Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • LIVE| Kategoria e Parë, Play-Off/ Pogradeci dyfishon shifrat, Apolonia e mbyll në avantazh pjesën e parë. Ja rezultatet (VIDEO)

    LIVE| Kategoria e Parë, Play-Off/ Pogradeci dyfishon shifrat, Apolonia e mbyll në avantazh pjesën e parë. Ja rezultatet (VIDEO)

    Kanë startuar në orën 17:30, dy sfidat e vlefshme për fazën “Play-Off”, të Kategorisë së Parë, Grupi B. Padyshim që e gjithë vëmendja është te derbi i zjarrtë i Myzeqesë mes Lushnjës dhe Apolonisë që ka dhuruar gjithmonë emocione dhe spektakël.

    Lushnjarët e Ilir Gjylës, do të tentojnë të triumfojnë ndaj fierakëve kryesues, për të synuar pse jo një mrekulli, që është vendi i parë. Diferenca mes Apolonisë dhe Lushnjës është 5 pikë kur kanë ngelur edhe 3 ndeshje për t’u luajtur.

    Ndërkohë në sfidën tjetër Pogradeci është favoritë në letër përballë Besës që duket e dorëzuar dhe është e kënaqur me vendin e katërt.

    REZULTATET LIVE:

    • Përballja mes Lushnjës dhe Apolonisë ka startuar 22 minuta me vonesë për shkak të mungesës së ambulancës!

    LUSHNJA – APOLONIA 0-1
    Gjata 25′

    POGRADECI – BESA 2-0

    Topllari 10′ , Shkullaku 53′

  • Ndeshjet e Superligës që do të luhen sot

    Ndeshjet e Superligës që do të luhen sot

    Kategoria Superiore do të rikthehet pasditen e sotme me dy nga 5 ndeshjet e javës së 32-të, ku Laçi do të presë Flamurtarin e rënë tashmë në Kategorinë e Parë dhe Vllaznia do të udhëtojë drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin, një tjetër skuadër që i ka dhënë lamtumirën ligës më të rëndësishme në vend.

    Në Laç, kurbinasit e kanë detyrim fitoren përballë Flamurtarit, pasi duan një vend në Kupat e Europës dhe humbja një javë më parë në transfertë ndaj Partizanit, ua ka komplikuar disi pozitat, ndonëse vijojnë të jenë në vendin e katërt.

    Nga ana tjetër vlonjatët kanë mbyllur të gjitha llogaritë dhe luajnë për të respektuar kampionatin, por në javën e kaluar dhanë shenja të mira, pasi mposhtën me rezultatin e thellë 6-1 Luftëtarin dhe sot do të provojnë t’ia bëjnë të vështirë edhe Laçit.

    E njëjta tablo paraqitet edhe në Gjirokastër, ku Luftëtari përveçse ka rënë tashmë në Kategorinë e Parë, ka në organikë një numër shumë të madh lojtarësh të rinj e pa eksperiencë, ndaj jo më kot ka pësuar plot 26 gola në 5 ndeshjet e fundit.

    Përballë tyre do të jetë Vllaznia, që gjithashtu nuk është në një situatë të mirë dhe pozicionohet në vendin e tetë, që përkthehet në Play Off për të siguruar mbijetesën në Kategorinë Superiore.

    Pikërisht për këtë arsye shkodranët do të kërkojnë maksimumin në transfertën e sotme, për të provuar t’i largohen vendit të tetë.

    Të dy takimet do të startojnë në orën 17:45.

  • Garimi i sportistëve të Kosovës në Beograd

    Garimi i sportistëve të Kosovës në Beograd

    Mund të duket si e pamundur, por brenda pak muajsh mund të bëhet realitet dhe sportistët e Kosovës mund të garojnë jo në një, por në dy veprimtari madhore ndërkombëtare, që do të mbahen pikërisht në kryeqytetin serb.

    Federata Botërore e Mundjes (FILA) ia ka besuar Serbisë organizimin e Kampionatit Botëror të këtij sporti, i cili është parashikuar të mbahet në fillim të muajit dhjetor të këtij viti në Beograd. Ndërkohë, në Beograd do të organizohet edhe Kampionati Botëror i Boksit, veprimtari kjo e parashikuar të mbahet gjatë muajit prill të vitit të ardhshëm. Si në Federatën e Mundjes së Kosovës (FMK), po ashtu edhe në atë të Boksit (FBOXK) kanë paralajmëruar se do t’i dërgojnë sportistët e tyre për të marrë pjesë në këto dy ngjarje të mëdha ndërkombëtare në Serbi. Edhe në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) kanë këmbëngulur se ka ardhur koha që sportistët kosovarë më në fund të marrin pjesë në ngjarjet e mëdha që organizohen edhe në Serbi.

    Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes, Genci Fazlija, ka thënë se ende nuk kanë një njoftim zyrtar që Kampionati Botëror për Të Rritur do të mbahet në Serbi. Megjithatë, ai ka këmbëngulur se mundja e Kosovës do të bëjë kërkesë për pjesëmarrje. “Kampionati botëror për Të Rinj duhej të mbahej në shtator, në Beograd, por është shtyrë sepse nuk është mbajtur ende Kampionati Evropian i kësaj grupmoshe”, – ka deklaruar ai për mediat e Prishtinës, duke vijuar: “Ende nuk na ka ardhur informacioni që Kampionati Botëror për Të Rritur do të mbahet në Serbi.

    Nëse organizohet, në varësi edhe të epidemisë së virusit korona, besoj që do të marrim pjesë, sepse me të rriturit kemi marrë pjesë në Kampionatin Evropian, që u mbajt në shkurt në Itali. Por, ende nuk kemi informacion që do të mbahet dhe po ashtu edhe në kalendarin e garave ende nuk e kanë vendosur, prandaj të shohim”, – ka përfunduar Fazlija. Megjithatë, përtej pikëpyetjeve, duket se garimi i sportistëve të Kosovës në Beograd është një realitet i pashmangshëm.

  • Derbi i Myzeqesë, Lushnja-Apolonia, të dielën në RTSH Sport

    Derbi i Myzeqesë, Lushnja-Apolonia, të dielën në RTSH Sport

    Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan në fundjavë takimet e radhës, duke ofruar disa përballje interesante.

    Në nëngrupin e “play-off”-it të grupit A, apo grupit të Veriut, të dy takimet luhen të shtunën, duke nisur nga ora 17:30 dhe Erzeni pret Besëlidhjen, ndërsa Korabi, që shpreson për duelin e vendeve të dyta për biletën shtesë që mund të të çojë në Superiore, viziton Krujën, për t’u ndeshur me Kastriotin, që e ka siguruar edhe matematikisht vendin midis më të mirëve të futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

    Ndërsa dy takimet e “play-off”-it të grupit B luhen të dielën dhe Pogradeci pret Besën, kurse takimi tjetër është derbi i Myzeqesë, midis Lushnjës dhe Apolonisë, që mund të vendosë shumëçka sa i përket ngjitjes në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Ky është edhe takimi më i spikatur i ndeshjeve të fundjavës në Kategorinë e Parë dhe, si tillë, do të sillet për sportdashësit të dielën drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 17:30. Fierakët, të cilët e kanë fituar 3-1  takimin e para pak javëve në shtëpi, mund të vulosin që të dielën rikthimin në Superiore, nëse triumfojnë në Lushnjë ndaj vendasve, të cilët, nga ana e tyre, do të synojnë të ruajnë të paktën vendin e dytë, për të shpëtuar diçka nga ky sezon.

    Ndërkaq, dy nën-grupet e “play-out”-it i luajnë të shtunën të 5 takimet, duke nisur nga ora 17:30, dhe duelet janë Dinamo-Egnatia e Rrogozhinës, Veleçiku i Koplikut-Tërbuni i Pukës, Shënkolli-Iliria e Fushë-Krujës, Turbina e Cërrikut-Devollit dhe Elbasani-Oriku.

    Kategoria e Parë

    Play-off:

    04-07-2020:

    Erzeni – Besëlidhja  (17:30)

    Kastrioti – Korabi      (17:30)

    05-07-2020

    Pogradeci – Besa     (17:30)

    Lushnja – Apolonia  (17:30)

    Play-out

    04-07-2020:

    Dinamo – Egnatia                    (17:30)

    Veleçiku – Tërbuni Pukë          (17:30)

    Shenkolli – Iliria Fushë-Krujë   (17:30)

    Turbina Cërrik – Devolli           (17:30)

    Elbasani – Oriku                       (17:30)

  • Tifozë në stadiume, ja kur pritet të merret vendimi përfundimtar për kompeticionet e futbollit europian

    Tifozë në stadiume, ja kur pritet të merret vendimi përfundimtar për kompeticionet e futbollit europian

    Ideja e mbushjes të një pjese të stadiumeve me tifozë duket se po gjen vend dhe në kompeticionet e futbollit europian.

    Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin bëri me dije se qeveria e futbollit europian do të marrë vendim përpara të premtes së ardhshme.

    Ai shtoi se do të diskutohet me autoritetet shtetërore në Portugali dhe Gjermani, ku do të zhvillohet “faza finaliste me 8 skuadra” (Liga e Kampioneve në Portugali dhe Liga e Europës në Gjermani).

    “Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet portugeze dhe gjermane dhe ditën e martë bisedova personalisht me kryeministrin portugez. Do të ndjekim të gjitha rekomandimet e autoriteteve dhe vendimi për tifozët do të dalë së shpejti, ndoshta para datës 10 korrik”, deklaroi presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin.

  • Benzema duhet të përballet me drejtësinë, sulmuesi i Realit thirret në gjyq!

    Benzema duhet të përballet me drejtësinë, sulmuesi i Realit thirret në gjyq!

    Karim Benzema kërkohet të paraqitet në Gjykatën e Versajës për skandalin e vitit 2015, ku shantazhoi ish-shokun e kombëtares së Francës Matjë Valbuena ta paguante nëse nuk dëshironte t’i publikonte një video intime.

    Prokurorët e Versajës bënë me dije se kanë ndërmend të thërrasin në seancë gjyqësore futbollistin e Real Madridit për të dëshmuar rreth çështjes delikate.

    Për shkak të kësaj ngjarjeje, Benzema u përjashtua nga kombëtarja franceze.

  • 2 KORRIK/ DITA BOTËRORE E GAZETARËVE SPORTIV

    2 KORRIK/ DITA BOTËRORE E GAZETARËVE SPORTIV

    Në botë ka shumë ngjarje sportive që njerëzit i përcjellin me pasion. Falë gazetarëve të sportit, miliona fansa në gjithë botën marrin informacione për klubin apo sportin e preferuar.

    Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit shënohet me 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit.

    Kjo ditë është zgjedhur për shkak të rëndësisë që ka si data kur është themeluar Shoqata Botërore e mediave të Sportit, në vitin 1924.

    Kjo ditë festohet për t’u dhënë vullnet gazetarëve të sportit që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të rëndësishme.

  • Mungon vetëm zyrtarizimi, zbulohet paga e frikshme që do të përfitojë Sane te Bajerni

    Mungon vetëm zyrtarizimi, zbulohet paga e frikshme që do të përfitojë Sane te Bajerni

    Bundesliga mund t’i gëzohet një lojtari të madh. Leroi Sane është një lojtar i Bajernit të Mynihut. Lojtari i kombëtares gjermane do të luajë në sezonin e ardhshëm për kampionët e Gjermanisë.

    24- vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare. Sipas “Bild”- it, që bëri zyrtare lajmin e bujshëm në pasditen e djeshme, ardhja e Sanesë është një goditje e menaxherit të skuadrës, Hasan Salihamixhiç. Ky i fundit nuk u tremb nga kriza e pandemisë dhe bëri për vete një lojtar të madh si Sane. Ai  do t’i kushtojë Bajernit më pak se 50 milionë euro.

    Shumë herë më pak sesa do ta blinin bavarezët një sezon më parë. Kujtojmë që nëse Sane do të zbarkonte në Mynih në verën e kaluar, kampionët do të paguanin 120 milionë euro për gjermanin. Një dëmtim në gju më 4 gusht të 2019-ës parandaloi një transferim të tijin. Me Sanenë, Komanin dhe Gnabrinë, Bajerni do të ketë në dispozicion tre superlojtarë. Kjo ka bërë që në Mynih të harrohet dyshja RobenRiberi që u largua në sezonin e kaluar.

    Sane do të paguhet plot 17 milionë euro në sezon, çka e bën atë lojtarin e dytë më të paguar në skuadrën bavareze. I vemti që qëndron sipër tij në këtë renditje është ylli polak, Robert Levandovski. Sulmuesi paguhet 20 milionë euro në vit.

  • Ylli i PSG “asist” Interit në merkato, ardhja e tij mund t’i japë sulmuesin e shumëdëshiruar Kontes

    Ylli i PSG “asist” Interit në merkato, ardhja e tij mund t’i japë sulmuesin e shumëdëshiruar Kontes

    Edinson Cavani do të largohet në fund të sezonit nga PSG si lojtar i lirë. Sulmuesi do largohet nga klubi francez si golashënuesi më i mirë në historinë e Parizienëve me 200 gola të shënuar.

    Sulmuesi ka një CV mjaft të pasur që intrigon çdo skuadër për ta pasur në ekip. Interes të madh për uruguajanin ka shfaqur Roma, por problem mbetet paga e Kavanit.

    Romakët mund të sakrifikojnë sulmuesin e tyre Edin Xheko pasi nuk mund ti mbajnë të dy në skuadër. Nga kjo lëvizje mund të përfitojë Interi që prej kohësh e dëshiron Xhekon. Me Lautaron që duket drejt një largimi drejt Barcelonës, Kontes i duhet një partner sulmi për Lukakun.

  • Ja “aktorët” e titullit të Bajern Mynihut

    Një sezon fantastik ishte ky që sapo mbaroi i Bajernit të Mynihut. Bavarezët fituan titullin e tetë radhazi dhe të 30-in në historinë e klubit. Ashtu si skuadër edhe nga ana individuale, klubi gjerman ishte mbi këdo, ndonëse duke parë emrat e mëposhtëm nuk është aspak surprizë.

    GOLEADORI LEVANDOVSKI
    34 gola në 34 ndeshje, Robert Levandovski ishte i pandalshëm në këtë sezon. Falë kualitetit të tij individual, 31-vjeçari fitoi trofeun e pestë në karrierën e tij si bomberi i Bundesligës. Ai la pas Timo Vernerin me 28 gola dhe Xhejdon Sançon me 17 gola. Ndërkohë, nga Bajerni, lojtari i dytë që ka shënuar më shumë është Serge Gnabri me 12 gola. Ky ishte sezoni më i mirë për Levën që kurrë më parë nuk kishte shënuar kaq shumë gola në një vit kalendarik. Më mirë se ai ka bërë vetëm ish-sulmuesi legjendar, Gerd Myler.

    MYLER-ASISTMENI
    Tomas Myler vendos një rekord të rij për sa u përket asisteve në këtë sezon. 21 herë shërbeu ai për shokët e tij të skuadrës. Ky rekord mbahej nga Kevin de Bryjne. Pas tij renditet Xhejdon Sanço i Dortmundit. Anglezi shkëlqeu me verdhezinjtë edhe pse në fund skuadra e tij u rendit vetëm e dyta. Në renditjen e përgjithshme të asisteve, Myler arriti kuotën 84, askush më mirë se mesfushori gjerman.

    joshua kimmichMARATONOMAKU

    Joshua Kimmich është pa dyshim lojtari më produktiv i sezonit që lamë pas. Një lider në fushën e lojës, edhe pse vetëm 25 vjeç. Plot 2822 minuta luajti bavarezi në kampionat, duke u bërë lojtari me më shumë minuta lojë. Distanca e përshkuar nga ai është 397.4 kilometra, më e gjata. Kaq është edhe distanca nga Mynihu në Vjenë.

    NOJER-MURI
    2970 nga 3060 minuta lojë të mundshme ka luajtur Manuel Nojer në këtë sezon për Bajernin e Mynihut. Ky ishte numri më i madh në Bundesligë. Manuel është gjithashtu portieri që ka pësuar më pak gola në kampionat, vetëm 32.

    DEJVIS-RAKETA
    Alfonso Dejvis vrapoi në ndeshjen ndaj Verder Bremen me 36.51 kilometra në orë duke vendosur një rekord të ri në Bundesligë. Pas tij vjen Arshaf Hakimi i Borusias së Dortmundit me 36.49 kilometra në orë. Alfonso Dejvis ka qenë pa dyshim një nga anësorët e majtë më të mirë në kampionat për kampionët e Bundesligës. I ardhur para 1 viti nga “MLS”-ja, shumë pak kishin menduar se kanadezi do të arrinte të përshtatej kaq shpejt në skuadrën më të titulluar në Gjermani. Ky sezon foli vetëm për të, falë një paraqitjeje pothuajse perfekte të tij.