Superioreja nis “zjarr”! Katër gola dhe dramë në Vllaznia-Skënderbeu (video)

by KLIKOJE.AL

Katër gola, përmbysje emocionesh dhe spektakël në Shkodër! Vllaznia dhe Skënderbeu e nisën edicionin e 88-të të Abissnet Superiore me një përballje që dhuroi gjithçka, por në fund asnjëra skuadër nuk mundi të dalë me tri pikët. Sfida u mbyll me rezultatin 2-2, pas një 90-minutëshi plot raste, gola dhe tension.

Skënderbeu e nisi me më shumë iniciativë, duke rrezikuar disa herë me Nasr, por portieri Avram ishte në gatishmëri. Edhe Vllaznia pati momentet e saj, me Balajn që provoi me kokë pas harkimit të Mustës.

Pas pushimit, ndeshja shpërtheu. Në minutën e 50-të, Bekim Balaj zhbllokoi sfidën për Vllazninë, pas një aksioni ku goditja e Mustës mori devijim. Vetëm dy minuta më vonë, shkodranët fituan një penallti pas ndërhyrjes ndaj Balajt dhe sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke çuar vendasit në 2-0.

Por Skënderbeu nuk u dorëzua. Në minutën e 57-të, Janaqi lëshoi një goditje fantastike me të majtën dhe rihapi menjëherë takimin.

Korçarët vazhduan të besonin dhe në minutën e 74-t erdhi edhe barazimi. Bismark përfitoi nga një hapësirë në zonën e Vllaznisë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-2. Në fund, Dylise u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Vllazninë me dhjetë lojtarë, por rezultati nuk ndryshoi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.