Partizani hyn në histori me rekordin negativ, nuk kishte asnjëherë në klubin kryeqytetas

by S.M

Partizani pësoi zhgënjimin më të madh dje, duke qenë se u mposht nga Egnatia. Kampionët fituan me rezultatin 2-0 në Rrogozhinë. “Demat” mbeten kështu jashtë Final Four dhe rrjedhimisht pa Europë.

Pas fitores së pastër me Dinamon në ndeshjen e fundit të fazës së tretë, ekipi kryeqytetas u fik. Madje, rezulton se ka regjistruar edhe rekordin më negativ që prej rikthimit në Abissnet Superiore.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë, që Partizani të qëndronte për plot tetë javë pa fitore. Janë vetëm 3 pikë të grumbulluara gjatë fazës së katërt, që dogjën gjithë sezonin te “demat”. Për më tepër, plot 18 gola të pësuar dhe vetëm shtatë të shënuar, bëjnë që Partizani të ketë formën më të keqe nga klubet e tjera.

Fitorja ndaj Dinamos ndërkohë ishte dy muaj më parë. Partizani po e mbyll sezonin në krizë, ndërsa regjistroi edhe rekordin më negativ që pas rikthimit në elitë.

LEXO ME SHUME:Cordeiro dhe Chinwendu ndezin Besën, Pius hero i Pogradecit; Finale ëndrrash në Kategorinë e Parë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.