Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Sport

Kategoria Sport. Në këtë kategori ne ju informojmë ditë pas dite me lajmet më të fundit nga bota e sportit Shqiptar dhe të huaj.

  • “Do analizojmë zhgënjimin sezonal”, Gjici paralajmëron masa: Nuk është vetëm faji i Shehit, do të ndalem gjatë…

    “Do analizojmë zhgënjimin sezonal”, Gjici paralajmëron masa: Nuk është vetëm faji i Shehit, do të ndalem gjatë…

    Safet Gjici nuk e ka përtypur dot humbjen në Shkodër. Presidenti i Kukësit, në bisedën për “Panorama Sport” menjëherë pas ndeshjes së djeshme, pasi ka uruar Tiranën për titullin, ka paralajmëruar masa ndaj skuadrës pas këtij dështimi. Kukësi e mbyll pa trofe këtë sezon, pasi pak ditë më parë u eliminua edhe nga Kupa e Shqipërisë.

    “Nuk ishte loja që prisja në këtë takim ndaj Vllaznisë. Duke ditur edhe mungesat që kishte ekipi shkodran, prisja shumë më tepër nga Kukësi. Natyrisht që prisja një fitore, që të ishim sërish në lojë për titull. Megjithatë, unë i uroj suksese ekipit të Tiranës për fitimin e titullit”, është shprehur fillimisht Gjici, për të folur më pas rreth asaj që pritet të ndodhë në klubin verilindor.

    “Do të ndalem gjatë për sa i përket asaj që ndodhi në këtë sezon te Kukësi. Ne do të analizojmë këtë sezon me qetësi për sa i përket çdo gjëje. Nuk dua të flas vetëm për trajnerin aktual. Nuk është faji i një trajneri, pra pikërisht i këtij aktual, por i të gjithë atyre që drejtuan skuadrën gjatë këtij sezoni. Tashmë s’dua të ndalem tani tek emrat konkretë. Çdo gjë do ta shikojmë me qetësi në ditët e ardhshme. E përsëris, jam shumë i zhgënjyer me këtë paraqitje të skuadrës, pasi prisja fitore dhe të vazhdonim deri në fund luftën për titull”, përfundoi presidenti.

  • Reali fitoi titullin kampion, Zidani përjashton dy lojtarë nga skuadra që drejton

    Reali fitoi titullin kampion, Zidani përjashton dy lojtarë nga skuadra që drejton

    Zinedin Zidan me dorë të hekurt. Tani që fitoi zyrtarisht titullin kampion ka filluar të japë mesazhe të qarta për futbollistët dhe për planin e së ardhmes. Më parë nuk donte që të krijonte polemika, sepse ato mund të ndikonin në rezultat, ndërsa tani është më i lirë. Garet Bejl dhe Hames Rodrigez do të jenë të larguarit e parë nga Reali i Madridit.

    Në ndeshjen e fundit, e cila luhet thjesht për statistikë, ai mund t’u jepte minuta duke qenë se gjatë sezonit nuk kanë luajtur sa duhet. Në fakt ka bërë të kundërtën. I ka lënë të dy jashtë listës që publikoi dy ditë më parë për ndeshjen ndaj Leganesit, duke lënë të kuptohet që nuk do të mbështetet tek ata për të ardhmen.

    Bejl prej disa ndeshjesh po bënte sjellje të pakuptueshme në stolin e rezervave, duke u larguar shpeshherë në dhomat e zhveshjes. Në ditën e festës së titullit ai thuajse nuk mori pjesë, duke qenë i tërhequr nga pjesa tjetër e skuadrës.

    E ARDHMJA- Trajneri Zinedin Zidan nuk ka dashur që të flasë për këtë çështje, por ka hapur polemika të tjera për sa i përket të ardhmes së tij. Ai thotë se ka një kontratë që dëshiron ta respektojë dhe ta çojë deri në fund me Realin, por në futboll nuk i dihet kurrë. “Unë kam kontratë me Realin dhe do të më pëlqente të qëndroja këtu, por në futboll kurrë nuk i dihet. Të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë trajneri Zinedin Zidan përpara ndeshjes.

  • Nga Sëlltiku te Legia Varshavë, rivalë ferri për Tiranën në Champions

    Nga Sëlltiku te Legia Varshavë, rivalë ferri për Tiranën në Champions

    Tirana u shpall kampione, por në datën 10 gusht do të njohë kundërshtarët për Champions League. Dhe grupi i skuadrave që do të ketë përballë është shumë i fortë.

    Kundërshtarët nisin nga Sëlltiku, Astana, Makabi, Legia Varshavë, kampionët e Rumanisë, Bullgarisë, Crvena Zvezda. Një grup shumë i fortë, duke pasur parasysh që skuadra bardheblu koeficientin e ka shumë të ulët 1.475.

  • Dosja “Çinari” gati, Partizani përgatitet për gjyq. Rrezikon dhe FSHF-ja

    cinari

    Sezoni 2019-2020 re zulton më i dështuari në epokën “Demi” për Partizanin. Para disa ditësh klubi mori një goditje të madhe nga FIFA, që nëse mbetet në fuqi, mund të lërë pasoja. Gjithçka vjen si rezultat i federimit të Eraldo Çinarit në verën e 2018-ës, transferim i cili është denoncuar në FIFA nga Istra 1961. Kroatët e paditën Partizanin për rrëmbim lojtari. Ndaj, të kuqtë u dënuan me pezullimin e dy sesioneve të merkatos, ku këtë verë dhe në janar nuk u lejohet të afrojnë lojtarë.

    Çinari është pezulluar me katër muaj mosaktivizim dhe së bashku me klubin duhet të dëmshpërblejnë Istrën me 80 mijë euro. Partizani ndihet pa faj në këtë mesele, pasi për kartonin e lojtarit ka pagur afro 50 mijë euro te Vllaznia, ku ka pasur edhe konfirmimin e Çinarit dhe klubit shkodran se nuk ka asnjë pengesë për afrimin e tij.

    Gjithashtu, edhe FSHF nuk paraqiti barriera për Partizanin duke i dhënë OK-in për federim. Ndaj, duke pasur bindje se janë të pastër në këtë çështje, Partizani do ta apelojë dënimin në KAS-in e Lozanës. Të kuqtë kanë përpiluar një dosje voluminoze me fakte e prova, e cila do të dorëzohet brenda kësaj jave.

    The Court of Arbitration for Sport (CAS) in Lausanne, Switzerland, Monday, November 21, 2011. The International Cycling Union (UCI) and World Anti-Doping Agency (WADA) filed appeals at the Court of Arbitration for Sport (CAS) against the decision of the Spanish Cycling Federation (RFEC) exonerating Alberto Contador 2010 Tour de France victory from any sanction following an adverse analytical finding for the substance clenbuterol. (KEYSTONE/Dominic Favre)
    fshf

    “Panorama Sport” ka mësuar se Partizani do të kërkojë gjyq me procedurë të përshpejtuar, ku si fillim do të kërkohet pezullimi i efekteve vepruese të dënimit të FIFA-s. Gazeta ka mësuar se përveç pafajësisë, “demat” do të bëjnë padi edhe për subjektet që e kanë futur në këtë “valle”.

    Përveç kroatëve të Istrës, në listën e të paditurve mund të përfshihen edhe sulmuesi i ekipit të tyre, Vllaznia dhe federata, të cilët kanë dalë garantë për federimin e Çinarit në 2018-ën.

    Partizani do të mbrohet në proces nga zyra juridike e klubit, ndërsa Eraldo Çinari do të përfaqësohet në KAS nga një avokat francez. Në klubin e kuq janë optimistë fillimisht sa i përket heqjes së embargos së përforcimeve në merkato dhe shpresohet që brenda gushtit ta kenë rifituar të drejtën për të bërë blerje të reja. Ndërsa tri palët e tjera vendëse, lojtari, klubi shkodran dhe vetë federata rrezikojnë të përballen me pasoja për vetë firmat që janë hedhur para tek Alavesh, Istra dhe gjatë federimit të lojtarit me të kuqtë.

    Në gusht të 2018-ës klubi shkodran njoftoi se ka falsifikim firmash dhe derdhje pagesash në llogari fantazmë dhe çështjen e kaloi për hetim, proces i cili, me sa duket, ngeli rrugëve, por që në fund e pësoi Partizani.

  • LAJM I FUNDIT NGA SPORTI/ Shtyhet ndeshja e kampionatit, 6 lojtarë me koronavirus

    LAJM I FUNDIT NGA SPORTI/ Shtyhet ndeshja e kampionatit, 6 lojtarë me koronavirus

    Ndeshja e sotme në kategorinë e dytë e futbollit spanjoll Deportivo La Korunja-Fuenlabrada është shtyrë pas lajmit se 6 futbollistë të Fuenlabradas rezultuan pozitiv me koronavirus.

    Vendimi u mor nga zyrtarët e ligës spanjolle teksa u konfirmuan se 6 lojtarë janë infektuar me koronavirus.

    Kjo është ndeshja e fundit në La Liga 2, ndërsa ndeshjet e tjera po luhen normalisht.

    Takimi mes Deportivo La Korunjas dhe Fuenlabradas do të luhet në një datë tjetër.

  • VIDEO/ Policia prish festën e tifozëve të Tiranës, shikoni momentet e tensionit dhe arrestimit

    VIDEO/ Policia prish festën e tifozëve të Tiranës, shikoni momentet e tensionit dhe arrestimit

    Pas shpalljes të Tiranës kampione, tifozët bardheblu nuk mund të përmbaheshin dot nga gëzimi dhe për këtë arsye kanë dalë dhe kanë festuar te Sheshi “Nënë Tereza”.

    Megjithatë festimet nuk kanë ndaluar vetëm aty, pasi të shumtë ishin ata që pushtuan rrugët e kryeqytetit me makinat e tyre, duke konfirmuar edhe njëherë se sa i rëndësishëm ka qenë për ta ky titull, i cili vjen në 100-vjetorin e klubit. Megjithatë për të prishur këtë festë të tifozëve bardheblu, ka menduar policia.

    Në orët e vona të mbrëmjes ka pasur tension mes tifozëve dhe policisë, me këta të fundit që kanë vendosur edhe të arrestojnë tifozë, duke krijuar irritim tek pjesa tjetër. Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, tensioni dhe irritomi pas veprimit të policisë ka qenë i madh te tifozët, për të cilët kjo ishte një ditë e veçantë.

  • Çmenduria në Spanjë, do luanin përballë një ekip me koronavirus kundër një ekipi të pastër! Ndërhyn policia

    Çmenduria në Spanjë, do luanin përballë një ekip me koronavirus kundër një ekipi të pastër! Ndërhyn policia

    Nëse do të zhvillohej me siguri do të kishte qenë një bombë vrasëse, por falë ndërhyrjes së autoriteteve nuk është bërë e mundur.

    Bëhet fjalë për një ndeshje futbolli në Spanjë dhe më konkretisht në rajonin Navarra, aty ku një ekip me koronavirus do të luante kundër një ekipi të pastër, me qëllim mbledhjen e donacioneve për të prekurit me COVID. Kjo pasi në ndeshje do të lejoheshin edhe tifozët.

    Ndeshja po përgatitej nga disa organizatorë, të cilët ende nuk janë zbuluar. Megjithatë policia ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar këtë, dhe ndeshja nuk do të zhvillohet, teksa janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbuluar cilët ishin organizatorët.

  • EKSKLUZIVE/ Kukësi gati të bëjë goditjen e madhe të verës, tentohet afrimi i sulmuesit të Kombëtares

    EKSKLUZIVE/ Kukësi gati të bëjë goditjen e madhe të verës, tentohet afrimi i sulmuesit të Kombëtares

    Kukësi tenton Azdren Llullakun. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë, por më shumë se kaq. Burime të sigurta zbulojnë për “Panorama Sport” se klubi e ka kontaktuar tashmë dhe ia ka bërë të qartë se e ka në plane, e megjithatë pengesë mbetet kontrata e lojtarit. Ai është i lidhur edhe për 6 muaj me Shahtjor Soligorskun.

    Vetë sulmuesi ka nisur negociatat me bjellorusët që të prishë marrëveshjen në mënyrë konsensuale, por mbetet për t’u parë nëse do t’i miratohet apo jo kjo kërkesë. Gjasat janë që edhe mund t’i bindë drejtuesit e klubit ku militon, por jo gjithçka është në dorën e sulmuesit. Ky vit po mbyllet pa asnjë trofe për verilindorët, megjithatë për sezonin e ri drejtuesit kanë filluar planet e mëdha që tani. Me Vasil Shkurtajn që do të largohet në mbyllje të këtij kampionati dhe Kristal Abazajn që i mbaron huazimi, sulmi do të “varfërohet” ndjeshëm.

    E vetmja formë për të qenë të blinduar në repartin e avancuar është afrimi i një lojtari me peshë si 32-vjeçari, që për më tepër është edhe kontingjent i Kombëtares shqiptare. Vërtet mund të ketë kosto financiare, por presidenca ka treguar në këto vite që nuk kursehet kur vjen fjala për të tillë elementë.

    Nuk është hera e parë që Kukësi e do kosovarin, madje para se të transferohej në Bjellorusi (konkretisht në qershorin e 2019-ës), palët ishin në negociata tejet serioze për arritjen e një akordi. Për këtë kampionat Llullaku numëron vetëm 7 ndeshje me Shahtjorin, ndërsa ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

  • Një shkodran i “bën gjëmën” Partizanit, FIFA i bllokon merkaton për 1 vit

    Një shkodran i “bën gjëmën” Partizanit, FIFA i bllokon merkaton për 1 vit

    Gjithmonë do të ketë një shkak dhe ngjarje të papritur te Partizani për të sjellë zhurmën e madhe dhe skandalin e radhës. Këtë herë çështja është shumë më serioze, teksa “Panorama Sport” raporton se klubi i të kuqëve është dënuar me 1 vit pa merkato dhe 80 mijë euro gjobë. E gjitha kjo ka ardhur pas denoncimit të Istrës që ka kërkuar një vlerë financiare nga Partizanit në kohën që bleu Eraldo Çinarin, pasi ekipi kroat zotëronte një përqindje të kartonit.

    Kampionët e Superiores nuk kanë dhënë asgj? dhe do ta paguajnë shtrenjtë këtë gabim. Ndërkohë një dënim me 4 muaj mungese në aktivitete e merr edhe vetë sulmuesi. 

    “Demat” mund të shesin lojtarë, por nuk mund të afrojnë. Gjithnjë nëse vendimi mbetet në fuqi, pasi mësohet se klubi i kuq është vënë menjëherë në lëvizje për ta zgjidhur problemin.

  • Priten largime të shumta te Tirana/ Ja 11 lojtarët që kanë përfunduar kontratën me bardheblutë

    Priten largime të shumta te Tirana/ Ja 11 lojtarët që kanë përfunduar kontratën me bardheblutë

    Janë të paktën 11 lojtarë te Tirana që nuk kanë kontratë. Duke filluar nga Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Muça, Batha, Kobina, Torasa, Ngo, Hasani, Karabeci, Osmani.

    Mësohet se disa prej lojtarëve me shumë gjasa ose nuk do t’u ofrohet marrëveshje e re, ose do të jenë vetë futbollistët që nuk do të pranojnë marrëveshjen.

    Plani i Tiranës është të mbajë disa nga titullarët e këtij sezoni, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është në pikëpyetje për sezonin e ri. Të gjithë lojtarët e mësipërm pa kontratë janë nga më të paguarit dhe rrogat variojnë nga 3000 deri në 8000 euro. Pritet me kureshtje se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim…