Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: keshilla

  • Mollët më të mira/ Si të zgjidhni cilësinë e duhur mes llojeve të mollëve në treg

    Mollët më të mira/ Si të zgjidhni cilësinë e duhur mes llojeve të mollëve në treg

    Pa dyshim molla është nga frutat më popullore dhe një nga më të pasurat me antioksidantë.

    Edhe pse një frut mjaft i dashur, jo pak konsumatorë ende nuk kanë ide të qarta se si të zgjedhin mollët e duhura në treg.

    Ne gjithmonë blejmë dhe mbajmë mollë në shtëpi, sepse ajo bën një ushqim të mirë dhe të shpejtë.

    Megjithatë, pavarësisht nga vitet tona të blerjes së mollës, mjaft shpesh sjellim në shtëpi të paktën një mollë të keqe çdo herë që shkojmë në pazar.

    Çfarë po bëjmë keq? Çdo varietet i mollës është i shijshëm në mënyrën e vet dhe funksionon më së miri për përdorime të ndryshme.

    Nëse jeni duke kërkuar për mollë për të ngrënë, ju rekomandojmë që të zgjidhni Fuji (me formë të rrumbullaktë dhe vija të verdha dhe të kuqe), Starking (pak stërgjatëshe dhe të kuqe të errët), Gold (të verdhat) ose Granny Smith (mollët e gjelbra).

    Këto lloje janë gjithashtu shtesa të mira për sallata dhe ruajnë cilësinë gjatë gatimit ose pjekjes.

    Pra, nëse nuk doni që mollët tuaja ta kenë tulin të qulltë, zgjidhni një nga këto.

    Duhen të dini edhe disa këshilla praktike për të zgjedhur mollët e mira nga mollët e këqija

    Edhe pse shpesh mund të përdorni ngjyrën si tregues për të përcaktuar nëse një frut ose perime është e mirë për t’u ngrënë ose jo, ky nuk është rasti me mollët.

    Nëse një mollë që normalisht është e kuqe dhe e verdhë (si Fuji) ka ndonjë gjelbër në të, kjo nënkupton se molla është vjelur para kohe dhe do të jetë më e athët se zakonisht.

    Por dallimi i ngjyrës nuk vlen për mollët e gjelbra si Granny Smith. AgroWeb.org ju këshillon se në vend të ngjyrës, një mënyrë më e mirë për të dalluar të mirën nga e keqja është të kërkosh mollë të pagoditura dhe pa pjesë të sheshta.

    Pjesët e sheshta tregojnë se molla është goditur dhe dëmtuar dhe ato kalbëzohen më shpejt se zakonisht.

    Nëse mollët përmbajnë pjesë të zeza të krijuara natyralisht që e bëjnë më pak të bukur në pamje, kjo tregon se pema nuk është trajtuar me pesticide dhe se fruti është edhe më natyral se mollët e bukura të importit.

    Mos harroni se mollët e importit janë shumë herë më të trajtuara me pesticide se mollët e vendit.

    Me rëndësi është fakti që falë klimës së zonave ku rriten mollët shqiptare, spërkatja me pesticide është 10 herë më e ulët se vendet e tjera prodhuese të mollëve në Ballkan dhe 15 herë më e ulët se në vendet e Evropës Qendrore.

    Shumica e përbërësve antioksidantë gjenden tek lëkura e mollës. Ndaj këshillohet konsumimi i mollëve, të cilat kanë më pak pesticide dhe kimikate.

    Nëse kërkon siguri, blini mollët tradicionale shqiptare në treg, por lërini për pak minuta në një enë me uthull ose sodë buke dhe ujë si zgjidhje që ndihmojnë në largimin përfundimtar të pesticideve dhe baktereve.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Arsyet përse po qajmë më shumë/ Faktet interesante që duhet t’i lexoni

    Arsyet përse po qajmë më shumë/ Faktet interesante që duhet t’i lexoni

    Në këto kohë tepër skalitëse, njerëzit vërejnë se qajnë më shpesh se çdo herë tjetër dhe kjo nuk ka arsye përse të reflektojë një ndryshim në personalitet.

    Stresi prej koronavirusit godet në mënyra të ndryshme: izolimi social, frika ndaj ekspozimit, humbja e një personi të dashur, shkollimi i fëmijëve online dhe mbi të gjitha financat e paqëndrueshme.

    Psikologët sqarojnë se stresi shkakton plogështi të thellë që vështirëson aftësinë tonë për tu vetë-qetësuar.

    Kjo na bën tepër të brishtë ndaj drobitjes emocionale e për pasojë, lotët bien sa hap e mbyll sytë.

    Shkenca e Lotëve, Arsyeja Përse Po Qajmë Kaq Shpesh

    E qara, sipas psikologëve, mund të jetë një formë vetë-qetësimi për disa njerëz.

    Ajo e ndihmon trupin të arrijë një qetësi fiziologjike dhe ul rrahjet e zemrës.

    Arsyet përse qajmë janë të larmishme dhe mund të nxiten jo vetëm nga hormonet.

    E Qara Emocionale

    Ngarkesa e rëndë emocionale e bën të vështirë përpunimin e ndjenjave dhe mendimeve dhe akumulimi pa karar i tyre duhet shkarkuar.

    Nëse vëni re që përloteni shpesh gjatë ditës duhet të kujdeseni patjetër për veten, duke kërkuar një takim tek terapisti, duke zbatuar teknika të qetësimit ose thjesht fare duke bërë një banjë të nxehtë.

    Empatia Emocionale

    E qara mund të jetë ngjitëse. Nëse vëreni se po përloteni më shpesh pasi keni kaluar kohë me dikë që qan vazhdimisht, atëherë subkoshienca juaj nxit të qarën si pasojë e empatisë emocionale.

    Emocionet aktivizojnë një pjesë të trurit që reflekton edhe gjendjen e ngarkuar të personit tjetër dhe e qara vjen natyrshëm.

    E Qara Si Rrjedhojë e Asociimit

    E keni vënë re që kur rishikoni një film që ju ka emocionuar, qani më lehtë? Kjo vjen si pasojë e asocimit të një kujtimi, kënge, filmi me një ndjenjë të caktuar emocionale siç është trishtimi, melankolia etj.

    Truri regjistron reagimin e parë dhe më pas e përsërit atë sipas nevojës.

    Faktori Temperament

    Njerëzit që kanë çrregullime emocionale dhe i përjetojnë emocionet në nivel më të thellë se të tjerët janë më të prirur të qajnë me shpesh dhe më lehtë.

    Njerëz të caktuar bëhen shumë të ndjeshëm në situata që ngacmojnë emocionet e tyre, siç mund të jetë rasti i trishtimit.

    Një njeri me temperament të fortë qan më pak, ndërsa një njeriu të ndjeshëm i shpëtojnë lotët pa fre.

    Depresioni Dhe Ankthi

    Nëse ju vëreni ndryshime në frekuencën dhe intensitetin e të qarës dhe përputhjen e tyre me humorin tuaj, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun për të përjashtuar ose jo mundësinë e depresionit.

    Ky i fundit karakterizohet nga ndjenjat e mërzisë, mungesës së shpresës, boshllëkut, humbjes së interest, shqetësimeve me gjumin dhe plogështinë.

    Ankthi nga ana tjetër karakterizohet nga një shqetësim i thellë, irritim i tejskajshëm, vështirësi në përqendrim dhe lotë… shumë lotë.

    Nëse këto rreshta përshkruajnë mirë gjëngjen tuaj emocionale, atëherë AgroËeb.org ju këshillon që të konsultoheni me një therapist që mund të japë rekomandimet e duhura për tu ndier më mirë.

    Traumat e Fëmijërisë

    Traumat e fëmijërisë janë përgjegjëse për shumë prej çrregullimeve mendore apo edhe luhatjeve të humorit.

    Njerëzit që kanë kaluar një eksperiencë traumatike e kanë më të lehtë për të qarë se njerëzit që kanë kaluar një jetë përgjithësisht të hareshme.

    Kjo ndodh sepse sistemi nervor simpatetik përjeton traumën dhe ankthin në të njëjtën mënyrë me episodin e parë, pra është një reagim i përvetësuar dhe e qara vjen automatike.

    Personaliteti

    Secili prej nesh ka një personalitet unik që përbëhet nga sjellje, veçori, karakteristika dhe aftësitë e të nxënit dhe të funksionuarit.

    Dallimet biologjike në strukturën e trurit dhe në fiziologji ndikojnë fort në personalitetin tuaj dhe në ndjeshmërinë emocionale gjë që mund të shkaktojë një lumë lotësh.

    Ka njerëz me personalitet të brishtë që janë tepër të ndjeshëm ndaj rrethanave, ambientit, ndjenjave, sensit të së mirës dhe të keqes e të tjera si këto të cilët për fat të keq, janë të predispozuar të qajnë më shpesh dhe të vuajnë më shumë.

    Burimi: AgroWeb.org

  • 10 këshilla për të mbajtur trurin të shëndetshëm

    10 këshilla për të mbajtur trurin të shëndetshëm

    Si duhet ta trajtoni trurin tuaj që ai të jetë gjithnjë në formën e tij më të mirë?

    Më poshtë do të gjeni 10 këshilla për t’u kujdesur për mirëfunksionimin e trurit:

    1 – Elementi më i mirë që duhet t’i jepet trurit

    Uji

    Truri është i përbërë nga 80% ujë, ndërkohë që përbërja mesatare e ujit në pjesën tjetër të trupit është 56%. Dehidratimi i ul performancat e trurit. Mos prisni të keni etje për të pirë ujë.

    Një litër ujë të paktën, të cilit i shtohet uji që gjendet në një ushqim të shëndetshëm, është i nevojshëm për t’i dhënë mundësi trurit të jetë në formën e tij më të mirë.

    2 – Shërbimi më i mirë që duhet t’i bëhet trurit

    Të vihet në punë

    Masa kryesore që duhet marrë për të ndihmuar shëndetin e trurit është duke e stimuluar nëpërmjet aktivizimit të tij pa e mbingarkuar.

    Truri është shumë aktiv gjatë nxënies së njohurive të reja dhe shumë më pak gjatë përdorimit të këtyre njohurive. Për ta ruajtur trurin, është më mirë që ai të stimulohet me dozë të vogël, por rregullisht. Këshillohet që ai të furnizohet me informacione 100% të dobishme në mënyrë që ai t’i integrojë më me lehtësi e t’i rikthejë në mënyrë korrekte.

    Lojrat janë një mënyrë e këndshme dhe e lehtë për ta vënë trurin në punë, sidomos lojrat e vëzhgimit dhe mendimit. Loja aktivizon rrjetin e neuroneve, gjë që është diçka pozitive. Por mësimi i një loje të re, që krijon koncepte të reja, është më mirë.

    3 – Karburanti më i mirë i trurit

    Sheqerërat e ngadaltë

    Neuronet janë konsumues të mëdhenj energjie (shumë më tepër se muskujt apo zemra).

    Glukoza është burimi i tyre kryesor energjitik. Ushqyesit shkojnë në tru falë fluksit të gjakut. Sheqerërat e ngadaltë ndihmojnë për shtimin e energjisë, gjë që e ndihmon makinën e trurit për të prodhuar neurotransmetuesit. Asimilimi i këtyre sheqerërave nga organizmi është i ngadaltë dhe energjia e prodhuar është e disponueshme për një kohë më të gjatë për t’iu përgjigjur punës së trurit.

    Burimet e ngadalta kanë një indeks glicemie nën 55 në një shkallë prej 100 njësish. Sa më i lartë të jetë tregusi i glicemisë së një ushqimi, aq më shpejt rritet glukoza në gjak pas tretjes së ushqimit. Ndër ushqimet tregusi i glicemisë së të cilëve është më i dobët, janë perimet jeshile, perimet e thata, pjesa më e madhe e frutave të freskëta, drithërat, çokollata e zezë, bulmetrat, mishrat dhe frutat e thata.

    Ndryshe nga sheqerërat e shpejta (sheqeri i bardhë, orizi i bardhë, ëmbëlsirat), sheqerërat e ngadaltë nuk shkaktojnë një rritje të shpejtë e të rrezikshme të përmbajtjes së sheqerit në gjak.

    4 – Miku më i mirë i trurit

    Gjumi natyral

    Gjumi është i nevojshëm për performancën e trurit gjatë kohës së gjendjes së zgjimit. Lodhja ul përqëndrimin dhe aftësinë e trurit. Idealja është që të flihet 7 deri në 8 orë çdo natë. Gjumi natyral është gjumi më i shëndetshëm. Përdorimi i somniferëve mund të ulë përqëndrimin e të krijojë probleme me kujtesën.

    Përsa i përket nxënies, gjatë fazës së gjumit paradoksal, fazës së ëndrrave, zhvillohet riaktivizimi i informacionit të mësuar gjatë ditës. Mendimet e fundit të ndërgjegjsme përpara se t’ju zërë gjumi qëndrojnë natën në tru.

    Gjatë gjumit, hipokampi që është një strukturë e vendosur në thellësi të trurit, luan një rol repetitori informacionesh të mësuara shpejt. Prandaj, në periudha studimi, përsëritja përpara se të shkohet për të fjetur ndihmon memorizimin.

    5 – Mënyra më e mirë për të aktivizuar trurin

    Memorizimi

    Truri siguron funksione të ndryshme jetike,  të domosdoshme për jetën dhe njohëse të nevojshme për zhvillimin e njohurive.

    Memorja, “kjo aftësi e mendjes për të grumbulluar, ruajtur dhe kujtuar përvojat e shkuara dhe informacionet: është e thelbësore. Ajo është në themel të ndërtimit të inteligjencës.

    Për të përdorur pak ndryshe një shprehje të Shekspirit, mund të thuhej: “Unë kujtoj, pra jam”.

    Kryerja e ushtrimeve memorizuese e bën memorjen më të gjallë dhe mund të ndikojë në riaktivizimin e zonave të fjetura të trurit. Ushtrimi i memories mund të bëhet çdo ditë: mund të memorizohet një këngë, lista e blerjeve, etj. Sa më shumë të vihet në punë memorja, aq më shumë akttivizohet truri dhe aq më i efektshëm është ai.

    Zinxhiri memorizim, kujtesë, përdorim njihet si më i efektshmi për të përvetësuar njohuritë.

    6 – Kujdesi më i mirë kundër plakjes së trurit

    Të evitohet stresi

    Stresi është armiku numër 1 i trurit. Ai ndikon në shterimin e mbrojtjes imunitare dhe ul përqëndrimin.

    Stresi krijon reagime të ndryshme: padurim, tension, rrahje të forta të zemrës, dhimbje të ndryshme, lodhje, etj. Ai dëmton enët e gjakut, gjë që me kalimin e kohës mund të shkaktojë një iktus cerebral.

    Kur organizmi është në gjendje stresi, në krye qëndron truri. Ai është në një pozitë mbrojtëse që kërkon shumë energji, gjë që nuk e lë të jetë funksional për aktivitete të tjera cerebrale. Stresi mund të shkaktojë probleme me gjumin. Ai ul efektshmërinë e aftësive mendore dhe prek memorjen dhe arsyetimin.

    Evitimi i stresit do të thotë t’i japësh qetësinë trurit, gjë që e bën atë më të efektshëm.

    7 – Ushtrimi më i mirë për ta ndihmuar trurin për t’u përqëndruar

    Pema

    Pema është një pozicion i Tai-chi-chuan-it, që realizohet lehtë dhe është shumë i efektshëm.

    Imagjinoni trungun e trashë të një peme që ju e rrethoni me krahët dhe kofshët tuaja. Me bustin drejt, me gjunjtë të përkulur lehtë, me këmbët të fiksuara mirë në tokë, qëndroni në këtë pozicion për disa minuta. Pozicioni i pemës është një formë meditimi energjik që qartëson mendimet dhe forcon trupin në thellësi.

    Me këtë ushtrim, brenda disa minutave, do të rigjeni qetësinë e muskujve dhe nervave. Organet e brendshme, frymëmarrja dhe qarkullimi i gjakut rikthehen në harmoninë e tyre.. 

    8 – Vitamina më e mirë për trurin

    Vitamina B-9

    Vitamina B-9, apo acidi folik, luna një rol të madh në luftën kundër rënies së përqëndrimit. Ajo është vitamina e përqëndrimit.

    Ajo ndihmon në forcimin e funksioneve njohëse dhe në mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe atij imunitar. Ajo është e nevojshme për prodhimin e qelizave të reja dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardivaskulare.

    Acidi folik gjëndet kryesisht tek perimet jeshile (sidomos në perimet jeshile të errta si spinaqi, brokoli, shpargët, bathët), tek frutat (portokalli), tek orizi dhe majaja e birrës.

    9 – Energjizuesi më i mirë i trurit

    Ushtrimi fizik

    Energjia që i nevojitet trurit për të mirëfunksionuar i jepet nga ushqyesit e transportuar nga gjaku. Aktivitetet fizike rrisin forcën e zemrës dhe prurjen e gjakut të ngarkuar me elemente ushqyese në tru. Ushtrimet e frymëmarrjes së gjerë e të thellë nga ana e tyre rrisin ushqimin me oksigjen, po aq i dobishëm për trurin dhe neuronet.

    10 – Lajmi më i mirë për trurin

    Sa më mirë të përdoret aq më mirë funksionon truri

    Të mësuarit duket më i lehtë për një tru të ri, por është po aq i lehtë edhe për një tru të trajnuar. Aftësia për të përvetësuar njohuri të reja vazhdon gjatë gjithë jetës. Kryerja e rregullt e ushtrimeve të trurit lehtëson përfshirjen e tij dhe e bën atë më të efektshëm.

    Në çdo moshë, aktivizimi i trurit dhe zhvillimi i njohurive nuk ka kufi. Ne nuk përdorim veçse një pjesë të potencialit të tij të madh.

  • 7 Arsye pse po e rifiton peshën që e humbe njëherë

    7 Arsye pse po e rifiton peshën që e humbe njëherë

    Rikthimi i peshës suaj mund të jetë shumë zhgënjyese dhe ju mund të mos dini se çfarë po e shkakton atë duke ju bërë të ndiheni më të pavendosur.

    Edhe pse dietat ndihmojnë në humbjen e peshës, është gjithashtu faktori kryesor për të fituar yndyrë.

    Sidoqoftë, ka arsye për këtë që mund të mos keni qenë të vetëdijshëm se janë pjesë e jetës tuaj të përditshme.

    Ne dëshirojmë t’ju ndihmojë të ndaloni shtimin e peshës dhe më në fund të shijoni trupin për të cilin keni punuar gjatë gjithë kësaj kohe.

    Ndonjëherë stërvitja mund të bëjë që të shtoni peshë.

    Po, është e mundur që një stërvitje të shkaktojë shtim në peshë, mirë, të paktën përkohësisht. Kjo mund të jetë një shenjë që po punoni shumë fort në mënyrë që të shihni rezultate të shkëlqyera. Kjo pasi ushtrimi dëmton indet muskulore dhe procesi i riparimit lejon që muskujt të rriten dhe të forcohen. Sidoqoftë, ndërkohë, ndodh inflamacioni, dhe së bashku me grumbullimin e lëngjeve, ju mund ta gaboni këtë shtim të përkohshëm të peshës si yndyrë të shtuar.

    Ju keni ngecur në dietat yo-yo.

    Kur shtoni peshë pa dashje pasi e keni humbur qëllimisht, ajo njihet si dietë yo-yo. Nëse ky model vazhdon, ju rrezikoni të shtoni peshë me kalimin e kohës. Në disa raste, ngrënia e kufizuar mund të çojë në shtim në peshë në të ardhmen për shkak të përgjigjeve fiziologjike të trupit ndaj ndryshimeve në plotësi dhe uri.

    Nëse po planifikoni të humbni peshë duke ndjekur një dietë kufizuese, ka shumë të ngjarë të fitoni yndyrën tuaj brenda 5 viteve. Por, për të mbajtur peshën larg, duhet të ndryshoni stilin e jetës tuaj në vend që të ndiqni një dietë. Kjo nënkupton heqjen e ushqimit me sheqer dhe të përpunuar, shtimin e stërvitjes në rutinën tuaj dhe ngrënien e ushqimeve ushqyese që janë të pasura me proteina dhe fibra.

    Ju nuk po hani mjaftueshëm fibra dhe proteina.

    Nëse lini pas dore fibrat dhe proteinat, kjo mund të jetë arsyeja pse yndyra juaj po rikthehet. Fibrat ndihmojnë në kontrollimin e oreksit tuaj dhe ju japin ndjesinë se jeni më të ngopur për më gjatë. Rritni konsumimin e bishtajoreve, fasuleve dhe perimeve për të marrë një sasi të mirë të fibrave. Konsumimi i 14 gram fibra çdo ditë mund të zvogëlojë marrjen e kalorive me 10%.

    Përveç kësaj, mungesa e proteinave gjithashtu mund të bëjë që të shtoni peshë. Proteina gjithashtu ju bën të qëndroni më të ngopur për më gjatë, edhe pa ngrënë shumë ushqim. Gjithashtu, mund të ruajë masën tuaj muskulore dhe të forcojë metabolizmin tuaj, i cili është i rëndësishëm për të ruajtur një peshë të shëndetshme.

    Ju jeni shumë social.

    Jeta jonë shoqërore është e rëndësishme kur bëhet fjalë për të mbajtur një ekuilibër të mirë midis punës dhe kohës personale. Sidoqoftë, Nëse ju pëlqen të rrini me miqtë dhe kolegët tuaj, shpesh tundoheni të pini dhe të hani më shumë. Kjo do të thotë që duke marrë pjesë në më shumë takime shoqërore, ju jeni duke shtuar kalori që mund t’ju çojnë në shtim peshë.

    Ju bëni pazar pa listë

    Nëse bleni pa një listë ushqimesh, mund të jetë një nga arsyet pse po shtoni peshë përsëri. Listat e blerjeve jo vetëm që ju ndihmojnë të kurseni kohë dhe para, por ato gjithashtu mund t’ju ndalojnë të mos bëni blerje impulsive, të cilat në shumicën e kohës, nuk janë të shëndetshme.

    Ju merrni shumë kalori nga pijet.

    Pirja e pijeve freskuese, lëngjeve dhe llojeve të tjera të pijeve mund të jetë arsyeja pse po shtoni peshën tuaj përsëri. Truri ynë nuk llogarit kaloritë nga pijet pasi i llogarit ato nga ushqimi. Kjo do të thotë që ju përsëri do të hani ushqim më vonë dhe do të kontribuoni në marrjen e dhjamit tuaj.

    Jeni tepër i rraskapitur.

    Mungesa e gjumit dhe rraskapitja lidhet me shtimin e shpejtë të peshës. Kjo sepse është pjesë e ndryshimeve hormonale që vijnë kur nuk keni motivim për t’u ushtruar. Plus, nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, jeni në rrezik të fitoni dhjamë në bark. Një studim konfirmon se nëse flini 7 orë ose më shumë në natë, do të keni një mundësi 33% më të mirë për të humbur peshën shtesë.

  • Këshilla për zgjedhjen e këpucës ideale në këmbët tuaja

    Këshilla për zgjedhjen e këpucës ideale në këmbët tuaja

    Aftësia për përzgjedhjen e këpucës cilësore dhe me stil mund të krahasohet me talentin e një artisti.

    Përzgjedhja e këpucës bëhet duke:

    • Pasur një ide të qartë për atë çfarë po kërkon
    • Pasur një vullnet të fortë për të mos blerë këpucë bazuar vetëm tek bukuria.

    Këshillat e Duhura Për Blerjen e Këpucëve

    Në këtë artikull do të lexoni për gjërat që duhet të keni parasysh përpara blerjes së një palë këpucëve ose sandaleve të reja.

    Forma

    Kur të shikoni një palë këpucë të reja në vitrinë sigurohuni që pjesa e majës dhe thembrës por edhe taka ruajnë formën. Kapini me dorë dhe lëshojini për të parë nëse forma qëndron e njëjtë.

    Taka duhet të jetë e fortë dhe e qëndrueshme sepse një takë delikate do të prishet shpejt.

    Numri

    Besojeni ose jo, shumë njerëz kanë një këmbë më të madhe se tjetra.

    Për rrjedhojë, duhet të provoni gjithmonë numrin e këpucës që i përshtatet këmbës tuaj të madhe.

    Pasi të keni provuar disa, zgjidhni ato që ju bëjnë të ndiheni më mirë.

    Qëndrueshmëria

    Ky është një nga aspektet më të rëndësishme të blerjes së një këpuce të re.

    Nëse po blini këpucë me taka të larta, përpiquni të ushtroni pak presion në pjesën e shputës.

    Në disa raste, një presion i tillë do të shtyjë takën mbrapa, që do të thotë se këpuca nuk vlen asnjë qindarkë.

    Fleksibiliteti i Shuallit

    Merrni njërën këpucë dhe përpiquni të dalloni fleksibilitetin e shuallit të saj.

    Nëse këpuca nuk është fleksibël mjaftueshëm atëherë ajo do t’ju lodhë këmbët dhe trupin.

    Mos Blini Këpucë Të Ngushta

    Këpucët e ngushta krijojnë probleme me qarkullimin e gjakut dhe funksionet e muskujve.

    Për pasojë, sigurohuni mirë që këpucët janë të rehatshme, rrinë mirë dhe nuk shtrëngojnë.

    Këpucët Duhen Blerë Pasdite

    Kur ditës po i vjen fundi, këmbët e njeriut janë disi të enjtura.

    Kjo do të thotë se këpucët që ju rrinin për bukuri në mëngjes, pasdite ju shtrëngojnë.

    Më mirë të zgjidhni këpucë që janë të rehatshme gjatë gjithë ditës.

    Nëse blini këpucë pasdite do të keni mundësi të bëni një blerje të zgjuar.

    Nëse blini në mëngjes, këpucët do ju shtrëngojnë dhe ecja do të bëhet e mundimshme.

  • Disa këshilla të dobishme për duar të lëmuara dhe të buta

    Disa këshilla të dobishme për duar të lëmuara dhe të buta

    Me ardhjen e ditëve të ftohta, duart tona janë më të ndjeshme, prandaj kanë nevojë edhe për një kujdes më të madh.
    Në lëkurën e ndjeshme të duarve më së pari shihen pasojat e të ftohtit dhe ajrit të thatë në ambientet tona jetësore.

    Të gjithë pajtohen se duart dhe thonjtë flasin shumë për një person dhe, meqë me shtrëngimin e duarve realizojmë kontaktin e parë dhe lëmë përshtypjen e parë, është me rëndësi që të mundohemi që gjithmonë të kemi duar të lëmuara dhe të buta.

    Duart me lëkurë të thatë dhe të plasur nuk janë fare të hijshme dhe atraktive. Gjatë vjeshtës dhe dimrit, për shkak të ndikimit të ftohtësisë dhe erës, por edhe për shkak të ngrohjes artificiale, lëkura e duarve thahet.
    Për këtë shkak, është me rëndësi që, gjatë kësaj stine, të përdorim më shumë kremra të yndyrshëm për duar. Mbrojtja më e thjeshtë dhe më e rëndësishme e duarve gjatë dimrit, është bartja e dorëzave.

    Kur i lani enët, gjithmonë duhet të vini dorëza të gomës, meqë gjatë kësaj pune, duart ekspozohen ndaj substancave të shumta kimike që e largojnë yndyrën, jo vetëm të enëve, por edhe të duarve. Për këtë shkak, duhet ta evitoni larjen e shpeshtë të duarve gjatë ditës.

    Disa herë në javë duhet t’i lyeni duart me krem natyror për duar, apo edhe më mirë, me vaj kokoje. Kremin ushqyes për duar mund ta përgatitni edhe ju në shtëpi: përzijeni gjalpin pa kripë me pak mjaltë dhe me bimë hithi.

    P.sh. Disa pika limon në duar pas larjes së tyre, ndihmojnë në kthimin e lagështisë dhe stabilizimin e pH-së dhe e furnizojnë lëkurën me vitamina të nevojshme.

    Është mendim i gabuar se vetëm thonjtë e lyer me llak sigurojnë duar të bukura. Edhe thonjtë e rregulluar më së miri nuk vijnë në shprehje, nëse keni lëkurë të lënë pas dore, të ashpër dhe përplot lëndime të vogla. Për këtë shkak, sa herë që të shihni se keni lëkurë të thatë, apo të tendosur, mos hezitoni që të përdorni krem. Është mirë që, para se të bini në gjumë, t’i bëni lëkurës masazh me krem, meqë masazhi e përshpejton qarkullimin e gjakut.

    Një herë në javë, apo të paktën një herë në muaj, duhet ta bëni pilingun e duarve, i cili i largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e duarve. Pas bërjes së pilingut, duart e thithin më mirë kremin dhe preparatet tjera. Pilingun e duarve mund ta bëni edhe ju në shtëpi: përzijeni gjysmë luge kripë dhe dy lugë vaj ulliri.

    Lyeni duart me këtë masë dhe, pasi që e keni lënë të rrinë disa minuta, shpërlani mirë duart dhe veni krem hidratues për duar, apo vaj, sidomos rreth thonjëve.

  • Pesë këshilla për të bërë një gjumë të shëndetshëm

    Pesë këshilla për të bërë një gjumë të shëndetshëm

    Pas pushimeve, rutina e përbërë nga shumë angazhime, midis punës, shtëpisë dhe familjes, filloi përsëri. Shqetësimet dhe ankthi janë armiq të hidhur të gjumit dhe nëse flemë pak dhe keq jo vetëm që jemi të lodhur kur zgjohemi, por nuk jemi të gatshëm për ta përballuar ditën me efikasitet dhe vëmendje. Këtu janë disa strategji të vogla për një gjumë të shëndetshëm.

    Një shëtitje: 

    Të bësh një shëtitje të këndshme dhe të jesh jashtë nuk është e dobishme vetëm për trupin, por edhe për mendjen. Ne nuk duhet të harrojmë se gjumi mund të ndikohet nga mënyra se si e kalojmë ditën dhe një natë e qetë fillon në mëngjes. Për shembull, ekspozimi ndaj dritës natyrore gjatë ditës ju ndihmon të flini më mirë, sepse stimulon trupin të prodhojë sasitë optimale të hormoneve dhe neurotransmetuesve që rregullojnë orën biologjike, një arsye më shumë për të gjetur kohë për të ecur.

    Gjumi i mirë fillon nga tavolina: 

    Cilësia e pushimit mund të ndikohet nga dieta jonë. Si fillim, ne duhet të shmangim darkën shumë vonë në mbrëmje, sepse metabolizmi ynë ngadalësohet pasdite; për më tepër, duhen shmangur ushqimet e përpunuara dhe të vështira për tu tretur. Disa ushqime janë gjithashtu aleatë të vërtetë të gjumit për substancat që përmbajnë: për shembull ushqimet me selen, janë një ndihmë e çmuar dhe gjenden kryesisht në drithëra; gjithashtu mund të konsumohen dhe ushqime të pasura me magnez, madje edhe më të dobishme, janë perimet me gjethe jeshile, në veçanti spinaqi, dhe më pas bishtajoret, arrat, thjerrëzat dhe angjinaret.

    Një dhomë mikpritëse: 

    Një mjedis i rehatshëm dhe qetësues është një armë e fuqishme për të përballuar natën në mënyrën më të mirë. Ne duhet të shmangim marrjen e celularëve dhe kompjuterave në shtrat, sigurohuni që dhoma të jetë sa më e errët dhe kontrolloni temperaturën, e cila duhet të jetë rreth 18 gradë. Sa i përket mobilimit të dhomës së gjumit, përqendrohuni në ngjyra të buta dhe relaksuese, në ndriçim të ulët dhe të butë dhe shmangni shpërqendrimet, të tilla si puna në PC ose shikimi i filmave dhe shfaqjeve televizive ndërsa jeni në shtrat.

    Ritualet e dobishme: 

    Një banjë e nxehtë e këndshme është një kurë e vërtetë, ajo është në gjendje të na jap menjëherë relaks dhe qetësi. Për një rezultat vërtet të shkëlqyeshëm, mjafton të shtoni disa pika vaj esencial në ujë, një zgjidhje ideale për lirimin e muskujve dhe lehtësimin e tensionit. Përveç kësaj, muzika relaksuese dhe një pozicion i rehatshëm janë thelbësore për të siguruar relaksim. Frymëmarrja e thellë ndihmon për të na çliruar nga ankthi dhe për të pastruar mendjen nga mendimet. Një moment i heshtjes së brendshme është i përsosur për t’u futur qetësisht në gjumë.

    Ritualet e gjumit: 

    Një çaj bimor është i përsosur si një ritual i mirë para se të shkoni në shtrat. Pra, le të përqendrohemi te kamomili ose lulja e pasionit për të ndihmuar gjumin. Këshilla e zgjuar? Në dy topa pambuku që vendosen butësisht në sy, hidhni disa pika çaj bimor për të lehtësuar sytë e lodhur dhe të fryrë. Së fundmi, nuk duhet harruar që seksi është një qetësues i fuqishëm dhe një pilulë e pabesueshme gjumi. Përqafimet dhe përkëdheljet janë mënyra më e mirë për të lehtësuar tensionin dhe për të na bërë të ndihemi të dashur dhe të përkëdhelur.

    Burimi: Revista “Psikologjia” 

  • 21 Këshilla për “ta jetuar” jetën!

    21 Këshilla për “ta jetuar” jetën!

    A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mund të bëni në një moment të caktuar për të përmirësuar gjithë pjesën e mbetur të jetës tuaj?

    Nëse po, përgjigjen e gjeni në këtë artikull Në Quora, një rrjet social informacionesh (ku përdoruesit mund të publikojnë pyetje dhe përgjigje për çdo argument), një student 23-vjeçar ka shtruar pyetjen: “A ka ndonjë gjë që mund të bëjmë tani, por që mund të na ndihmojë për pesë vitet e ardhshme?”.

    Pas kësaj pyetjeje vërshuan një mori përgjigjesh, mes të cilave edhe ajo e shkruar nga Andy Giroux, bashkëpunëtor i “Quora”, që konsiderohet një ndër sajtet më të preferuara të italianëve.

    1.Bëni ushtrime fizike, sidomos në mëngjes – Do t’ju ndihmojë në mënyra të ndryshme. Do të flini më mirë natën dhe do të jeni më aktiv ditën. Do t’iu ndihmojë të aktivizoheni, ndërsa gjaku do të qarkullojë më mirë nëpër vena. Gjithashtu, ju kështu do të luftoni më mirë stresin. Ushtrimet fizike kanë me të vërtetë shumë avantazhe.

    2.Mos thoni “Do ta bëj nesër” ose “nuk kam kohë” – Ajo “nesër” transformohet në një kohë të pafund që nuk vjen kurrë. Ndërsa 95-99% e personave të cilët thonë këtë fjali në të vërtetë janë përtacë.

    3. Mos gjeni justifikime, por reagoni –  Nëse keni diçka për të bërë, qoftë ajo argëtuese, një eksperiencë e re ose diçka që ju bën të ndiheni mirë, atëherë bëjeni.

    4. Lexoni – Dilni pak nga interneti; mjaft më duke lexuar artikuj me tre paragrafë pa ndonjë kuptim…por lexoni diçka domethënëse në të cilën mund të gjeni veten apo që mund t’ju frymëzojë. Kjo do t’u ndihmojë mbi të gjitha të pasuroni fjalorin tuaj.

    5. Kurseni në mënyrën më të mirë – Në 5 ose 10 vitet e ardhshme do të jeni të gëzuar që keni bërë diçka të tillë.

    6. Mos mbani mëri dhe as mos mblidhni urrejtje – Mërzia dhe urrejtja kërkon shumë energji, ndaj më mirë mos e ndieni atë. Madje, edhe nëse ndokush kërkon të ngjallë ndjenja negative te ju, injorojeni me indiferentizëm.

    7. Qeshni dhe buzëqeshni, gjithmonë – Edhe nëse dita ju nis keq, mos harroi të vini buzën tuaj në gaz. Kështu do të mendoni zgjedhjet më të bukura dhe më të shpejta për ta përmirësuar atë.

    8. Ndaluni dhe relaksohuni – Kjo është një e mirë e cila do t’ju përmirësojë shumë si njeri. Ndaj, “rimbushni bateritë”.

    9. Jini mirënjohës dhe falënderues – Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të kuptoni se sa me fat që jeni, sepse problemet e përditshme ju bëjnë ta harroni këtë fakt. Kështu që reflektoni herë pas herë mbi ato se çfarë keni dhe jeni. Ekziston gjithmonë dikush i cili është më keq sesa ju! Mos e harroni.

    10. Jini bujarë – Jo vetëm me paratë dhe kohën tuaj, por edhe me atë se çfarë jeni. Të qenët bujarë nuk do të thotë t’i jepni dikujt diçka kur ai ka nevojë, por të jeni ai lloj njeriu i cili ndihmon një të moshuar për të kaluar rrugën apo për t’i mbajtur diçka të rëndë.

    11. Jini (pak) egoistë – Ndonjëherë. Mund t’ju duket kontradiktore, por edhe kjo gjë është e vlefshme. Herë pas here keni nevojë të injoroni të tjerët dhe të “fikni” botën për veten tuaj. Shkoni për shëtitje, vetëm, apo mund të dilni edhe për të bërë shopping.

    12. Mbajeni telefonin në xhep kur jeni me miqtë dhe të afërmit – Shijoni kohën që kaloni me ata. Teknologjia është gjithmonë aty, por koha me të dashurit tuaj nuk do të jetë gjithmonë në dispozicion.

    13. Mos jini të turpshëm – Flitini njerëzve dhe mos u ndruani të hapni një bisedë me ndonjë të panjohur. Sigurisht duhet të tregoheni të zgjuar dhe të kujdesshëm.

    14. Dëgjoni – Kur dikush ju flet, dëgjojeni atë me vëmendje. Mos u përqendroni vetëm tek ajo se si do të përgjigjeni, por dëgjojeni seriozisht se çfarë po thotë. Pasi bashkëbiseduesi juaj të ketë mbaruar atëherë ju mund të mendoheni shumë pak për atë se çfarë do të thoni.

    15. Jini vetvetja, por jo…budallenj – Mos kini turp për atë se si jeni. Mos u shqetësoni për mendimin e të tjerëve. Shijoni jetën, por edhe veten tuaj. Nëse dikush nuk ju pëlqen për atë se çfarë jeni atëherë ju nuk keni nevojë për atë njeri.

    16. Nëse mundeni udhëtoni, udhëtoni sa më shumë – Është bukur! Mund të përballeni me shumë eksperienca të papërsëritshme, që nuk do t’i provoni kurrë në të njëjtën mënyrë.

    17. Jini mendje-hapur – Kërkoni të mësoni ato se çfarë nuk dini, dhe mos anoni drejt gjykimit apo paragjykimit të njerëzve apo fenomeneve.

    18. Dashuroni në mënyrë të vërtetë – Mos kini frikë të fusni persona të rinj në jetën tuaj. Dashuroni pa kushte. Nëse ju kanë lënduar mësohuni të rigjeneroheni.

    19. Bëni pyetje dhe jini kuriozë – “Përse” është një nga fjalët më të fuqishme, të cilat i kemi në dispozicion. Mund të hapë shumë porta dhe të thellojë njohjet tona.

    20. Ndiqni ëndrrat dhe pasionet tuaja – Bëni atë që dashuroni më shumë, por gjithmonë me njërën këmbë në tokë.

    21. Dhe e fundit: Jini pak fëmijë – Kjo përmbledh shumë nga këshillat e sipërpërmendura. Të qenët fëmijë do të thotë të jetoni si ata. Jini të hapur ndaj botës me një “injorancë” të gëzueshme!

  • 5 Këshilla si të përzgjidhni shalqinin perfekt e të ëmbël

    5 Këshilla si të përzgjidhni shalqinin perfekt e të ëmbël

    Momenti kur pret shalqinin në një ditë të nxehtë vere është thikë me dy presa.

    Dëshira për zbuluar nuancën e kuqe dhe rrëzëllitëse të tulit mund të shuhet shumë shpejt, nëse shalqini që keni blerë nuk është i pjekur mjaftueshëm.

    Përzgjedhja e një shalqini të shijshëm e të kuq flakë kërkon një farë mjeshtërie që në shoqërinë shqiptare për shumë kohë i është atribuar meshkujve të shtëpisë.

    Me këshillat e AgroWeb.org do të mësoni se si të përzgjidhni shalqinin e duhur, të kuq flakë, të ëmbël e mos të zhgënjeheni kurrë.

    Njollat E Mëdha
    Lëvorja e shalqini zakonisht ka njolla të cilat janë të bardha dhe të verdha.

    Këto njolla formohen gjatë vendosjes së shalqinit në tokë ose në fushë.

    Shalqini me shijen më të mirë ka një njollë të madhe me ngjyrë kremoze me nuancë të verdhë, si shalqini në të djathtë në foton mësipër.

    Shmangni shalqinjtë me njollë të bardhë sepse janë pa shumë shije.

    Sa më e verdhë njolla aq më i mirë shalqini.

    Të Vrarat E Lëvores
    Sips të dhënave të AgroWeb.org, të vrarat e lëvores që formojnë një rrjetë kafe të mirëfilltë ndodhin si pasojë e pllenimit të lules së bimës nga një insekt.

    Sa më e madhe të jetë e vrara në fjalë, aq më i ëmbël do të jetë fruti.

    Forma
    Shalqini që ka formë gjatoshe dhe të zgjatur është më i lëngshëm, ndërsa shalqini i rrumbullakët është më i ëmbël.

    Bishti

    Bishti i shalqinit duhet të jetë i tharë dhe jo jeshil.

    Nëse ai është jeshil, atëherë shalqini nuk është mjaftueshëm i pjekur.

    Përmasat

    Përmasa ka rëndësi në përzgjedhjen e shalqinit.

    Nëse dëshironi të bëni zgjedhjen e duhur, AgroWeb.org këshillon që gjithmonë të kapni një shalqi mesatar por jo shumë të madh dhe as fare të vogël.

    Burimi: AgroWeb.org

  • 100 këshilla të arta për shëndetin që të gjithë duhet t’i dinë

    100 këshilla të arta për shëndetin që të gjithë duhet t’i dinë

    Një guidë e veçantë për shëndetin e gjithsecilit, këshilla dhe “strategji” tepër të thjeshta për të jetuar sa më gjatë.

    1- Patatja e ëmbël parandalon kancerin falë përmbajtjes së lartë të vitaminës A.
    2- Të hani darkë vonë rrit incidencën për kancer në ezofag
    3- Mos hani më shumë se 3 vezë në ditë, sidomos nëse jeni diabetik, pasi rrit rrezikun për sëmundje zemre.
    4- Frutat duhet të konsumohen para buke, pasi trupi i përthith më mirë vitaminat dhe mineralet.
    5- Mos pini çaj gjatë menstruacioneve.
    6- Mos hani domate me stomak bosh.
    7- Pini një gotë ujë me limon dhe mjaltë menjëherë sa të zgjoheni.
    8- Mos hani darkë gjatë 3 orëve para gjumit.
    9- Mos hani bukë të thekur shumë (të djegur) pasi mund të shkaktojë kancer.
    10- Mos e karikoni telefonin apo pajisje të tjera kur flini.
    11- Pini 10 gota ujë në ditë për të parandaluar kancerin në fshikëzën e urinës.
    12- Pini më shumë ujë gjatë ditës se gjatë natës.
    13- Mos pini më shumë se dy filxhanë kafeje në ditë pasi mund të shkaktojë pagjumësi ose gastrit.
    14- Hani më pak ushqime me yndyrë pasi trupi i nevojitet 5-7 orë për të tretur këtë grup ushqimesh dhe do t’ju bëjë të ndiheni i lodhur.
    15- Hani më pak pas orës 5 të pasdites.
    16- Hani ushqime që ju rrisin humorin, peshk, banane, qitro, spinaq, hudhër, pulë dhe pjeshkë.
    17- Të flini më pak se 7 orë gjumë ju ndikon tek funksioni i trurit.
    18- Nëse merrni një sy gjumë në drekë ju bën të dukeni më të rinj.
    19- Merrni sasinë e duhur të omega 3 me një grusht arra.
    20- Merrni sasinë e duhur të vitaminës E duke ngrënë një grusht me fara luledielli.
    21- Qëndroni për të paktën 15 minuta në diell çdo ditë për të marrë vitaminën D në mënyrë natyrale.
    22- Hani një spec në ditë për të marrë vitaminën C në mënyrë natyrale.
    23- Hani 2 kupa me kos çdo ditë për të marrë sasinë ditore të kërkuar për kalcium.
    24- Pastroni trupin me shparg dhe perime të tjera me gjethe jeshile.
    25- Largoni mendimet negative nga koka, sidomos gjatë ngrënies.
    26- Brokoli lufton kancerin
    27- Karrotat qartësojnë shikimin
    28- Peshku rrit kujtesën
    29- Hudhra “vret” bakteret
    30- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës;
    për sëmundjet e zemrës dhe diabetit-
    31- Limoni zbut lëkurën
    32- Kërpudhat kontrollojnë presionin e gjakut
    33- Portokalli mbështet sistemin imunitar
    34- Orizi lufton gurët në veshka
    35- Luleshtrydhet qetësojnë stresin
    36- Domatet mbrojnë prostatën
    37- Arra përmirëson humorin
    38- Kosi lufton ulçerën dhe na ndihmon në tretjen e ushqimit
    39- Hani mëngjes bollshëm
    40- Konsumoni shpesh supë
    41- Bëni një sallatë frutash të paktën një herë në javë
    42- Mbani një shumëllojshmëri perimesh të gatshme në frigorifer për vaktet e shpejta
    43- Përfshini në pjatën tuaj një perime jeshile të errët dhe një portokall çdo ditë
    44- Sigurohuni që drithërat që konsumoni çdo ditë të përmbajnë gjysmë sasie karbohidratesh (p- sh orizi)
    45- Konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminën D çdo ditë (doza e saj varet nga mosha)
    46- Zëvendësoni kripën me limonin dhe erëzat për t’i dhënë shije më të mirë ushqimeve
    47- Hani një shumëllojshmëri ushqimesh të pasura me fibra çdo ditë, përfshi këtu drithërat, perimet dhe frutat
    48- Reduktoni në minimum konsumimin e kafeinës
    49- Thjerrëzat janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonike të domosdoshme për organizmin-
    50- Vezët, fasulet, bizelet dhe thjerrëzat janë një burim i mirë proteinash dhe
    51- Kur hani jashtë, bëni zgjedhje të shëndetshme
    52- Zëvendësoni miellin e grurit me miellin e bardhë
    53- Hani lëkurat e frutave dhe perimeve
    54- Zëvendësoni ushqimin e skuqur me të pjekur ose në zgarë
    55- Hani pa nxitim
    56- Blini prodhime bio kur keni mundësi
    57- Planifikoni menu ushqimore të shëndetshme për familjen tuaj
    58- Ushqimet e gatuara në shtëpi janë më të shëndetshme dhe më ekonomike sesa jashtë
    59- Gëzojuni ushqimeve shtëpiake- Është kënaqësi të sugjerosh receta të ndryshme
    60- Mund të konsumoni majonezën pa masë
    61- Përdorni gjalpin e avokados si një burim yndyrnash të shëndetshme
    62- Hani lakër për krijimin e enzimave që luftojnë kancerin
    63- Konsumoni lule-lakër nëse keni probleme me gjumin
    64- Çokollata e zezë është e pasur me lëndë ushqyese të shëndetshme- Përveç kësaj shton humorin dhe përmirëson gjendjen shpirtërore
    65- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit
    66- Qepa pastron gjakun, dhe është shumë me përfitim për shëndetin, e bën pjesë te perimet më pak të kushtueshme
    67- Ngjyeni bananen në çokollatë për të krijuar një ëmbëlsirë të shëndetshme
    68- Mëlçia mund të zhvillojë shumë enzima të nevojshme nëpërmjet lëngut të freskët të limonit
    69- Tërshëra dhe drithërat janë të pasura me fibra, minerale dhe vitamina
    70- Produktet e ngrira e mbajnë të gjithë vlerën e tyre ushqyese
    71- Ushqimet aziatike (veçanërisht soja) konsiderohet si një ndër ushqimet më të shëndetshme në botë
    72- Algat e detit (që gjenden në tregjet aziatike) i shtojnë ushqimeve shumë kalori-
    73- Soja përmban 9 lloje vitaminash
    74- Spinaqi është një nga vlerat ushqimore që përmirësojnë funksionin e trurit
    75- Vezët ndihmojnë në përmirësimin e përqëndrimit dhe memories
    76- Është portokalli ai që e mban doktorin larg, përvç mollës-
    77- Prisni të paktën 20-30 minuta para se të konsumoni tjetrin-
    78- Eliminoni ujin e gazuar, dhe pini ujë natyral
    79- Përgatitni vakte të shpejta, që janë të shëndetshme
    80- Zgjidhni ushqimet që kanë yndyrna në minimum
    81- Shmangni ushqimet që përmbajnë më shumë se 10 përbërës
    82- Shmangni ushqimet që përmbajnë përbërës artificialë
    83- 3- 500 kalori janë të barabarta me 1 kilogram peshë trupore
    84- Shtojini erëza vakteve tuaja ushqimore
    85- Ndajeni vaktin tuaj me një mik
    86- Agjërimi nuk është kurrë i mirë për shëndetin- Përpiquni ta shmangni atë-
    87- Konsumoni ushqimin tuaj të preferuar- edhe se nuk është I shëndetshëm-
    88- Mos blini në dyqan kur jeni të uritur
    89- Mos vendosni shumë tasa me ushqime të ndryshme në tavolinë
    90- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri produktet të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën-
    91- Kërkoni restorante me ushqim të shëndetshëm
    92- Fillojeni ngrënien e drekës ose darkës me një sallatë-
    93- Pirja e një gote uji me akull mund të djegë 25 kalori
    94- Mos rrini pa pirë ujë- Uji eleminon yndyrnat dhe toksinat
    95- Guzhinat më të shëndetshme janë ato indiane, tailandeze, japoneze, kineze, meksikane dhe greke
    96- Blejini ushqimet në stinën e duhur (psh- Luleshtrydhet në stinën e verës)
    97- Blini ushqime nga fermerët lokalë
    98- Supa me perime është një zgjedhje shumë e shëndetshme
    99- Krijoni vetë ushqimin tuaj në vend që ta fusni nëpër kavanoze
    100- Hani më pak, gëzoni më shumë