Kristjan Asllani, fund i shkurtër në Stamboll, mesfushori nuk është as në planet e Interit

by KLIKOJE.AL

Kristjan Asllani nuk do të vazhdojë më të Besiktas. Klubi turk ka vendosur të mos investojë për blerjen përfundimtare të kartonit të tij pas përfundimit të sezonit.Eksperienca në Stamboll nuk solli atë që palët prisnin. Eliminimi nga Kupa e Turqisë dhe objektivat e humbur në kampionat kanë detyruar drejtuesit e Besiktas të nisin një riorganizim të skuadrës, duke hequr dorë nga disa lojtarë të afruar në huazim gjatë merkatos së dimrit. Mes tyre edhe Asllani.

Shifra prej 12 milionë eurosh e vendosur nga Interi është konsideruar shumë e lartë nga klubi turk, sidomos në një sezon pa trofe dhe me perspektivë vetëm kualifikimin në Conference League. Për këtë arsye, mesfushori kuqezi pritet të rikthehet në Itali sapo të mbyllet sezoni. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit në kampionatin turk, Asllani numëron 12 paraqitje me bardhezinjtë me dy gola të shënuar.

Megjithatë, rikthimi te Interi duket thjesht i përkohshëm. Në ambientin zikaltër,  Kristjan Asllani nuk shihet si pjesë e planeve afatgjata dhe merkatoja e verës pritet të sjellë një tjetër destinacion për 23-vjeçarin shqiptar. Interesimi për të nuk mungon, ndërsa Serie A mbetet një mundësi konkrete.

LEXO ME SHUME:Alban Xhaferi i pranishëm në Tiranë, Vllaznia B kampione e Kategorisë së Tretë (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.