt pak çaste më parë në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë kanë fituar në klasiken me Vllazninë me rezultatin 3-0, në një ndeshje që prodhoi emocione por edhe polemika.

    Kjo sepse Vllaznia pretendoi një penallti në minutën e 25-të pas një prekjeje të dukshme të topit me dorë nga ana e Bathës, por Jorgji vijoi lojën.

    25′ Penalltia e pretenduar nga Vllaznia

    Ndërkohë Tirana ndëshkon menjëherë shkodranët pas këtij episodi, duke realizuar dy gola në 4 minuta me Torasën dhe Ngo. Gjithsesi dalja me karton të kuq e Hoxhallarit në fund të pjesës së parë u duk se do të zhbalanconte ekipin e Egobosë.

    31′ Torasa 1-0

    35’Ngo 2-0

    Por Vllaznia ishte e pafuqishme për të përfituar nga superioriteti numerik dhe Tirana realizoi edhe golin e tretë me brazilianin Kale, që vulosi suksesin bardheblu dhe ngjit kryeqytetasit në kuotën e 62 pikëve duke rikthyer epërsinë prej 9 pikësh me Kukësin e vendit të dytë, që gjithsesi sfidën e tij për javën e 29-të do ta zhvillojë nesër në transfertën e vështirë të Laçit.

    63′ Kale 3-0

    Fiton me vuajtje Partizani në Vlorë ndaj Flamurtarit të rënë nga kategoria. Të kuqtë, mbase të hiponituzar nga goleada kundër Luftëtarit, ia dalin të thyejnë kuqezinjtë me vetëm një gol diferencë.

    36′ Bitri 0-1

    38′ Souza 1-1

    Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, kur golit të Bitrit iu përgjigj shumë shpejt Souza. Kryeqytetasit pritën deri në minutën e 67-të për të shënuar golin e fitores me Jurgen Bardhin, gol që e ngjit Partizanin në kuotën e 44 pikëve dhe e afron me zonën e Kupave të Europës.

    67′ Bardhi 1-2

  • Sot dy gjysmëfinale: Do të mësohet se kush kalon në finalen e Kupës së Kosovës

    Këtë të Mërkurë (sot) do të zhvillohen dy përballje mjaftë interesante në Kupën e Kosovës, aty ku përcaktohen dy skuadrat që kalojnë në finale.

    Feronikeli do të jetë nikoqir i Ballkanit, derisa Drenica do të pres Prishtinën, e që pritet të jenë takime mjaftë interesante.

    Për dallim nga bardhekaltrit që kanë përfunduar punë me skuadrën nga Skenderaj me rezultat 3-0 nga ndeshja e parë, në Drenas do të përcaktohet fituesi, shkaku që takimi ishte mbyllur 0-0 në Therandë.

    Drenica do të kërkojë të bëjë mrekulli, shkaku që në futboll asgjë nuk është e përfunduar, mirëpo vëmendja do të jetë te derbi mes Feronikelit dhe Ballkanit.

    Të dy klubet po kalojnë nëpër formë të mirë, edhe pse për skuadrën që udhëhiqet nga Ismet Munishi nuk po shkojnë gjërat si duhet, shkaku i dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit.

    Kujtojmë se skuadra që arrin të marrë në duar trofeun e dytë më të rëndësishme në Kosovës, kualifikohet direkt për në Ligën e Evropës.

    Dy takimet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës fillojnë në orën 16:30.

  • Ligue 1 apo Serie A?/Dy oferta të rëndësishme për talentin Bastien Toma

    Bastien Toma mund ta bëjë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Sioni dhe Superliga e Zvicrës për një kampionat më të madh.

    Mesfushori nga Kosova që ka shkëlqyer në kampionatin zviceran në vitet e fundit ka dy oferta të rëndësishme, një nga Serie A dhe një tjetër nga Ligue 1.

    20-vjeçari po futet në vitin e fundit të kontratës me Sionin e cila skadon në verën e vitit 2021 dhe klubi zviceran do ta shes për të fituar nga largimi i tij.

    Dy skuadrat e mëdha, Monaco dhe Atalanta janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin qendror.

    Toma është ndjekur që një kohë të gjatë nga skautët e dy klubeve të cilat raportohet se kanë dorëzuar ofertat e tyre te Sioni.

    Le10sport raporton se Monaco ka ofruar një shumë mbi tre milionë euro për lojtarin, por nuk dihet nëse oferta e Atalantës është më e lartë.

    Në anën tjetër mediat zvicerane kanë raportuar se interesim për kosovarin ka edhe nga klubet gjermane.

    Reprezentuesi i Zvicrës U-21 ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira me Sionin në vitet e fundit, ndërsa këtë edicion nga 22 paraqitje ka shënuar gjashtë gola e ka bërë dy asistime.

    Largimi i tij nga Sioni në verë është i sigurt, por mbetet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedh Toma, Monacon apo Atalantën.

  • Messi me arritje të madhe në 12 sezone radhazi në La Liga

    Lionel Messi po vazhdon me formë të lartë edhe në këtë edicion të La Liga-s. Ylli argjentinas shënoi një dhe asistoi në dy gola të tjerë në fitoren 4-0 ndaj Mallorcas.

    32-vjeçari ishte tejet i motivuar në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë, e që ishte e para pas rikthimit të futbollit që ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit në mesin e muajit mars.

    Me golin e shënuar ndaj rivalit nga liga spanjolle, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë një tjetër arritje të madhe.

    Për sezonin e 12-të me radhë, Messi ka arritur të realizojë mbi 20 gola, gjersa mbrëmë ishte i 20-ti për të në këtë edicion.

    Që nga edicioni 2008/09, anëtari i katalunasve e ka bërë një gjë të tillë, ndërsa në sezonin 2011/12 e kishte mbyllur me 50 gola.

    Messi nuk është lider vetëm me gola, ai është duke prirë edhe me asistime, duke bërë 14 sosh. Ai ka shënuar po ashtu dy herë në Ligën e Kampionëve, dy herë në Kupën e Mbretit dhe një në Kupën e Spanjës.

  • Mallorca – Barcelona me dyer të mbyllura, por tifozi futet në fushën, i kërkon Leo Messit

    Gjithçka mund të pritej,  përveçse  një tifozi që futej në fushë kur ndeshja luhej me dyer të mbyllura. Një gjë e tillë ndodhi mbrëmjen e djeshme në ndeshjen midis Mallorcas dhe Barcelonës (0-4), e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

    Tifozi arriti të kapërcente çdo lloj pengese dhe arriti të futej në fushën e lojës  për t’i kërkuar fillimisht një fotografi Jordi Alba-s, futbollistin më të afërt me vendin ku hyri dhe më pas të drejtohej drejt  idhullit të tij më të madh, Lionel Messi.

    Mirëpo ai ishte i pafat pasi forcat e sigurisë arritën ta neutralizojnë dhe e shoqëruan jashtë stadiumit. Çfarë mund të themi, La Liga është rikthyer të na befasojë, por jo deri në këtë pikë.

    Kujtojmë që Barcelona fitoi ndeshjen me rezultatin e pastër 4-0 dhe Messi arriti të shënoi golin e tij të parë pas rikthimit. Megjithatë kjo sfidë do të mbahet mend për pushtimin e fushës nga tifozi. 

    https://twitter.com/kwarantyn11/status/1271923058522099712