Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • Portieri 18-vjeçar bëri 12 pritje ndaj Barcelonës në debutimin e tij, njëra ndaj Messit ishte mahnitëse

    Portieri 18-vjeçar bëri 12 pritje ndaj Barcelonës në debutimin e tij, njëra ndaj Messit ishte mahnitëse

    Portieri debutues Ruslan Neshcheret bëri plot 12 pritje ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por njëra ndaj një goditje të lirë nga Lionel Messi ishte thjeshtë pritje fantastike.

    Pasi të dy portierët e ekipit të parë të Dinamo Kyiv dolën pozitivë me COVID-19, 18-vjeçari u thirr nga ekipi B i klubit dhe filloi ndeshjen si titullar në Camp Nou.

    Por, Ruslan Nescheret bëri një paraqitje brilante ndaj Barcelonës, duke arritur t’i bëjë plot 12 pritje, të cilët ishin vendimtare pasi bënë të mundur një humbje me rezultat të ngushtë 2-1.

    Ai u mposht nga një penallti e Messit dhe një goditje me kokë nga Gerard Pique në pjesën e dytë, por dha një paraqitje të shkëlqyeshme që po vlerësohet lartë.

    Ukrainasi i ri me 12 pritjet e tij kundër Barcelonës ka bërë që tani të zë vendin e tretë më të mirë për nga pritje nga një portier në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

    Tetë prej tyre erdhën nga gjuajtjet brenda zonës, ndërsa pas ndeshjes Neshcheret u zgjodh lojtari me notën më të lartë.

    Përveç kësaj, 18-vjeçari bëri edhe një pritje mahnitesë të Messit, i cili goditi fortë dhe në cepin më të ngushtë të portës, goditje e cila u mohua me një pritje fantastike.

    https://twitter.com/InterpretSpace/status/1324134794284933120?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1324134794284933120%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fportieri-18-vjecar-beri-12-pritje-ndaj-barcelones-ne-debutimin-e-tij-njera-ndaj-messit-ishte-mahnitese%2F

    Burimi: Telegrafi

  • “Më ke bërë ti të ëndërroj, jo unë ty”, Kristiano Ronaldo uron Maradonën për ditëlindjen: Mbetesh…

    “Më ke bërë ti të ëndërroj, jo unë ty”, Kristiano Ronaldo uron Maradonën për ditëlindjen: Mbetesh…

    Pas Pelesë, dje ishte dita e Diego Armando Maradonës për të festuar përvjetorin e lindjes, ndonëse mes brazilianit dhe argjentinasit janë 20 vite diferencë. Dhe ndërsa e gjithë bota e futbollit i ka bërë urimet legjendës së kombëtares bardhekaltër, mes tyre nuk mund të mungonte, madje spikaste edhe ajo e Kristiano Ronaldos.

    Sulmuesi i Juventusit nuk kërkonte të mungonte mes atyre që i uronin jetë të gjatë dhe gëzime “Pibe D’Oros”.

    “Kur mendoj se Maradona ka thënë për mua që e kam bërë shpesh të ëndërroj, atëherë dijeni mirë se ka qenë Diego ai që më ka bërë mua të ëndërroj, por edhe një pjesë të madhe të botës dhe sidomos të brezit tim dhe jo vetëm. Ndaj, Diego ta gëzosh 60-vjetorin dhe sigurisht që do të mbetesh i paimitueshëm përjetësisht”, ishte urimi i portugezit 35-vjeçar par Maradonën.

    Burimi: Panorama Sport

  • Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” pushon Spanjën, test final për Zidane/ Koeman thërret në apel Messin, “mbreti” i klasikes

    Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” pushon Spanjën, test final për Zidane/ Koeman thërret në apel Messin, “mbreti” i klasikes

    Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” e famshme këtë fundjavë nuk vjen me shkëlqimin e dikurshëm, dy gjigandët spanjoll po kalojnë një moment të vështirë, por kjo pritet të jetë një përballje që mund të ndryshoj fatet e sezonit, mbi të gjithë është shumë përcaktuese për të ardhmen e Zidane, i përfunduar nën akuzë pas dy humbje të rënda në La Liga dhe në Champions.

    Të përditshmet spanjolle i kanë kushtuar faqet e para kësaj sfide epike. Zidane ka në anën e tij një të dhënë shumë domethënëse, nuk ka humbur asnjë ndeshje në “Camp Nou”, kjo është pikërisht ndeshja që nuk duhet humbur, në të kundërt rrezikon shumë, në këtë pikë bashkohet “AS” dhe “Marca”, dy të përditshme pranë klubit madrilen.

    loading…

    “Mundo Derportivo” vë në pah faktin që ndryshe nga Real Madrid, Barcelona reagoj në Champions me një fitore me “manita” përballë Ferencvarosi. Koeman ndryshe nga Zidane nuk është në dyshim, është në hapat e para në drejtimin e Barçës. E përditshmja tjetër “Sport”, i kushton faqen e parë Leo Messit, “mbreti” i “El Clasico”. Nga viti 2005, sulmuesi argjentinas ka luajtur 43 ndeshje përballë Realit, ka fituar 19 prej tyre, ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asiste. Barcelona sot më shumë se kurrë ka nevojë për “mbretin” e tyre në një ndeshje që mund të jetë përcaktuese për të ndryshuar fatet e sezonit.

  • FIFA publikon renditjen e re/ Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie në ranglistë

    FIFA publikon renditjen e re/ Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie në ranglistë

    Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë kanë pësuar rënie në renditjen e re të publikuar nga FIFA.

    FIFA gjatë ditës së sotme (e enjte) ka publikuar renditjen e re të kombëtareve nga e gjithë bota.

    Podiumi dhe dhjetëshja e kombëtareve ka mbetur e pandryshuar, ku lider është Belgjika, ndërsa pas saj vijnë Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.

  • Presidenti i UEFA: Europiani 2021 nuk është në rrezik, formula mund të ndryshojë

    Presidenti i UEFA: Europiani 2021 nuk është në rrezik, formula mund të ndryshojë

    Kur shumë kampionate europiane janë në diskutim vazhdimi, pasi një numër i madh futbollistësh kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka shkuar më tej, duke folur për Europianin që është parashikuar të zhvillohet në verën e vitin 2021, i cili u shty për këtë periudhë për shkak të pandemisë.Ceferin është shprehur në një intervistë për “Movistar” se Europiani nuk do të shtyhet, por ndoshta mund të ketë një ndryshim të formulës, duke bërë që ndeshjet të zhvillohen vetëm në një shtet.“Ne jemi të sigurt se do të luhet, por ndoshta vetëm në një vend”, u shpreh ai.Ceferin foli edhe për “Final Four” një formulë e cila është përfolur se mund të praktikohet në Champions League. “Është një opsion, por pas vitit 2024. Formati i vitit të kaluar u favorizua nga Koronavirusi, por ishte interesant. Një finale me tetë skuadra është e vështirë për shkak të kalendari, por një “Final Four”, me një javë futboll, do të ishte një ngjarje e shkëlqyeshme që mund të organizohej në qytete të mëdha. VAR? Ndihmon futbollin, por gjithashtu mund ta dëmtojë atë. Nuk ka kthim prapa, por ka shumë gjëra për t’u përmirësuar”, u shpreh Ceferin.

  • Rroca, spektakolar në Turqi, dy gola dhe një asist

    Rroca, spektakolar në Turqi, dy gola dhe një asist

    https://youtu.be/hTmN3U88LbE

    Ish-futbollisti i Kukësit, më parë edhe i Luftëtarit, Eduart Rroca, tashmë ka nisur të shkëlqejë në futbollin turk.

    Mesfushori ishte autor i dy golave dhe një asisti në ndeshjen e kësaj të shtune për Istanbulspor ndaj Samsunspor, të fituar me rezultatin 3-0.

    Aktualisht, Istanbulspor është në krye të renditjes në kategorinë e dytë në Turqi, me 12 pikë pas 15 ndeshjeve. Rroca shënoi edhe në javën e kaluar për skuadrën e tij në ndeshjen miqësore ndaj Fenerbahces.

  • Ronaldo ka mbledhur më shumë pikë se Messi në histori të Topit të Artë

    Ronaldo ka mbledhur më shumë pikë se Messi në histori të Topit të Artë

    Cristiano Ronaldo ka lënë mbrapa Lionel Messi në pikë të mbledhura në histori të Topit të Artë.

    Portugezi dhe argjentinasi e kanë dominuar çmimin më të madh për një lojtar nga viti 2008 deri në atë 2017.

    Messi e parakaloi Ronaldon në Topin e Artë, duke e fituar të gjashtin në karrierë në vitin 2019.

    https://youtu.be/IgKOWJz-wlo

    Por, kanali në Youtube, StatsTube, ka mbledhur të gjitha pikët që kanë fituar lojtarët për trofeun që jepet nga France Football.

    Çmimi që jepet nga viti 1956 deri në vitin 2019, ka pasur ndër vite fitues të ndryshëm, derisa në vitin 2020 është anuluar për shkak të situatës me COVID-19.

    Më poshtë mund të shikoni listën me 10-të lojtarët që kanë grumbulluar më së shumti pikë:

    10# Johan Cruyff: 506 pikë

    9# Kaka: 550 pikë

    8# Michel Platini: 551 pikë

    7# Franz Beckenbauer: 576 pikë

    6# Ronaldo: 600 pikë

    5# Virgil van Dijk: 679 pikë

    4# Zinedine Zidane: 715 pikë

    3# Luka Modric: 837 pikë

    2# Lionel Messi: 2,961 pikë

    1# Cristiano Ronaldo: 3,601 pikë.

  • Bayern kalon pa probleme raundin e parë të Kupës

    Bayern kalon pa probleme raundin e parë të Kupës

    Ka qenë më shumë një ndeshje kontrolli ajo e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë mes modestëve të Duren dhe Bayern Munchen.

    Bavarezët fituan me rezultatin e pastër 3-0 në një takim ku trajneri kishte vendosur t’iu linte më shumë hapësirë lojtarëve të stolit.

    Ndeshja nuk kishte histori dhe bavarezët një pjesë të lojës qarkulluan topi. Sa për statistikë golat u shënuan nga Choupo Moting dhe Muller.

  • Bruno Telushi transferohet në Azerbajxhan

    Bruno Telushi transferohet në Azerbajxhan

    Bruno Telushi është futbollisti më i ri i Neftçi Baku. Është klubi azer ai që njoftoi firmën me lojtarin shqiptar për të paktën një sezon.

    Telushi la Partizanin gjatë verës për t’ju bashkuar Kukësit, me të cilët u aktivizua edhe në Kupat e Europës.

    Por, aventura e 29-vjeçarit te verilindorët ishte shumë e shkurtër, teksa edhe ai ishte pjesë e eksodit të futbollistëve në javët e fundit.

    Bruno Telushi është prezantuar te klubi i ri dhe është gati për të nisur aventurën në Azerbajxhan.

  • Itali-Holandë mbyllet në barazim, Polonia i merr kreun e grupit

    Itali-Holandë mbyllet në barazim, Polonia i merr kreun e grupit

    Itali-Holandë ishte përballja më e fortë mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Europës, ku të “kaltrit” dhe “tulipanët” matën forcat në “Gewiss Stadium” të Bergamos, por në fund nuk pati fitues.

    Pellegrini kaloi kombëtaren italiane në avantazh pas 16 minutash loje, por Holanda reagoi shpejt dhe pas 9 minutash Van de Beek riktheu barazimin. Loja vazhdoi thuajse e barabartë dhe me raste në të dyja portat, por deri në fund asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjejë golin e fitores. Nga ky barazim përfitoi Polonia, e cila pasi mposhti 3-0 Bosnjën mori kreun e këtij grupi me 7 pikë, ndërsa Italia renditet e dyta me 6 pikë dhe Holanda e treta me 5 pikë.

    Në ndeshjet e së mërkurës, Franca triumfoi në Kroaci 1-2, Danimarka bëri surprizën në Angli, duke fituar 0-1, ndërsa Kosova nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Greqisë.