Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Policia

  • Droga shitej pranë shkollave, shpërndarësit e arrestuar furnizoheshin nga një person nga Lindja e Mesme

    Droga shitej pranë shkollave, shpërndarësit e arrestuar furnizoheshin nga një person nga Lindja e Mesme

    Kokaina që shpërndahej nga një pjesë e të rinjve që u arrestuan një ditë më parë nga Policia e Tiranës sigurohej nga një i huaj. Hetimet kanë zbuluar se së paku 4 persona kishin kontakte me një person nga Lindja e Mesme i cili nuk ishte rezident në vendin tonë por ka histori të shpeshta udhëtimi dhe ka dyshime se ai furnizonte shpërndarësit  me kokainë.

    Ndërsa kanabisin dyshohet se e siguronin në Fushë-Krujë. Për identitetet e furnizuesve janë pyetur dhe të arrestuarit të cilët kanë mbajtur qëndrim mohues jo vetëm për të por edhe për aktivitetin e paligjshëm ku u kapën në flagrancë.

    Zona më problematike aty ku dhe nisi hetimi që detyroi policinë dhe prokurorinë të kryente blerje të stimuluar dozash droge për të faktuar aktivitetin, ishte shkolla Petro Nini.  Shpërndarësit qëndronin në afërsi të shkollave ku binin në kontakt me të rinjtë dhe shisnin droga të llojeve të ndryshme.  Pasi lëviznin me transport publik gjatë orëve të mbrëmjes shpërndarësit vendoseshin në bare e klabe në zona të ndryshme të Tiranës ku kishin siguruar blerës. Komunikimi në celular mes shitësve dhe blerëse bëhej i koduar qoftë për llojin e drogës ashtu edhe për sasinë e kërkuar.

  • Përplasi disa makina/ Policia: Drejtuesi i autobusit nuk ishte në gjendje të dehur

    Përplasi disa makina/ Policia: Drejtuesi i autobusit nuk ishte në gjendje të dehur

    Policia ka dalë në një njoftim të dytë lidhur me përplasjen e autobusit me disa mjete në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”. Blutë njoftojnë se janë nëntë persona që janë lënduar nga përplasja. Ndërkohë nga testi i kryer ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka qenë në efektin e pijeve alkoolike.

    Ndërkohë nga aksidenti janë dëmtuar shumë mjete dhe për është bllokuar kalimi për disa minuta.

    Njoftimi i policisë:

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:

    Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Ishte veshur si polic gjatë protestës së opozitës, hetohet në gjendje të lirë 21-vjeçari

    Ishte veshur si polic gjatë protestës së opozitës, hetohet në gjendje të lirë 21-vjeçari

    Një 21-vjeçar është hetuar në gjendje të lirë pasi gjatë protestës së opozitës ishte veshur si polic. Blutë kanë konstatuar një shtetas të veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë. Në momentin e ndalimit për verifikim i riu me iniciale G. H. ka paraqitur një dokument të falsifikuar.

    Ai u procedua penalisht, në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu, janë shoqëruar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit G. A., 30 vjeç dhe E. Gj., 45 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

  • Banorët e Bërxullës përplasen me Policinë: Duam kompensim të drejtë, janë pronat tona!

    Banorët e Bërxullës përplasen me Policinë: Duam kompensim të drejtë, janë pronat tona!

    Banorët e fshatit Bërxullë të Tiranës janë përplasur me Policinë e Shtetit, në protestën e radhës për kompensimin e drejtë të tokave që po iu shpronësohen nga shteti për rrugën e re Thumanë – Kashar. Banorët prej muajsh janë ngritur të revoltuar duke kërkuar që tokat dhe shtëpitë  t’u kompensohen me çmimin real të tregut dhe jo me çmimin qesharak që iu ka afruar shteti, pasi ata nuk kanë asnjë pronë tjetët dhe mjet jetese tjetër.

    Njeri nga banorët tha: “Unë mund ta faktoj me dokumenta se këto toka këtu janë shitur me 50 mije lëk metri katrorë dhe jo me 4 euro metri katror, që na jep shteti, z. Berberi. Ne këtë tokë nuk ia falim oligarlëve. Duam çmimin e tokës me çmimin e tregut, të banesave dhe si do të zhvillohet projekti i rrugës, se këtu është “Kandahar”, nuk ka projekt rruge. Këtu do të bëhet si Kalaja e Shkodrës, nuk e lëshojmë tokën tonë.”  

    “I bëjmë thirrje Kryeministrit, qenit, që me dritat që kemi paguar ne fshatarët, na e futi me gjobat, nga 3-4 milionë. E dyta, tokat na i ka zaptuar. Me taksat na mbyti. Çfarë presim  më prej këtij maskarai, ne?! Ky është qen! Ndaj ne do ta mbrojmë tokën me gjak. I pari do të jem unë që do të sakrifikohem. Le ta bëjë provë kush të dojë e të vijë në tokën time.”

  • VIDEO/Shtohet tensioni! Policia e Kosovës fillon patrullimin në Mitrovicën e Veriut

    VIDEO/Shtohet tensioni! Policia e Kosovës fillon patrullimin në Mitrovicën e Veriut

    Policia e Kosovës ka zbarkuar në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut. Veprimet policore vijnë si rezultat i tensioneve të shtuara në veri të Kosovës në tri ditët e fundit, ku pati edhe shpërthime të shumta në vende të ndryshme. Sipas Policisë, ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës.

    “Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, njoftoi policia.

    Një zyrë e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut është jashtë funksionit për shkak se është dëmtuar. Me granatë dore e “shock bombe” dyshohet se është sulmuar kjo zyrë ndërsa Policia, KFOR-i, dhe EULEX në orët e vona të së martës bënë edhe rrethimin e vendit të ngjarjes ku u gjet granata e dorës e cila më pas është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

  • Anila Hoxha nxjerr zbuluar Policinë/  Ja si mashtroi për Alqi Bllakon

    Anila Hoxha nxjerr zbuluar Policinë/  Ja si mashtroi për Alqi Bllakon

    Gazetarja Anila Hoxha ka nxjerrë zbuluar Policinë në lidhje me arrestimin e  Alqi Bllakos. Ajo ka radhitur faktet që rrëzojnë versionin e Policisë.

    Sipas Hoxhës, Bllako nuk ka qenë në banesë, kur policia ka shkuar për ta arrestuar dhe policia e kthyer duar-bosh heshti dhe u fsheh,

    Fakt

    Alqi Bllako nuk u gjet në banesë kur policët me vendim në dorë shkuan për ta arrestuar .

    Fakt

    Policia u kthye duar bosh, e turpëruar gjatë atyre orëve kur nuk pati kurajo dhe u fsheh siç e bën përherë kur s’ka çfarë thotë. Kur nuk pranon se ka dështuar dhe fshihet si struci.

    Fakt

    Vendimi per Alqi Bllakon u dha pak para mbarimit të orarit zyrtar.

    Fakt

    Alqi Bllako u vetë-dorëzua diçka rreth orës 2 të mëngjesit dhe në ato momente ishte i kërkuar. I pagjetur .

    Fakt

    Njoftimi zyrtar i policisë është një gjysëm i vërtetë ashtu si shumë gjysma të vërteta që referon ngahera ky institucion në ato aksionet propogandistike”, shkruan Hoxha.

    Ndër të tjera gazetarja ka edhe një sugjerim për kolegët e saj, të cilët dje kanë raportuar në kushtet e territ informative

    “Fakt

    Ky status nuk shkruhet për të shpëtuar kolegët që raportuan dje  në kushte terri informativ, ndonëse ka prokurorë të medias, gjyqtarë të medias, tre zyra shtypi policie .

     Por për të treguar se përse ju kolegë të dashur duhet ti mësoni ata se telefonit të tyre nuk u bihet për gazetari protokollare dhe se nuk bëhet lajm çdo konferencë, drejtori apo parakalim shefi.

    Ky status shkruhet për t’u thënë atyre  “brravoçuna” , jeni njësha . Aman nxirreni Renean sot se është një prill dhe mund të kryejnë ndonjë kontroll xhepash sa për t’ju zbardhur faqen dhe kësaj radhe”, shkruan më tej Hoxha.

  • Arrestohen dy persona në liqenin e Pogradecit/ Po transportonin 38 kg kanabis me skaf drejt Maqedonisë së Veriut

    Arrestohen dy persona në liqenin e Pogradecit/ Po transportonin 38 kg kanabis me skaf drejt Maqedonisë së Veriut

    Dy persona u arrestuan nga policia e Pogradecit pasi u kapën duke transportuar me skaf 38 kg kanabis me destinacion Maqedonin e Veriut.

    Policia njofton se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale O.S. 31 vjeç dhe K.D. 22 vjeç banues në fshatin Hudënisht.

    Në kërkim është shpallur 20-vjeçari me iniciale L.Sh. ndërsa është proceduar penalisht dhe një 31-vjeçare për moskallëzim krimi.

    “Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht dhe Komisariatit të Policisë Pogradec, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale” – thuhet në njoftimin e policisë.

    Njoftimi i policisë:

    Vijon operacioni policor i koduar “Hudënishti”. Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 4-mujor, si rezultat i bashkëpunimit midis Komisariatit të Policisë Pogradec, Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

    Shkon në 4 numri i të arrestuarve, 4 i atyre të shpallur në kërkim dhe 1 i proceduar penalisht. Sekuestrohen 38 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

    Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej jashtë vendit, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë e mundur ndalimi i shtetasve O. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, K. D., 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për​ veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.

    Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht dhe Komisariatit të Policisë Pogradec, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

  • “Çmenden” burrat në Tiranë/ Katër të arrestuar brenda pak orësh për dhunë. Njëri rreh hallën, tjetri bën për spital një femër dhe…

    “Çmenden” burrat në Tiranë/ Katër të arrestuar brenda pak orësh për dhunë. Njëri rreh hallën, tjetri bën për spital një femër dhe…

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga orët e fundit disa shtetas të akuzuar për dhunë ndaj grave. Në mesin e të arrestuarve është edhe një 31 vjeçar i cili ditën e martë, 31 gusht, ka dhunuar hallën e tij, në rrugë.

    Ndërsa një 43 vjeçar, u vu në pranga pesë ditë pasi kishte goditur me sende të forta shtetasen A. M. Ndërkohë që policia nuk e saktëson në njoftimin e saj lidhjen që ka autori me të dëmturën, thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

    NJOFTIMI PER ARRESTIMET

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 31 vjeç, sepse më datë 31.08.2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. V., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” pasi me datë 27.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen A. M.

    Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim L. M., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit S. T., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse në banesë, sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

    Burimi: Panorama

  • Po dilte nga Shqipëria me 20 mijë euro me vete/ Policia nis hetimet për 58-vjeçaren (EMRI)

    Po dilte nga Shqipëria me 20 mijë euro me vete/ Policia nis hetimet për 58-vjeçaren (EMRI)

    Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një shumë prej 20 080 euro të padeklaruara, si dhe ka proceduar penalisht poseduesen e shumës monetare.

    Policia njofton se ka nisur procedimin ndaj shtetases Leonora Floku, e cila jetonte në Greqi, pasi ka tentuar të kalojë shumën e eurove pa deklaruar në kufi.

    “Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet, gjetën në çantën e shtetases L. F., 58 vjeçe (pasagjere në mjet), 20080 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

    Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha policia.

    Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja L. F. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

  • I heshtur në gjyq, nuk pranoi të flasë/ Gjykata lë në burg autorin e krimit në Shkodër që vrau motrën e tij

    I heshtur në gjyq, nuk pranoi të flasë/ Gjykata lë në burg autorin e krimit në Shkodër që vrau motrën e tij

    “Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për Fabian Vukajn, i cili akuzohet se vrau motrën e tij Diana Vuka.

    Ndërkohë që autori në sallën e gjyqit është shfaqur i heshtur, me kokën ulur dhe nuk ka pranuar të flasë.

    KRIMI

    Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur më 4 qershor dhe u zbulua nga Policia dy ditë më vonë, pas telefonave së të afërmve të viktimës pasi kishin humbur kontaktet me të.

    Në shtëpinë e viktimës Policia gjeti edhe 6 shishe birre 1.5 litërshe, të cilat janë konsumuar nga autori i dyshuar dhe ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin që ka kryer vrasjen.

    Sipas burimeve nga vendngjarja, autori i dyshuar, Fabian Vuka, ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës, si dhe luante bixhoz në vijimësi.

    Gjithashtu Fabian Vukaj ishte edhe i papunë, çka e ka shtyrë të motrën t’i dërgonte çdo muaj një shumë prej 300 eurosh për ta ndihmuar.

    E shkuara e autorit të dyshuar

    Sjelljet agresive të 55-vjeçarit Fabian Vukaj janë të hershme. Madje ai ka qenë i dënuar me 10 vite burg në rininë e tij gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak.

    Në atë periudhë, sipas burimeve të “Panorama”, mësohet se Vukaj ka plagosur një tjetër ushtar, duke kryer më pas edhe dënimin prej 10 vitesh.

    Pas daljes nga burgu, ai bëri një jetë problematike i varur nga alkooli dhe bixhozi, duke mos u martuar. Ai jetonte vetëm në banesën e familjes shumë pranë qendrës së qytetit të Shkodrës.

    Fabian Vuka u arrestua brenda oborrit të shtëpisë, ndërsa Policia ka gjetur edhe armën e krimit tip pistoletë me silenciator, me të cilën kreu vrasjen, gëzhoja si dhe disa prova të tjera. Fakti që e ka qëlluar me një pistoletë me silenciator ka bërë që komshinjtë të mos dëgjojnë asgjë, ndaj edhe viktima ka qëndruar dy ditë e pajetë në shtëpi.

    Viktima do të festonte 58-vjetorin e lindjes më 7 qershor, por jeta e saj u ndërpre tragjikisht në mes nga i vëllai. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje tragjike në Shkodër.

    NGJARJE E PARALAJMERUAR

    Diana Vuka kishte probleme të vazhdueshme me vëllanë e saj dhe madje kishin përfunduar edhe në Polici.

    Në nëntor të vitit të kaluar, ajo është kërcënuar me vrasje nga 55-vjeçari.

    Në atë kohë e ndjera kishte telefonuar një miken e saj duke i treguar për rrezikun: “Eja se Fabiani ka bërë planin për të më vrarë”, mësohet t’i ketë deklaruar ajo.

    Pas kësaj ka ndërhyrë Policia, pa ndërmarrë ndonjë masë ndaj agresorit dhe duke e mbyllur çështjen me pajtim midis tyre.

    Ndërkohë, rreth tri vite më parë, Fabiani Vuka ka rrahur të motrën. Pas ngjarjes, ajo bëri denoncim në Policinë lokale, por më pas e tërhoqi atë.