Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • VIDEO/“Air Albania” vishet bardheblu, zbulohet koreografia speciale e Tiranës, ja çfarë po ndodh jashtë stadiumit

    VIDEO/“Air Albania” vishet bardheblu, zbulohet koreografia speciale e Tiranës, ja çfarë po ndodh jashtë stadiumit

    Tirana do të ngrejë sot titullin kampion, pas plot 11 vitesh pritjesh. Një titull që duhet ta festojë pa praninë e tifozëve edhe pse duhet thënë se në një pjesë të stadiumit ndodheshin disa të tillë. Tribuna kryesore ishte veshur me ngjyrat bardheblu ku shkruhej KAMPION.

    Ndërkohë rreth 400 policë ndodhen në perimetrin e stadiumit, për të shmangur turmat e tifozëve, në rast se këta të fundit tentojnë që t’i bashkohen festës së titullit.

    This image has an empty alt attribute; its file name is Policia.jpg
    This image has an empty alt attribute; its file name is Policia56.jpg
  • Gazeta “Marca” dhe “As”

    Gazeta “Marca” dhe “As”

    Faqja e parë e AS sot: (Gazeta sportive – Spanjolle)

    Real Madridi pret te fitoje 100 milion euro nga shitja e lojtareve te akademise

    ‘La Fabrica’ ka gjeneruar 308 milion euro ne arkat e klubit ne 11 vitet e fundit

    Faqja e parë e “Marca” (Gazeta sportive – Spanjolle)

    Rikthim në stërvitje sot. Kan mbetur 10 ditë për Zidanë që të përgatisë ekipin e tij për në Champions League. Mbrojtja më e mirë në Europë do të përballet me një nga sulmet më të mira në Europë !!!!

  • EKSKLUZIVE/ Tirana nuk dëshiron ta festojë titullin në stadium bosh, zbulohet kërkesa e bërë në FSHF…

    EKSKLUZIVE/ Tirana nuk dëshiron ta festojë titullin në stadium bosh, zbulohet kërkesa e bërë në FSHF…

    Tirana do të luajë të mërkurën ndeshjen e fundit të këtij sezoni, ku edhe do të ketë mundësinë që të ngrejë titullin e 25-të zyrtar kampion. Për këtë ndeshje ka ndryshuar edhe axhenda dhe do të luhet në stadiumin “Air Albania” me start nga ora 19:00.

    Gazeta “Panorama” ka mësuar se Tirana ka bërë një kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit për të pasur një prani më të lartë tifozësh. Së pari, një tentativë për të festuar këtë titull me një numër të konsideruar tifozësh, mbase duke përdorur edhe praktikën që po ndodh në shumë vende që aplikohet hapja e pjesshme e stadiumeve me një përqindje të caktuar të vendeve që lejohen të mbushen me tifozë.

    Jo vetëm kaq, por kërkesa është bërë edhe për faktin që të paktën të pranishëm të jenë familjarët e protagonistëve, lojtarëve dhe drejtuesve ekipit që bëri të mundur arritjen e një suksesi të tillë.

    Sot pritet që të ketë një përgjigje nga institucioni zyrtar në vend nëse në protokollin e lejuar të personave për ndeshjen e fundit, Tirana-Bylis, krahas zyrtarëve dhe numrit standard të lejuar ku një pjesë e madhe do të jenë edhe zyrtarë të FSHF-së për ceremoninë festive, do të lejohen edhe familjarët e lojtarëve dhe stafit të skuadrës bardheblu.

  • Tare luan “kartën” e fundit për Marash Kumbullën, takon presidentin e Veronës para ndeshjes

    Tare luan “kartën” e fundit për Marash Kumbullën, takon presidentin e Veronës para ndeshjes

    Igli Tare po kërkon me ngulm të afrojë te Lazio mbrojtësin që luan te Verona, Marash Kumbulla. Ekipi kryeqytetas po ndjek prej kohësh futbollistin shqiptar dhe presidenti i Veronës, Maurizio Setti, ka pranuar se dy emrat që janë afër mbrojtësit janë Interi dhe Lazio.

    Kështu, para ndeshjes ai është fotografuar nga mediat italiane teksa diskutonte me Settin, bisedë që zgjati disa mnuta në fushën e lojës. Për mediat italiane, këto momente i janë kushtuar plotësisht Kumbullës dhe mundësisë së transferimit të tij në kryeqytetin italian.

    Lazio kërkon që të mbyllë sa më shpejt këtë çështje në mënyrë që t’i sigurojë trajnerit Inzagi që në ditët e para të gushtit ekipin e plotë për sezonin e ardhshëm.

  • Del pozitiv me koronavirus trajneri i njohur…

    Del pozitiv me koronavirus trajneri i njohur…

    Xavi Hernández njoftoi nëpërmjet Instagramit se ka dalë pozitiv me Covid-19.

    Trajneri i Al Sadd në Katar do të drejtonte sot ekipin e tij në rifillimin e kampionatit, por do t’i duhet ta shohë ndeshjen nga izolimi në shtëpi.

    “Sot nuk do të mund të shoqëroj ekipin tim në rikthimin në fushë. Para pak ditësh, dola pozitiv në testimin që më bënë”, shkroi ish-mesfushori i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.

    Xavi shtoi se ndihet mirë, por do të qëndrojë i karantinuar derisa autoritetet shëndetësore t’i japin leje që të rinisë punën.

  • 16 vite pjesë e Realit të Madridit, Zidan nuk pyet dhe largon nga skuadra…

    16 vite pjesë e Realit të Madridit, Zidan nuk pyet dhe largon nga skuadra…

    Djali i Zinedin Zidan, Lukas, i cili mban rolin e portierit me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi në këtë merkato.

    Portieri nuk mund të gjejë shumë hapësira në klubin madrilen, ndonëse trajner është babai i tij dhe për këtë arsye pritet të largohet.

    Lukas do të kalojë në një skuadër ku do të gjente më shumë minuta, ku të tregonte edhe cilësitë e tij. Tashmë në moshën 22-vjeccare, Lukas është pjesë e Realit që në moshën 6 vjeçare, por duket se pas 16 viteve do të largohet nga klubi, të cilin e ka dashuruar që i vogël.

    Kontrata e futbollistit me Realin ka përfunduar që më 21 korrik dhe tashmë ai është një lojtar i lirë.

  • Lazio përmbys Cagliarin, Immobile lë pas Ronaldon për “Këpucën e Artë

    Lazio përmbys Cagliarin, Immobile lë pas Ronaldon për “Këpucën e Artë

    Lazio fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Cagliarit dhe siguroi matematikisht vendin e katërt në Serinë A, por ende jo zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions League (e humbet nëse Napoli fiton Championsin dhe Roma Europa League-n). Bardhekaltrit prishën serinë e rezultateve negative në “Olimpico”, ku deri në fillim të pjesës së dytë u dha përshtypja se skuadra e drejturar nga Simone Inzgahi nuk do të kishte forca për të ndryshuar kurs në këtë fund sezoni.

    Ishullorët e mbyllën pjesën e parë në epërsi të një goli, që u realizua nga Simeone në limitet e kohës së rregullt të këtij fraksioni. Bardhekaltrit reaguan sapo nisi pjesa e dytë me Milinkovic-Savic, i cili tundi rrjetëm me një goditje spektakolare fluturimthi nga jashtë zonës.

    Golin e përmbysjes 2-1 e realizoi Ciro Immobile, i cili u asistua mjeshtërisht nga Luis Alberto dhe u tregua saktë përballë portierit.

    Sulmuesi i Lazios (31) me këtë finalizim lë pas Cristiano Ronaldon në garën për “Këpucën e Artë” (30).

  • Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta trajneri i njohur

    Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta trajneri i njohur

    Ish-volejbollisti dhe ish-trajneri i Apolonisë, Todi Gjini është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare. Gjini ka qenë një nga iniciatorët e sportit të Volejbollit në qytetin e Fierit. Ai ka drejtuar skuadrat e meshkujve dhe të femrave të Apolonisë.

    Ngushëllimi i Federatës së Volejbollit:

    Federata Shqiptare e Volejbollit njofton me hidhërim ndarjen nga jeta, në moshën 82-vjeçare, të trajnerit të njohur fierak, Todi Gjini. Ai për vite me radhë kontribuoi si sportist dhe trajner me KS Apolonia, ku me pasionin dhe punën e palodhur, drejtoi ekipin e djemve dhe vajzave dhe ishte shtylla kryesore e zhvillimit të sportit të volejbollit në qytetin e Fierit.

    Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në vendin tonë, ngushellimet e sinqerta familjes së Todi Gjinit!

  • Tre futbollistë presin tamponin e dytë, ja situata aktuale te “demat” e Partizanit

    Tre futbollistë presin tamponin e dytë, ja situata aktuale te “demat” e Partizanit

    Para ndeshjes me Teutën Partizani mori një lajm pozitiv, pasi Deian Boldor dhe Besnik Ferati dolën negativë në tamponin e dytë, gjë e cila tregon se ata e kishin fituar betejën me Koronavirusin.

    Tani është radha e tre të infektuarve të tjerë, Eraldo Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote, që të bëjnë tamponin e dytë dhe pas marrjes së përgjigjeve do të varet edhe e ardhmja e tyre e afërt. Nga këta të tre, Çinari e ka mbyllur sezonin sido që të jetë përgjigjja, pasi është pezulluar me 4 muaj nga FIFA.

  • “CR… 50”: S’jetoj për statistika, rëndësi ka vetëm Juvja

    “CR… 50”: S’jetoj për statistika, rëndësi ka vetëm Juvja

    Tridhjetë gola në kampionat dhe 50 në aventurën italiane. Kristiano Ronaldo regjistron një tjetër rekord duke thelluar rrënjët e tij në “Olimpin” e më të mëdhenjve të futbollit. Portugezi është i pari lojtar që arrin të tillë shifër që kur fitorja në Serinë A vlen tri pikë, ose më saktë që nga sezoni 1994- ’95.

    Bën modestin portugezi, që pas ndeshjes deklaroi: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj një skuadre që ka bërë një kampionat të shkëlqyer. Ishte një shans i mirë dhe ditëm të përfitojmë, ndaj edhe jam shumë i kënaqur për mënyrën se si luajtëm e disi më tepër për rezultatin e arritur”.

    HISTORIK – Rekordet janë buka e tij e përditshme dhe Ronaldo i ka përdorur gjithmonë për të rritur nivelin e tij. Kampion që nuk ndryshket kurrë e përveç trofeve vazhdon të vendosë primatë të cilat kushdo që të vijë pas tij, do ta ketë të vështirë t’i tejkalojë. “Rekordet kanë shumë rëndësi dhe unë jam gjithnjë gati për t’i ndjekur. Nuk janë fiksimi im dhe ato kanë ardhur natyrshëm gjatë karrierës sime. Nuk kam menduar kurrë për golat apo rekord, sepse synimi im parësor është që të ndihmoj skuadrën që të arrijë fitore dhe trofe”, deklaroi Ronaldo pas ndeshjes së djeshme për mikrofonat e “SKY”.

    CHAMPIONS DHE DEL PIERO – Në deklaratën e portugezit nuk mund të mungonte edhe një koment në lidhje me Ligën e Kampioneve, edhe pse për titullin në Serinë A i mungon matematika. Megjithatë, nga lartësia e përvojës së tij, CR7 sugjeron: “Në fillim duhet të mendojmë se si të përmirësohemi. Kampionati nuk është mbyllur dhe duhet të fitojmë dy ndeshjet e mbetura. Sot ishte një sfidë e rëndësishme dhe arritëm të fitonim ndaj një skuadre që luan mirë. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë në sfidat në vijim e më pas edhe në Champions”.

    Një legjendë e gjallë e Juventusit përballë një tjetre që ka shkruar historinë me bardhezinjtë. Portugezi merr edhe bekimin e Alesandro Del Pieros që e “sheh” si të përkushtuar më shumë te sukseset e “Zonjës” sesa te rekordet personale. Duke analizuar fitoren e djeshme dhe sidomos paraqitjen e numrit 7, “Pinturikio” deklaroi: “Ronaldo është fokusuar shumë te Juventusi dhe te roli që ka në skuadër. Bën gola, është gjithnjë gati për të ndihmuar dhe përbën një prezencë konstante dhe të sigurt për shokët. Nuk mendon më vetëm për vete, por për të qenë në formën më të mirë në ndeshjet e Champions-it, duhen disa përmirësime”.