Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: keshilla

  • 5 Gjërat që fëmijët i mbajnë mend nga prindërit!

    5 Gjërat që fëmijët i mbajnë mend nga prindërit!

    Faza e rritjes së fëmijëve, është më shumë se një provë e vështirë për prindërit.

    1. Kur i keni bërë të ndihen të sigurt

    Çdo fëmijë ka nevojë për mbrojtje, prandaj fëmijëve tuaj do t’i nguliten në memorie të gjitha ato herë kur keni luftuar përbindëshat që fshihen poshtë krevatit të tyre, ose kur i keni qëndruar pranë pas një ëndrre të keqe. Por do të mbajnë mend edhe ato raste kur temperamenti juaj ju ka shndërruar juve në ato përbindëshat që ata i ruhen aq shumë. Është normale që fëmijët t’iu shohin të tensionuar dhe nevrastenikë, ama qëllimi juaj kryesor duhet të jetë t’i bëni të ndihen të sigurt kur janë pranë jush.

    2. Kur u keni kushtuar kohë

    Fëmijët e lidhin ndjenjën e dashurisë me sasinë e vëmendjes që marrin. Ato ditë kur ju ndaloni atë që po bëni për t’u bërë pjesë e një çaji me vajzën tuaj, apo një loje me top me djalin, do të jenë kujtime të ngulitura thellë në memorien dhe zemrat e tyre kur të rriten. Gjeni kohën për të bërë gjëra të vogla me fëmijët tuaj, sepse në fund, do të jenë momentet më të rëndësishme.

    3. Marrëdhënia juaj me partnerin

    Fëmijët e formojnë këndvështrimin e tyre rreth dashurisë duke parë prindërit e tyre. Synoni të keni atë lloj marrëdhënieje, që t’i bëjë ata të presin me padurim martesën e tyre një ditë. Jepini fëmijëve sigurinë që vjen kur shohin mamin dhe babin në një marrëdhënie dashurie të përkushtuar me njëri-tjetrin.

    4. Përgëzimet dhe kritikat tuaja

    Zemra e një fëmije është si çimento e patharë, përshtypjet që krijojnë në fazat e hershme të jetës së tyre, do të ngurtësohen me kalimin e kohës. Ata do të krijojnë identitetin e tyre, aftësitë dhe ndjenjën e vetëbesimit, në varësi të fjalëve që ju i keni thënë gjatë fëmijërisë. Detyra e prindërve është të mësojnë dhe disiplinojnë, por edhe kur kritikoni, bëjeni me dashuri dhe inkurajim.

    5. Traditat tuaja familjare

    Fëmijët do të mbajnë mend ‘traditat’ që ju vendosni në familjen tuaj, qoftë një film në fundjavë, një vend drejt të cilit udhëtoni rregullisht, mënyra si festoni ditëlindjet ose eventet e tjera speciale. Krijoni qëllimisht disa traditat që dhe fëmijët tuaj do të donin t’ia kalonin fëmijëve të tyre një ditë.

  • Arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër – Ja çfarë duhet të bëni

    Arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër – Ja çfarë duhet të bëni

    Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë.

    Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet dhe zmadhojnë shenjat fillestare të plakjes.

    Në këtë artikull do të mësoni për 8 arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër.

    Mungesa E Lagështisë Në Ajër

    I ftohti dhe thatësia e ajrit nuk janë miqësore me lëkurën.

    Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj.

    Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj.

    Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt i kondicionerit përthan lëkurën dhe flokët duke shkatërruar paraqitjen e tyre rinore.

    Stresi

    Për fat të keq, festat dhe pushimet e fundvitit rritin nivelet e stresit.

    Nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, janë të ashpra me lëkurën dhe e plakin atë përpara kohe.

    Dermatologët rekomandojnë më shumë kohë në kushtet e shtëpisë për t’i dhënë lëkurës mundësinë e rimëkëmbjes.

    Kremi Kundër Diellit

    Lëkura duhet mbrojtur me krem kundër diellit edhe gjatë dimrit kur qiejt janë plot me re.

    Rrezet UVA nuk e humbasin intensitetin e tyre gjatë dimrit dhe janë përgjegjëse për shumë dëmtime të thella në nivel qelizor.

    Dermatologët thonë se kremi kundër diellit duhet vendosur edhe gjatë dimrit.

    Përkujdesja

    Përkujdesja ndaj lëkurës duhet të jetë e ndryshme në verë dhe në dimër.

    Në verë, duhet të tregoni kujdes ndaj nxehtësisë dhe lagështisë.

    Në dimër, duhet të përdorni kremëra me aftësi të madhe hidratuese dhe me përmbajtje të lartë të acidit hyaluronik.

    Dushi I Nxehtë

    Dushi me ujë të nxehtë e përthan ndjeshëm lëkurën dhe e zhvesh atë nga vajrat natyralë.

    Uji që përdoret për lëkurën e fytyrës duhet të jetë i ngrohtë dhe kontakti me të nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta.

    Menjëherë pas banjës duhet ta lyeni lëkurën me një krem ushqyes.

    Sa i përket pastrimit, dermatologët rekomandojnë përdorimin e solucioneve vajore për pastrimin që nuk e përthajnë lëkurën.

    Ushqimet E Gabuara

    Pasojat dhe përfitimet e çdo regjimi ushqimor ndihen që në fillim në lëkurë.

    Dermatologët thonë se konsumi i frutave, perimeve dhe erëzave duhet të jetë më i lartë në dimër.

    Mungesa e Diellit

    Sipas të dhënave, gjatë dimrit, niveli i vitaminës D dhe K bie.

    Në këtë mënyrë, dalin në pah rrathët e zinj të syve dhe lëkura zbehet.

    Mungesa E Aktivitetit Fizik

    Aktiviteti fizik nuk duhet të mungojë në dimër sepse mungesa e tij ndikon tek humori, pesha dhe inflamacioni në trup.

  • KËSHILLA – 3 gjëra që ju nevojiten femrave për të pasur sukses në karrierën e tyre!

    KËSHILLA – 3 gjëra që ju nevojiten femrave për të pasur sukses në karrierën e tyre!

    Më shumë se dy shekuj, kjo është periudha kohore që duhet për të arritur barazinë gjinore, sipas Raportit të fundit Global përsa i përket Barazisë gjinore.

    Organizatat kanë folur për balancën gjinore për një kohë shumë të gjatë por përparimi është I ngadalshëm.

    Si rezultat i kësaj, shumë gra janë skeptike kur për të folur për ndryshimet. Ndërkohë lëvizja #MeToo ka vënë në qendër të vëmendjes disa nga sfidat e vërteta me të cilat përballen gratë në vendin e punës dhe më gjerë.

    Pra, çfarë duhet të ndryshojë? Dhe çfarë mund të bëjnë udhëheqësit për të mbështetur barazinë gjinore dhe për të nxitur një vend pune ku gratë mund të lulëzojnë?

    Këto tre strategjitë e mëposhtme janë esenciale për krijimin e një mjedisi pune më gjithëpërfshirës ku gratë dhe burrat mund të kenë sukses. Por këto nuk mund të trajtohen në mënyrë të izoluar. Udhëheqësit duhet të punojnë në të tre strategjitë në të njëjtën kohë si pjesë e përpjekjeve të tyre më të gjera për të krijuar ndryshime reale.

    1. Transparenca dhe besimi kanë shumë rëndësi

    Shumë nga gratë që kemi anketuar thanë se nuk kanë besim se çfarë i thotë punëdhënësi i tyre për zhvillimin dhe promovimin e karrierës, ose për atë që ndihmon ose dëmton karrierën e tyre. Për të përmirësuar mundësitë e zhvillimit të karrierës, ato identifikuan transparencën më të madhe (58%) si hapin kritik që duhet të ndërmarrin punëdhënësit.

    1. Rrjetet mbështetëse kanë një rrugë të gjatë

    Femrat nuk do të kenë sukses pa rrjete formale dhe informale. Ata kanë nevojë për rrjetet proaktive të liderëve dhe kolegëve që do të zhvillojnë, promovojnë dhe i mbrojnë ata kur ndjekin aspiratat e tyre të karrierës, si në shtëpi dhe në vendin e punës.

    Femrat kanë nevojë për sponsorët dhe modelet e rolit të të dy gjinive. Mungesa e mbështetjes nga kolegët meshkuj do të pengojë përparimin. Sigurimi i këtij niveli të mbështetjes mund të duket kompleks, por mund të bëhet. Burrat e kanë pasur për vite të tëra.

    1. Trajtimi i sfidës së amësisë dhe fleksibilitetit

    Femrat anembanë globit thanë se punojnë në një punë që gëzojnë (97%) dhe që kanë fleksibilitet për të balancuar kërkesat e karrierës së tyre dhe jetën personale / familjare (95%) ishte e rëndësishme për ta. Por shumë gjithashtu ndjehen nervozë për ndikimin që ka krijimi i një familje në karrierën e tyre (42%).

    Dhe shumë nëna të reja u ndienë të anashkaluara përsa i përket promovimeve dhe projekteve të veçanta pas kthimit të tyre në punë (48%). Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për nënat e reja nga grupet etnike ose racore (63%) dhe nënat e reja në Azi (68%).

    Punëdhënësit duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë këtyre grupeve dhe të adresojnë në mënyrë proaktive shqetësimet e tyre ose ata dhe punonjësit e tyre femra rrezikojnë të përballen me një situatë humbjeje: talentet me aftësi të larta do të largohen dhe gratë, ndërkohë, nuk do të përmbushin potencialin e tyre të plotë.

  • Si të ruajmë djathin të freskët në frigorifer? Ja metodat praktike që duhet të dini

    Si të ruajmë djathin të freskët në frigorifer? Ja metodat praktike që duhet të dini

    A mund të prishet djathi i bardhë?

    Djathi është një nga produktet më të konsumuara nga familjet shqiptare.

    Si përbërës i recetave të ndryshme apo dhe si shoqërues i vakteve, djathi është zgjedhja ideale.

    Por një problem që hasim shpesh është se si ta ruajmë atë?

    Ne ju sjellim tre metodat më të thjeshta për ta ruajtur djathin në mënyrën e duhur.

    Pavarësisht metodës, djathi gjithmonë duhet ruajtur në frigorifer, kështu parandalohet prishja e tij.

    Këto metoda janë për djathin që blihet në bulmetore, jo për djathin e paketuar në kuti plastike që mund të blihen nëpër markete.

    Djathi i paketuar pasi hapet, zakonisht fillon të prishet një javë para datës së skadencës të caktuar nga prodhuesi.

    Ndërsa djathi i cili blihet i hapur mund të ruhet nga 1 deri në 6 muaj në varësi të metodës së ruajtjes.

    Shenjat që djathi juaj ka filluar të prishet

    Një nga problemet kryesore kur djathi vendoset në frigorifer, është se thahet.

    Kështu ai humbet lëngjet natyrale dhe fortësohet dhe ndryshon shije.

    Nëse ndodh diçka e tillë mos e konsumoni.

    Si të gjithë produktet e bulmetit, dhe djathi myket.

    Zakonisht mendohet se nëse hiqet pjesa e mykur e djathit, pjesa e pa prekur mund të konsumohet por është e mira që të mos e bëni.

    Mënyra më e thjeshtë për të dalluar nëse djathi është prishur është aroma që ai lëshon.

    Metodat si të ruani djathin në frigorifer

    Me Shëllirë

    Nëse e blini djathin në bulmetore, apo të hapur, zakonisht ai shitet i paketuar me letër.

    Letra është e përshtatshme për transportimin e tij, por jo për ruajtjen në një kohë të gjatë.

    Pasi ajo nuk arrin ta ruajë djathin nga tharja dhe nga ndryshimi i ngjyrës.

    Një nga metodat më të njohura nga amvisat shqiptare është zhytja në shëllirë.

    Shëllirën mund ta merrni nëpër bulmetore ose dhe ta përgatisni vet në shtëpi shumë thjeshtë.

    Mjafton të vendosni në zjarr një tenxhere me një litër ujë dhe më pas të hidhni 3-4 lugë gjelle me kripë.

    Duhet ta përzieni derisa kokrrizat e kripës të jenë tretur, dhe ta lini ujin të zjejë.

    Pasi të jetë ftohur plotësisht, mund ta kaloni në enët ku do të vendosni djathin.

    Ju këshillojmë që djathi duhet të jetë totalisht i mbuluar nga shëllira.

    Nëse ruhet kështu djathi mund të ruhet deri në gjashtë muaj në frigorifer.

    Me Qumësht

    Metoda tjetër është ruajtja në qumësht. Zakonisht kjo metodë përdoret për djathin e dhisë.

    Duke qenë se ky lloj djathi ka një strukturë më të fortë, qumështi arrin ta zbusë pak.

    Gjithashtu kjo metodë është ideale nëse djathi juaj është shumë i kripur.

    Qumështi arrin të neutralizojë kripësinë dhe të ruajë porozitetin e djathit.

    Me këtë metodë djathi ruhet për më pak kohë.

    Me Kos

    Metoda e fundit është kosi, më e mira është të ruhet me kos të përgatitur vet, por dhe ai i bleri mund të përdoret.

    Mjafton që të veproni njësoj si me qumështin, dhe më pas ta ruani në një enë me kapak dhe ta vendosni në frigorifer.

    Djathi i ruajtur kështu mund të zgjasë deri në një muaj.

  • Ja kur është koha e duhur që duhet të flenë fëmijët – Këshillat e duhura

    Ja kur është koha e duhur që duhet të flenë fëmijët – Këshillat e duhura

    Gjumi është thelbësor për shëndetin e mirëqenien e njeriut.

    Kur vjen puna tek të vegjëlit, rëndësia e gjumit dyfishohet, thonë ekspertët.

    Një studim i Universitetit të Ohajos konfirmon se fëmijët që nuk flenë mjaftueshëm janë shumë herë më të rrezikuar nga mbipesha dhe probleme shëndetësore.

    Gjumi, Mbipesha, Humori Dhe Aftësitë e Të Nxënit Tek Fëmijët

    Sipas të dhënave të studimit, 23 përqind e fëmijëve që flenë gjumë pas orës 21:00 të mbrëmjes janë më të predispozuar të jenë obezë kur të arrijnë moshën e adoleshencës.

    Ndërkohë, fëmijët që flejnë gjumë në orën 20:00 të mbrëmjes janë 13% më pak të rrezikuar nga këto probleme.

    16 përqind e fëmijëve parashkollorë që bien në gjumë mes orës 20:00 deri në 21:00 bëhen obezë kur arrijnë adoleshencën.

    Në vija të holla, rreziku i obezitetit përgjysmohet kur fëmijët parashkollorë flenë herët maksimumi deri në orën 20:00.

    Gjumi është i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve.

    Ai ndikon jo vetëm tek sjellja por edhe aftësitë e të nxënit dhe vëmendja.

    Një rutinë e mirë, e rregullt dhe e përpiktë e gjumit është thelbësore për mirëqenien e të miturit.

    Nëse fëmijët flenë më pak, atëherë hormonet në organizmin e tyre të vogël do të ndryshojnë duke ndikuar tek oreksi dhe metabolizmi.

    Ora e duhur kur fëmijët duhet të jenë në shtrat është 20:00 dhe asnjë minutë më vonë.

    Kjo orë është e rëndësishme edhe për shëndetin e trurit, humorin dhe shëndetin mendor.

    Nëse fëmija fle si dhe sa duhet, atëherë trupi dhe mendja e tyre do të kenë kohën e mjaftueshme për tu rimëkëmbur.

    Mungesa e gjumit ndikon edhe tek mënyra se si një fëmijë i përpunon dhe shpreh emocionet.

    Nëse fëmija fle pak, atëherë ai do të jetë më shpërthyes, emocional, më i stresuar dhe më pak i aftë të bëjë një gjumë të qetë.

    Sipas ekspertëve, nëse fëmija fle një orë pas orës së caktuar, pra orës 20:00, performanca e tij në shkollë dhe në kopësht do të jetë më e vështirë.

    Oraret e Rekomanduara Të Gjumit Për Çdo Grupmoshë

    • Foshnjet nga 4 deri në 12 muaj duhet të flenë nga 12 deri në 16 orë
    • Fëmijët nga 1 në 2 vjeç duhet të flenë nga 11 në 14 orë në ditë
    • Fëmijët nga 3 në 5 vjeç duhet të flenë nga 10 në 13 orë në ditë
    • Fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç duhet të flenë nga 9 deri në 12 orë
    • Adoleshentët nga 13 deri në 18 vjeç duhet të flenë nga 8 në 10 orë.
    • Bebet duhen vendosur në gjumë në orën 19:00
    • Të vegjëlit duhet të jenë në shtrat në orën 19:30
    • Të miturit duhet të jenë në shtrat në orën 20:00
    • Fëmijët para adoleshencës duhet të shtrihen për të fjetur në orën 08:30
    • Adoleshentët duhet të jenë në shtrat diku mes orës 9 deri në orën 10:30.

    E fundit, por jo për nga rëndësia është që prindërit duhet të përqendrohen tek cilësia e gjumit dhe të përpiqen që ai të jetë i patrazuar.

  • 3 këshilla për të patur një bashkëjetesë të qetë

    3 këshilla për të patur një bashkëjetesë të qetë

    MOSKUPTIMET, MUNGESA E DIALOGUT, MUND TA VËNË NË KRIZË RAPORTIN NË ÇIFT. SI T’IA NISNI ME KËMBËN E DJATHTË PËR TË NDËRTUAR JETËN DYSHE?

    1.SHMANGNI GJYKIMIN

    Të pranosh tjetrin do të thotë të pranosh edhe “defektet” e tij. Por nëse defekti ju bezdis, përpiquni së pari të shmangni gjykimin. Në vend që të nxirrni konkluzione, më mirë bëni një diskutim konstruktiv. Kujdes me termat e përdorur, pasi fjalët mund të lëndojnë. Gjeni një moment kur të dy të jeni të qetë dhe flisni.

    2.RESPEKTONI HAPËSIRAT E PARTNERIT

    Periodikisht, në një çift shfaqet dëshira për t’u larguar momentalisht nga tjetri dhe për të qëndruar me veten. Duke u lëkundur kështu mes nevojës për intimitet me partnerin dhe asaj për të pohuar autonominë. Përpiquni të mos e bezdisni partnerin me kërkesat tuaja, nëse e ndjeni këtë nevojë. Nëse nuk e ka mundësinë për t’u larguar, nuk do ta njohë dëshirën për t’u afruar dhe përballur qetësisht me ty.

    3.KUJDESUNI PËR IMAZHIN

    Për një bashkëjetesë stimuluese është mirë të mos i humbni zakonet e mira që i kishit para se të ndanit të njëjtin shtrat me partnerin. Sa kohë i kushtonit vetes para bashkëjetesës? Jepini sërish të njëjtën kohë të nevojshme vetes, për t’u kujdesur për pamjen. Është një mënyrë për t’i treguar partnerit interesin kundrejt tij. Mos e harroni: moskokëçarja është një nga armiqtë më të këqij të çiftit.

  • Këto mënyra mahnitëse të përdorimit të vazelinës do t’ua lehtësojnë jetën!

    Këto mënyra mahnitëse të përdorimit të vazelinës do t’ua lehtësojnë jetën!

    Një produkt farmacie që nuk ka nevojë për prezantim – vazelina është një legjendë e vërtetë në botën e bukurisë.

    Mund të mos jetë gjëja me elegante ose magjepsëse në çantën tuaj të kozmetikës, por dobia e saj e bën atë një element kryesor të pa mohueshëm.

    Përzierja e thjeshtë e vajrave minerale dhe dyllrave u krijua fillimisht si një pengesë mbrojtëse për të ndihmuar lëkurën e thatë të shërohet, por klientët shpejt mësuan se ajo bën shumë më tepër sesa thjeshtë të hidraton.

    Me poshtë ju sjellim disa raste të përdorimit që vërtetojnë se vazelina mund të përdoret për të rregulluar praktikisht çdo problem bukurie:

    Qetëson thembrat e plasaritura

    Një grua që zotëron më shumë taka se çdo lloj tjetër këpucësh, mund të dëshmoj se vazelina është një shpëtim i vërtetë. Nëse këmbët janë të skuqura ose të thara, përhapeni pak vazelinë para se të shkoni në shtrat dhe vishni çorape. Në mëngjes lëkura juaj do të jetë jashtëzakonisht e butë.

    Largoni grimin nga sytë

    Nëse nuk keni mjete për heqjen e grimit, vendosni pak vazelinë në kapakun e syrit dhe fshijeni duke përdorur një faculetë apo ndonjë gjë pambuku. Pastaj sigurohuni që të shpërlani gjithçka me ujë.

    Mbanë parfumin që të mos zbehet shpejtë

    Keni një parfum që zbehet shumë shpejtë? Lëkura e lagur mban më shumë aromat, prandaj fërkoni pak vazelinë në pikat tuaja të pulsit (kyçet e dorës, bërrylat e brendshëm, pjesën e pasme të gjunjëve dhe qafën) para se të spërkateni. Baza e vazelinës do të ndihmojë që aroma juaj të zgjasë më gjatë.

    Shndërron produktet kozmetike mat në formula kremoze

    Një copë vazelinë është një mënyrë gjeniale për të transformuar produktet tuaja mat ose pluhur në formula kremoze.

    Parandalon tharjen e manikyrit

    Nëse keni pasur ndonjëherë një shishe manikyri për më shumë se një vit, do ta dini luftën kundër tharjes së tij. Përhapeni pak vazelinë në pjesën e brendshme të kapakut për hapje pa mundim herën tjetër kur ta përdorni.

    Rregullon skajet e flokëve të dëmtuara

    Skajet e flokëve tuaj janë më të ndjeshme ndaj tharjes për shkak të faktorëve mjedisorë dhe nxehtësisë. Fërkoni pak vazelinë në skaje si një zbutës, për të zvogëluar pamjen e skajeve të ndara.

    Ndihmon që vathët të rrëshqasin

    Nëse keni veshë të sapo shpuar ose nuk vendosni vathë shumë shpesh, rrëshqitja në vathë të rinj mund të jetë e dhimbshme. Fërkoni pak vazelinë mbi pjesën e përparme apo të pasme të vathëve për ta ndihmuar atë të rrëshqasë pa mundim. Nëse vrimat tuaja të vathëve janë ende të acaruara, vazelina gjithashtu mund të shpejtojë procesin e shërimit.

  • Ndiqni këto 6 këshilla për të luftuar pagjumësinë

    Ndiqni këto 6 këshilla për të luftuar pagjumësinë

    Shumë njerëz nga e gjithë bota vuajnë nga pagjumësia.

    Ankthi i gjumit mund të krijojë një rreth shumë real dhe vicioz. Problemi është se, sa më shumë të shqetësoheni për gjumin, aq më të larta janë hormonet tuaja të stresit të cilat bëjnë që ju edhe më pak të keni mundësi të flini.

    Andaj më poshtë gjeni disa këshilla se si të mposhtni pagjumësinë.

    Ndaloni së thëni “S’mund të fle”

    Fjalët tuaja kanë një efekt të menjëhershëm te ju fizikisht dhe mendërisht dhe ju mund ta shihni këtë nëse zgjidhni me vetëdije fjalë diametralisht të kundërta për të përshkruar të njëjtën situatë. Fjalët që zgjidhni ndryshojnë ndjenjat, perceptimet, hormonet dhe sjelljen tuaj, përfshirë gjumin. Ka disa studime mahnitëse mbi këtë dhe rrethin mendje-trup, dhe sesi kjo mund të manipulohet për të përmirësuar shëndetin.

    Ulni stresin

    Stresi është një shkatërrues i madh i gjumit me gati 50 përqind të çrregullimeve të gjumi i atribuohen stresit. Andaj është shumë e rëndësishme të mos stresohen.

    Ndërroni zakonet e gjumit

    Zakonet e këqija të gjumit, si çdo tjetër, mund të kapen sistematikisht dhe të zëvendësohen me ato të mira. Dhoma e gjumit është konteksti i zakonit tuaj të gjumit dhe bërja e disa ndryshimeve këtu, të sjelljes dhe të përmbajtjes, ndihmon në prishjen e sjelljes automatike të gjumit.

    Dëgjoni një skenar gjumi

    Mendimet e zakonshme shkaktojnë një reagim zinxhir që ndryshon emocionet tuaja, kimikatet e trupit, sjelljen, pritjet dhe gjumin tuaj. Një skenar gjumi, i cili është një pohim pozitiv i asaj se sa mirë mendja dhe trupi juaj po ju përgatit për gjumë, ndihmon me këtë duke zhvendosur gradualisht mendimet tuaja të zakonshme të lidhura me gjumin. Gjithashtu, duke dëgjuar një skenar gjumi gjatë ditës, i jepni vetes një moment për të pushuar, duke krijuar një dritare që çdo stres të ulet.

    Para se të flini qëndroni ulur në një kolltuk

    Ulja në një hapësirë që nuk është dhoma juaj e gjumit, do të ju relaksojë para se të shkoni në shtrat. Duke i dhënë vetes këtë kohë për të menduar ose shënuar ndonjë shënim, ajo që po bëni me të vërtetë është zhvendosja e shqetësimeve ose preokupimeve nga selia emocionale e trurit tuaj, në zgjidhjen e problemeve. Për më tepër, truri juaj do të kërkojë zgjidhje ndërsa ju ëndërroni.

    Shikoni në errësirë

    Shikimi në errësirë ​​gjëja e fundit, ndërsa jeni shtrirë në shtrat, do të ndihmojë në rritjen e niveleve të melatoninës tuaj që nxit gjumin, pasi “hormoni i gjumit” lëshohet gjatë natës kur ata fotoreceptorë të ndjeshëm ndaj dritës në sytë tuaj shohin se është errësirë ​​atje.

  • “Askush nuk është varfëruar duke dhënë” – Disa arsye pse duhet t’i ndihmoni të tjerët

    “Askush nuk është varfëruar duke dhënë” – Disa arsye pse duhet t’i ndihmoni të tjerët

    Jo më kot këtë material vendosa ta nisja me thënien në titull: “Askush nuk është varfëruar duke dhënë”, shkëputur nga “Ditari i Ana Frank”.

    Të ndihmosh të tjerët është një pjesë thelbësore e njerëzimit. Nuk po flasim këtu vetëm për ndihma në çështje madhore si fatkeqësi kombëtare, por për veprime që i bëjmë çdo ditë. Është e rëndësishme të kuptojmë që duke ndihmuar të tjerët, ne ndihmojmë edhe veten tonë.

    Mëposhtë do të lexoni disa arsye se pse duhet të nxiteni për t’i ndihmuar të tjerët.

    1. Një nder për një nder.

    Nëse ndihmon dikë, ai person në të ardhmen me siguri do të ta kthejë ndihmën nëse do kesh nevojë. Njëperson mund të harrojë çfarë i ke bërë apo i ke thënë në momente lumturie, por vështirë se mund ta harrojë ndihmën në raste nevoje. Nuk është e mira që ndihmën ta japësh duke kërkuar diçka në këmbim, por në të ardhmen është thuajse e sigurtë që ndihma do të kthehet.

    2. Karma shkon në të dyja drejtimet.

    Shpesh ideja e karmës përshkruhet në mënyrë negative. Nëse bën keq, diçka e keqe do të ndodhë. Por kjo gjë funksionon edhe në të kundërt, nëse je një person i mirë dhe po bën mirë, gjëra të mira do të ndodhin. Kur i ndihmon të tjerët, ndihesh dhe vetë mirë, duke shtuar kështu mundësitë që eksperiencat e radhës tëjenë pozitive.

    3. Të bësh mirë të bën të ndihesh mirë.

    Është ndoshta përfitimi më shumë i përmendur i të bërit mirë: Do të ndihesh për mrekulli. T’i ndihmosh të tjerët është një mënyrë e mirë për t’u ndjerë mirë për veten. Të shohësh një buzëqeshje apo lot gëzimi i jep kuptim gjithë ndihmës që ke dhënë. Është kaq e thjeshtë.

    4. Publiciteti i mirë ia vlen për këdo.

    Kur ndihmon dikë, dikush me siguri do e marrë vesh apo dhe mund të të shohë, teksa po e ndihmon. Mirëpo jetojmë në një shoqëri ku fjalët e mira, njësoj si të këqijat, qarkullojnë dhe në këtë mënyrë ti i siguron vetes një publicitet të mirë. Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë, ndoshta ky opinion për ty tek tëtjerët mund të të ndihmojë.

    5. Shumë prej ndihmave që mund të japësh, “të shtojnë pikë” në një CV.

    Nëse mendon të ofrohesh për punë vullnetare në një qendër sociale për të moshuar, ose për fëmijë tëbraktisur, mendo se sa shumë do të të shërbente si eksperiencë jo vetëm personale, por edhe në aspektin profesional. Duke e përmendur në një CV, në çfarëdo vendi pune do të krijoje që në fillim një përshtypje të mirë tek punëdhënësit. Në ditët e sotme askush nuk ka nevojë vetëm për persona të aftë në një aspekt tëcaktuar profesional, por për persona të kompletuar në shumë aspekt, dhe mbi të gjitha të jenë empatikëme të tjerët.

  • 6 këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë “të mbarë”

    6 këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë “të mbarë”

    Psikologët e Harvardit kanë bërë një hulumtim, se si mund të edukohen fëmijet në mënyrën më të mirë dhe kanë dhënë disa këshilla për prindërit. Këto janë 6 këshillat nga psikologët e këtij universiteti:

    1) Merruni me fëmijët.

    Ky është themeli i gjithçkaje. Kaloni kohë rregullisht me fëmijët tuaj, bëjuni pyetje të hapura për veten, për mënyrën si e shohin botën dhe dëgjoni me vëmendje përgjigjet e tyre. Jo vetëm që do të njihni më shumë botën e tyre, por do u tregoni kështu se kujdeseni për ta.

    2) Nëse është e rëndësishme, thuajeni me zë të lartë.

    Sipas studiuesve, edhe pse prindërit mendojnë se të qënurit i dashur dhe i sjellshëm është cilësi parësore që duhet të kenë fëmijët e tyre, jo gjithmonë shkon ky mesazh tek ata, ndaj sigurohuni që t’ua thoni këtë qartazi fëmijëve. Në këtë mënyrë ata dinë se çfarë kërkohet dhe ju konsultoheni me mësuesit, trajnerët dhe persona të tjerë që punojnë me fëmijën tuaj rreth sjelljes së fëmijës suaj.

    3)Tregojini fëmijës si “të zgjidhë probleme”.

    Drejtojini fëmijët nëpërmnjet proçeseve të vendimmarrjes që marrin parasysh të gjithë njerëzit që janë të prekur nga problemi i caktuar. Për shembull, nëse fëmija juaj dëshiron të ndërpresë stërvitjen, nxiteni të zbulojë shkakun e shqetësimit dhe konsideroni detyrimin e tij ndaj skuadrës.

    4) Bëjeni mirënjohjen dhe dhënjen e ndihmës një rutinë

    Studiuesit shkruajnë “ Njerëzit që e bëjnë zakon shprehjen e mirënjohjes kanë më shumë gjasa të jenë ndihmues, bujarë, të dhembsur dhe të mëshirshëm dhe po ashtu ata janë të prirur për të qënë më të lumtur dhe më të shëndetshëm.” Ndaj është mirë që prindërit të japin detyra për të ndihmuar të tjerët dhe për të falenderuar.

    5) Monitoroni emocionet negative te fëmijës

    “Aftësia për tu kujdesur ndaj tjetrit ngarkohet nga inati, turpi, zilia, ose emocione të tjera negative” thonë studiuesit. Ndihma që mund tu jepet fëmijëve për të identifikuar dhe përpunuar këto emocione, dhe më pas për t’i udhëzuar ata drejt zgjidhjeve të sigurta të konfliktit, bën që ata të jenë të fokusuar në qëllimin e të qënurit një individ i dashur.

    6) Tregojuni fëmijëve pamjen e plotë

    “Pothuajse të gjithë fëmijët bashkëndjejnë dhe përkujdesen për një rreth të vogël familjarësh dhe miqsh” thonë studiuesit. Qëllimi është t’i mësojmë ata të tregojnë kujdes për njerëz që janë jashtë rrethit të tyre social, kulturor dhe madje gjeografik. Ju mund të ndihmoni në zhvillimin e këtyre cilësive duke i mësuar ata të jenë dëgjues të mirë dhe të vendosin veten në situatën e tjetrit.

    Studimi mbyllet me një këshillë frymëzuese për të gjithë prindërit: “Të rritësh një fëmijë të dashur, të respektueshëm dhe të mbarë është dhe ka qënë gjithmonë një punë shumë e vështirë, por është diçka që secili nga ne mund ta bëjë. Asnjë punë tjetër nuk është më e rëndësishme apo më shpërblyese.”