Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • Vetëm një dilemë në mbrojtje/ Ja formacioni i mundshëm i Tiranës kundër Crvena Zvezda

    Vetëm një dilemë në mbrojtje/ Ja formacioni i mundshëm i Tiranës kundër Crvena Zvezda

    Emanuel Egbo preferoi të mbajë të fshehtë formacionin për ndeshjen kundër Crvena Zvezda për raundin e dytë eliminator të Champions League. Edhe në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, tekniku bardheblu nuk zbuloi asgjë nga strtadegjia që ka zgjedhur për të tentuar kualifikimin ndaj kampionëve serbë.

    Por sipas të gjitha gjasave, skuadra që do të zbresë në fushën e “Air Albania” sot në orën 20:00 nuk do të ketë shumë ndryshime nga ajo që fitoi në transfertën kundër Dinamo Tbilis. Dilema e vetme ka të bëjë me krahun e majtë të mbrojtjes. Hoxhallari është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe kërkon të marrë vendin e Ismajlgecit, titullar dhe autor i golit të dytë në sfidën e javës së shkuar. Nuk priten lëvizje të tjera, megjithëse duke njohur vlerat e kundërshtarëve detyrat taktike të bardhebluve do të jenë të ndryshme.

    Kështu, edhe një herë porta do t’i besohet Likës, ndërsa përpara tij do të rreshtohen Toshevski në të djathtë dhe dyshja Najdovski-Vangjeli në qendër. E pandryshueshme vija e parë e mesfushës, ku si gjithmonë do të luajnë Batha e Çelhaka. Asnjë risi edhe në repartin ofensiv. Kobinah, Torasa dhe Kale do të ndihmojnë Ernest Muçin si sulmuesin e vetëm të deklaruar. Me të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion, Egbo ka mundësi të ndryshojë gjatë ndeshjes, por ka pak mundësi të ketë surpriza në 11-shen e parë.

  • Skuadra greke hidhet në sulm/ Gati të bindë Sadikun me pagë marramendëse

    Skuadra greke hidhet në sulm/ Gati të bindë Sadikun me pagë marramendëse

    Armando Sadiku ka qenë një ndër dëshirat e Arisit në Greqi që në përfundim të sezonit të fundit. Skuadra greke e pati bomberin kuqezi në fokus kryesor, por duke ditur që lojtari kishte kërkesa të larta financiare dhe Levante mund të kërkonte investimin e bërë për të, atëherë presidenti i klubit grek u ndal vetëm te negociatat me lojtarin.

    Sipas mediave greke, së fundmi, lajmi që Sadiku është tashmë futbollist i lirë nga Levante, ka bërë që drejtuesit e ekipit grek të hidhen në sulm për gjithçka. Duke ditur një shifër të përafërt prej 500 mijë eurosh në sezon, si pagë që përfitonte bomberi kuqezi te Levante, atëherë bordi drejtues i Arisit ka vendosur që të nisë menjëherë negociatat me lojtarin për ta bindur të transferohet në Greqi. Mbetet për t’u parë nëse Aris do të jetë më bindës për bomberin në Krahasim me Makabi Haifan, i raportuar në negociata të avancuara.

    Teksa në Spanjë shumë ekipe të La Liga 2 e duan, mediat spanjolle bëjnë me dije se asnjë prej ekipeve nuk e përballon dot pagën e tij që mund të arrijë deri në 1 milion euro. Kësisoj, nga Spanja bëhet me dije se vetëm pista turke apo edhe ajo izraelite mund të jenë të vlefshme për bomberin kuqezi në këtë situatë ku shumë vende janë të prekura nga pasojat e pandemisë prej Koronavirusit.

  • Tirana u kualifikua në Champions, Balla: Tani gati për një fitore me Crvena Zvezdën

    Tirana u kualifikua në Champions, Balla: Tani gati për një fitore me Crvena Zvezdën

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka uruar ekipin e Tiranës pas fitores ndaj Dimano Tbilisi në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian.

    Me një shënim në facebook, Balla shkruan se Tirana është gati për një fitore me Crvena Zvezdën.

    “Bravo TIRANA! Super kualifikim dhe tani gati për një fitore me Crvena Zvezdën. Mirë do kish qenë me Partizanin e Beogradit, pas Dinamos së Tbilisit”, shkruan mes të tjerash Balla.

  • “Të bindja Dajën ishte gjëja më e thjeshtë që kam bërë”, Olsi Rama: Objektivi jonë është…

    “Të bindja Dajën ishte gjëja më e thjeshtë që kam bërë”, Olsi Rama: Objektivi jonë është…

    Drejtori i Partizanit Olsi Rama deklaroi për mediat gjatë prezantimit të Ilir Dajës së Partizanit se kontrata me trajnerin e ri është afatgjatë.

    Rama u shpreh se marrëveshja me ish-trajnerin e Skënderbeut ka qenë gjëja më e thjeshtë që ka bërë në karrierën e tij, pasi mjaftoi vetëm një bisedë e shkurtër dhe një shtrëngim duarsh. Më tej Rama deklaroi se objektivi primar është përmirësimi i lojës, ndërsa rezultatet do të shikohen në vijim.

    “Shpresojmë ta vlerësojmë me disa sezone të mira me në krye Ilir Dajën. Është një trajenrët më të mirë në Shqipëri. Është më se normale për Partizanin të kërkojë ecurinë e duhur. Marrëveshja me Dajën ka qenë më e thjeshta që kam bërë. Mjhaftoi një bisedë dhe shtrëngim duarsh. Kemi gjëra të përbashkëta.

    Një gjë interesante nga biseda që pata me Ilirin, gjëja e parë që më kërkoi ishte fusha me bar. Është i sigurtë që Partizani do ti kushtet optimale për të punuar. Stërvitshmëa e lojtarëve duam të jetë më e mirë se e Skënderbeut

    Kontrata – Kemi një objektiv konkret, Partizani të bëhet një ekip me koncept loje, me disiplinë brenda dhe jashtë fushe. E nisëm, para dy vitesh, por nuk e vazhduam dot këtë sezon. Nuk kemi vendosur objektivë për pritshmëri  për tituj, por të vendosim baza të shëndosha dhe për më tej. Çdo e keqe ka dhe një të mirë. Duke mos qenë në kupat e Europës, të bëjmë një fazë përgatitore më të qetë për të konkuruar denjësit në kamoopnat. Objektivi kryesor është loja. Kontrata është afatgjatë Daja urojmë të zgjidhë hallet tona. Bashkë me stafin e vet duke vendosur dhe strukturën e klubit jo vetëm për ekipin e parë, por dhe për ekipib B. Ideja është të ndërtojmë një strukturë që të shërbejë për shumë kohë. Që nga rivitalizimi i akademisë.

    Pse të duket objektiv loja?Është objetkvi më i vështirë”, deklaroi Rama.

  • ZYRTARE/ Juventusi gjen menjëherë trajnerin e ri/ Ja kush e merr “timonin”

    ZYRTARE/ Juventusi gjen menjëherë trajnerin e ri/ Ja kush e merr “timonin”

    Juventusi ka gjetur menjëherë trajnerin e ri. Ish-futbollisti legjendar i Milanit dhe Juventusit Andrea Pirlo është emëruar në krye të kampionëve të Italisë.

    “Zonja e Vjetër” konfirmoi në një njoftim të fundit se Pirlo ka firmosur për dy vite.

    Emërimi i 41-vjeçarit në krye të kampionëve të Italisë vjen pas 10 ditësh kur klubi i besoi drejtimin e të rinjve të Juventusit (Juventus U23).

    Pirlo ka realizuar një karrierë fantastike si futbollist. “Profesori” spikati me fanelën e Milanit dhe Juventusit në vitet 2000 duke fituar 6 kampionate italiane dhe 2 Liga të Kampioneve. I njohur për inteligjencën dhe fantazinë e lojës, Pirlo konsiderohet si njëri mesfushorëve më të mirë në historinë e futbollit.

    Kulmi i karrierës së tij erdhi në vitin 2006 kur udhëhoqi Italinë drejt fitores Kupës së Botës për herë të katërt.

  • Interi arrin marrëveshje me Manchester United  për blerjen e Sançezit, kiliani heq dorë nga…

    Interi arrin marrëveshje me Manchester United për blerjen e Sançezit, kiliani heq dorë nga…

    Sipas “Corriere della Sera” Inter dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje për blerjen përfundimtare të Aleksis Sançez. Zikaltërit do ta zyrtarizojnë kilianin pas ndeshjes në Europa Ligë kundër Getafes.

    “Corriere della Sera” pretendon se drejtori sportiv i Interit, Bepe Marota ka arritur marrëveshje me Mançester Junajtid për blerjen përfundimtare të Sançezit për 15 milionë euro. Mësohet se kiliani ka pranuar të heqë dorë nga rroga e tij e majme që përfitonte tek ekipi anglez, për tu transferuar tek Interi. Sançez do nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2023.

    Ish-lojtari i Udinezes mbërriti në janar nga Mançester Junajtid tek Interi në huazim ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 9 asiste.

  • “Nuk kam rivalë”- Komentatorja shqiptare e sportit: Do refuzoja futbollistët që marrin poza para portës dhe…

    “Nuk kam rivalë”- Komentatorja shqiptare e sportit: Do refuzoja futbollistët që marrin poza para portës dhe…

    Nga Klotilda Harka/ Nuk sheh kurrë filma, përveç dokumentarëve, dashuron ushqimin e detin dhe s’ka rivalë.

    Qeqa Krelani është komentatorja e parë shqiptare në historinë e futbollit shqiptar, e cila tashmë numëron dy dekada si gazetare profesioniste në Kosovë, duke e konsideruar televizionin terrenin e saj të sigurt.

    Motra e pandashme e këngëtares, Flaka Krelani, për “Panorama Plus”, zbulon sekretet e një vajze të guximshme, ndryshe nga stereotipi që jemi mësuar të shohim shpesh në ekranet tona.

    Nga stadiumi në një studio televizive, të tërheq më shumë futbolli në fushë apo futbolli me mendjen e debatuesve të tjerë?

    Të dyja janë shumë tërheqëse për mua. Në fushë, patjetër që gjithmonë është ndjenjë e drejtpërdrejtë, sepse gjërat ndodhin live. Ndërsa në studio me debate është teori që na jep shanse të themi apo të analizojmë atë që nuk kemi kohë ta bëjmë live.

    Njihesh si komentatorja e parë femër në historinë e futbollit shqiptar. Cilin nga komentatorët meshkuj mund ta konsiderosh rival dhe cilin nuk e vlerëson dhe aq?

    Njerëzit që nuk kane¨ vetëbesim, e konsiderojnë dikë rival. Në këtë industri, si femër më shumë, duhet të kesh guxim sesa talent e bukuri. Komentimi, po të ishte ekuacion i bukurisë, para meje do të ishin me qindra femra komentatore, sepse ka më të bukura se unë 100 herë. Por unë më të fortë kam guximin sesa bukurinë. Unë përfaqësoj zërin e femrës dhe me meshkuj as që hidhem në vallen e garës, sepse janë gjini që kanë pasur privilegjin të komentojnë që nga krijimi i këtij sporti, për shkak të origjinës së realitetit. Po të fillonim nga e para, paralelisht femër dhe mashkull, jua garantoj që do të ishim të përafërt. Nuk kam rivalë. Rivalë i quaj ata që thonë femrat janë veç për kuzhinë. Ndërsa kuzhinierët më të suksesshëm botërorë janë meshkuj. Sa hipokrizi!

    Sa u takon futbollistëve, njërin e ke quajtur “idiot”, ndërsa dikë tjetër e ke përmendur për flirtin që ka bërë me ty. Cilat janë marrëdhëniet aktuale me secilin prej tyre?

    Unë vetëm kam treguar të vërtetën. Nuk njihemi personalisht me ta. Idenë s’e kam çfarë bëjnë dhe idenë s’e kanë çfarë bëj.

    Nëse do të gjendeshe para një zgjedhje, cilin futbollist shqiptar do kishe preferuar për flirt, atë për bashkëshort dhe kë do ta refuzoje menjëherë?

    Për bashkëshort kisha zgjedhur një futbollist si babi im, copy paste. Me këmbën e majtë, numrin 10 dhe me zemër në fushë. Do refuzoja ata që marrin poza para portës dhe puthin më shumë femra sesa tituj.

    Këtu në Shqipëri shpërtheu sërish debati në lidhje me veshjet provokuese apo zhveshjen në ekran të moderatoreve të sportit. Ti çfarë argumenti do të jepje për ta mbështetur apo kundërshtuar këtë debat?

    Unë nuk jam moderatore sporti. Unë jam gazetare me 19 vite karrierë në Radio Televizionin e Kosovës. Punën nuk ma ka dhënë as partia, as shefat, prandaj nuk kam asnjë ndërhyrje që të më dizajnojnë sesi duhet të dukem e të flas. Por përderisa ia paguaj taksat këtij vendi deri në centin e fundit, kam të drejtë të vishem dhe të dukem siç dua unë. Mirëpo, për moderatoret e sportit që dalin vetëm si kukulla dhe brenda 1 ore emision gjithçka thonë është “birra…” dhe “butiku filani”, ato gjithçka janë, vetëm moderatore sporti nuk janë.

    Të jesh në piacën e moderatoreve të sportit kërkon shumë para? Pra, sa i rëndësishëm është luksi në jetën tuaj?

    Për të mos tingëlluar si shumë modeste: Paraja nuk është gjithçka, por kryen punë për shumëçka. Sidoqoftë, në fillim të karrierës unë kam pasur momente kur kam punuar pa para, sepse kam hyrë në RTK pas luftës ku gjithçka ishte shkatërruar. Jam fëmijë i ish-Jugosllavisë dhe kam jetuar edhe pa luks edhe me luks.

    Jeta jote jashtë ekranit cila është, ç’hobe apo pasione të tjera ke jashtë televizionit?

    Jam e obsesionuar me detin, me ushqimin. Më pëlqen jeta e qetë, larg zhurmës. Filma nuk shikoj kurrë. Dokumentarë 1 herë në ditë me patjetër. Më pëlqen të studioj gjëra të ndryshme. Bëj shumë jetë të qetë. E pandashme nga motra ime, Flaka.

  • Juventus në sulm për yllin e Serisë A/ Ofron dy lojtarë në këmbim

    Juventus në sulm për yllin e Serisë A/ Ofron dy lojtarë në këmbim

    Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo po tërheq vëmendjen e shumë skuadrave. Italiani cilësohet si një ndër talentet më premtues dhe shumë ekipe të mëdha e duan në organikën e tyre.

    Një ndër këto skuadra e interesuar për Zaniolon është edhe Juventusi. Bardhezinjtë e pëlqejnë shumë lojtarin e Romës dhe po provojnë ta transferojnë në Torino. Kampionët e Italisë raportohet se po mendojnë të ofrojnë dy lojtarë në këmbim të Zaniolos. Dy të sakrifikuarit e Juventusit janë, Federiko Bernadeski dhe mbrojtësi Romero. I pari ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, ndërsa i dyti është në huazim tek Xhenoa.

    Roma e vlerëson Zaniolon 60 milionë euro dhe ndoshta vetëm dy fubollistët mund të mos mjaftojnë me Juventusin që mund të japë edhe një shumë parash përveç dy lojtarëve.

  • VIDEO/ Edhe Erion Braçe e pranon dhuratën e tifozëve të Tiranës, shihni reagimin e zv.kryeministrit në Kuvend

    VIDEO/ Edhe Erion Braçe e pranon dhuratën e tifozëve të Tiranës, shihni reagimin e zv.kryeministrit në Kuvend

    TIRANË-Erion Braçe ka marrë një dhuratë të papritur gjatë mbajtjes së Kuvendit në ditën e sotme. Menjëherë pasi Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë, zëvendës-kryeministri i Shqipërisë do të ketë në shtëpinë e tij edhe një simbolikë në ngjyrat bardheblu.

    Këtë moment e ka postuar në faqen zyrtare Taulant Balla, për të treguar se përpos të gjitha deklaratave të dhëna, në fund mbizotëron pak “Fair-Play”.

  • Ja çfarë tha Benzema në një intervistë të tij

    Ja çfarë tha Benzema në një intervistë të tij

    • Gazetari: “A do i nderronit 4 trofete e fituar te Champions League me nje Kupe Bote?”

    Karim Benzema: “Jo, nuk do e beja.”

    • Gazetari: “Kush eshte mbrojtesi me i mire qe je perballur?”

    Benzema: “Nuk eshte nje, jane dy. Ramos dhe Varane, kur perballem ndaj tyre ne cdo seance stervitore.”

    • Gazetari: “Kush eshte lojtari me i mire me te cilin keni luajtur?”

    Benzema: “E komplikuar. Kam luajtur me lojtar si Cristiano, Kaka, Raul, tani Ramos.. Nuk mund te zgjedh nje.”

    • Gazetari: “Me ke do te deshironit te luanit?”

    Benzema: “Kjo eshte e lehte. Me Ronaldo fenomenin dhe Zinedine Zidane.”