405
Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut çon siparin e mini-kampionatit “Final Four” që përcakton titullin kampion në Superiore. Të dy skuadrat përballen sot në “Air Albania” për një biletë në fazën tjetër të turneut, në finalen e madhe që do të caktojë titullin kampion.
Në minutën e 34′ pati një moment tensioni në zonë pas një faulli të Skukës ndaj portierit Alia i cili proteston te sulmuesi, teksa dëgjohet ti thotë, “shiko se çfarë bëre”. Në fund është Skuka i cili ndëshkohet me të verdhë dhe pastaj janë Alia, Gërço dhe Murataj të cilët ndëshkohen gjithashtu për protesta.