Alban Xhaferi i pranishëm në Tiranë, Vllaznia B kampione e Kategorisë së Tretë (video)

by KLIKOJE.AL

Vllaznia B ka mposhtur 4-2 Albpetrolin në finalen e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është shpallur skuadra kampione e Kategorisë së Tretë.

Ndeshja u zhbllokua me golin e Enez Papajt nga penalltia. Në pjesën e dytë u rezervuan edhe tre gola për ekipin e Brikeno Bizit. Fillimisht Irdi Zekaj, më pas Aleks Naza dhe Klajti Halili. Tek Albetroli u shënuan dy gola falë penalltive. Autorë ishin Gëzim Hyska dhe Salvador Gjoni.

Si Vllaznia B dhe Albpetroli do të luajnë në Kategorinë e Dytë edicionin e ardhshëm. Në ceremoninë ku u mor trofeu ishte i pranishëm edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, që gëzoi me pjesën tjetër.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Kristjan Asllani, fund i shkurtër në Stamboll 08/05/2026 - 18:58

[…] LEXO ME SHUME:Alban Xhaferi i pranishëm në Tiranë, Vllaznia B kampione e Kategorisë së Tretë (video) […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.