Bëri xhiron e botës, Adrian Bardhi sqaron qesen me mijëra euro: Thjesht u tregova korrekt

by KLIKOJE.AL

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, foli për DigitAlb Supersport pas ndeshjes së parë ndaj Pafos, që u mbyll në barazim 1-1. Bardhi u ndal edhe te momenti i shumëpërfolur i futjes së tij në dhomat e zhveshjes pas fitores ndaj Audas, video e cila bëri xhiron e botës dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Duke shpjeguar situatën, Bardhi tha se bëhej fjalë për një shpërblim që lojtarët e kishin fituar me meritë në fushë.

“Ishte një pako parash që çunat e meritonin, e fituan në fushë dhe ishte e tyre. Thjesht u tregova korrekt, si gjithnjë. Nëse ata fitojnë, pakot do të zmadhohen, si zmadhohen fitimet e klubit”, u shpreh presidenti i Dinamos.

Barazimi 1-1 ndaj Pafos e lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit, ndërsa te Dinamo synojnë të vijojnë aventurën europiane. Bardhi ka theksuar edhe një herë se shpërblimet për skuadrën janë pjesë e motivimit dhe vijnë si rezultat i performancës së lojtarëve në fushë.

LEXO ME SHUME:Heroi Fadairo, penallti e humbur dhe dramë në fund! Dinamo-Pafos mbyllet mes emocioneve (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.