Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • Ndryshimi radikal i ish-futbollistit të Chelsea

    Ndryshimi radikal i ish-futbollistit të Chelsea

    Është vetëm 41 vjeç, por në fotot e fundit të publikuara në Instagram, Mateja Kezman duket si Tom Hanks në filmin “Cast Away”.Ish-futbollisti, që shkëlqeu me PSV Eindhoven dhe u ble më pas nga Chelsea, nuk njihet fare dhe tifozët e futbollit e kanë shprehur hapur habinë e tyre me këtë ndryshim të serbit, që 8 vite më parë ishte futbollist profesionist.Ish-lojtari serb ka luajtur edhe në Spanjë me Atletico Madrid dhe në Francë me PSG. Më pas, luajti në Turqi me Fenerbahçen, përpara se të kalonte në Hong Kong dhe të varte këpucët në gozhdë në moshën 33-vjeçare.

  • Nuk stërvitet prej 15 ditësh me Tiranën, ja çfarë do të ndodhë me Uinful Kobina

    Nuk stërvitet prej 15 ditësh me Tiranën, ja çfarë do të ndodhë me Uinful Kobina

    Uinful Kobina do të jetë shumë shpejt në Tiranë. Burime nga stafi bardheblu bëjnë me dije se nesër me shumë mundësi lojtari do të niset nga Afrika dhe do të jetë në Tiranë pas 15 ditësh pushime në shtëpi.

    Lojtari udhëtoi drejt Ganës, sepse ishte bërë baba dhe klubi pas pandemisë mbylli një sy dhe e lejoi lojtarin të bënte një udhëtim kaq të gjatë.

    Kujtojmë që Kobina është një nga lojtarët më të mirë të Tiranës, ndonëse pas pandemisë nuk është se ka dhënë ndonjë gjë të madhe. Ai madje humbi edhe një rast të madh për të shënuar një gol në sfidën që bardheblutë humbën me Zvezdën.

  • EKSKLUZIVE/ U afrua me bujë në merkato, Vllaznia nis bisedimet për prishjen e kontratës me lojtarin

    EKSKLUZIVE/ U afrua me bujë në merkato, Vllaznia nis bisedimet për prishjen e kontratës me lojtarin

    Kasius Vinicius Koelho duket se është largimi i parë nga Vllaznia pa nisur ende kampionati. Qendërmbrojtësi brazilian, i ardhur me bujë në Shkodër dhe për më tepër i planifikuar për të qenë titullar, mësohet se ka zhgënjyer totalisht stafin dhe është arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës.

    Burime në klubin shkodran tregojnë ekskluzivisht për “Panorama Sport” se me lojtarin dhe agjentin e tij prej ditësh po diskutohet ndërprerja para kohe e marrëveshjes. Dje 25-vjeçari nuk ka udhëtuar me skuadrën për miqësoren ndaj Tiranës. Të njëjtat burime i thanë gazetës se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem fizik të futbollistit, por për një largim të tij.

    Në orët e ardhshme do të mësohet edhe zyrtarisht për zgjidhjen e kontratës mes palëve. Mësohet se Kasius ka ardhur disa kile mbipeshë dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Tomas Brdariç. Në këto kushte, ai e ka nxjerrë jashtë planeve.

    Vllaznia-Teuta

    Ndërkohë, në miqësoren e djeshme munguan edhe disa lojtarë të rëndësishëm për Vllazninë, por në ndryshim nga braziliani, ata nuk ishin të gatshëm për trajnerin për shkak të problemeve fizike. Bëhet fjalë për lojtarët me tipare sulmuese A.Hoxhaj, Mandiangu dhe Sidorenko. E njëjta gjë edhe për mesfushorin Florind Bardulla.

  • NBA, Denver Nuggets në finalen e Perëndimit përballë Lakers

    NBA, Denver Nuggets në finalen e Perëndimit përballë Lakers

    Denver Nuggets do të sfidojë Los Angeles Lakers në finalen e Konferencës së Perëndimit. Në NBA u mësua në orët e para të këtij mëngjesi skuadra tjetër finaliste. Denver ia doli të mposhtë Los Angeles Clippers 104-89.

    Lakers-Nuggets do të përballen tashmë për një biletë për në Finale.

    Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes finalet kanë nisur, me Miami Heats që triumfoi në ndeshjen e parë përballë Boston Celtics me rezultatin e ngushtë 117-114.

  • Sot startojnë ndeshjet për sezonin e ri në Premier League dhe La Liga

    Sot startojnë ndeshjet për sezonin e ri në Premier League dhe La Liga

    Duket sikur futbollistët nuk kanë bërë fare pushime verore, por për shkak të kalendarit të ngjeshur ditën e sotme startojnë dy kampionate elitare të europës, bëhet fjalë për Premier Leaguen dhe La Ligën.

    Në orën 13:30, Arsenali zbret në fushën e blertë dhe përballë do të ketë skuadrën e Fulhamit.

    Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Liverpool dhe Leeds United e cila do të luhet në orën 18:30. Kurse duelet mes Brunley – Manchester United dhe Manchester City – Aston Villa janë shtyrë.

    Në anën tjetër, në gadishullin iberik, starton edhe La Liga.

    Sot në fushë zbresin Eibar – Celta Vigo (16:00), Granda – Athletic Bilbao (18:30), Cadiz – Osasuna (21:00).

    Ja të gjitha ndeshjet:

  • Liverpooli publikon fanellat e treta për sezonin 2020/21, të frymëzuara nga flamujt e tifozëve

    Liverpooli publikon fanellat e treta për sezonin 2020/21, të frymëzuara nga flamujt e tifozëve

    Kampioni aktual i Ligës Premier, Liverpooli ka publikuar fanellat e treta për sezonin e ri 2020/21.

    Afrimi i fillimit të sezonit të ri ka bërë që klubet të bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes.

    Njëra nga to padyshim se është kompletimi i fanellave dhe një gjë të tillë e ka bërë tashmë Liverpooli.

    Kampioni anglez ka publikuar edhe fanellat e treta për sezonin 2020/21, të cilat janë shumë të veçanta.

    Fanellat e treta i janë përshtatur flamujve të tifozëve, të cilët janë të njohur me katror.

    “Flamujt tanë me katrorë janë një pamje e njohur… Tani ata kanë frymëzuar modelin e fanellës tonë të re të tretë”, thuhet në njoftimin e Reds.

  • Humbja me Lituaninë, reagon Duka: Nuk ishte vetëm lodhja arsyeja e dështimit

    Humbja me Lituaninë, reagon Duka: Nuk ishte vetëm lodhja arsyeja e dështimit

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ndoqi nga afër paraqitjen e ekipit Kombëtar U-21, që mundi të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Andorrës pas një 90-minutëshi emocionues.

    Në prononcimin për mediat pas ndeshjes, Presidenti Duka foli për fitoren e Shpresave, por komentoi edhe humbjen e Kombëtares ndaj Lituanisë të hënën e kaluar. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se talentet e reja janë e ardhmja e futbollit shqiptar dhe duhen mbështetur pa kushte.

    Gjithashtu, Presidenti Duka  foli edhe për vendimin që ka marrë Liga Profesioniste e Futbollit për të mos e nisur kampionatin e Kategorisë Superiore më 12 shtator.

    – President, nga një humbje e Kombëtares me Lituaninë te një fitore e Shpresave me Andorrën. Çfarë mund të na thoni për këto dy ndeshje?

    Në fakt të dyja ishin ndeshje të vështira, por në ndryshim nga Kombëtarja, të hënën ekipi i U-21 luajti, pavarësisht se ishte në disavantazh, kishte besim dhe ta kthesh ndeshjen është vërtetë karakter.

    Kështu që ekipi Kombëtar U-21 është në udhën e mbarë me të dy ndeshje, në Austri dhe këtu, kurse Kombëtarja A zhgënjeu, jo vetëm me rezultat, por nuk dha gjë në fushë. Nuk mendoj se ishte vetëm lodhja që padyshim ndikoi, por përqendrimi për të vlerësuar çdo lloj kundërshtari, domethënë për t’u kthyer me këmbë në tokë, për ta fituar ndeshjen në fushë dhe jo për ta menduar përpara.

    Kjo vetëkënaqësia na penalizoi. Gjithsesi, duhet t’i lëmë mbrapa dhe duhet të shikojmë përpara ndeshjet e tjera dhe  të vazhdojmë të jemi pretendentë për ta udhëhequr grupin. Duhet të bëjmë rezultat pozitiv në Kazakistan dhe në Lituani.

    – Sa për lojën që ishte e dobët, a mendoni se ishte loja më e dobët e Shqipërisë që ju keni parë ndonjëherë ?

    Jo, nuk mund të them, nuk i ndodh vetëm Shqipërisë, i ndodh rëndom dhe skuadrave, që pas një euforie të mos kenë përqendrimin e duhur. Por që  të jesh skuadër e madhe duhet të kesh përqendrimin e duhur.

    Pikërisht për këtë ne nuk jemi skuadër e madhe. Duhet të përqëndrohemi maksimalisht, të japim mbi 100% që të bëjmë rezultat. Nëse hymë në fushë si gjeneralë patjetër që do të dalim të turpëruar.

    – Ditën e sotme, pati disa të rinj që luajnë në superiore. A do ta mendojë Komiteti Ekzekutiv, që ndoshta një ditë t’i shpërblejë klubet, për lojtarët që sjellin në kombëtaret e moshave?

    Patjetër, ne i mbështesim talentet. Ata janë fryt i punës së përbashkët dhe i gjithë futbollit shqiptar, janë e ardhmja e ekipit të parë. Sot në fushë pamë shumë lojtarë nga kampionati shqiptar të cilët kanë dëshirë për të luajtur dhe japin maksimumin në fushë. Pamë sot mbrojtësin që shënoi gol për herë të dytë, Selmani, vetëm me seriozitet, dëshirë dhe përkushtim maksimal.

    – Ju mërzit fakti që kampionati po shtyhet?

    Ne patjetër që na mërzit, sepse duam të shikojmë futboll përditë, jo njëherë në javë. Uroj që kampionati të luhet.

    – Nuk ka një vendim akoma?

    Për ne kampionati duhet të luhet, pastaj ekipet kanë vendimmarrjen e tyre.

  • Tjetër goditje, edhe Skënderbeut i bllokohet merkato

    Tjetër goditje, edhe Skënderbeut i bllokohet merkato

    Skënderbeu është klubi shqiptar i radhës, i cili duhet të përballet me FIFA-n për çështje ligjore. Pas Partizanit, edhe klubit korçar i është mohuar e drejta për të ndërhyrë në merkato për shkak të detyrimeve financiare të prapambetura me një prej ish-futbollistëve që kanë veshur fanellën e korçarëve.

    Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Gabia, Kaba Sambou, i cili u transferua te Skënderbeu në shkurtin e vitit 2018. Futbollisti afrikan nuk përfitoi financiarisht ashtu siç nënshkroi me 6 herë kampionët e vendit dhe për këtë arsye, si shumë futbollistë në kampionatin shqiptar të futbollit, e dërgoi çështjen në FIFA për të marrë zgjidhje.

    Përgjigjja e qeverisë botërore të futbollit mbërriti së fundmi në dyert e klubit korçar, që tashmë duhet të dëmshpërblejë lojtarin afrikan me rreth 84 mijë euro, në mënyrë që shmang një tjetër goditje të rëndë pas lënies në fuqi të dënimin për përjashtimin me 10 vite nga Kupat e Europës.

    Vetëm një marrëveshje financiare e bardhekuqve me avokatin e Sambou do të sillte shpëtim për Skënderbeun që nuk mund ta apelojë çështjen në CAS. Skuadrat e Ardian Takaj i bashkohet klubeve shqiptare të futbollit, të cilat kanë probleme të mëdha me drejtësinë dhe FIFA-n. Më herët, kryeqytetasve të Partizanit iu bllokua dritarja e transferimeve për shkak të çështjes “Çinari”, ndërsa së fundi edhe Kukësi mund të përballet me telashe pas gjyqit që Valon Ethemi, futbollist i skuadrës, ka nisur me klubin verilindor për refuzimin e lënies së lirë të lojtarit në përfundim të sezonit 2019-2020.

  • Bushi: Shqipëria një Francë e vogël, Reja do të ketë dy ekipe

    Bushi: Shqipëria një Francë e vogël, Reja do të ketë dy ekipe

    “Shqipëria ka ardhur në një moment që ka shumë lojtarë të datëlindjes 1998-2002. Shqipëria do të ketë pothuajse dy kombëtare dhe trajneri Reja pas dy apo tre vitesh nuk do të dijë se kë të marrë dhe do të lërë lojtarë shumë të mirë jashtë. Mund të them se jemi bërë një Francë e vogël, që ka aq shumë lojtarë, sa lojtarët e mirë nuk i grumbullon fare. Nuk është se lojtarët që nuk kanë ardhur këtë herë nuk do të jenë në të ardhmen. Është një luks për trajnerin të ketë konkurrencë”.Kështu u shpreh trajneri i ekipit Shpresa të Shqipërisë, Alban Bushi, pas dy fitoreve mjaft të rëndësishme në eliminatore, 1-5 ndaj Austrisë dhe 3-1 ndaj Andorrës.Për Bushin, shumica e lojtarëve aktualë të ekipit Shpresa mund të jenë pretendentë për ekipin kombëtar A. “Reja e di më mirë se kush mund të jetë më i dobishmi në këto momente”, tha Bushi.Por cili është prioriteti i Bushit për ekipin që ai drejton? “Prioriteti kryesor është furnizimi me lojtar i ekipit A, por s’i kemi lënë asnjëherë rezultatet për të arritur sa më lart. Ne jemi ekip modest dhe nuk mund të krahasohemi me Gjermaninë, apo me ekipe të tjera. Aktualisht kemi ndeshjen me Kosovën dhe duhet të përqendrohemi vetëm këtu. Pasi të mbyllet kjo ndeshje do të flasim për objektivin dhe ndeshjen e ardhshme”.

  • CR 101, gola dhe rekorde/ Ronaldo “mbreti” i ri i europës!

    CR 101, gola dhe rekorde/ Ronaldo “mbreti” i ri i europës!

    Cristiano Ronaldo nuk njeh as limite e as moshë, vijon të magjeps botën e futbollit me paraqitje fantastike dhe me gola fenomenal. CR7 rikthehet titullarë me përfaqësuesen portugeze për të vendosur një rekord unik, falë dygolëshit të shënuar kundër Suedisë, Ronaldo shndërrohet në lojtarin e parë në europë që arrin kuotën e 100 golave në përfaqësuese, madje e kaloi këtë shifër duke shkuar në 101.

    Shifrat e yllit portugez tregojnë qartë lidhjen dhe ndikimin e tij të madh në kombëtaren luzitante, 101 gola në 17 vite e kanë shndërruar atë në një fenomen. Ronaldo vihet tashmë në ndjekje të Ali Daei, rekordmeni iranian i cili ka realizuar 109 gola me përfaqësuesen. Duke parë rendimentin e tij, 16 gola në 9 ndeshjet e fundit me Portugalinë, është thjeshtë çështje kohë që Ronaldo të shndërrohet në golashënuesin më të mirë të gjithë kohërave me fanellën e një ekipi kombëtarë. Për kronike, dy golat e Ronaldës përballë Suedisë i dhuruar Portugalisë fitoren e dyte dhe kreun e grupit të tretë në Ligën e Kombeve me 6 pikë të plota.

    https://www.youtube.com/watch?v=Xx5p2oKL8I8