Tirana ka hedhur një hap pozitiv në ndeshjen e parë miqësore të verës, duke barazuar 0-0 ndaj Arca Çorum gjatë fazës përgatitore në Turqi. Përballja shënoi edhe debutimin zyrtar të trajnerit Dean Klafuriç në pankinën bardheblu, i cili mori sinjale inkurajuese nga skuadra e tij përballë një rivali cilësor nga futbolli turk.
Bardheblutë u paraqitën të organizuar dhe treguan stabilitet në fushë, ndërsa objektivi i klubit mbetet ndërtimi i një skuadre konkurruese për sezonin e ri dhe rikthimi në garën për trofetë në futbollin shqiptar.
Gjatë kësaj merkatoje, “Panorama Sport” ka raportuar ekskluzivisht për shtatë afrime të Tiranës: Ardit Krymi, Tomislav Kis, Bernard Berisha, Xhosef Kolej, Erdon Daci, Drilon Hazrollaj dhe Hugo Fresneda. Në grup janë bashkuar gjithashtu edhe Patrik Staniç, Bojan Ilievski dhe Leonat Vitija, duke kompletuar një merkato ambicioze.
Testi ndaj Arca Çorum ishte vetëm fillimi, por paraqitja e bardhebluve ka shtuar optimizmin se Tirana mund të rikthehet protagoniste në Superiore gjatë sezonit të ardhshëm.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Tirana jep sinjalet e para, bardheblutë ndalin ekipin turk në debutimin e Klafuriç […]
Comments are closed