Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Policia

  • Gjendet një bazë armatimesh në Vlorë, policia arreston një person

    Gjendet një bazë armatimesh në Vlorë, policia arreston një person

    Një arsenal me armë zjarri është gjendur këtë të enjte nga Policia e Vlorës. Armët e zjarrit janë gjetur gjatë një kontrolli të beftë të ushtruar në një banesë në fshatin Babicë.

    Në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve, Policia e Vlorës ka prangosur 1 person. Kujtojmë se përpara disa kohësh, në qytetin e Vlorës, policia gjeti të fshehur në një dyqan të kamufluar si dyqan, armë të ndryshme.

  • Durrës/ Efektivi i policisë përplaset te vijat e bardha, makina me shpejtësi skëterrë e ‘fluturon’ në ajër (Video)

    Durrës/ Efektivi i policisë përplaset te vijat e bardha, makina me shpejtësi skëterrë e ‘fluturon’ në ajër (Video)

    Publikohet momenti kur efektivi i policisë së Durrësit Mariglen Allka është përplasur nga një makinë kur po kalonte tek vijat e bardha para godinës së Drejtorisë së Policisë së Durrësit mbrëmjen e djeshme.

    Në pamje shihet efektivi që kalon me kujdes njërën korsi te vijat e bardha, por nga krahu tjetër vjen makina me shpejtësi të lartë që drejtohej nga Antonio Frroku. Efektivi e shikon që disa metra larg makinën që po vinte me shpejtësi dhe përpiqet të largohet por ajo e përplas duke e spostuar disa metra në ajër. Aksidenti ka ndodhur në rreth orës 18:35 në lagjen nr.8.

  • Përdorte fenelina policie në mënyrë të paligshme, ndëshkohet  ministrja e Ramës

    Përdorte fenelina policie në mënyrë të paligshme, ndëshkohet  ministrja e Ramës

    Policia Rrugore me dorë të hekur, duket se nuk do të tolerojë më asnjë shkelje. Së fundmi vetë autoritetet e policisë kanë dhënë njoftimin se kanë ndëshkuar me një gjobë prej 40 mijë Lekë, Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

     Shkak sipas policisë, është fakti se “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”.

    “Njoftim i Rëndësishëm! Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.

    Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit. Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Partizani-Tirana me siguri të lartë, qindra forca të policisë do të angazhohen për derbin e kryeqytetit

    Partizani-Tirana me siguri të lartë, qindra forca të policisë do të angazhohen për derbin e kryeqytetit

    Derbi mbetet një ndeshje me rrezik të lartë për trazira dhe ndryshe nga Kombëtarja, masat nuk do të jenë në të njëjtin nivel, pavarësisht sinjaleve që autoritetet dhe organizatorët kanë marrë në të shkuarën. “Air Albania” do të hapë dyert sot për sfidën Partizani-Tirana ku të kuqtë do të jenë organizatorë dhe si pasojë edhe më të shumtë në numër.

    Për të siguruar që situata të mos degradojë si në shumë prej sfidave derbi të viteve të fundit, janë marrë masat që forcat e sigurisë të jenë të shumta në numër dhe të qëndrojnë të fokusuar dhe pozicionuar në të gjithë sektorët e stadiumit. Pjesa më e madhe do të instalohen në sektorët pas portave ku do të hyjnë edhe ultrasit e të dyja skuadrave, respektivisht ata të kuq në pjesën veriore dhe bardheblutë në tribunën Vasillaq Zëri që ndodhet në pjesën jugore.

    Kontrollet do të jenë shumë të rrepta në hyrje të portave ndërsa tifozët duhet të hyjnë disa orë përpara për të evituar radhët dhe rrëmujën. Një risi që mund të pengojë disi hedhjen e sendeve të forta në fushën e lojës është edhe vendosja e rrjetave pas portave, ndërsa eksperienca që forcat e sigurisë morën nga dy ndeshjet e fundit të kombëtares, do ti ndihmojë ata që të izolojnë në njëfarë mënyre elementët që mund të fusin fishekzjarre dhe mjete pirroteknike.

  • Veriu i Shqipërisë si “Kolumbia e vogël”/ Policia asgjëson mbi 24 mijë bimë kanabis në Shkodër, Lezhë e Tropojë

    Veriu i Shqipërisë si “Kolumbia e vogël”/ Policia asgjëson mbi 24 mijë bimë kanabis në Shkodër, Lezhë e Tropojë

    Policia e Shtetit vijon megaoperacionin antikanabis i koduar “FOKUSI”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

    Kontrollet gjatë 72 orëve të fundit janë zhvilluar në malësinë e Krujës, në qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella.

    Në megaoperacion janë angazhuar 7000 punonjës policie dhe 90 dronë të cilësisë së lartë, për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike.

    Si rezultat i kontrolleve dhe përdorimit të dronëve, janë asgjësuar në total 24 220 bimë narkotike cannabis sativa.

    -Po gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Arst, Pukë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 29 kilogramë kanabis në formën e boçeve. U shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi N. H., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Arst, shtetasin K. B., për shpërdorim detyre.

    ✅Në qarkun Shkodër, si rezultat i fazës së 13-të të megaoperacionit policor “Alpe të pastra” u asgjësuan në total 15 338 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Fushë Arrëz. Si autor i dyshuar i njërit prej rasteve të kultivimit, u shpall në kërkim shtetasi P. D., 52 vjeç, banues në Arst, Fierzë, Fushë Arrëz. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në rastet e tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

    ✅Në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 35-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 4630 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme.

    ✅Në qarkun Lezhë, si rezultat i fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u asgjësuan në total 4000 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në disa fshatra të ndryshme të rretheve Lezhë dhe Kurbin.

    ✅Në zona malore të rrethit të Tropojës, si rezultat i fazës së 7-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, u asgjësuan 252 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkisë Tropojë.

    Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në rastet e kësaj veprimtarie kriminale.

    Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti të kësaj veprimtarie kriminale.

    Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.

    Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë.

  • Nis aplikimi i gjobave për këmbësorët, policia do mbajë “peng” ID deri në shlyerje (Zbulohet shuma)

    Nis aplikimi i gjobave për këmbësorët, policia do mbajë “peng” ID deri në shlyerje (Zbulohet shuma)

    Ka nisur aplikimi i gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit nga ana e policisë rrugore. Kjo masë vjen pas 7 vitesh në hyrje në fuqi e dispozitave ligjore. Sipas Kodit Rrugor këmbësori i cili shkel rregullat gjobitet nga 500 deri në 2000 lekë.

    Por sa janë në dijeni qytetarët për këtë masë dhe a kanë filluar këto masa të vihen në zbatim?  Referuar ditëve të fundit kanë filluar masat administrative nga 500-2000 lekë, por aktualisht po aplikohet një masë prej 1000 lekësh. Kjo gjobë nuk është një ndëshkim por më tepër një ndërgjegjësim i qytetarëve, pasi shumë herë qytetarët edhe pse mund të jenë vetëm pak metra larg vizave të bardha, ata kalojnë pa i respektuar rregullat e qarkullimit e duke u bërë kështu burim aksidenti.

    Efektivët e policisë në momentin që hasin një këmbësor që nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, do i kërkojë mjetin e identifikimit dhe do e mbajë deri në momentin që qytetari të paraqesë mandatin e paguar të gjobës. Kjo do jetë mënyra se si do aplikohet.

  • I riu në Tiranë dhunon efektivin dhe e shtrin në tokë, reagon policia: Po pinte hashash me të vëllain (VIDEO)

    I riu në Tiranë dhunon efektivin dhe e shtrin në tokë, reagon policia: Po pinte hashash me të vëllain (VIDEO)

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet ku një i ri është konfrontuar fizikisht me një efektiv policie.

    Në lidhje me këtë rast ka reaguar dhe policia e shtetit, ku përmes një njoftimi, shpjegon se ngjarja ka ndodhur më datë 25 të këtoj muaji, në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Unazë të Re. I riu që shfaqet në viideo, së bashku me të vëllain u kap nga policët teksa konsumonte lëndë narkotike kanabis. 

    Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi Xh. S. është larguar me vrap, ndërsa shtetasi F. S., gjatë ndalimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Shtetasi F. S. ka mundur të largohet, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, është kapur, së bashku më vëllanë e tij, dhe më pas janë kryer veprimet procedurale, në drejtimin e Prokurorisë.

    Njoftimi i policisë:

    Në lidhje me një video të publikuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas që kundërshton me forcë një punonjës policie, ju sqarojmë se për arrestimin e shtetasit që shfaqet në video është dhënë njoftimi zyrtar për mediat, më datë 26 mars, si më poshtë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e 22-vjeçarit, shtetasin Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.

    Rrethanat: Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:00, në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Unazë të Re, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar shtetasit F. S. dhe Xh. S. (vëllezër), të cilët dyshohet se kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike kanabis.

    Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi Xh. S. është larguar me vrap, ndërsa shtetasi F. S., gjatë ndalimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Shtetasi F. S. ka mundur të largohet, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, është kapur, së bashku më vëllanë e tij, dhe më pas janë kryer veprimet procedurale, në drejtimin e Prokurorisë.

  • Tentoi të kalonte 4 emigrantë të paligjshëm me makinë, e pëson keq 19-vjeçari në kufi

    Tentoi të kalonte 4 emigrantë të paligjshëm me makinë, e pëson keq 19-vjeçari në kufi

    Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi tentoi të kalonte në kufi 4 emigrantë të paligjshëm. Në pranga është vendosur i riu Kajtaz Baho, banues në Sarandë. 19-vjeçari po udhëtonte me makinë brenda së cilës ishin edhe 4 emigrantët e paligjshëm. Kundrejt pagesës, i riu i kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së.

    Njoftimi i policisë

    Punë e pandërprerë policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Kapet në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjet, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 19-vjeçari.

    Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

    Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 19 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Ky shtetas u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Çukë-Dritas”, duke transportuar me automjet, kundrejt përfitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.  

  • Fier, 20-vjeçari shëtit me automatik në dorë, policia e arreston në flagrancë

    Fier, 20-vjeçari shëtit me automatik në dorë, policia e arreston në flagrancë

    Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap në kodrat e fshatit të Kurjanit me automatik pa leje.

    I riu me iniciale E. H., sapo ka parë shërbimet e policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit por nuk ka mundur dot. Pas arrestimit të tij, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit ku iu gjetën dhe sekuestrua një sasi municioni luftarak.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Mbante pa leje armë zjarri automatik, si rezultat i inteligjencës informative, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

    Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi municioni luftarak.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, bazuar në inteligjencën informative se një 20-vjeçar mbante armë zjarri automatik pa leje dhe qarkullonte në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.

    Në kuadër të operacionit, u kap në kodrat e liqenit të Kurjanit, shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Roskovec, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë.

    Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Vlorë, ishte nisur për të vrarë një person, këto janë pamjet e arrestimit të 28-vjeçarit: Shtrihu në tokë, asnjë lëvizje (video)

    Vlorë, ishte nisur për të vrarë një person, këto janë pamjet e arrestimit të 28-vjeçarit: Shtrihu në tokë, asnjë lëvizje (video)

    Një 28-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të kryente vrasje. Bëhet fjalë për Donald Petani (Alimuçaj)

    Njoftim:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Aleksandria”, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

    Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov. Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari që e mbante armën në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Vlorës.

    Procedohen penalisht 2 shtetas (pasagjerë në automjet), për moskallëzim krimi.

    Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
    – D. P.(A.), 28 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov.

    Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.

    Gjithashtu, në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.