Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Policia

  • “Nëse do shpërthente armatimi do bëhej tragjedi”, Artan Hoxha: 71-vjeçari ishte i stërvitur, u godit nga snajperi. Kur RENEA i shkoi në banesë…

    “Nëse do shpërthente armatimi do bëhej tragjedi”, Artan Hoxha: 71-vjeçari ishte i stërvitur, u godit nga snajperi. Kur RENEA i shkoi në banesë…

    Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje në lidhje me operacionin e Elbasanit, ku një 71-vjeçar terrizoi qytetin për më shumë se 5 orë. Hoxha tha se sot RENEA dhe e gjithë Policia ka shmangur një tragjedi të vërtetë, pasi në banesë kishte 6 kallepe dinami dhe kapsolla.

    “Ka qenë shumë e rëndësishme ndërhyrja e forcave RENEA. Ndërhyrja e Policisë ka shmangur sot një tragjedi të vërtetë. Në banesën e Lefter Zhidrut janë gjetur 6 kallepe dinamiti me kapsolla brenda. Po ashtu janë gjetur dhe disa tela për lidhje dinamiti dhe mund të ishin përdorur. Këto nuk ishin të përgatitura por ai i ka bërë të gjitha gati sot gjatë pasdites. Ai duket se është një njeri i stërvitur dhe ka njohur për armët”, tha Hoxha, i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

    Më tej Hoxha u shpreh RENEA ka pasur informacione të pakta për Zhidrun dhe ndërhyja ka qenë e vështirë.

    “Në momentin që RENEA ka shkuar në banesë nuk ka pasur informacion se çfarë kishte në banesë, nuk kishte planimetrinë e banesës. RENEA më pas është ngjitur në katin e tretë dhe ka parë planimetrinë, dera e banesës ishte e vjetër se qitja e kallashnikovit ka depërtuar deri tek mburoja e RENEAS”, shtoi gazetari.

    Artan Hoxha ka treguar dhe të gjithë operacionin e policisë, që nga negociatat e deri tek ndërhyrja për ta vrarë.

    “RENEA ka hyrë në negociata dhe kur ai po fliste me policinë ai ndiqte lajmet në televizionet informative dhe dëgjonte të gjtha ato që ndodhnin jashtë dhe gjërat që thonin për të. RENEA më pas ka vendosur që ndërpresë energjinë elektrike dhe i ka vendosur tre snajpera për ta pasur në shënjestër. RENEA donte që ta lodhte dhe ta kapte të gjallë, por kur u afrua mbrëmja dhe negociatat ishin shumë të vështira, e kishin marrë nga Gjermania dhe Greqia. Por kur e panë që ai nuk po dorëzohej, i është hedhur granata tymuese por ai sërish nuk u dorëzua. Kishte marrë një peshqir me ujë për të shmangur tymin. Ai po ashtu për t’u mbrotjur kishte vendosur dhe lavatricen tek dera kryesore për t’u mbrojtur nga plumbat”, shtoi më tej.

    Në fund gazetari tha se Lefter Zhidru është goditur me një plumb në kokë me spajper. “Lefter Zhidru është goditur me një plumb në kokë nga një snajper që ishte pozicionuar që me herët. Në shtëpi nuk janë futur trupat RENEA, por është futur njëherë qeni për të parë nëse Zhidru ishte i vdekur apo i plagosur. Ai ka hedhur një kapsollë me dinamit, por për fat të mirë nuk plasi”, tha gazetari.

  • Gjendet pa shenja jete në hollin e spitalit ndihmës anestezisti/ Policia jep detajet: Dyshohet se…

    Gjendet pa shenja jete në hollin e spitalit ndihmës anestezisti/ Policia jep detajet: Dyshohet se…

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë. Ndihmës anestezisti i një spitali privat është gjetur pa shenja jete në hollin e spitalit, rreth orës 08:35.

    Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi M.A., 46 vjeç, ndërsa dyshohet se është vdekje natyrale. Kjo pasi në trupin e viktimës nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

    Informacion paraprak

    Më datë 21.09.2020, rreth orës  08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

    Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

    Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Dhunohet në banesën e saj 75-vjeçarja, dyshohet për konflikte me familjet në fshat/ Ja çfarë po heton Policia

    Dhunohet në banesën e saj 75-vjeçarja, dyshohet për konflikte me familjet në fshat/ Ja çfarë po heton Policia

    Një ngjarje e rëndë eshtë denoncuar në Policinë e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme, teksa një e moshuar është dhunuar fizikisht në banesën e saj.

    Korrespondentja e “Panorama.al” raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Palokastër, ky shtetasja me inicialet P.Q, 75-vjeç është sulmuar në banesën e saj nga një person ende i paidentifikuar.

    Dyshohet se dhunuesi ka përfituar nga errësira për të hyrë në banesë, duke e rrahur të moshuarën në shtratin ku flinte.

    Sipas policisë e moshuara ka mbetur me fraktura në trup dhe në fytyrë. Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh.

    Në dëshminë e saje, 75-vjeçarja ka thënë se dyshon se ngjarja ka lidhje me konfliktet që ka pasur me dy familjet në fshat. Mësohet se e moshuara po kurohet aktualisht në Spitalin rajonal “Omer Nishani”

    Një tjetër pistë hetimi sipas Policisë është dhe ajo e dhunës brenda familjes. Dyshohet se 75-vjeçarja mund të jetë rrahur edhe nga e bija, e cila është e diagnostikuar me probleme mendore.

  • Gjendet e mbytur një grua në Surrel/ Detajet e para

    Gjendet e mbytur një grua në Surrel/ Detajet e para

    Një grua është gjetur e mbytur këtë mëngjes në një rezervuar, në Surrel të Tiranës.

    Policia njofton se viktima është ende e paidentifikuar, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

    Informacion paraprak:

    Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar.

    Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

    Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Mitingu politik i policisë në Elbasan/ Nishani: I kanë thënë vetë burgut “hapu”

    Mitingu politik i policisë në Elbasan/ Nishani: I kanë thënë vetë burgut “hapu”

    Ish Presidenti Bujar Nishani ka reaguar me një shenim të shkurtër në faqen e tij në facebook ndaj “mitingut” të rilindjes në Elbasan me policinë.

    “Sot këta policë në Elbasan tallen me këto ligje, nesër nuk i shpëtojnë dot këtyre ligjeve”, shkruan Nishani.

    Postimi i plotë:

    Punonjësit e policisë që e përdhosën uniformën e tyre në këmbët e përfaqësuesit partiak në një takim partizan në Elbasan i kanë thënë vetë “burgut hapu”.

    Ligjet e këtij vendi janë të shkruara dhe të qarta.

    Sot këta policë në Elbasan tallen me këto ligje, nesër nuk i shpëtojnë dot këtyre ligjeve.

    Çudi e madhe !

    E kanë harruar historinë, që partia nuk i mbron dot edhe nesër.

  • Grumbullimi në shkolla/ Policia e pranishme në çdo ambient arsimor: Apeli për prindërit dhe çfarë kërkojmë prej tyre

    Grumbullimi në shkolla/ Policia e pranishme në çdo ambient arsimor: Apeli për prindërit dhe çfarë kërkojmë prej tyre

    Policia do të jetë e pranishme në çdo ambient shkollor për të mbarëvajtur jo vetëm sigurinë por edhe për të  këshilluar të gjithë prindër e nxënës që të respektojnë masat anti-covid.

    Në një dalje për mediat, Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka tha se policia do të jetë e pranishme për të parandaluar çdo akt kriminal, por njëkohësisht kërkoi bashkëpunimin e prindërve për të bërë prezentë çdo problematikë.

    “Në të gjitha shkollat do të ketë prezence të policisë për parandalimin e çdo akti kriminal.  Patrullat dhe policimi në komunitet do të jenë prezent në shkolla sidomos në orarin e mësimit, ndërrimit të turneve deri në përfundim të mësimit.

    Policia e shtetit siguron nxënësit dhe prindërit se do të jetë e gatshme me realizimin e masave në shkolla dhe masave mbrojtëse anticovid.

    Ne kërkojmë bashkëpunimin e tyre për të bërë prezent cdo problematikë që do të kenë.

    Prezenca e policisë nuk do jetë vetëm për sigurinë, por edhe për masat anti-covid. Për këtë është edhe ky komunikim me mediave, për t’ia bërë të ditur prindërve që duhet të respektojnë distancimin social“, tha Loka.

  • Kapen 12 sirianë të paligjshëm në Gjirokastër/ Policia në kërkim të trafikantit, i cili…

    Kapen 12 sirianë të paligjshëm në Gjirokastër/ Policia në kërkim të trafikantit, i cili…

    Drejtoria e kufirit Gjirokastër ka kapur 12 shtetas sirianë të moshës 20 deri 40 vjeç. Ata kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në kufi, ndërsa janë braktisur nga trafikanti që ka qenë në ndjekje dhe është identifikuar nga policia.

    Sirianët po transportoheshin me një mjet “Mitsubishi” me targa AA 539 SP. Ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

    Shtetasit janë kapur në vendin e quajtur çatistër. Ndërsa burimet pohojnë se ka patur më shumë klandestinë, por një pjesë e tyre janë larguar.

  • Aksion arrestimesh/ Nusja rreh vjehrrin, lezhjani kapet me kanabisin gati për shitje. Policia i vë prangat edhe një gruaje për…

    Aksion arrestimesh/ Nusja rreh vjehrrin, lezhjani kapet me kanabisin gati për shitje. Policia i vë prangat edhe një gruaje për…

    Dy gra dhe një 25-vjeçar janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale.

    Njoftimi i plotë:

    Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë.

    Bien në pranga për vepra penale të ndryshme një 25 vjeçar dhe 2 shtetase.

    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,pranë D.V.P Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj.B.,25 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në Shëngjin i janë gjetur disa doza të dyshuara lëndë narkotike canabis sativa ,gati për shitje. Gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur doza të tjera të dyshuara narkotike, municion luftarak, dorezë metalike dhe një armë e ftohtë (thikë)

    -Specialistët për Hetimin dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen,Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç.

    -Gjithashtu,nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Kurbin, goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Si rezultat nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasja T.P.,52 vjeçe,banuese në Kurbin .

    Kjo shtetase është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në parcelë në pronësi të saj, ku u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

  • Lëvizte në qytet me çantën e dorës ku mbante fshehur…/ Policia e ndalon për kontroll, 39-vjeçari përfundon në pranga. Ja pse

    Lëvizte në qytet me çantën e dorës ku mbante fshehur…/ Policia e ndalon për kontroll, 39-vjeçari përfundon në pranga. Ja pse

    Arrestohet një 39-vjeçar i dënuar më parë në Itali dhe Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin P. A., 39 vjeç, banues në Durrës.

    I riu është i dënuar më parë në Shqipëri dhe Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, në një çantë dore i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular.

    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Gjen vdekjen 58-vjeçari, policia jep detajet e para/ Ja çfarë ndodhi

    Gjen vdekjen 58-vjeçari, policia jep detajet e para/ Ja çfarë ndodhi

    Humb jetën tragjikisht një 58-vjeçar në fshatin Frakull e Vogël, në Fier.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, e sipas policisë, “shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qënë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen”.

    Informacionin paraprak

    Sot rreth orës 07:15, në fshatin Frakull e Vogël, Fier, shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qënë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen.

    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.