Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Policia

  • Aksion si në filma/ Policia greke ndjek dhe qëllon me armë makinën me drogë. Ja roli i 37-vjeçarit shqiptar

    Aksion si në filma/ Policia greke ndjek dhe qëllon me armë makinën me drogë. Ja roli i 37-vjeçarit shqiptar

    Policia greke ka arrestuar katër persona mes tyre një shqiptar, pasi u kapen me 6.5 kg drogë dhe 6150 euro.

    Sipas mediave greke, në momentin e ndalimit shqiptari paraqiti një dokument identifikimi të rreme italian.  Fillimisht u lokalizua shqiptari, i cili ishte duke transportuar nga një mjet në një mjet tjetër një kilogram droge.

    Policia u përpoq të ndalonte automjetin në të cilin u dërgua droga. Gjatë ndjekjes, shoferi makinës bënte edhe manovra duke ecur me shpejtësi.

    Ndërsa policia ka përdorur edhe armët për të detyruar shoferin të ndalonte, i cili fillimisht u përplas me tre makina policie. Nga kjo përplasje e makinave mbeti i lënduar një polic.

    Në makinën ku ndodhej droga ishin tre grekët, ku njëri prej tyre u ankua se nuk ndihej mirë nga gjendja shëndetësore, për këtë arsye ai u dërgua në spital, por pas ekzaminimeve u dërgua në paraburgim.

    Më vonë policia lokalizoi edhe 37-vjeçarin shqiptar, i cili  dorëzoi drogën. Nga kontrolli, policia tha se shqiptarit iu gjetën edhe 5.5 kg drogë në një depo, ndërsa iu sekuestruan edhe 6,165 euro.

    Ta arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

  • Përplasen dy motomjete, gjen vdekjen drejtuesi i njërit prej tyre/ Policia jep sqarime për ngjarjen

    Përplasen dy motomjete, gjen vdekjen drejtuesi i njërit prej tyre/ Policia jep sqarime për ngjarjen

    Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Lushnjes.

    Ngjarja ka ndodhur kur dy motomjete janë përplasur midis tyre dhe për pasojë, një 54 vjeçar ka gjetur vdekjen.

    “Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

  • “Fjeta dy ditë në…”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Himarë: Mora një makinë me qira në Tiranë

    “Fjeta dy ditë në…”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Himarë: Mora një makinë me qira në Tiranë

    Tri ditë pas vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë, autori i dyshuar i ngjarjes rrëfen edhe planifikimin e krimit, ndërsa më herët janë zbardhur arsyet e ngjarjes së rëndë.

    53 vjeçari Kliti Leka doli sot para gjykatës së Vlorës ku u njoh me masën e sigurisë. Ai ka deklaruar se ka fjetur dy ditë në makinë derisa ka pritur momentin e duhur për të kryer vrasjen.

    Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë.

    Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë. Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë zjarri.

    Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”, vend ku më pas më ka kapur policia”, ka deklaruar 53 vjeçari.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, ku biznesmeni u qëllua për vdekje në afërsi të supermarketit të motrës së tij. Shkaku i krimit është një konflikt i pazgjidhur për një hapësirë toke ku është ndërtuar pallati i biznesmenit, në të cilin po punohet aktualisht.

    Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe e motra, Eftiqia Qesko, e cila mori një plumb në këmbën e djathtë. Biznesmeni Goro mori katër plumba në trup, çfarë i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme.

  • Aksident në Tiranë, 8-vjeçarja përfundon në spital/ Arrestohet një 35-vjeçar, policia: Në sy të fëmijëve të mitur, ai…

    Aksident në Tiranë, 8-vjeçarja përfundon në spital/ Arrestohet një 35-vjeçar, policia: Në sy të fëmijëve të mitur, ai…

    Një vajzë 8-vjeçe përfundoi në spital pasi u përplas nga një makinë në rrugën “Bulevardi Migjeni”, në Tiranë.

    Policia bën me dije se për aksidentin specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. P., 29 vjeç. I riu ishte në timonin e makinës që ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale E. S, 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 41 vjeç, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin në pronësi të tij, zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe fisha pokeri.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 52 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke dalë jashtë banesës.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Shqiptari kapet me 90 mijë paund drogë/ Si u zbulua ferma e kultivimit të kanabisit

    Shqiptari kapet me 90 mijë paund drogë/ Si u zbulua ferma e kultivimit të kanabisit

    Autoritet britanike në Darwen të Britanisë kanë zbuluar një fermë ku kultivohej kanabis sativa. Në pranga u vu një shqiptar, ndërsa u sekuestrua një sasi droge me vlerë 90 mijë paund.

    Sipas mediave, policia bastisi të premten pasdite një pronë duke zbuluar më shumë se 300 bimë kanabis.

    Një efektiv i policisë tha: Morëm informacion nga komuniteti dhe shkuam. Pas mbërritjes disa persona u larguan, por njëri prej tyre u arrestua pasi u hodh nga dritarja e katit të parë.

    Teksa policia falënderoi banorët për informacionin, tha: “Ky është krim i organizuar. Ky furnizim i palgjishëm i drogës shpesh çon ne kriminalitet, dhunë dhe dëmtim të shëndetit në të gjithë komunitetit.

    Shqiptari i arrestuar do të dalë të hënën para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

  • (EMRI) Ekzekutimi i biznesmenit/ Policia arreston autorin e dyshuar. Ja ku u kap

    (EMRI) Ekzekutimi i biznesmenit/ Policia arreston autorin e dyshuar. Ja ku u kap

    Arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit të biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë.

    Sipas policisë, “u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapet dhe prangoset autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë”.

    Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

    Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

    NJOFTIMI

    Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

    Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapet dhe prangoset autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

    Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

    Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

  • Kërcënonte lagjen me breshëri kallashnikovi/ Në pranga 63-vjeçari me arsenal armësh në shtëpi

    Kërcënonte lagjen me breshëri kallashnikovi/ Në pranga 63-vjeçari me arsenal armësh në shtëpi

    Një burrë 63 vjeç në Mallakastër u vu në pranga nga Policia, pasi kërcënonte banorët e lagjes 5 Shkurti duke shkrehur në ajër kallashnikovin. Duket se fishekët e tij nuk mbaroheshin dhe Policia, i gjeti edhe një arsenal armatimesh luftarake në shtëpi.

    Policia e Mallakastrës tha se pas marrjes së njoftimit se në lagjen “5 Shkurti” ka pasur të shtëna me armë zjarri, ka ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe ka arrestuar 63-vjeçarin D. K.

    D.K  qarkullonte dhe qëllonte me kallashnikov nëpër lagje, duke shkaktuar panik e frikë te banorët. Kur ka parë policët, ai ka tentuar të hedhë armën dhe të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë sekuestruar edhe automatikun.

    Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia i gjeti 1245 fishekë, tre krehëra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje.

    Po njesoj ka ndodhur edhe në Divjakë. Policia e Divjakës ka kontrollur në fshatin Tërbuf dhe ka arrestuar. Rr., 25 vjeç, pasi i ka gjetur 1 pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë.

    https://www.facebook.com/watch/?v=2888747671411585
  • Gratë marrin në dorë kanabisin në Vlorë, valë arrestimesh nga policia/ Ja çfarë po bënin në zonën e pyllëzuar

    Gratë marrin në dorë kanabisin në Vlorë, valë arrestimesh nga policia/ Ja çfarë po bënin në zonën e pyllëzuar

    Pesë persona, prej tyre katër gra, kanë rënë në prangat e policisë së Vlorë për kultivim kanabisi.

    Të arrestuarit janë shtetasit A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatund dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni.

    Sipas policisë së Vlorës, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi rreth 5 kilogramë cannabis sativa.

    Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • ‘S’e ke të gjatë nëse…’/ Burri gjen 500 euro në rrugë, por një djalë i lë këtë mesazh. Çfarë zbuloi policia kur gjeti kërcënuesin

    ‘S’e ke të gjatë nëse…’/ Burri gjen 500 euro në rrugë, por një djalë i lë këtë mesazh. Çfarë zbuloi policia kur gjeti kërcënuesin

    Në filma me mafien italiane të sjellë nga kinemaja amerikane, apo edhe të tjerë skenat e dhunës me shkop bejsbolli përçojnë mizorinë e krimit të organizuar. Por në Shtetet e Bashkuara bejsbolli është po ashtu një sport i preferuar.

    Por edhe në Shqipëri bejsbolli ka filluar të luhet rëndshëm. Vetëm se tifozët mund të jenë kalimtarë të rastit, ose grupe që përplasen dhe që e ruajnë sekretin në bodrumet ku ndodhin këto skena.

    Ndërkohë dhuna tek të rinjtë që përherë e më tepër po përplasen jo vetëm për larje hesapesh, por edhe pa asnjë motiv, po njeh rritje. Dy të rinj u goditën në Tiranë vetëm sepse njëri prej tyre nuk i hapi rrugën në trotuar bashkëmoshatarit të tij. Por ndryshe nga pak vite më parë, kur veç pistoletave, thikave apo dorezave metalike që përdoreshin për konflikte të çastit apo disi të mbartura, së fundmi po përdoret një armë e re: shkopi i bejsbollit.

    Gjendet në bagazhe makinash, poshtë sediljeve – e shpjegon shkurt një oficer policie, i cili deklaron për gazetën Si se përfundimisht shkopi i bejsbollit në Shqipëri është kthyer në një armë serioze, që shkakton fraktura apo jep një mesazh.

    I kthyer në një armë të ftohtë, me të cilën në disa raste kundërshtarë potencial në krim i japin mesazhe të dhunshme njëri-tjetrit, shkopi i bejsbollit është një nga sendet më tipike që sipas burimeve të gazetës Si është sekuestruar edhe gjatë postblloqeve të fundit.

    “Ne mendojmë që përdorimi i kësaj arme është një trend ndaj dhe i referojmë për prodhim dhe mbajte të armëve të ftohta, ndërsa i takon prokurorisë të vlerësojë nëse  ky send është për të luajtur apo për dhunë”, pohon në anonimitet një zyrtar i forcave të rendit sipas të cilit sa kohë loja e bejsbollit nuk është një sport që ndiqet, me siguri duhet zbërthyer se çfarë po ndodh mes të rinjsh. Por siç duket shkopi i bejsbollit përdoret për “një lojë tjetër, atë të dhunës”.

    “E bleva se luaj bejsboll”

    Kur komisariati numër katër u njoftua nga salla operative për një të ri që punonte shitës dhe ndihej i kërcënuar, sapo patrullat ju vunë pas kërcënuesve, në mjetin e tyre gjeti një shkop bejsbolli. Por E. Z. u justifikua menjëherë duke thënë: shkopin e bejsbollit e kam blerë në një qendër tregtare në Tiranë se luaj bejsboll. Nuk kam konflikte me askënd.

    Por nga këqyrjet e policisë në kamerën e sigurisë i riu dallohet pak përpara konstatimit të hyjë në dyqanin ku punon R. C  dhe diçka i thotë. Kallëzuesi tregon se pak orë para se të merrte detyrën në rrugë kishte gjetur 500 euro. “I panjohuri erdhi dhe më kërcënoi, më tha që nuk e kisha të gjatë nëse nuk i ktheja çfarë i kishin humbur atij. U tremba dhe njoftova policinë”, shpjegon në procesverbal kallëzuesi.

    Burimet e gazetës “Si” përmendin më tej se si patrullat u vunë në lëvizje për të gjetur kërcënuesin që u shfaq tepër i qetë dhe deklaroi: më humbën lekët, nuk e di pse e ka bërë kaq të madhe. I thashë që më duheshin lekët e mia, por jam djalë i qetë.

    I riu sipas burimeve të gazetës Si insiston se shkopin e bejsbollit nuk e posedonte për të ushtruar dhunë, një version disi i pabesueshëm nëse do t’u referohemi rasteve të shumta. “Jo pak herë në spital ka ndodhur që janë dërguar persona me këmbë të thyer apo krah të thyer, dy vëllezër e pranuan që u rrahën me shkop bejsbolli, por sipas tyre konflikti ishte për lavazhin dhe dhunuesit ishin të paidentifikuar (rast i shkruar nga gazeta Si). Në dosjen e fundit të komisariatit numër katër, policia shton edhe dëshminë e shokut “të sportistit të bejsbollit”, i cili e thekson alibinë e të dyshuarit me frazën: shkopin e përdor gjithmonë për të ushtruar lojën e bejsbollit. Qytetari është keqkuptuar, shoku donte lekët dhe ne ishim në paqe. Sidoqoftë policia pohon për gazetën Si se do ta referojë dosjen për prodhim dhe mbajtje të armëve të ftohta.

    Po grupet a po e përdorin shkopin e bejsbollit?

    Një burim policor i gazetës Si pretendon se e njëjta gjë dyshohet se ka ndodhur edhe në së paku dy raste, dhe bëhet fjalë për dhënie mesazhesh nga anëtarë bandash. Por nuk jepen detaje se si quhen të dyshuarit apo të implikuarit, ndërkohë që shkopi i bejsbollit në sherret mes adoleshentëve dyshohet se po zëvendëson dorezën e hekurt që pak kohë më parë u kthye në aq shqetësim në shkolla sa u bë shkak të futej një figurë e re, siç është oficeri i sigurisë.

    Burimi: Panorama

  • Sekuestrohen mijëra rrënjë marijuane në bodrumin e vilës luksoze, arrestohet shqiptari dhe italiani/ Ja si e pikasi Guarda di Finanza serën e kultivimit të drogës

    Sekuestrohen mijëra rrënjë marijuane në bodrumin e vilës luksoze, arrestohet shqiptari dhe italiani/ Ja si e pikasi Guarda di Finanza serën e kultivimit të drogës

    Policia italiane në Varese, në kuadër të kontrolleve që synojnë luftimin e tregtisë së drogës kanë bërë të mundur zbulimin e dy plantacioneve me marijuanë, brenda të cilave gjendeshin rreth 1,700 bimë, 40 kilogramë marijuanë të gatshme.

    Po ashtu në pranga kanë rënë dy person, një prej tyre me origjinë shqiptare dhe tjetri vendas.

    Mediat fqinje shkruajnë se marijuana u gjet në bodrumin e një vile luksoze në Vanzaghello.

    Të arrestuarit kishin përgatitur dy sera të kompletuara me gjithçka që duhej për kultivimin e marijuanës, si dhe të gjitha materialet që duheshin tashmë që ajo ishte bërë gati për t’u korrur.

    Si u zbulua bodrumi

    Mediat fqinje shkruajnë se policia nuk kishte informacione për serën, por ajo u evidentua si rezultat i kontrolleve në zonë.

    Po ashtu dyshues në syrin e policisë ishte fakti që në atë ambient konsumohej energji elektrike edhe gjatë natës, si dhe era që ishte përhapur në rrugë.

    Sekuestrimi

    Gjatë kontrolleve u sekuestrua gjithë materiali i përdorur për kultivim dhe 40 plumba.

    Po ashtu në shtëpinë e shqiptarit, i cili shoqëroi një nga të arrestuarit në kohën e kontrollit, u sekuestruan rreth 9,000 euro para, që dyshohet se janë përfituar si rezultat i shitjes së drogës.