Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • VIDEO/ Skandal tek Kombëtarja e Anglisë, dy lojtarët fusin vajza pa leje në dhomën e hotelit, trajneri Southgate nuk i grumbullon në ndeshjen ndaj Danimarkës

    VIDEO/ Skandal tek Kombëtarja e Anglisë, dy lojtarët fusin vajza pa leje në dhomën e hotelit, trajneri Southgate nuk i grumbullon në ndeshjen ndaj Danimarkës

    Dy lojtarët e kombëtares së Anglisë, Phil Foden dhe Mason Greenwood nuk do të udhëtojnë me skuadrën drejt Danimarkës pas disa pamjeve që kanë qarkulluar. Dy futbollistët kanë futur dy vajza pa leje në dhomën e hotelit pas ndeshjes së fituar ndaj Islandës 0-1. Dy lojtarët bën debutimin e tyre me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, por që tani kjo arritje tani është lënë në hije. Lojtarëve u ishin dhënë udhëzime të rrepta për të garantuar sigurinë e koronavirusit,  imazhet e publikuara nga gazeta islandeze “DV” tregojnë se dy lojtarët nuk e përfillin protokollin.

    Një nga vajzat ka shpërndarë një video të shkurtër në rrjetet sociale që tregon pikërisht dy lojtarët e Anglisë në dhomën e hotelit. Foden ka një djalë dy vjeç dhe është në një lidhje për një kohë të gjatë, ndërsa ylli i United Greenëood u nda me të dashurën e tij në maj.

    Në një intervistë me “DV”, një nga vajzat në videon Snapchat që pretendohet se ishte filmuar në dhomën e hotelit tha: ‘Ne nuk kishim ide për këto rregulla [Covid-19], ata nuk na thanë që nuk mund të bënim fotografi.’Një vajzë tjetër pretendoi se i kishte bërë të ditur lojtarëve se fotografitë ishin me një mesazh në Snapchat, por ‘ata nuk e hapën foton’.

    Ajo gjithashtu pohoi se ishte në një lidhje ‘me një prej djemve për disa ditë’, duke theksuar: ‘E vetmja gjë që mund të them është se kisha folur me njërin prej tyre për disa ditë.

  • 10 minuta ndeshje, ja si degjeneroi në dhunë miqësorja Turbina-Dinamo

    10 minuta ndeshje, ja si degjeneroi në dhunë miqësorja Turbina-Dinamo

    Ndodh që një ndeshje miqësore të ndërpritet për shumë arsye, edhe për lojë të rëndë, por që të zgjatë vetëm 10 minuta, ndoshta vetëm në Shqipëri ndodh. Një situatë krejtësisht absurde ajo e së shtunës pasdite në stadiumin e Cërrikut “Nexhip Trungu”, ku miqësorja e shumëpritur mes Turbinës vendëse dhe Dinamos zgjati vetëm 10 minuta. Dhe të mendosh që deri në këtë moment ishte ndërprerë tri herë ndeshja për lojë të ashpër.

    FANELLAT

    Po çfarë ndodhi konkretisht në Cërrik? Para nisjes së ndeshjes u shfaq një problem i vogël me fanellat. Arbitrat nga Elbasani nuk ishin dakord që dy skuadrat të luanin me fanellat e tyre, pasi kishin ngjashmëri. Turbina e ka uniformën të verdhë me të bardhë, kurse Dinamo kishte fanellat e bardha dhe ato të bardha me blu. Që në këtë moment atmosfera u prish disi. Gjithsesi, miqtë dinamovitë veshën jelekët jeshilë dhe ndeshja nisi.

    SHERRI

    Loja nisi e ashpër, me shumë ndërhyrje të rënda, sidomos nga brazilianët e ekipit vendës, edhe pse ishte thjesht një miqësore. Stafet e dy skuadrave dhe arbitrat ndalën lojën në një moment dhe kërkuan qetësi nga lojtarët me anë të kapitenëve të tyre. Por nuk ishte e thënë, loja vazhdoi po ashtu dhe më pas pati acarime mes lojtarëve dhe dy trajnerëve të portierëve, Mario Bytyçit të Dinamos dhe Bledar Malajt të Turbinës. Pati edhe sharje e fyerje mes lojtarëve dhe pastaj përplasje fizike. Një situatë kaotike që zgjati për pak minuta dhe ku u përfshinë të gjithë. Drejtuesit blu e udhëzuan skuadrën të futej në dhomat e zhveshjes, ndërsa cërrikasit qëndruan në fushë bashkë me trajnerin Troisi, por Dinamo nuk doli më dhe këtu ndeshja përfundoi. Nga ana e cërrikasve akuzohen dinamovitët si provokatorë dhe prishës të kësaj ndeshjeje. Dështon kështu një ndeshje, ku trajnerët humbën mundësinë për të parë gjendjen e skuadrave para nisjes së kampionatit. Turbina dhe Dinamo nuk kanë ndonjë inat të mbartur, pasi sezonin e fundit nuk ishin në të njëjtin grup.

  • Kosova e pëson që në start/ Greqia kalon në avantazh me Limnios

    Kosova e pëson që në start/ Greqia kalon në avantazh me Limnios

    Kosova e ka nisur keq ndeshjen në Prishtinë pasi është ndëshkuar që në fillim nga Greqia duke kaluar në disavantazh 0-1. Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, Kosova luan me kundërshtaren më të fortë në grup, Greqinë, por sfida ka dhe pak doza patriotike.

    Në ndeshjen e parë Kosova barazoi ndaj Moldavisë, kurse Greqia po ashtu në Sloveni.

    Duket se helenët e kanë nisur mirë sfidën në Kosovë duke menduar vetëm për futbollin dhe jo për tensionet e tjera që mund të shkaktojë një sfidë shqiptaro-greke.

  • VIDEO/Ronaldo harron detajin kryesor dhe kapet mat nga kamera, një prej stjuarteve i “shkul veshin” lojtarit

    VIDEO/Ronaldo harron detajin kryesor dhe kapet mat nga kamera, një prej stjuarteve i “shkul veshin” lojtarit

    Portugalia ja doli të fitojë mbrëmjen e djeshme ndaj Kroacisë për Ligën e Kombeve me rezultatin 4-1. Luzitanët nuk kishin në formacion Cristiano Ronaldon, me sulmuesin e Juventusit që kishte një infeksion në këmbë dhe nuk ishte në listën e trajnerit Santos.

    Megjithatë kjo nuk e pengoi yllin e ekipit që t’a ndiqte ndeshjen në triubunë për ti dhënë kurajo shokëve të skuadrës. Portugezi ndërkohë u bë protagonist për faktin që nuk kishte vënë maskën, e detyruar për shkak të protokollit të sigurisë.Kamerat kanë fiksuar momentin kur një prej stjuarteve ka shkuar te sulmuesi. Me mirësjellje Ronaldos i kërkohet që të vendosë maskën dhe sigurisht sulmuesi portugez e vendosi menjëherë. Video normalisht ka bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.

  • Klubet e Superiores presion nga Bjellorusia qeverisë: Bojkot kampionatit dhe protesta në bulevard për kërkesat tona

    Klubet e Superiores presion nga Bjellorusia qeverisë: Bojkot kampionatit dhe protesta në bulevard për kërkesat tona

    Klubet e elitës së futbollit shqiptar (Kategoria Superiore) përsëritën sërish qëndrimin për bojkotimin e sezonit 2020-2021 pas mungesës së përgjgjes nga qeveria shqiptare në lidhje me plotësimin e katër kërkesave bazë.

    Në takimin e mbajtur të 9 klubeve në Minsk të Bjellorusisë, aty ku sot do të luajë kombëtarja jonë, Liga Profesioniste e Futbollit doli me qëndrim zyrtar për të mos lejuar nisjen e kampionatit si shenjë proteste ndaj neglizhencës së qeverisë.

    Kjo mbledhje u mbajt pas takimit të pasdites së djeshme po në Minsk mes presidentit të FSHF-së Armand Duka dhe disa prej presidentëve të klubeve të Kategorisë Superiore

    Liga e Profesioniste e Futbollit

    Deklaratë per shtyp

    Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

    1. Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:
    2. Të ulet TVSH në masën 6%.

    b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

    1. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
    2. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

    2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.
    3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.
    4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.

    Minsk, më 4 shtator 2020

  • FOTO/ Serie A, publikohet kalendari/ Derbi i Milanos në javën e katërt

    FOTO/ Serie A, publikohet kalendari/ Derbi i Milanos në javën e katërt

    Seria A bëhet gati për rifillimin e sezonit teksa kanë publikuar edhe kalendarin e plotë për sezonin 2020/21. Andrea Pirlo debuton në krye të Juves më 20 shtator në Torino teksa presin Sampdoria.

    Kalendar “ferri” në javët në vijim për kampionët në fuqi të Serie A teksa më pas, në javën e dytë dhe të tretë duhet të bëjnë llogaritë me Roma dhe Napoli. Ekipi i Gattusos do të luaj në transfertë në javën e parë kundër Parma ndërsa Milani i Piolit do të pres Bologna. Inter do të luaj në transfertë kundër Benevento ndërsa sfida më e rëndësishme shihet Lazio-Atalanta. Më 18 tetor tifozët do të kenë kënaqësinë të shohin derin e Milanos, Inter-Milan.

  • Levandovski, më i miri i 2020-ës. Trajneri i Gjermanisë kundër rrymës: Dalloi…

    Levandovski, më i miri i 2020-ës. Trajneri i Gjermanisë kundër rrymës: Dalloi…

    Trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, është i bindur se portieri Manuel Nojer është lojtari më i mirë në botë për momentin, jo Levandovski, siç e konfirmoi edhe Champions-i.

    “Për mua, Nojer duhet të shpallet lojtari më i mirë në botë. Nuk ka asnjë diskutim. Ai dha një kontribut të madh për fitimin e Champions-it, sidomos në fazën me eliminim direkt. Në ndeshjet me Lionin dhe Parisin, Nojer i shpëtoi disa herë bavarezët, duke u dhënë kurajë atyre. Eksperienca dhe qetësia e tij ishte prej fenomeni. Nojer është ndër të paktit që ndeshjet e mëdha e motivojnë, nuk e frikësojnë. Prandaj, shpresoj që në vazhdim të jetë i rëndësishëm edhe për Gjermaninë, jo vetëm për Bajernin”.

  • “Dua dy Topa të Artë”/ Zbulohet telefonata mes Mesit dhe Guardiolës

    “Dua dy Topa të Artë”/ Zbulohet telefonata mes Mesit dhe Guardiolës

    “The Last Dance” me Pep Guardiolën, të rikthehet të luajë me Agueron, të ndryshojë La Ligën për Premier Ligën. Siti është ekipi më i pozicionuar mirë për të fituar shërbimet e Lionel Mesit. Të gjitha rrugët sportive, financiare dhe personale e çojnë në Mançester.

    Biseda me Pepin- Por çfarë kanë folur Pep Guardiola dhe Lionel Mesi në bisedën telefonike që patën një javë më parë. Mediat spanjolle kanë zbuluar kërkesën që Leo kishte ndaj Pepit. “Dua që të fitoj 2 ‘Topat e Artë’ në vitet e ardhshme dhe jam i sigurt që këtë e arrij vetëm me ju”, i ka thënë Mesi Guardiolës. Trajneri është ndier shumë i vlerësuar për këtë gjë dhe i ka thënë se të punonin sërish bashkë do të ishte një ëndërr e bukur.

    Mirëpo, numri një i stolit të “Qytetarëve” nuk i ka dhënë garanci për këtë transferim dhe i ka thënë se kjo i kalon kompetencat e trajnerit. “Ti e di që për transferimin tuaj nuk mjafton vetëm dëshira ime. Është diçka shumë më e madhe për të cilën unë nuk jam kompetent. Shpresoj që të bëhet realitet”, ishin fjalët e Pepit për kapitenin e Barcelonës.

    RITAKIMET- Lionel Mesi ishte 24 vjeç kur trajneri katalanas drejtoi për herë të parë ekipin e Barcelonës. Në atë kohë ishte 33 vjeç dhe do të takoheshin thuajse 1 dekadë pas ndarjes. Por trajneri nuk do të ishte i vetmi i njohur për Mesin në dhomën e zhveshjes. Do të ishin gjithashtu miqtë e tij të kombëtares argjentinase, Niko Otamendi dhe Kun Aguero.

    POZICIONI- Mesi kaloi vite të arta te Barcelona me Guardiolën si trajner. Askush nuk ka ditur që t’ia marrë më të mirën “Pleshtit” si Pepi. Në një tjetër etapë në Mançester, Guardiola mund të krijojë sërish formulat për të pasur suksesin e viteve të kaluara. Ideja fillestare është që Mesi të luajë nga ana e djathtë e sulmit, me Agueron në qendër dhe Sterling nga e majta. Një skemë që të jep idenë e MSN-së së famshme të Barcelonës. Një tjetër formulë që ka sërish në mendje Guardiola mund të jetë Mesi si sulmues i fshehur, një pozicion ku luajti në fitoren e famshme 2-6 në “Bernabeu”. Në këtë mënyrë ai do të mbështetej nga Sterling dhe Mahrez, apo Ferran Torres.

    DE BRYJNE, SUPER – Vetëm duke e menduar, të krijohen emocione. Mesi, De Bryjne dhe De Bryjne Mesi. Bashkë në një skuadër. Mesfushori belg ka treguar më të mirën me Pep Guardiolën në 3 vitet e fundit dhe ka bërë futbollin më të mirë të jetës. Si një organizator furnizon çdo lojtar që i del përpara. Për Mesin do të ishte bukur dhe mund të themi se do të gjente një Iniesta te Siti. De Bryjne mund ta furnizojë me asiste të shumta kampionin argjentinas, i cili gjatë sezoneve të fundit ka pasur shumë vështirësi te Barcelona.

    NUK ËSHTË ALBA- As Dembele, as Kutinjo dhe as Grizman. Shoku më i mirë i Lionel Mesit ishte Hordi Alba, sidomos nga koha kur u largua Nejmar. Të gjithë mbrojtësit e dinin se çfarë do të ndodhte kur njëri kishte topin dhe tjetri vraponte. Por pavarësisht kësaj, shumë pak ia dilnin që t’i ndalnin. Argjentinasi do të gjejë te Siti dy mbrojtës shumë të shpejtë, por jo një lojtar si Alba. Në Ligën e Kampioneve luajti Kanselo, edhe pse është i djathtë. Dy të tjerët janë Zinçenko dhe Mendi. Ky i fundit ka pasur shumë dëmtime në sezonin e fundit dhe nuk ia ka dalë që të jetë kurrë një pjesë e rëndësishme e formacionit të “qytetarëve”./ PANORAMASPORT.AL

  • Caktohet takimi mes drejtuesve të Manchester Cityt dhe babait të Messit

    Caktohet takimi mes drejtuesve të Manchester Cityt dhe babait të Messit

    Manchester City thuhet se ka një takim me babanë e Lionel Messit, ndërsa Interi, PSG dhe Manchester Unitedi janë gjithashtu në garë për transferimin e yllit argjentinas, i cili dorëzoi kërkesën e tij për largim nga Barcelona.

    Legjenda e klubit dëshiron të largohet nga Barcelona këtë verë pasi një gjë të tillë ia ka konfirmuar drejtuesve të klubit gjatë të martës.

    Favoritë për transferimin e Messit thuhet se është City, pasi Pep Guardiola ka punuar tashmë me argjentinasin te Barcelona dhe kanë raporte të mira mes vete.

    Sipas mediumit Tuttomercatoweb, babai i Messi ka rezervuar një takim në Angli të hënën me drejtorët e Manchester Cityt.

    Pretenduesit e tjerë janë natyrisht Interi, i cili mund të përfitojë nga një ligj i taksave në Itali që do të zvogëlonte ndjeshëm koston e operacionit, dhe një klub që tashmë kishte provuar të nënshkruajë Messin kur ai ishte ende i ri.

    Paris Saint-Germain është gjithashtu në gjurmë, ndërsa Manchester Unitedi po përpiqet të përfshihet në këtë garë.

    Megjithatë, beIN Sport raporton se është një garë mes Cityt dhe Interit për transferimin e Messit, i cili do largohet pashmangshëm nga Camp Nou.

    Ende ka çështje që duhen zgjidhur, për shembull pretendimi i Messit për klauzolën që i lejon atij të largohet si lojtar i lirë këtë verë.

    Është raportuar se ai është duke e përfshirë edhe FIFA-n për të vendosur mbi situatën kontraktuale javën e ardhshme.

    Ndërkohë, TYCSport në Argjentinë shton se edhe përkundër situatës, Messi do të marrë pjesë në seancat stërvitore të Barcelonës.

  • Aventura europiane e Tiranës nuk mbaron këtu/ Shorti i rezervon rivalë kampionë

    Aventura europiane e Tiranës nuk mbaron këtu/ Shorti i rezervon rivalë kampionë

    Pas eliminimit të djeshëm nga turi i dytë kualifikues i Champions-it, Tirana do të vazhdojë aventurën e saj europiane, në turin e tretë të Ligës së Europës.

    Por, ndërkohë, për të njohur rivalen e saj të radhës, do t’i duhet të presë që të përfundojnë dy turet kualifikuese të Ligës së Europës. Rregullorja e UEFA-s specifikon që në turin e tretë të Ligës së Europës do të jenë prezente 20 skuadra: 10 do të jenë humbëset e turit të dytë kualifikues të Champions-it, ku bën pjesë tashmë edhe Tirana, ndërsa 10 skuadrat e tjera do të jenë 10 skuadra fituese të turit të dytë të Ligës së Europës.

    Për të pasur një panoramë më të qartë, duhet pritur data 1 shtator, kur do të hidhet shorti i turit të tretë paraeliminator i Ligës së Europës. E sigurt është që përballë do të ketë një ekip kampion të kampionatit respektiv.