VIDEO/ E nis me “magji”! Dejvi Bregu shënon supergol në Arabinë Saudite

by KLIKOJE.AL

Dejvi Bregu e nis në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Arabinë Saudite, duke u kthyer menjëherë në protagonist me fanellën e Al Zufli.

Në sfidën e javës së parë të Ligës së Parë saudite, që skuadra e tij po luan në transfertë ndaj Al Jeel, Bregu ka gjetur rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Ish-sulmuesi i Superiores realizoi në minutën e 27-të, me një ekzekutim fantastik nga goditja e dënimit. Nga një pozicion i vështirë dhe me shumë pak hapësirë, Bregu goditi në mënyrë perfekte, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar.

Goli i tij vendosi shifrat 0-1 dhe i dha një start perfekt aventurës së shqiptarit në futbollin arab. Dejvi Bregu nuk mund të kishte kërkuar një debutim më të mirë, duke treguar që në ndeshjen e parë se do të jetë një nga lojtarët për t’u ndjekur te Al Zufli.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.