Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Policia

  • I mori 4 milionë lekë kompanisë ku punonte, shpallet në kërkim 34-vjeçari

    I mori 4 milionë lekë kompanisë ku punonte, shpallet në kërkim 34-vjeçari

    Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë 4 milionë lekë të vjetra kompanisë ku punonte si furnitor.

    Si pasojë, punonjësi i kompanisë është proceduar penalisht dhe shpallur në kërkim policor. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se i shpalluri në kërkim është shtetasi M.Mullai 34 vjeç.

    Kallëzimin e kanë bërë vetë punonjësit e firmës, të cilët kanë konstatuar se furnitori nuk e solli xhiron ditore, ashtu siç edhe kishte premtuar.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sabaudin Gabrani” në Tiranë, në një kompani distributore.

  • BURREL/ Përplas për vdekje këmbësorin dhe largohet me shpejtësi, policia vjen në vendgjarje

    BURREL/ Përplas për vdekje këmbësorin dhe largohet me shpejtësi, policia vjen në vendgjarje

    Një aksident i rëndë ndodhi këtë të shtunë në qytetin e Burrelit. Një 50-vjeçar u përplas për vdekje në qendër të qytetit, pranë postës.

    Viktimë mbeti shtetasi me inicialet A.R., i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Edhe pse ai u dërgua në Spitalin e Burrelit, nuk mundi t’i mbijetonte goditjes së rëndë.

    Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

  • Ngjarje e rëndë/ Vret me thikë vjehrrën, arrestohet 44-vjeçarja në Dibër

    Ngjarje e rëndë/ Vret me thikë vjehrrën, arrestohet 44-vjeçarja në Dibër

    Një 44-vjeçare është arrestuar në fshatin Maqellarë të Dibrës, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë vjehrrën e saj 74-vjeçare e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar mjetin prerës dhe ka referuar materialet në prokurorinë e Dibrës për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”.

    Në orët e mbrëmjes në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë”.

    Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Ish-kryeplaku dhe i biri në krye të grupit të trafikut të drogës/ Ja si bëhej shitja nga Korça në Fier

    Ish-kryeplaku dhe i biri në krye të grupit të trafikut të drogës/ Ja si bëhej shitja nga Korça në Fier

    Tre persona, dy prej të cilëve babë e bir, subjektë të OFL-së janë vënë në pranga me vendim të Gjykatës së Korçës, gjatë operacionit të koduar “Finish”.

    Gjykata e Korçës kishte vendosur “Arrest me burg” për ish-kryeplakun e Podgories, Arben Pilinçi, djalin e tij Orlind Pilinçi, si dhe shtetasin Erald Muçelli, nga fshati Vreshtas.

    Këta shtetas kanë qenë në përgjim dhe nën hetim nga Prokuroria në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Korçë. Arrestimi i tyre lidhet me operacionin e datës 4 qershor 2020 në Elbasan, ku u kapën 28.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe u arrestuan 3 shtetas, Teodor Beba, Ildi Dushku dhe Ylli Spaho.

    Pas hetimit, gjatë gjithë kësaj kohe, përveç 3 shtetasve të mësipërm u ndaluan edhe 3 të tjerë, të cilët ishin pjesë e transportit të drogës. Pjesa më e madhe e tyre janë të njohur për Policinë, me precedentë të mëparshëm penalë. Policia thotë se gjatë tri fazave që ka kaluar operacioni i koduar “Finish”, janë arrestuar 12 shtetas si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

    Policia bën me dije se të arrestuarit janë: Arben Pilinçi, Olrind Pilinçi, Eraldo Muçelli, Kundret Hasbashaj, Ildi Dushku, Ylli Spaho, Gëzuim Greku, Redion Marra, Eltjon Mersala dhe Petrit Shkrela.

    Dyshohet se këta shtetas janë marrë me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. “Në kuadër të tri fazave të operacionit është goditur një grup i strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në qarqet Korçë dhe Fier.

    Në të tria fazat e operacionit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht 12 shtetas. Gjatë fazës së tretë dhe përfundimtare të këtij operacioni janë ndaluar 4 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në total 32,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis”, tha zyrtarisht Policia e Korçës.

    Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Elbasan, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Fier dhe Elbasan, u përmbyll faza e tretë dhe përfundimtare e operacionit policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal me aktivitet në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në qarqet Korçë dhe Fier.

    Pas një hetimi dinamik prej një viti, në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në fazën e fundit të operacionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e masave të sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për 4 shtetas të arrestuar e 2 të shpallur në kërkim.

  • Kërkesa e bizneseve në Vlorë, të shtyhet ora policore

    Kërkesa e bizneseve në Vlorë, të shtyhet ora policore

    Ndryshimi i orës dimërore me atë verore si dhe ngrohja e motit ka bërë që njerëzit të priren më shumë për të shëtitur në orët e mbrëmjes, duke shkelur në këtë mënyrë dhe orën policore e cila ndalon lëvizjen në orën 20 të mbrëmjes.

    Më shumë se kudo, ky fenomen ndihet në Lungomaren e Vlorës. Por ato që e ndjejnë akoma më shumë kufizimin e orarit, janë administratorët e lokaleve, të cilët janë të detyruar të mbyllin aktivitetin, ndërkohë që njerëzit vazhdojnë ende të shëtisin.

    Sipas bizneseve në Lungomaren e Vlorës, do të ishte më me vlerë, forcimi i protokolleve anticovid dhe zgjatja e fashës orare që mund të lehtësonte biznesin dhe të justifikonte shpenzimet.

  • U kapën duke kultivuar fidanë kanabisi/ Tre të rinjtë bien në prangat e policisë, gjatë kontrollit u sekuestrua një armë zjarri dhe…

    U kapën duke kultivuar fidanë kanabisi/ Tre të rinjtë bien në prangat e policisë, gjatë kontrollit u sekuestrua një armë zjarri dhe…

    Tre shtetas kanë përfunduar në prangat e policisë së Krujës, që goditi një rast të tentativës së kultivimit të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje.

    “Blutë” kanë sekuestruar një sasi kubikë me fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë zjarri.

    Në pranga ranë: S. B., 20 vjeç, E. G., 29 vjeç dhe K. G., 20, banues në lagjen Nr. 4, Krujë.

    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Krastë”, qyteti Krujë, janë kapur në flagrancë duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, 40 fidanë të sapombjellë në kubikë.

    Njoftimi i policisë

    Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmērisē

    Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje në Krujë.

    Sekuestrohen një sasi kubikë me fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë zjarri. Vihen në pranga 3 shtetas.

    Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në pyllin e Krastës, ku janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

    Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

    S.B., 20 vjeç, E. G., 29 vjeç dhe K. G., 20, banues në lagjen Nr. 4, Krujë.

    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Krastë”, qyteti Krujë, janë kapur në flagrancë duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, 40 fidanë të sapombjellë në kubikë.

    Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa.

    Ndërsa në banesën e shtetasve E. G. dhe K. G (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

    Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Burri shqiptar dhunonte bashkëshorten në sy të djalit! Ja çfarë veprimi bëri i mituri, që çoi në pranga 51-vjeçarin

    Burri shqiptar dhunonte bashkëshorten në sy të djalit! Ja çfarë veprimi bëri i mituri, që çoi në pranga 51-vjeçarin

    Policia italiane në Milano ka arrestuar një 51-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për dhunë në familje. Denoncimi u bë nga djali 13-vjeçar, i cili telefonoi policinë për të kërkuar ndihmë, në kohën kur babai i tij ishte duke dhunuar nënën.

    Nga ana e saj, gruaja ka treguar në polici se për 20 vjet i është nënshtruar dhunës psikologjike dhe fizike nga partneri i saj, të cilin nuk e kishte raportuar nga frika e hakmarrjes.

    Karabinierët arritën të ndalonin burrin dhe e arrestuan ndërsa gruaja u dërgua në spitali, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

  • I dënuari për drogë në Itali arrestohet në Durrës

    I dënuari për drogë në Itali arrestohet në Durrës

    Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionela kanë vënë në pranga një shtetas, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

    Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është bërë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Adrian Kacmoli, 41 vjeç.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

  • Të shtëna me armë zjarri në Kombinat/ 25-vjeçari tenton të vrasë një person të skeduar për ngjarje kriminale! Ja si ka nisur debati

    Të shtëna me armë zjarri në Kombinat/ 25-vjeçari tenton të vrasë një person të skeduar për ngjarje kriminale! Ja si ka nisur debati

    Një tjetër ngjarja e rëndë ka ndodhur sot (20 mars), por kësaj herë në Tiranë. Sipas News24, një person i identifikuar si Ronaldo Gurabardhi ka tentuar të vrasë shtetasin Artur Korteshi.  Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kombinatit, ndërsa bëhet e ditur se Korteshi është i skeduar si i përfshirë në ngjarje kriminale.

    Konflikti ka filluar që ditën e djeshme kur Korteshi ka debatuar me vëllain e autorit të dyshuar.

    Ndërkohë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se autori ka terrorizuar banorët.

    Njoftimi i policisë

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet. Po punohet për kapjen dhe shoqërimin e këtij shtetasi.

    Burimi: Panorama

  • Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara/ Policia godet grupin prej 7 personash që vepronin në disa qytete të vendit. Ja sa lekë u sekuestruan

    Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara/ Policia godet grupin prej 7 personash që vepronin në disa qytete të vendit. Ja sa lekë u sekuestruan

    Policia e Elbasanit ka goditur një grup prej shtatë personash, të cilët hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara.

    Në kudër të operacionit të koduar “Kartëmonedha”, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 aparate celular.

    Të arrestuarit:

    A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe I. H., 32 vjeçe, banuese në Librazhd, R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.

    “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.
    Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete”, thotë policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.