Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpuli/ Arrin marrëveshjen me klubin e njohur

    Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpuli/ Arrin marrëveshjen me klubin e njohur

    Xherdan Shaqiri me shumë mundësi do të largohet nga Liverpuli këtë verë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.

    Sipas lajmeve të fundit nga “TivibuSpor”, në gjurmët e sulmuesit është vënë Fenerbahçe. Madje thuhet se këta të fundit kanë pasur edhe kontakte me vetë lojtarin.

    Shaqiri mësohet se ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te klubi turk, ku është rënë dakord për një kontratë 3 vjeçare me 3 milionë euro në sezon dhe tashmë duhet të bindet vetëm Liverpuli për ta lënë të lirë sulmuesin.

    Te Fenerbahçe Shaqiri do të gjente edhe një shqiptar tjetër, siç është Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit turk.

  • FOTO/Tifozi i Manchester United godet në shenjë, vendosi bast për Liverpoolin dhe fitoi 91 mijë paund

    FOTO/Tifozi i Manchester United godet në shenjë, vendosi bast për Liverpoolin dhe fitoi 91 mijë paund

    ANGLI-Një person i guximshëm vuri bast që Liverpool do të fitonte titullin e këtij sezoni. Tony Ward, 53 vjeç nga Bradfordm vendosi një bast prej  55,000 £ që Liverpool do të shpallej kampion, pavarësisht se skuadra e Klopp nuk e kishte fituar titullin prej gati tre dekadash. Basti i tij prej 55,000 £ erdhi nga trashëgimia që mori pasi nëna e tij Rose ndërroi jetë në vitin 2017.

    Tony aktualisht fitoi 91.000£ dhe më e bukura është se ai është një tifoz i Manchester United, rivalit të përjetshëm të Liverpool. Babai i tre fëmijëve thotë se ai ka në plan të shpenzojë një pjesë nga fitimet e tij në një festë të madhe.

    “Unë fillimisht dua një festë të madhe,ndërsa pjesa tjetër është për ditët e vështira. Unë zgjodha Liverpoolin pas një debate të gjatë me disa miq të mi. Unë jam një tifoz i Manchester United që kur isha fëmijë, por nuk u mërzita aspak që e fitoi Liverpool”.

    E.Ç (Dosja.al)

  • Liga e Europës/ Ja renditja e favoritëve për ta fituar kupën

    Liga e Europës/ Ja renditja e favoritëve për ta fituar kupën

    Pas zbardhjes së kalendarit të Ligës së Europës deri në finalen e turneut, kompanitë e basteve kanë vendosur që të hedhin kuotat në treg, mbi fituesen e mundshme të këtij kompeticioni.

    Skuadra e Interit është e dyta mes favoriteve për suksesin final, me koeficient 6.5, duke mbetur vetëm prapa Mançester Junajtid, me koeficient 4.00. Ndërkohë, Roma dhe Sevija, çifti tjetër i 1/8-ve që do të luhet në ndeshje teke kuotohen respektivisht me koeficient 15 dhe 9.

  • Zinedine Zidane pas ndeshjes!

    Zinedine Zidane pas ndeshjes!

    “Fitore e merituar. Eshte e pamundur te mos pesosh ne gjithe kohes por tani po bejme shume mire. Nuk duam te rrezikojme asgje dhe prandaj nuk kemi shume raste kunder per te pesuar. Kalendari nuk do te ndryshoje edhe pse lojtaret jane te lodhur. Ndeshjet e fundit kane patur mungesen e rrjedhshmerise por jo edhe sot.”

    “Coutois eshte shume ne forme. Ai eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne dhe ka nje ndikim madhor ne skuader.”

    “Padyshim qe jam i kenaqur me sezonin e pare te Mendyt. Ai eshte ne nivelin qe duam dhe ky eshte nje lajm i mire. Ka ardhur ketu per te treguar se cfare eshte ne gjendje per te bere dhe po e tregon ndeshje pas ndeshje. Jemi vertete te kenaqur me performancen e tij. Menyra se si Mendy i bashkohet sulmit eshte thelbesore.”

    “Nuk mendoj se Benzema ka dicka. Ishte thjesht nje mase mbrojtese zevendesimi i tij. Benzema mund te qendronte ne fushe sepse ishte vetem nje goditje. Ishte pak i tronditur ne pushimin e pjeseve por me pas ishte mire ne te dyten. Nuk mendoj se eshte dicka e madhe. Ai nuk eshte ankuar per dicka.”

    “Nuk e di nese James do te luaje me per Real Madridin.”

  • Mbrëmja e derbit/ Ja si janë rreshtuar Partizani dhe Tirana

    Mbrëmja e derbit/ Ja si janë rreshtuar Partizani dhe Tirana

    Janë publikuar në këto çaste formacionet e takimit më të rëndësishëm të javës, derbit të madh të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i cili do të nisë në orën 20:45 në “Air Albania”.

    Trajneri Sormani nuk do të ketë të disponueshëm për këtë përballje mbrojtësin Boldor, mesfushorët Ferati, Kote, Mala dhe sulmuesin Çinari, të gjithë të infektuar nga Covid-19.

    Tirana e Egbosë nga ana tjetër vjen e plotë dhe trajneri nigerian i bardhebluve mund t’u besojë të gjithë elementëve ku është mbështetur gjatë këtyre javëve të drejtimit të ekipit.

    Formacionet:

    Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Trashi, Telushi, Kordeiro, Broja, Braun, Bardhi, Solomon
    Trajner: Adolfo Sormani

    Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Torasa, Kobinah, Kale, Ngo
    Trajner: Emaniel Egbo

  • Interi gati të shesë mbrojtësin e tij, dy klubet e Mançesterit presin pas derës

    Interi gati të shesë mbrojtësin e tij, dy klubet e Mançesterit presin pas derës

    Milan Skrinjar po has vështirësi të përshtatet në mbrojtjen me tre të Antonio Kontes, dhe ka raportime se Interi mund ta shesë mbrojtësin e tij me dy klubet e Mançesterit që presin pas derës. 25-vjeçari sllovak u transferua nga Sampdoria tek Interi për shumën e 34 milion eurove verën e 2017.

    Skrinjar është nën kontratë me klubin e Interit deri në vitin 2023 dhe zikaltërit kanë refuzur shumë oferta nga Premier Liga për mbojtësin. Gjithsesi Skrinjar po has vështirësi në skemën e Kontes me tre mbrojtësa, dhe Interi mund të mos i refuzojë më ofertat për sllovakun. Skrinjar nuk po kalon një moment të mirë, dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Veronës ku Lazoviç e kaloi në duelin tek për tek ku më pas shënoi edhe gol.

    Sipas “Gazzetta dello Sport” Inter po konsideron mundësinë ta shesë Skrinjarin për çmimin e duhur. Më pas paratë nga shitja e mbrojtësit sllovak, do përdoren për të blerë një mbrojtës me karakteristikat që i pëlqejnë Kontes.

  • Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani do të jetë pjesë e Real Madridit për sezonin e ri

    Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani do të jetë pjesë e Real Madridit për sezonin e ri

    Kosovare Asllani, futbollistja shqiptare do të jetë pjesë e Real Madridit në futboll në kategorinë e vajzave për sezonin e ri 2020/2021 në Spanjë. Ky padyshim është lajm fantastik për vet Asllanin dhe mbarë popullin shqiptar, shkruan KultPlus.

    Gazeta e njohur spanjolle “AS”, bëri të ditur se Asllani do të jetë njëra prej lojtareve kryesore në ekipin e ri të Real Madridit, njëri prej ekipeve më të mëdha spanjolle.

  • Trazohen dhomat e zhveshjes te PSG, Neymar “lidhje sekrete” me të fejuarën e shokut të skuadrës

    Trazohen dhomat e zhveshjes te PSG, Neymar “lidhje sekrete” me të fejuarën e shokut të skuadrës

    Ndërkohë që kampionati francez është mbyllur përpara kohe për shkak të një vendimi të qeverisë, Paris Saint Germain ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve në muajin gusht, por një thashethem i bujshëm ka trazuar atmosferën në dhomat e zhveshjes.

    Gjithçka lidhet me yllin brazilian Neymar, i cili është i fejuar me bukuroshen Bruna Marquezine, por që sipas revistës “Chi”, ka pasur një raport sekret me modelen braziliane Izabel Goulart, gjatë kohës që kjo jetonte në kryeqytetin francez.

    Ajo që e bën më intriguese gjithë këtë histori, është fakti se braziliania Goulart ndodhej në atë kohë në Paris për të shoqëruar të fejuarin e saj, portierin gjerman Kevin Trapp, i cili ishte shok skuadre me Neymar.

    “Askush nuk flet, por natën në Paris, në një sekret të madh, ka lindur një çift i bujshëm. Ai futbollisti i famshëm i PSG-së, Neymar dhe ajo bukuroshja e njohur braziliane Izabel Goulart. Mëkat që të dy janë fejuar me persona të tjerë. Ajo në veçanti, që është prej kohësh në krah të portierit gjerman Kevin Trapp, ish shok skuadre i Neymar, që është rikthyer të luajë në Bundesligë”, shkruan revista “Chi”.

    Revista sqaron se raporti sekret mes çiftit Neymar- Goulart ka ekzistuar gjatë kohës që modelja braziliane jetonte në Paris, bashkë me portierin Kevin Trapp atëherë shok skuadre me yllin e futbollit brazilian.

  • Partizani-Tirana/ Ja kur dhe ku do të luhet derbi i kryeqytetit

    Partizani-Tirana/ Ja kur dhe ku do të luhet derbi i kryeqytetit

    Java e 33-të vjen shumë shpejt për Partizanin dhe Tiranën, pasi të premten ata luajnë derbin e 157-të të kryeqytetit. Të kuqtë janë organizatorët e kësaj sfide, që sipas axhendës së publikuar nga federata takimi do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” pa praninë e tifozëve.

    Një sezon më parë, pikërisht më 12 maj 2019, me fitoren 2-1 në derbin e fundit Partizani i drejtuar nga trajneri Skënder Gega arriti që matematikisht të kthente titullin kampion pas 26 viteve pritje. Me humbjen e djeshme ndaj Kukësit, bardheblutë kanë humbur mundësinë që të “hakmerren” ndaj të kuqve që të shpalleshin matematikisht kampionë në derbi.

    Pra, cilido qoftë rezultati i këtij takimi, nuk do të kemi festë titulli në përfundim. Madje, në këtë takim Partizani mund t’i stresojë bardheblutë, aq më shumë që fitorja kërkohet për të shlyer edhe turpin e 28 shkurtit, kur Tirana i mposhti në shifrat 5-1.

  • Zhgënjen Tirana, Kukësi e mposht me spektakël dhe rihap kampionatin/ VIDEO

    Zhgënjen Tirana, Kukësi e mposht me spektakël dhe rihap kampionatin/ VIDEO

    Kukësi ka triumfuar me rezultatin 1-2 ndaj Tiranës në supersfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një fitore kjo që rihap kampionatin 4 jave para fundit, duke ngushtuar diferencën në 6 pikë.

    Verilindorët e Orges Shehit, e kanë dominuar këtë sfidë, duke e merituar plotësisht suksesin. Kuper dhe Ethemi ishin autorët e golave për Kukësin, ndërkohë që Majkëll Ngo realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

    Gol ky që vlen sa për statistikë. Kujtojmë që në sfidën e radhës Tirana do të përballet ndaj Partizanit, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Kukësi do të presë Teutën në shtëpi.

    FT: TIRANA-KUKËSI 1-2

    Ngo 90+4′ / Kuper 58′, Ethemi 84′

    Goli i Ngose
    Supergoli i Ethemit
    Goli i Kuper