523
Pasi mori përqindje nga shitja e rradhës e Peter Olayinkas, një tjetër lojtar mbush arkat e Skënderbeut.
View this post on Instagram
Agon Elezi, i cili u shit te Varazdin në Kroaci për 80 mijë euro në vitin 2020, ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Bochum në Bundesliga. Gjermanët kanë paguar plot 800 mijë euro për shërbimet e tij dhe 240 mijë do të shkojnë direkt në arkat e Skënderbeut që ka ruajtur 30% të kartonit. Mesfushori 22-vjeçar ka firmosur dje kontratën e re deri në vitin 2027 dhe është prezantuar në ambientet e klubit.