Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • Shqipëria mposht Bjellorusinë, ngjitet në Ligën B dhe fiton 1.1 milion euro

    Shqipëria mposht Bjellorusinë, ngjitet në Ligën B dhe fiton 1.1 milion euro

    Shqipëria ka fituar ‘finale e vogël’ ndaj Bjellorusisë me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e parë në grupin 4 të Ligës C.

    Kjo fitore e ngjet Shqipërinë në Ligën B, ku përfitimet janë më të mëdha, por edhe kundërshtarët edhe më të fortë.

    Nga ky edicion i Ligës së Kombeve kuqezinjtë kanë përfituar 1.1 milion euro.

    Për t’iu kthyer ndeshjes, Shqipëria e nisi furishëm, duke krijuar disa raste para portës bjelloruse.

    Goli i parë erdhi në minutën e 19-të kur një harkim i Hysen Memollës gjeti Sokol Cikalleshin i cili godet bukur me kokë dhe shënon për 1-0.

    Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Rey Manaj u pengua në zonë nga portieri, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.

    Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sokol Cikalleshi për 2-0, duke shënuar edhe golin e dytë personal.

    Bjellorusët ngushtuan rezultatin në minutën e 35-të me Maksim Skavysh.

    Por Shqipëria nuk u dorëzua dhe shënoi edhe golin e tretë me Rey Manajn, pak pa u mbyllur pjesa e parë.

    Sulmuesi u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 3-1.

    https://twitter.com/Laligaspain2/status/1329089775064604687?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1329089775064604687%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshqiperia-mposht-bjellorusine-ngjitet-ne-ligen-b-dhe-fut-ne-xhep-1-1-milion-euro%2F

    Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë kishte më pak spektakël.

    Shqipëria tentonte të shënonte golin e katërt, ndërsa Bjellorusia të kthehej në lojë.

    Max Ebong e hapi ndeshjen në minutën e 80-të të ndeshjes, pas një aksioni të bukur (3-2).

    https://twitter.com/Laligaspain2/status/1329102490776821760?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1329102490776821760%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshqiperia-mposht-bjellorusine-ngjitet-ne-ligen-b-dhe-fut-ne-xhep-1-1-milion-euro%2F

    Deri më fund nuk kishte më gola dhe Shqipëria me këtë fitore siguroi pozitën e parë me 11 pikë, një më shumë se Bjellorusia.

    Burimi: Telegrafi

  • E PAPRITUR/ Tronditet Shqipëria, Hysaj me COVID-19 dhe humbet “finalen” me Bjellorusinë

    E PAPRITUR/ Tronditet Shqipëria, Hysaj me COVID-19 dhe humbet “finalen” me Bjellorusinë

    Kombëtarja shqiptare është tronditur më pak se 24 orë para ndeshjes me Shqipërinë. Futbollisti Elseid Hysaj ka rezultuar së fundmi pozitiv me koronavirus. Për rrjedhojë, mbrojtësi i krahut nuk do të luajë nesër ndaj bjellorusëve duke i shkaktuar trajnerit Reja dhe ekipit një shok të fortë psikologjik.

    Lajmi u konfirmua nga FSHF-ja në faqen zyrtare, ku bëhet gjithashtu me dije se pjesa tjetër e ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rezultuar negativ në tamponin e fundit të kryer.

    NJOFTIMI I FSHF-së:

    Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

    Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

    Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

    Burimi: PANORAMASPORT.AL

  • Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 dhe shteti ia anulon lojën në Ligën e Kombeve/ Lojtarët shpërthejnë në kritika: Jemi të zhgënjyer dhe të shkatërruar

    Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 dhe shteti ia anulon lojën në Ligën e Kombeve/ Lojtarët shpërthejnë në kritika: Jemi të zhgënjyer dhe të shkatërruar

    Ndeshja mes Kombëtares së Rumanisë dhe asaj të Norvegjisë është anuluar zyrtarisht.

    Kjo për shkak se ekipi kombëtar i Norvegjisë nuk është lejuar nga shteti norvegjez të udhëtojë drejt Rumanisë.

    E gjitha erdhi pasi kapiteni i Norvegjisë, Omar Elabdellaoui ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

    Edhe pse ishte paraparë që ndeshja të zhvillohet sot (e diel) në mbrëmje me fillim nga ora 20:45 në Bukuresht, ajo tanimë është anuluar zyrtarisht.

    Të gjithë futbollistët dhe pjesa tjetër e stafit ishin në aeroportin e Oslos dhe gati për t’u nisur drejt Rumanisë, kur erdhi urdhri shtetëror që ata të rikthehen në hotel.

    UEFA ka lajmëruar se ndeshja është anuluar dhe Kombëtarja e Rumanisë pritet t’i fitojë tri pikët në tavolinë.

    Ndeshja nuk mund të shtyhet për një datë tjetër pasi nuk ka data të lira dhe kombëtarja skandinave pritet ta humbas ndeshjen në tavolinë.

    Futbollistët e Norvegjisë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë shprehur zhgënjimin e tyre për autoritetet shtetërore që nuk i lejuan ta luajnë ndeshjen ndaj Rumanisë.

    “Ne udhëtojmë me autobusin tonë për në aeroport, kemi avionin tonë charter me vend prej 130 persona dhe do të udhëtonim vetëm 39 persona. Kundërshtari ynë ishte informuar se kemi një rast të infektimit dhe ka konfirmuar se do të luajnë në fushë duke ndjekur protokollin e UEFA-s”.

    “Ne jemi të zhgënjyer që autoritet po na detyrojnë të qëndrojmë të shtëpi. Të gjitha 54 vendet e tjera të UEFA-s luajnë ndeshje ndërkombëtare këtë javë përveç Norvegjisë. Kjo është shumë shkatërruese për ambiciet e ekipit tonë kombëtar në afat të shkurtër dhe të gjatë”.

    “Qëllimi ynë është të përfaqësojmë vendin tonë dhe shpresojmë që autritetet norvegjeze tv na japin dritën jeshile për të udhëtuar, kështu që ne do të vazhdojmë të jemi ambasadorë të mirë të kontrollit të infeksionit siç kemi qenë që kur shpërtheu pandemia në mars”, thuhet në deklaratën e përbashkët të futbollistëve të Kombëtares së Norvegjisë.

    Norvegjia ka ndeshjen tjetër ndaj Austrisë të mërkurën, por edhe për këtë takim lojtarët e kanë të ndalur të udhëtojnë.

    Gjithsesi Federata e Futbollit të Norvegjisë po bënë të pamundurën që për takimin që do të zhvillohet në Vjenë të udhëtojnë dhe të përballen në fushë me austriakët.

    Burimi: Telegrafi

  • Klubi i Tiranës emëron trajnerin e ri!

    Klubi i Tiranës emëron trajnerin e ri!

    Nevil Dede është trajneri i ri i Tiranës.

    Lajmi është zyrtarizuar nga klubi kryeqytetas të cilët kanë emëruar në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar, Nevil Dede.

    Reagimi nga klubi i Tiranës:

    Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana.

    “I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve. Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës. #miresevjen Nevil Dede”

  • Kosova me mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Sllovenisë/ Ekipit i bashkohet Valon Berisha

    Kosova me mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Sllovenisë/ Ekipit i bashkohet Valon Berisha

    Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë në muajin nëntor, ku luajti miqësoren me Shqipërinë.

    Në takimin e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’, kuqezinjtë u treguan më të fortë duke triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1.

    Trajneri Bernard Challandes kishte publikuar listën me 27 futbollistë të grumbulluar, por disa prej tyre mungojnë nga kjo listë.

    Milot Rashica, Leart Paqarada nuk u grumbulluan fare shkaku se klubet e tyre Werder Bremen dhe St.Pauli nuk i dhanë leje.

    E në grumbullim munguan edhe Idriz Voca e Florent Muslija shkaku i lëndimeve.

    Por për ndeshjen ndaj Sllovenisë, Kosova përveç lojtarëve të lartëpërmendur do të ketë edhe mungesa tjera.

    Njëri nga mesfushorët më të mirë të Dardanëve, Herolind Shala mungon shkaku i kartonëve, ndërsa për të njëjtën arsyeje mungon edhe Benjamin Kololli që u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes me Greqinë.

    Mungesë do të jetë edhe ajo e Betim Fazlijit që debutoi me Kosovën në miqësoren ndaj Shqipërisë, por që nuk ka drejtë loje në ndeshje zyrtare shkaku se ende nuk i është kompletuar dokumentacioni në FIFA.

    Pra për takimin ndaj Sllovenisë, Dardanët nuk kanë në dispozicion lojtarët si Herolind Shala, Benjamin Kololli, Milot Rashica, Leart Paqarada, Betim Fazliji, Florent Muslija e Idriz Voca.

    Por për këtë takim Dardanëve i është bashkuar edhe Valon Berisha i cili nuk luajti në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

    Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës zhvillohet të dielën në stadiumin Stozice në Lubjanë me fillim nga ora 20:45.

     Burimi: Telegrafi

  • VIDEO/ Gjysmë Shqipëri në Euro2021, Maqedonia e Veriut bën mrekulli në tokën e Tbilisit, goli i Pandev vulos ndeshjen

    VIDEO/ Gjysmë Shqipëri në Euro2021, Maqedonia e Veriut bën mrekulli në tokën e Tbilisit, goli i Pandev vulos ndeshjen

    Një ëndërr e bërë realitet. Maqedonia e Veriut shkon në Euro2021 falë fitores në Tbilisi përballë Gjeorgjisë me shifrat 1-0. Një sukses i madh i fqinjëve që pas fitores ndaj Kosovës në gjysmëfinale kualifikohen më tej. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa ndeshja u vendos në 45 minutat e dyta.

    https://streamable.com/0uq0cm

    Elmas ndërmori një aksion të bukur në minutën e 56-të dhe dribloi mbrojtjen kundërshtare. Topi i doli mjaft mirë Pandev dhe sulmuesi i Genoa-s nuk gaboi. Një arritje me aromë shqiptare,pasi pjesë e përfaqësueses janë edhe 6 futbollistë me origjinë shqiptare,të cilët kanë dhënë një kontribut madhor në arritjen e objektivave.

  • Trajneri i Kosovës infektohet me Covid-19, pak orë para vëllazërores

    Trajneri i Kosovës infektohet me Covid-19, pak orë para vëllazërores

    Bernard Challandes është infektuar me COVID-19. Zvicerani 69-vjeçar ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer të martën, një ditë para sfidës, me rezultatin që është marrë këtë mëngjes, duke krijuar jo pak pështjellim.

    Gjithsesi miqësorja me Shqipërinë nuk është në rrezik dhe do të zhvillohet sipas programit, në orën 16.00, në “Elbasan Arena”, dhe përfaqësuesja e “Dardanëve” do të drejtohet në stol nga zëvendësi i Challandes, Muharrem Sahiti.

    Bashkë me teknikun zvicëran ka rezultuar pozitiv në tamponët e kryer të martën edhe një anëtar i stafit të Kosovës. Gjithsesi, lajmi pozitiv është se të gjithë lojtarët e Kosovës dhe anëtarët e tjerë të delegacionit kanë rezultuar negativë në testet e kryera dhe sipas protokollit shëndetësor të miratuar nga UEFA sfida vijon rregullisht.

    Bernard Challandes ashtu si dhe anëtari tjetër i cili ka rezultuar pozitiv, janë vetizoluar sapo janë marrë rezultatet e temponëve.

  • Messi bëri një “mashtrim” të pabesueshëm ndaj portierit dhe një mbrojtësi të Betisit për të lejuar Griezmannin të shënojë në portën e zbrazët

    Messi bëri një “mashtrim” të pabesueshëm ndaj portierit dhe një mbrojtësi të Betisit për të lejuar Griezmannin të shënojë në portën e zbrazët

    Lionel Messi u inkuadrua në pjesën e dytë, por bëri një paraqitje superiore në fitoren e Barcelonës ndaj Real Betisit, ndërsa përveç dy golave, bëri edhe një lëvizje të bukur për të ndihmuar golin e Antoine Griezmann.

    Barcelona ka fituar ndaj Real Betisit me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në La Liga.

    Golat e ndeshjes u shënuan nga Ousmane Dembele (22’), Antoine Griezmann (49’), Lionel Messi (61’, 82’) dhe Pedri (90’) për Barcën, ndërsa për Betisin shënuan Antonio Sanabria (45+) dhe Loren (73’).

    Megjithatë, goli i shënuar nga ylli francez, Griezmann, mundet lirisht të mbajë firmën e Messit.

    Class from Messi to give Griezmann more confidence ???

    pic.twitter.com/4wS3M3FFix

    — FB Skills (@FBSkill) November 7, 2020

    Messi bëri një lëvizje mashtruese të pabesueshme ndaj portierit dhe një mbrojtësi kundërshtar duke e lënë Griezmannin të vetëm për të shënuar në portën bosh.

    Kjo lëvizje e Messit po vlerësohet lartë në rrjetet sociale, ndërsa ka shumë nga ta që besojnë se kjo ishte paraqitja më e mirë e argjentinasit këtë sezon.

    Burimi: Telegrafi

    https://twitter.com/Lionel10Team/status/1325112319500832768?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325112319500832768%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmessi-beri-nje-mashtrim-te-pabesueshem-ndaj-portierit-dhe-nje-mbrojtesi-te-betisit-per-te-lejuar-griezmannin-te-shenoje-ne-porten-e-zbrazet%2F
    https://twitter.com/Kazama_bcn/status/1325115568102526978?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325115568102526978%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmessi-beri-nje-mashtrim-te-pabesueshem-ndaj-portierit-dhe-nje-mbrojtesi-te-betisit-per-te-lejuar-griezmannin-te-shenoje-ne-porten-e-zbrazet%2F

  • Rikthime të rëndësishme në Kombëtare/ Reja publikon listën për ndeshjet e nëntorit

    Rikthime të rëndësishme në Kombëtare/ Reja publikon listën për ndeshjet e nëntorit

    Shqipëria do të luajë 3 ndeshje brenda muajit në nëntor, ndaj Kosovës miqësoren e datës 11 në Elbasan dhe dy sfidat kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë më 15 dhe 18 të këtij muaji. Trajneri Edi Reja ka bërë publike listën ditën e sotme. Bie në sy që në Kombëtare ka rikthime të rëndësishme si Gjasula, Balaj apo edhe Uzuni.

    Do të jetë në grumbullimin me Kombëtaren Lorenc Trashi, të cilit duket se i është pranuar kërkesa e bërë, bashkë edhe me kërkesën e FSHF-së, në mënyrë që ai të ketë leje nga instancat shtetërore të Kuvajtit për të mos kryer karantinën prej 14 ditësh në kthim.

    Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli rikthehen në Kombëtare, pas mungesës në ndeshjet e muajit tetor. Bëhet fjalë për një rikthim edhe për Memushajn, që është i gatshëm të japë një ndihmë për Kombëtaren, për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

    Për repartin e sulmit, Reja ka grumbulluar, Bekim Balajn, Sokol Cikalleshin, Xhakomo Vrionin, Armando Brojën, Taulant Seferin, Rei Manajn dhe Myrto Uzunin, me këtë të fundit që ishte në dyshim, për shkak se për një periudhë të gjatë ka qenë i izoluar, për shkak se rezultoi pozitiv me Koronavirus.

    Burimi: PANORAMASPORT.AL

  • 6 vakte dhe 6 dremitje në ditë/ Kështu ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo synon rekordin e Iker Kasijasit

    6 vakte dhe 6 dremitje në ditë/ Kështu ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo synon rekordin e Iker Kasijasit

    Detajet shpeshherë bëjnë diferencën dhe jo vetëm në fushën e lojës. Është pikërisht kurimi i tyre në radhët e sportistëve të sotëm që ndajnë shpesh një futbollist normal nga kampionët apo edhe jashtëtokësorët e sportit më të bukur në botë.

    Dhe kur bëhet fjalë për faktin e regjimit të një kampioni si Kristiano Ronaldo, pa dyshim që vëmendja bëhet shumë e madhe për të gjithë ata futbollistë të rinj të cilët aspirojnë që një ditë të ecin në gjurmët e yllit portugez të Juventusit, i cili edhe pse 35-vjeçar sot, vazhdon që të jetë në majë dhe çdo sezon është në kërkim të rekordeve të reja. Shpesh Ronaldon e kanë konsideruar edhe si një robot, jo vetëm brenda, por edhe jashtë fushës.

    E ndoshta pikërisht trajtimi që ai i bën trupit të vet në jetën e përditshme është edhe ajo që i ka dhënë këtë jetëgjatësi dhe këtë rendiment iberikasit. Por çfarë e bën regjimin e një futbollisti ideal?

    Në rastin e Kristiano Ronaldos, të ushqyerit dhe gjumi. Pikërisht kështu, nga tavolina e deri te relaksimi mes stërvitjeve të shumta, Nik Litërllhejls zbulon se CR7 konsumon 6 vakte në ditë, por në të njëjtën kohë bën edhe 5-6 seanca dremitjeje, përpara gjumit të mbrëmjes, ku edhe ky nuk duhet të jetë me orë të gjata. Dhe duke përmbushur këto rregulla, Ronaldo, edhe pse me jo pak vite mbi shpatulla, ka një strukturë trupore dhe reaktive në fushë, prej një 20-vjeçari.

    MENYJA E FENOMENIT – Të ushqyerit sot ecën paralelisht me të stërviturit, duke qenë se muskujt kanë nevojë të ushqehen dhe Ronaldo e ka ndarë të ngrënit me 6 seanca. Mëngjesi është me bazë proshutash, djathërash dhe jogurti.

    Ndërkohë, pak orë më pas një tost me avokado mjafton për të pritur drekën, e cila është e ndarë gjithashtu me dy pjesë: vakti i parë është një bazë yndyrash dhe proteinash, përgjithësisht fileto pule dhe sallatë, ndërsa një pjatë e dytë pak minuta më vonë mund të jetë me bazë peshku (më së shumti ton), vezë dhe ullinj. Ndërkohë, edhe pasditja mund të jetë një tjetër tost, ndërsa darka mund të jetë e bollshme, me meny peshku (merluci këshillohet më së shumti) ose bazë mishi.

    DREMITJET SA NJË NDESHJE FUTBOLLI – Por teksa konsumon një sasi të rëndësishme ushqimi, ndonëse duke parë fizikun dhe stërvitjet që bën shpesh ylli i Juventusit, mes tyre nevojitet edhe një relaksim, të cilin Ronaldo e merr falë 5-6 seancave dremitje gjatë ditës, prej 90 minutash secila (sa zgjat një ndeshje futbolli), pas të cilave ai karikon më së miri “bateritë”.

    “Nuk bëhet fjalë për disa dremitje si ato që bëjnë të moshuarit përpara televizorit, por është një regjim i kërkuar dhe i detyruar nga vetë futbollisti”, u shpreh Nik Litërllhejls për “Football Whispers”, eksperti me të cilin Kristiano Ronaldo ka bashkëpunuar për një periudhë shumë të gjatë kohe dhe, me sa duket, ka dhënë rezultate fantastike.

    REKORDI I KASIJASIT – Që Ronaldo është një makineri, kjo dihet tashmë, aq sa edhe në rastin me infektim nga Koronavirusi ai nuk pati asnjë simptomë, përkundrazi vazhdoi të stërvitej në shtëpi normalisht, ndonëse tamponi rezultoi negativ pas 18 ditësh. Gjithsesi, tashmë që juventini është rikthyer, kërkon të rikuperojë periudhën e humbur dhe kërkon tëvazhdojë të shënojë, madje debutimi i tij ndaj Specias dhuroi 2 gola personalë.

    Ndërkohë, kundër Ferencvaroshit Ronaldo bëri debutimin e tij sezonal, i cili përkon me sezonin e 18-të radhazi që luzitani merr pjesë në Ligën e Kampioneve. Në historinë e këtij kompeticioni, vetëm Iker Kasijas ka zbritur në fushë më shumë vite radhazi sesa CR7, konkretisht 20 (nga sezoni 1999- 2000 deri në 2018-2019). Por, duke parë formën që ende sot Kristiano Ronaldo tregon, pa dyshim që të paktën edhe dy vite të tjera në fushën e lojës nuk ia ndalon askush…

    Burimi: PANORAMASPORT.AL