DIA në Bari dhe autoritetet policore britanike dhe gjermane, me ndihmën ndërkombëtare e Interpolit, çuan në pranga dy trafikantë ndërkombëtarë të drogës, me urdhër-arrest evropian.
Ata i kishin shpëtuar prangosjes gjatë operacionit “KULMI”, të kryer nga e njëjta DIA e Barit qershorin e kaluar dhe përfundoi me ekzekutimin e 37 masa arrestimi.
Në pranga ka përfunduar H.E, 37 vjeçar shqiptar, i cili u arrestua pranë aeroportit të Londrës “Heathrow” nga policia e New Scotland Yard.
Në veçanti, kapja ndodhi pas identifikimit të profilit të tij të fshehtë në “Instagram”, përmes të cilit ai u nxit së pari të pranonte kontakte në internet nga një llogari fiktive, krijuar posaçërisht nga hetuesit e DIA-s dhe i atribuohet një vajze inekzistente shqiptare.
Nga aty u la një takim me vajzën e rreme, por ishte policia që e prangosi. Ai do të ekstradohet në Itali në ditët e ardhshme.
I arrestuari i dytë është një italian 43 vjeçar, i cili u arrestua nga policia gjermane. Ky i fundit u ekstradua më shpejt dhe tanimë ndodhet në burg.
Një përleshje me thika në Ferizaj, ka përfunduar me vrasje. Viktime ka mbetur nje 24-vjeçar, me inicialet B.Q.
Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë.Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima është dërguar nga disa qytetarë në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar, jemi informuar se ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndersa të dyshuarit janë në kërkim.
“Sipas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione, mirëpo nuk janë gjetur dhe janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre”, thuhet në komunikatë, raporton Express.
Një 35 vjeçar, banues në Durrës u kap nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, në operacionin “Mesnata”, teksa transportonte drejt Tiranës, kundrejt fitimit 450 euro për person, 10 shtetas sirianë, të cilët i kishte marrë në qytetin e Korçës.
Në aksin rrugor Cërrik-Belsh, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin M. B.
Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke rrezikuar jetën e shtetasve që transportonte.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Arrestohet një burrë i dhunshëm në Durrës. Policia ndërhyn teksa shkatërronte banesën, pasi kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Policia thotë se në zonën e Plazhit në Durrës, A.M., 35 vjeç, banues në Laç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.
NJOFTIMI I PLOTE:
Durrës
Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.M., 35 vjeç, banues në Laç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Procedohet penalisht pronari i një lokali për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi ishte ndëshkuar me masë administrative 3 herë nga shërbimet e Policisë Krujë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.
Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, për të 3-tën herë, pronari i një subjekti në Fushë Krujë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin B.M., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ky shtetas si administrator i një subjekti në Fushë Krujë, i cili ishte ndëshkuar 3 herë me masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua përsëri nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, evidentuan në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C, i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë me Aktin Normativ.
Për këtë subjekt, është vendosur për të 3-tën herë, masë administrative 1.000.000 lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Një grua është gjetur e vdekur dje në fshatin Hogosht të Kamenicës.
Siç njofton PK në raportin 24 orësh, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“Fsh. Hogosht, Kamenicë 26.08.2020 – 11:05. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.
Tre persona jane arrestuar, mes tyre edhe kryeplaku, nderkohe qe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Policia e Korces ben me dije se ka finalizuar operacionin antikanabis koduar “Polena”.
Midis të arrestuarve edhe kryeplaku i fshatit Voskop për “Shpërdorim detyre”. Nderkohe qe jane sekuestruar fidanë kanabisi dhe municion luftarak.
NJOFTIMI
Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Midis të arrestuarve edhe kryeplaku i fshatit Voskop për “Shpërdorim detyre”.
Sekuestrohen fidanë kanabisi dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Polena”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M. Sh., 22 vjeç; E. Sh., 20 vjeç; I. Z., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Z., 18 vjeç, banues në Voskop.
Nga tërësia e hetimeve të kryera, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, u gjetën të kultivuara fidanë kanabis, si dhe 65 copë fishekë luftarakë të cilët dyshohet se i kanë kultivuar dhe i posedonin pa leje shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre.
Nga kontrollet e mëtejshme konkretisht në banesën e shtetasit I. Z., u gjetën e sekeustruan disa bimë të tjera të dyshuara kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi O. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Voskop, me detyrë kryeplak i fshatit Voskop, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territor dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.
Një djalë dhe një vajzë e re u prangosën nga Policia e Tiranës, në operacionin antidrogë të koduar “Sauku”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë.
Sekuestrohet lëndë narkotike heroinë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 1 automjet si dhe 3 telefona celular.
“Bazuar në informacionet se dy shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike heroinë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. R., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe Xh. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas mbajtjes në vëzhgim të mjetit me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se në këtë mjet kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Saukut, kanë ndaluar mjetin për kontroll.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “OPEL”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjere shtetasen Xh. P., në pjesën e kasetafonit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 qese plastike me lëndë të dyshuar heroinë, e përgatitur dhe ndarë në doza gati për shitje,(15.2 gramë), një shumë parash që dyshohet se i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe tre aparate celular”.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Një 20 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës me armë zjarri.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengaj të Kavajës.
Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.