Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • Kosova ndjek Shqipërinë, barazim pa gola ndaj Greqisë

    Kosova ndjek Shqipërinë, barazim pa gola ndaj Greqisë

    Kosova ka arritur të dalë me një pikë nga përballja me Greqinë vendase në një ndeshje që përfundoi me rrjeta të paprekura.Një ndeshje pa emocione dhe me shumë topa të humbur në mesfushë, por që iu hoqi mundësinë helenëve të qëndronin në krye të renditjes së grupit. Miqtë nga Kosova kishin dhe fatin me vete pasi vendasit humbën një penallti në minutën e 19 të takimit.Tashmë Kosova renditet në vendin e tretë të grupit të tretë të Ligës C me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

  • FORMACIONET ZYRTARE| Greqi-Kosovë/ Shaland fal portierin për foton kontradiktore, e aktivizon si titullar

    FORMACIONET ZYRTARE| Greqi-Kosovë/ Shaland fal portierin për foton kontradiktore, e aktivizon si titullar

    Kosova luan sot sfidën e katërt në Ligën e Kombeve për sezonin 2020-2021 me Greqinë.Pas serisë së fundit të rezultateve zhgënjyese, “Dardanët” do të tentojnë të fitojnë besimin e tifozëve edhe pse luajnë në tokën helene përballë një ekipi me përvojë në arenën ndërkombëtare.Për sfidën e sotme, trajneri i Kosovës, Bernard Shaland ka kryer ndryshime në formacionin e “Dardanëve”. Por, pavarësisht fotos së portierit Arjanit Muriç, i cili dilte i gëzuar me partneren e tij pas humbjes së fundit me Slloveninë, tekniku zviceran i ka dhënë sërish besim gardian të Zhironës.

  • Mesi “dërgon” Agueron te Interi, Kante kriset me Lampardin. Zikaltërit projektojnë goditjet në merkaton e ardhshme

    Mesi “dërgon” Agueron te Interi, Kante kriset me Lampardin. Zikaltërit projektojnë goditjet në merkaton e ardhshme

    Nuk ndalet kurrë merkatoja, pavarësisht se seksioni veror u mbyll të hënën e kaluar. Në distancë prej një jave, në fakt, Interi ka nisur të mendojë për të ardhmen dhe shanset e mundshme që do të mund të lindin me rastin e qershorit që vjen kur shumë lojtarëve do t’u skadojë kontrata.

    Mes tyre, në axhendën e klubit zikaltër ka hyrë edhe emri i Serxho Agueros. Sulmuesi argjentinas, mes më të mirëve në rolin e tij në dekadën e fundit, pavarësisht moshës (32 vjeç të mbushura në qershor) ka ende marzhe të rëndësishme për të bërë diferencën dhe do të lindte mundësia e një transferimi në Milano në rast se zikaltrit do të detyroheshin të shisnin Lautaro Martinezin.

    Mançester Siti, ndër të tjera, nuk ka hequr dorë nga një sulm i ri për Leo Mesin, edhe ai në skadencë kontrate qershorin që vjen: për t’i krijuar hapësirë “Pleshtit” mund të nevojitet një sakrificë në skuadër.

    KANTE – Ndërkohë, pavarësisht afrimit të Vidalit, Ngolo Kante mbetet gjithmonë emri i parë i kërkuar nga Konte për mesfushën: zikaltrit e tentuan në verë, por kostoja prej 50 milionë eurosh e kërkuar nga Çelsi frenoi gjithçka.Sipas mediave në Francë, bisedimet mund të rihapen në janar, pasi raporti mes mesfushorit dhe trajnerit Frenk Lampard është tendosur pas një konflikti të kohëve të fundit. Interi mund ta ritentojë, por nevojitet gjithmonë një largim me peshë.

  • EKSKLUZIVE/ FSHF kërkesë qeverisë, do rikthimin e tifozëve në stadium. Ja për cilat ndeshje

    EKSKLUZIVE/ FSHF kërkesë qeverisë, do rikthimin e tifozëve në stadium. Ja për cilat ndeshje

    Në një kohë që fut bolli vendas po bojkoton apo edhe që sportet e tjera janë në pritje të një vendimi të qeverisë që të lejojë aktivitetet sportive në ambientet e mbyllura (pallatet e sportit apo palestrat sportive), Federata Shqiptare e Futbollit tenton që të ecë me hapin e UEFA-s.

    Kjo e fundit, me anë të një vendimi disa ditë më parë ka njoftuar se të gjitha federatat kanë mundësinë që në ndeshjet ndërkombëtare si dhe ato kombëtare, të mund të rikthejnë tifozët në shkallët e stadiumeve. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se FSHF e ka ndjekur këtë njoftim dhe lejim të UEFA-s, për t’iu drejtuar qeverisë me një kërkesë që diçka e tillë të ndodhë edhe në vendin tonë.

    TIFOZË NË NËNTOR?

    Shqipëria luajti në Kazakistan dhe do të luajë nesër në Lituani, ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Teksa dy ndeshjet e tetorit janë në transfertë, në muajin nëntor, kuqezinjtë do të luajnë në Tiranë kundër Kazakistanit (15 nëntor) dhe Bjellorusisë (18 nëntor). Për këtë, FSHF i ka bërë një kërkesë qeverisë nëse do të lejojë që për ndeshjet e Kombëtares, në stadiumin kombëtar “Air Albania” të jenë të pranishëm 30% e kapacitetit të përgjithshëm. Në bazë të një kapaciteti maksimal prej 22 000 vendesh, kërkesa për 30% spektatorë korrespondon me 6600 të pranishëm. UEFA në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të saj të disa ditëve më parë saktësonte se me gjithë këtë leje, vendimi final për rikthimin e pjesshëm të tifozëve u takon të gjitha qeverive të vendeve respektive.

    TESTIMI

    UEFA e bëri këtë testim në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Europës. Përballja mes Bajernit dhe Sevijas u luajt me praninë e tifozëve të cilët ishin në vetëm 30% të kapacitetit të stadiumit “Puskas Arena” në Hungari. Teksa futbolli është me sytë nga qeveria për plotësimin e katër kërkesave, tanimë FSHF pret një tjetër përgjigje nga ekzekutivi për të lejuar kthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit për ndeshjet e nëntorit që do të luajë Kombëtarja.

  • Historia e veçantë/ Nga futbollist te Milani dhe Junajtid në picier, restoranti i ish-mesfushorit mes 50 më të mirëve

    Historia e veçantë/ Nga futbollist te Milani dhe Junajtid në picier, restoranti i ish-mesfushorit mes 50 më të mirëve

    Jepser Blomkvist është një ish-mesfushor që ka mbrojtur ngjyrat e Milanit dhe Mançester Junajtidit, por të paktën janë ata që mund t’u kujtohet suedezi që u largua pa lënë gjurmë në Itali dhe Angli.

    Tashmë në moshën 46-vjeçare, ai është pronari, por njëkohësisht picieri i një restoranti shumë të famshëm në Umea të Suedisë, madje për të qenë të saktë duhet thënë, se piceria e tij cilësohet si një prej 50 më të mirave në Europë.

    “Pata fatin e keq që u transferova te Milani në një vit të vështirë siç ishte 1997. Isha pa menaxher, por klubit ia bëra të qartë se doja vetëm kuqezinjtë. Isha vetëm 22 vjeç dhe mbase u dogja shpejt, por në Itali mësova të njoh ushqimet dhe shijen e mirë”, rrëfen Blomkvist.

  • Firmosi për 4 vite me Tiranën, sulmuesi bashkohet sot me bardheblutë

    Firmosi për 4 vite me Tiranën, sulmuesi bashkohet sot me bardheblutë

    Riçard Danso, lojtari i cili ka firmosur me Tiranën për katër vite, pritet që të jetë sot në Shqipëri. Ganezi është lojtari i fundit nga afrikanët që kanë firmosur me bardheblutë.

    Lojtari me shumë mundësi do të prezantohet me bardheblutë dhe më pas do të nisë stërvitjen. Po kështu, problem i Tiranë mbeten të dëmtuarit.

    Kobina ka lodhje fizike nga stërvitja, Giamfi dhe Avdijaj janë me tërheqje. Asnjë prej tyre nuk është gati për këtë javë. Në këto kushte Tirana duhet të improvizojë. E mira e bardhebluve është se u kthehen lojtarët e Kombëtares Shpresa, ndërsa Bekaj dhe Toshevski vonohen edhe më shumë.

  • “Nuk pranohet humbja”, Reja për ndeshjen me Kazakistanin!/ Berisha: Nga nesër të tregojmë pse jemi favoritët

    “Nuk pranohet humbja”, Reja për ndeshjen me Kazakistanin!/ Berisha: Nga nesër të tregojmë pse jemi favoritët

    Kombëtarja shqiptare që rrethohet nga shumë enigma për shkak të listës me futbollistët e grumbulluar do të luajë të dielën në orën 15:00 ndeshjen e Ligës së Kombeve në transfertën e Kazakistanin. Në prag të takimit trajneri Edy Reja fillimisht thotë se kuqezinjtë vijnë pas një moment jo të mirë, ndërsa kur pyetet nëse fitorja është opsioni i vetëm si favoritët e grupit përgjigjet:

    “Mua më intereson që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë, kur luan mirë vjen edhe rezultati. Por nuk duam kurrsesi të humbasim sepse do të bie edhe stastusi i favoritit në grup. Unë e njoh mirë Kazakistanin dhe në fazën mbrojtëse është shumë e fortë”- u shpreh Reja.

    Ndërkohë kapiteni i kombëtares në mungesë të Hysajt, Etrit Berisha, tregohet më i drejtpërdrejtë kur deklaron se çdo rezultat tjetër përveçse fitores do ishte zhgënjyese.

    “Shqipëria është favorite, jemi më të mirët në letër, por ndeshja e kaluar ka treguar se edhe ekipet e tjera munden të fitojnë. Qe nga neser duhet të bëjmë diferencën në grupin tonë.”

    Për zgjedhje teknike të trajnerit pjesë e kombëtares nuk janë Hysaj, Roshi, Balaj, Cikalleshi dhe Sadiku, ndërsa për shkak të kufizimeve të koronavirusit mungon kamberi. Gjithashtu për shkak dëmtimi janë larguar Strakosha, Uzuni dhe Mersinaj.

  • Lojtarë pozitivë te Sllovenia, anulohet miqësorja e Shpresave

    Lojtarë pozitivë te Sllovenia, anulohet miqësorja e Shpresave

    Pandemia koronavirus anulon miqësoren e 21-vjeçarëve të Shqipërisë me Slloveninë. Ndeshja e planifikuar të luhej këtë të enjte në Elbasan, nuk do të zhvillohet, pasi skuadra sllovene është kthyer në vatër të virusit, me disa futbollistë që kanë rezultuar pozitivë.

    Në situatën e krijuar dhe pas konsultave ndërmjet dy federatave, është vendosur që skuadra Sllovene të mos udhëtojë drejt Shqipërisë, si masë paraprake për mbrojtjen e shëndetit të sportistëve.

    Me ekipin e Alban Bushit që ka nisur përgatitjet, u vendos që grumbullimi të shfrytëzohet për të testuar futbollistët në miqësoret me dy skuadrat e Kategorisë Superiore, Apolonia dhe Tirana.

  • Pas problemeve me drejtësinë, Klodian Duro rikthehet në stol! Zbulohet skuadra që do të drejtojë këtë sezon

    Pas problemeve me drejtësinë, Klodian Duro rikthehet në stol! Zbulohet skuadra që do të drejtojë këtë sezon

    Trajneri Klodian Duro është gati për tu rikthyer në stolin e një skuadre, teksa pritet të vazhdojë karrierën si trajner në Kosovë.

    Trajneri nga Elbasani pritet të marrë drejtimin e Feronikelit, me këta të fundit që ditën e djeshme njoftuan largimin e trajnerit, Afrim Tovërlani.

    Gazeta “Olle” raporton se Duro ka pasur një takim me drejtuesit e Feronikelit, ku është arritur marrëveshja që drejtimi i skuadrës t’i besohet ish-lojtarit të Kombëtares.

    Gjithçka është thuajse e mbyllur dhe zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme. Duro ka drejtuar edhe 3 skuadra të tjera më parë, si Kukësi, Kamza dhe Luftltari.

    PROBLEMET ME DREJTËSINË

    Në muajin mars të këtij viti, Klodian Duro është përballur me disa probleme me drejtësinë. Ai është arrestuar për dhunë në familje dhe përndjekje.

    Ish-bashkëshortja e Duros kishte marrë më herët një urdhër mbrojtje nga gjykata, ndërsa ishin në proces divorci, i cili është në Apel.

    Duro nuk i ka pranuar akuzat e ngritura në drejtim të tij, duke u shprehur se në shtëpi kishte shkuar vetëm për të takuar vajzën e tij, të cilën nuk e kishte takuar prej kohësh.

    Pasi qëndroi pak ditë i arrestuar, hetimet për ish-futbollistin e Kombëtares vazhduan në arrest shtëpie. Në muajin korrik është marrë edhe vendimi me burg për 42-vjeçarin. Gjykata Penale e Tiranës e ka dënuar me gjashtë muaj burg ish-mesfushorin e kombëtares, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

    Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është katër muaj burg. Vendimi nuk është i formës së prerë pasi është i Shkallës së Parë.

  • Prapaskenat/ Juventusi fiton 3-0 në tavolinë, ja pse e pësoi Napoli

    Prapaskenat/ Juventusi fiton 3-0 në tavolinë, ja pse e pësoi Napoli

    Juventusi fiton kundër Napolit 3-0… në tavolinë. Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë gjithë ditës së shtunë dhe konfirmuar edhe dje, me Ligën e Serisë A që konfirmoi disa herë me radhë dhe i bëri apel Napolit që të udhëtonte drejt Torinos, frenimi që Agjencia Sanitare Lokale (ASL) e krahinës së Kampanias urdhëroi, bëri që Elseid Hysaj me shokë ta paguanin shtrenjtë këtë urdhër, i cili binte ndesh me protokollin e UEFA-s dhe të FIFA-s.

    Ky dokument për anën sportive, detyrimisht i zbatueshëm, ishte firmosur pikësëpari nga Këshilli Teknik Shkencor (CTS), që hartoi planin e pandemisë për Italinë dhe më pas nga kryeministri i vendit, Xhuzepe Konte. Prandaj, me vendimin e marrë nga enti lokal i Kampanias, ndonëse ai shëndetësor, urdhri i tyre shkonte ndesh me vendimet e qeverisë dhe protokollin sportiv, duke bërë që me mosparaqitjen e tyre, skuadra e Napolit të humbë në tavolinë ndeshjen me Juventusin.

    Bardhezinjtë, nga ana e tyre, dje u rreshtuan sipas orarit në terrenin e lojës, në “Allianz Stadium”, së bashku me arbitrat e përzgjedhur për sfidën. Pas pritjes prej 45 minutash, siç e kërkon rregullorja, arbitri ka vërshëllyer fundin dhe automatikisht fitoren e Juves në tavolinë 3-0. Pa dyshim që Napoli do të ketë të drejtën e apelimit, por duke parë edhe reagimet e protagonistëve, duket se ky vendim vështirë se do të kthehet mbrapsht dhe Juventus-Napoli mund të luhet rregullisht në një datë tjetër.

    FLET ANDREA ANJELI

    Pas fitores së Juves në tavolinë, në konferencë për shtyp u paraqit presidenti bardhezi, Andrea Anjeli, i cili foli për situatën e krijuar: “Jam dakord që kjo situatë e krijuar të zbardhet, por në të njëjtën kohë them se kemi një protokoll shumë të qartë, lidhur me rastet kur një futbollist apo më shumë rezultojnë pozitiv me ‘COVID’. Rregullorja flet qartë dhe asnjë ASL (Agjencia Sanitare Lokale) nuk mund të ndërhyjë në mosrespektimin e protokollit.

    Madje, jam i bindur se falë tij do të arrijmë që ta çojmë deri në fund këtë kampionat dhe gjithçka rezervon sezoni futbollistik. Për se zbritëm në fushë? Sepse Juventusi respekton zbatimin e pushtetit dhe ligjit. Juventusi ka zbatuar përpikmërisht protokollin dhe kaq, – shprehet Anjeli, i cili i pyetur nëse ka pasur një bisedë me presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentis, pranoi.

    – Po, kam shkëmbyer disa mesazhe me Aurelion dhe i nënvizova se Juventusi, si gjithmonë, u përmbahet rregulloreve. Ai kërkonte që ndeshja të shtyhej, por ne nuk mund të mos aplikonim protokollin. Fitorja 3-0 në tavolinë? Unë pëlqej të fitoj në fushë, gjithmonë. Në disa ndeshje kemi parë se zhvillimi i tyre nuk anulohet, pavarësisht rasteve, ndaj…”, u shpreh numri një i kampionëve.

    LIGA DHA SHEMBUJT

    Për dy ditë me radhë, Liga e Serisë A ka shtyrë Napolin që të paraqitet rregullisht në fushë, për të zbatuar protokollin e firmosur në fillim të këtij sezoni. Madje, gjatë prononcimit të saj zyrtar, Liga u ka kujtuar të kaltërve, por edhe Agjencia Sanitare Lokale (ASL) e krahinës së Kampanias, se po gabonin rëndë, pas pozitivitetit të dy futbollistëve, Zielinski edhe Elmas, duke u dhënë edhe shembujt e fundit:

    “Si rrjedhojë e konfirmimit të dy raste pozitive në skuadrën e Napolit, pavarësisht frenimit që mund të ketë ardhur nga ASL-ja e krahinës, në asnjë germë të justifikimit të tyre nuk përmendet protokolli i Federatës Italiane të Futbollit për zhvillimin e ndeshjeve, duke thyer kështu rregulloren e miratuar nga Këshilli Teknik Shkencor dhe Ministria e Shëndetësisë.

    Prandaj, duke u bazuar në normat specifike, protokolli edhe në rastin e Napolit duhej zbatuar, si për shembull në rastin e skuadrës së Torinos për ndeshjen me Atalantën; të Milanit që duhej të udhëtonte në Krotone; të Xhenoas që luajti në transfertë në ‘San Paolo’ me Napolin, apo edhe të Atalantës sot (dje), në duelin kundër Kaljarit, pas rezultimit të një futbollisti me virus. Protokolli është i detyrueshëm, pasi vetëm kështu mund të garantohet përfundimi i sezonit të Serisë A”.

    DE LAURENTIS

    Pak orë përpara orarit të ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit, presidenti i të kaltërve, Aurelio de Laurentis, i dërgoi një letër të hapur Ligës dhe Federatës Italiane për motivet që e shtynë atë dhe skuadrën e tij që të merrte këtë vendim: “Dua të specifikoj se skuadra e Napolit donte të udhëtonte në Torino dhe të luante ndeshjen, pavarësisht rasteve pozitive, por dua të nënvizoj fort se skuadra jonë u frenua nga Agjencia Sanitare Lokale. Prandaj, i bëj thirrje Ligës dhe Federatës që të kuptojnë kërkesën tonë dhe të vendosin që ndeshja me Juven të shtyhet dhe të riluhet në një datë të ardhshme, por kurrsesi të merret vendimi i humbjes sonë në tavolinë 3-0”.

    Burimi: Panorama.al