Teuta vazhdon të lëvizë fuqishëm në merkaton e verës dhe duket e vendosur për të ndërtuar një skuadër pretendente për sezonin e ri. Pas afrimit të trajnerit Edlir Tetova dhe zyrtarizimit të Abdurraman Fangajt, drejtuesit durrsakë po punojnë për të sjellë në ekip edhe emra të tjerë të njohur.
Një nga futbollistët që po përflitet për një rikthim në Durrës është Xhonatan Lajthia. Futbollisti ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Elbasanin për rinovimin e kontratës dhe kjo situatë ka hapur rrugën që Teuta të futet fuqishëm në garë për shërbimet e tij.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se bisedimet kanë avancuar dhe rikthimi i Lajthisë në “Niko Dovana” mbetet një mundësi konkrete. Ndërkohë, në listën e dëshirave të klubit ka qenë edhe portieri çek Martin Janaçek, por ky i fundit ka zgjedhur të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë.
Me Edlir Tetovën në krye, Teuta po projekton një skuadër me objektiva të mëdha, ndërsa merkatoja pritet të sjellë të tjera surpriza në Durrës.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Merkato e nxehtë në Durrës! Teuta pranë një afrimi që mund të trazojë Elbasanin […]
Comments are closed